Shko te përmbajtja

Beteja e Vjenës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Beteja e Kahlenbergut

Në vitin 1683, Kara Mustafa Pasha, Veziri i Madh, nisi një fushatë në veri të Austrisë, në një përpjekje të fundit për të zgjeruar Perandorinë Osmane, pas më shumë se 150 vjet lufte. Nga mesi i korrikut, ushtria e tij prej 100,000 vetash kishte Rrethuar Vjenën (e ruajtur nga 10,000 ushtarë Habsburgë), duke ndjekur gjurmët e Sulejmanit Madhshtor në vitin 1529.

Deri në shtator, ai kishte marrë një pjesë të mureve dhe dukej se ishte në rrugën e tij drejt fitores. Por më 12 shtator 1683, një ushtri polake, nën mbretin Johan III Sobieski përfitoi nga mosmarrëveshjet brenda komandës ushtarake osmane dhe disponimi i dobët i trupave të tij, duke fituar Betejën e Vjenës me një sulm shkatërrues krahu të udhëhequr nga husarët e krahëve polakë të Sobieskit. Osmanët u tërhoqën në Hungari, shumica e së cilës, më pas, do të pushtohej nga Hapsburgët dhe aleatët e tyre të Lidhjes së Shenjtë.[1]

Disfata i kushtoi vezirit të madh Kara Mustafa Pashës pozicionin dhe përfundimisht, jetën e tij. Më 25 dhjetor 1683, Kara Mustafa Pasha u ekzekutua në Beograd me urdhër të Mehmetit IV. Ai pësoi vdekje nëpërmjet mbytjes me një kordon mëndafshi, e cila ishte metoda e dënimit me vdekje ndaj personave të rangut të lartë në Perandorinë Osmane.

  1. Selami Pulaha (2002). "Kreu II: Zhvillimi Politik i Tokave Shqiptare. Kryengritjet e Armatosura (Shek. XVI – Mesi i Shek. XVIII)". përmbledhur nga Petrika Thëngjilli (red.). Historia e Popullit Shqiptar. Vëll. Pjesa e Tretë: Shqipëria nën Perandorinë Osmane gjatë shek. XVI – vitet 20 të shek. XIX. Akademia e Shkencave e ShqipërisëInstituti i Historisë. fq. 560–586. ISBN 99927-1-622-3. Arkivuar nga origjinali më 5 mars 2016.