Shko te përmbajtja

Bibliomania

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Bibliomania mund të jetë një simptomë e çrregullimit obsesivo-kompulsiv që përfshin mbledhjen ose edhe rrëmbimin e librave deri në atë pikë sa që si rezultat i saj mund të dëmtohen marrëdhëniet shoqërore ose shëndeti. Bibliomania nuk duhet të ngatërrohet me bibliofilinë, e cila është dashuria e zakonshme ndaj librave dhe nuk konsiderohet një çrregullim psikologjik klinik.

Si njëra nga disa sjellje të pazakonta që lidhen me librat, bibliomania karakterizohet nga mbledhja e librave të cilët nuk kanë asnjë përdorim për koleksionistin dhe as ndonjë vlerë të madhe të brendshme për një koleksionist të mirëfilltë librash. Blerja e kopjeve të shumta të të njëjtit libër dhe botim si dhe grumbullimi i librave përtej kapacitetit të mundshëm të përdoruesit ose kënaqësisë janë simptoma të shpeshta të bibliomanisë.[1] Bibliomania, megjithatë, nga Shoqata Psikiatrike Amerikane dhe DSM-IV të saj, nuk është as nuk konsiderohet si një çrregullim psikologjik i njohur. [2]

Termi për herë të parë u krijua nga John Ferriar (1761–1815), një mjek në Manchester Royal Infirmary. [3] Ferriar përdori termin në vitin 1809 në një poezi që ai ia kushtoi mikut të tij biblioman, Richard Heber (1773–1833). [4] Në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë, "bibliomania" u përdor në ligjërimin popullor (si në ese periodike ashtu edhe poema) për të përshkruar mbledhësit e librave obsesivë. [5] [6]

  1. "Hooked and Booked". Psychology Today (në anglisht). Marrë më 2017-05-25.
  2. Agrawal, Mukta (2015-09-09). "A Detailed Study About Bibliomania". InlifeHealthCare (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 2 mars 2019. Marrë më 2017-05-25.
  3. Kendall, Joshua. The man who made lists: love, death, madness, and the creation of Roget's Thesaurus, Penguin Group, USA, 2008, p. 154.
  4. Ferriar, John (1809). The Bibliomania, An Epistle to Richard Heber, Esq (në anglisht). London: T. Cadell and W. Davies, in the Strand; J. Haddock, Warrington.
  5. "LITERATURE". The Australasian (në anglisht). Vëll. LIV no. 1415. Victoria, Australia. 13 maj 1893. fq. 45. Marrë më 18 nëntor 2017 nëpërmjet National Library of Australia.
  6. The Anatomy of bibliomania (në anglisht), 1930, also The anatomy of bibliomania (në anglisht), 1932