Shko te përmbajtja

Beteja e Nikushtakut

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Beteja e Nikushtakut ishte një përplasje ushtarake në vitin 2001 midis UÇK-së dhe Ushtrisë Maqedonase në fshatin Nikushtak.

Beteja e Nikushtak
Pjesë e e Frontit te Karadakut dhe Luftës së vitit 2001 në Maqedoni
Date27 qershor–4 korrik 2001
Vendi
Rezultati

Fitorja e UÇK-së

  • Forcat maqedonase nisën një ofensivë në shkallë të gjerë në Nikuhtak më 27 qershor 2001.[1]
  • Maqedonasit bënë thirrje për armëpushim më 5 korrik, duke e lënë përfundimisht UÇK-në në kontroll të Nikushtakut.[2][3][4]
Ndërluftuesit
National Liberation Army Maqedonia e Veriut Republika e Maqedonisë
NATO[5]
Komandantët dhe udhëheqësit
Xhezair Shaqiri
Nazmi Sulejmani
Harun Aliu
Maqedonia e Veriut Boris Trajkovski
Maqedonia e Veriut Ljubčo Georgievski
Maqedonia e Veriut Ljube Boškoski
Maqedonia e Veriut Blagoja Markovski
Njësitë e përfshira
Brigada 113 "Ismet Jashari" Republika e Maqedonisë Ushtria e Maqedonisë
Policia e Maqedonisë
KFOR
Viktimat dhe humbjet
4 të vrarë[6]
90 rrëmbyer nga NATO-ja[7]
Republika e Maqedonisë 1 i vrarë[8]
Republika e Maqedonisë 1 i plagosur[9]
Shqipëria Xhamia e Nikushtakut u shkatërrua nga granatimet maqedonase.

Pak para betejës, luftëtarët e UÇK-së u evakuuan në Nikushtak, pas Betejës së Haraçinës.[10]

Më 27 korrik, UÇK-ja nisi një sulm ndaj pozicioneve të ushtrisë maqedonase në Umin Doll, i cili ndodhet pak në lindje të Nikushtakut. UÇK-ja thuhet se përdori mortaja, snajperë dhe zjarr automatik kundër forcave maqedonase.[11] Disa orë më vonë, Ushtria Maqedonase nisi një ofensivë dhe përdori armë të ndryshme, përfshirë artileri dhe tanke T-55, për të luftuar UÇK-në në Nikushtak.[12][10][13]

Më 28 qershor, ushtarët e KFOR-it ndërmorën një sulm ndaj një njësie të UÇK-së të vendosur pak jashtë Nikushtakut. Ata arrestuan 90 luftëtarë të UÇK-së që kishin për qëllim t’i bashkoheshin betejës në Nikushtak. Ky veprim u ndërmor pas vendimit të NATO-s për të dislokuar 3000 ushtarë të KFOR-it në mbështetje të Ushtrisë Maqedonase, me synimin për zgjidhjen e konfliktit dhe rivendosjen e paqes.[14]

Luftimet vazhduan dhe më 2 korrik, si pjesë e ofensivës, forcat maqedonase lëshuan 80 raketa ndaj pozicioneve të UÇK-së brenda fshatit.[15] Megjithatë, pavarësisht këtij bombardimi të rëndë, UÇK-ja e mbajti kontrollin e plotë mbi Nikushtakun.[15]

Më 4 korrik, fshati përjetoi luftimet më të ashpra. Një ushtar maqedonas u vra, ndërsa një tjetër u plagos gjatë përplasjeve.[16]

Më 5 korrik, qeveria maqedonase shpalli një armëpushim mbarëkombëtar me UÇK-në, kryengritja katërmujore e së cilës kishte kërcënuar stabilitetin politik në vend. Si rezultat, UÇK-ja përfundimisht e ruajti kontrollin mbi Nikushtakun.[17]

Si pasojë e granatimeve maqedonase dhe luftimeve të ashpra, pjesa më e madhe e fshatit, përfshirë xhaminë e Nikushtakut, u shkatërrua.[15]

  1. "Macedonia: Fighting Continues Amid Political Squabbling". www.rferl.org. Marrë më 2023-06-25. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. "AP Archive, Pictures from Macedonian army positions". newsroom.ap.org. Marrë më 2023-06-25. The rebels remain in control of the adjacent village of Nikustak, where they are holed up but armed with mortars, anti-aircraft cannons and snipers. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. "5, July-2001". nikushtak.tripod.com. Marrë më 2023-06-25. On July 5, 2001, the Macedonian government announced a nationwide ceasefire Thursday with ethnic Albanian rebels whose four-month insurgency has threatened political stability in this Balkan country. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. "Analysis: Macedonian truce prospects" (në anglishte britanike). 2001-07-05. Marrë më 2023-06-28.
  5. "Politik: Mazedonien: Kfor-Truppe nimmt albanische Rebellen fest". Der Tagesspiegel Online (në gjermanisht). ISSN 1865-2263. Marrë më 2023-06-25.
  6. "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 15 qershor 2023. Marrë më 30 janar 2026. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  7. "Politik: Mazedonien: Kfor-Truppe nimmt albanische Rebellen fest". Der Tagesspiegel Online (në gjermanisht). ISSN 1865-2263. Marrë më 2023-06-25.
  8. "Macedonian soldier killed in heavy fighting". The Irish Times (në anglisht). Marrë më 2023-06-25.
  9. "Macedonian soldier killed in heavy fighting". The Irish Times (në anglisht). Marrë më 2023-06-25.
  10. 1 2 "CNN.com - New front opens in Macedonia - June 27, 2001". edition.cnn.com (në anglisht). Marrë më 2023-06-25.
  11. "More fighting breaks out in Macedonia". Portsmouth Herald (në anglisht). Marrë më 2023-06-25.
  12. "Macedonia: Fighting continues amid political squabbling - the Republic of North Macedonia | ReliefWeb". reliefweb.int (në anglisht). 2001-06-27. Marrë më 2023-06-25.
  13. "27, June-2001". tanusevci.tripod.com (në anglisht). Marrë më 2023-06-25.
  14. "Politik: Mazedonien: Kfor-Truppe nimmt albanische Rebellen fest". Der Tagesspiegel Online (në gjermanisht). ISSN 1865-2263. Marrë më 2023-06-25.
  15. 1 2 3 "AP". newsroom.ap.org (në anglisht). Marrë më 2023-06-25.
  16. "Macedonian soldier killed in heavy fighting". The Irish Times (në anglisht). Marrë më 2023-06-26.
  17. "5, July-2001". nikushtak.tripod.com (në anglisht). Marrë më 2023-06-25.