Besford Dorezi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Besford Dorezi
Sportisti xhudist Besford Dorezi së bashku me Presidentin e Republikës Ilir Meta
U lind në (1984-08-13) 13 gusht 1984 (39 vjeç)
Kombësiashqiptar
Shtetësia Shqipëria
ShkollimiUniversiteti i Sporteve të Tiranës
ProfesioniXhudist, Trajner i xhudos
NderimetDekoruar me titullin presidencial "Mjeshtër i Madh"

Besford Dorezi është xhudist dhe trajner i ekipit Kombëtar shqiptar të xhudos, i lindur në Tiranë me 13 gusht 1984. Besford Dorezi është kampion absolut në të gjitha moshat për vite me rradhë, duke fituar shumë tituj kampion kombëtarë, por edhe të Republikës. Po kështu ai është anëtar i ekipit kombëtar të Judos dhe ka marrë pjesë në gara të rëndësishme ndërkombëtare.[1] Për më shumë se 20 vite kampion Kombëtar, Besford Dorezi është shpallur sportisti më i mirë, kampion i kupës së Republikës. Më 20 shkurt 2021, Presidenti i Republikës Ilir Meta dekoron me titullin "Mjeshtër i Madh" zotin Besford Dorezi “Në shenjë vlerësimi për kontributin e shquar në sportin e Judos. Sportist kampion, me rezultate të shkëlqyera në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare”.[2]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Besford DOREZI / IJF.org". www.ijf.org. Marrë më 2022-09-05. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Presidenti Meta vlerëson sportistë kampionë të arteve marciale: Me rezultatet e larta të arritura, kanë ngritur vlerat dhe imazhin e kombit shqiptar". Presidenti i Republikës së Shqipërisë. 2021-02-20. Arkivuar nga origjinali më 1 dhjetor 2021. Marrë më 2022-06-22.