Biokimia mjekësore

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Biokimia mjekësore (biokimia e njeriut) ka detyra të shumëfishta. Ajo studion :

  • Substancat kimike që marrin pjesë në ndërtimin e organizmit të njeriut (uji, kripërat inorganike, sheqernat, lipidet, proteinat, vitaminat, enzimet, hormonet) ;
  • Përbërjen e lëngjeve trupore (gjakun, limfën), përbërjen e lëngjeve të organeve të tretjes (pështymës, lëngut të lukthit, lëngut pankreatik, biles dhe eskreteve- qumështin, djersën, urinën) ;
  • Principet elementare të të ushqyerit si mënyrë që shërben për përtirjen e përbërësve kimik të organizmit ;
  • Fatin e substancave të ndryshme kimike që merren përmes ushqimit, duke filluar prej futjes së ushqimit në gojë, tretjen e tij në zorrë, mënyrën e absorbimit, transformimin në qeliza dhe largimin e tyre ose të produkteve të tyre nga organizmi ;
  • Çrregullimet e ndryshme të metabolizmit dhe vërteton shkaqet e çrregullimeve te organizmi i sëmurë, nga sëmundjet ngjitëse e të tjera.

Klasifikimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Biokimia e njeriut ndahet në :

  • Biokimia statike
  • Biokimia dinamike
  • Biokimia klinike

Biokimia statike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Biokimia statike studion substancat kimike që marrin pjesë në ndërtimin e organizmit të njeriut. Ajo studion llojet e substancave kimike, strukturën, vetitë, rëndësinë e tyre në organizëm dhe nevojën e organizmit për to.

Biokimia dinamike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Biokimia dinamike studion ndryshimet kimike dhe energjetike që lajmërohen gjatë metabolizmit: procesin e tretjes, procesin e absorbimit, metabolizmin intermediar (të ndërmjetëm) qelizor, transformimin e energjisë kimike në lloje të tjera të energjisë (në energji termike, elektrike, ose në energji mekanike).

Biokimia klinike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Biokimia klinike studion çrregullimet e përbërjes kimike të qelizave, indeve, lëngjeve trupore, eskreteve (qumështit, urinës etj.) te njeriu.