Beretat e kuqe

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Beretat e kuqe, emri i plotë i njësitit ishte "Jedinica za Specijalne Operacije" (JSO, Njësia për Operacione Speciale) ose "Crvene Beretke" (Beretat e Kuqe), ishte një njësit elite paraushtarak i "Resor Državne Bezbednosti" (RDB, Shërbimi i Sigurimit Serb). Në nëntor 2001, anëtarët e njësitit organizuan një protestë publike kundër RDB dhe u njohën si repart i pavarur nga RDB.

Historiku i njësisë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Njësia për Operacione Speciale u formua në vitin 2001, si njësi speciale paraushtarake sekrete. Për shkak të ruajtjes së sekretit, emri i njësisë, efektivi etj mbetën për një kohë gjatë të panjohur. Njësia u njoh me emrin "Beretat e kuqe" për shkak të beretave karakteristike të kuqe. Shumë nga ish-anëtarët e njësisë mbajnë një tatuazh të një trëndafili të kuq në anën e djathtë të qafës. Gjatë procesit gjyqësor kundër Milorad Ulemek, ish-anëtarët e njësisë i ndoqën seancat e gjyqit të veshur me bluza me një trëndafil të kuq në pjesën e gjoksit.

Njësia kishte në përdorim Humvees të blinduar dhe armë dhe pajisje të prodhuara jashtë ish-Jugosllavisë. Standardi i stërvitjes ishte tepër i lartë dhe u përgjigjej standardeve perëndimore. Stërvitja ishte krejt e ndryshme nga ajo tradicionale, edhe duke e krahasuar me njësitë e tjera speciale serbe. Stërvitja përfshinte ritualin e pranimit në njësi, dënime kolektive dhe stërvitje me ngarkesë të plotë. Njësiti konsiderohej si elita e forcave luftarake serbe dhe përdorej si grup sulmi për të shpërthyer pikat ku qëndresa kundër forcave serbe ishte më e fortë.

Njësia u shpërnda në mars 2003 pasi pjesëtarë të njësisë organizuan dhe realizuan vrasjen e kryeministrit të Serbisë, Zoran Đinđić

Komandantët e njësisë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Operacionet e Beretave të kuqe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Atentate[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ndëshkimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pjesëtarët e njësisë nuk janë dënuar për krimet e luftës dhe gjenocidin në Bosnjë dhe Kosovë.

Me 28 qershor 2006, Gjykata Supreme e Serbisë dënoi me 40 vjet heqje lirie, Milorad Ulemek, për vrasjen e Stambolic dhe tentativë vrasje të Drashkovic. Bashkë me të u dënuan edhe 7 anëtarë të tjerë të JSO, me dënime nga 2 deri në 40 vjet heqje lirie.