Beteja e Koshares

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Beteja e Koshares
Pjesë e Lufta e Kosovës
Data 9 prill 1999 - 10 qershore 1999
Vendi Koshare, Kosovë
Pjesëmarrsit në konflikt
UCK KLA.png UÇK
Flag of Albania.svg Shqipnia
Flag of NATO.svg NATO
Flag of Serbia and Montenegro.svg Konfederata Serbia dhe Mali i Zi
Komandantët dhe udhëheqësit
UCK KLA.png Agim Ramadani  
UCK KLA.png Sylejman Selimi
UCK KLA.png Agim Çeku
UCK KLA.png Hashim Thaçi
UCK KLA.png Sali Çekaj  
UCK KLA.png Mujdin Aliu  
Flag of NATO.svg Wesley Clark
Flag of Serbia and Montenegro.svg Svetozar Marjanoviç
Flag of Serbia and Montenegro.svg Nebojsa Pavkovic
Flag of Serbia and Montenegro.svg Vladimi Lazareviç
Fuqia (kapaciteti)
6,000 1,000
Viktimat dhe humbjet
200+ 108

Beteja e Koshares u zhvilluar më 9 prill të vitit 1999 në kuadër të operacionit “Shigjeta”, është njëra ndër më të përgjakshmet dhe më heroiket e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës .

Thyerja e kufirit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë më 9 prill të ‘99-së, shënoi jo vetëm një fitore morale për UÇK-në, por ajo i hapi rrugë furnizimit me armatim dhe mbështetje logjistike për shumë zona të luftës në brendësi të Kosovës.

Beteja e Koshares është një ndër betejat më të mëdha të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Ushtrisë së RF të Jugosllavisë. Palët në këtë betejë kanë qenë të pabarabarta, por UÇK, ka pasur përparësi strategjike, pasiqë beteja është zhvilluar në kufirin me Shqipërinë administrative. Furnizimi ka qenë në nivel, e gjithashtu edhe morali i luftëtarëve ka qenë i lartë. Ushtria jugosllave ka qenë e ndihmuar edhe nga mercenarët e vullnetarët rus e sllavë të tjerë. Në këtë betejë, disa kritikë të operacioneve luftarake thonë se edhe është vendosur se cila armatë është në gjendje të bëjë më shumë për atë territor. Pas një beteje të ashpër për çdo metër katror UÇK, arriti që me guxim e vendosmëri, të krijojë avantazhe dhe të dëbojë e zmbraps ushtrinë jugosllave.

Triumfi i luftëtarëve nga mbarë trojet e Kosovës, të bashkuar në Brigadën 138, në krye të së cilës ishte komandanti Agim Ramadani, bëri që të shembet muri gati njëqindvjeçar i vënë në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Prandaj ish-luftëtarët e kësaj beteje, luftën kundër forcave ushtarake e policore serbe në Koshare e konsiderojnë si një betejë historike të luftës së UÇK-së.[1]

Permendore dhe perkujtimore[redakto | redakto tekstin burimor]

Literatura[redakto | redakto tekstin burimor]

http://www.shqiptari.eu/serbia-e-pranon-ne-koshare-u-vrane-108-serbe-tmerri-shqiptar/

  1. ^ http://www.telegrafi.com/lajme/pesembedhjete-vjet-nga-beteja-e-koshares-2-43221.html