Shko te përmbajtja

Beteja e Kosovës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Ridrejtuar nga Beteja e Kosovës, 1389)
Beteja në Fushë Kosovë nga Adam Stefanoviq

Beteja e Kosovës u zhvillua në rrethinë të Prishtinës, Kosova në vitin 1389 midis mes forcave ballkanike dhe Perandorisë Osmane.

Beteja e Kosovës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Depërtimi i vrullshëm i OsmanëveBallkan tronditi elitën politike drejtuese shqiptare dhe atë të vendeve fqinje. Të ndodhur përballë një armiku të përbashkë një ushtri koalicioni e udhëhequr nga princi serb Lazar dhe e përbërë nga serbë, boshnjakë, shqiptarë, vllehë etj. u përball me forcat pushtuese osmane, nën komandën e Sulltan Muratit I.

Këta me forca të bashkuara, morren pjesë në betejën që u zhvillua në afërsi të Prishtinës më 28 qershor 1389. Në këtë betejë të përgjakshme dhe të pabarabartë që u zhvillua ndërmjet 100.000 ushtare te perandoris osmane dhe 40.000 luftëtar te ballkanit u shqua luftëtari Millosh Kopiliqi i cili arriti të vriste Sulltan Muratin I.

Megjithëkëtë ballkanasit pësuan ylli disfatë të rendë dhe kjo i hapi rrugën sulltanit pasardhës, Bajazitit I, për pushtime të reja në Ballkan. Gjatë sundimit të tij, osmanët arritën të vendoseshin diku përkohësisht e diku përgjithmonë në viset e tjera shqiptare, që nga Shkodra e Kruja dhe deri në rajonet e Korçës e të Përmetit.

Në Shqipëri u krijua kështu një situatë e rëndë në të gjitha fushat e jetës shoqërore. Vendi pësoi një copëzim të madh politik. Prijësit e shumtë shqiptarë, duke qenë ushtarakisht të pafuqishëm, përgjithësisht hynë në vasalitetin e sulltanëve dhe nxituan të lidheshin më vende të tjera. Duke përfituar nga një situatë e tillë dhe në marrëveshje me prijësit vendas ose edhe më presion, Venediku arriti t’u merrte atyre qytetet bregdetare, që nga gjiri i Kotorrit, e deri në atë të Artës, si Buduan, Tivarin, Ulqinin, Shkodrën (bashkë me rrethinat e saj, Drishtin e Dejën), Lezhën, Durrësin, Butrintin, Pargën etj., që ishin edhe qendra shumë të rëndësishme tregtare e shkëmbimi me viset e brendshme të vendit.

Pas disfatës që pësoi ushtria e sulltan Bajazitit në betejën e Ankarasë më 1403 prej trupave mongoleTimurlengut, përkohësisht zotërinjtë shqiptarë i forcuan pozitat e tyre dhe në jetën politike të vendit dolën në plan të parë familje të tilla si Balshajt, Gojçinët (Çernojeviçët), Dukagjinët, Zahariajt, Spanët, Stres-Balshajt, në Shqipërinë e Veriut; Kastriotët, Topiajt, Arianitët, Muzakajt e Gropajt, në Shqipërinë Qendrore; Shpatajt, Zenebishët; në Shqipërinë e Jugut etj. Sapo erdhi në pushtet sulltan Mehmeti I (1413-1421) mori masa energjike për rivendosjen e zgjerimin e pushtimit osman dhe gjatë viteve 1415-1417 ushtritë e tij pushtuan njërën pas tjetrës kështjellat e rëndësishme, si Krujën, Beratin, Kaninën e Gjirokastrën.

Komemoracioni e heronjtë në Serbi