Blackmore's Night
Blackmore's Night është një grup britaniko-amerikan i muzikës folk rock neo-mesjetar i formuar në vitin 1997. Ky grup përbëhet nga Ritchie Blackmore (kitarë akustike, mandola, mandolinë dhe kitarë elektrike) dhe Candice Night (vokalistja kryesore, tekstshkruese dhe instrumentiste frymore ). Blackmore dhe Night kanë qenë të vetmit anëtarë të përhershëm të grupit edhe pse formacioni i tyre ka ndryshuar shumë gjatë viteve. Ata kanë publikuar gjithsej 11 albume. Krijimet e tyre të hershme ishin kryesisht akustike dhe imitonin muzikën e hershme, por më vonë, Blackmore's Night filloi të përdorte më shumë kitara elektrike dhe instrumente të tjera moderne, si dhe të performonte versione të riorganizuara në stilin folk të këngëve pop dhe rock.
Historiku
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fillesat e grupit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Candice Night ishte një fanse e grupit Rainbow dhe ndërsa punonte për një stacion radioje lokale në Nju Jork, u takua për herë të parë në vitin 1989 me Ritchie Blackmore për t'i kërkuar një autograf. Që pas këtij takimi të rastësishëm, të dy filluan të jetonin së bashku duke zbuluar se të dy kishin një interes të zjarrtë për muzikën e Rilindjes.[1]
Në vitin 1997, projekti për krijimin e grupit filloi si një lojë fjalësh me emrat e tyre, i cili do të përbëhej nga ata vetë plus muzikantët e sesionit.
Nga 1997 deri në 2005
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Albumi i tyre i parë, "Shadow of the Moon", (Hijet e hënës) shënoi një sukses muzikor. Në albumet pasuese, veçanërisht "Fires at Midnight" (Zjarre në mesnatë), pati një përfshirje më të madhe të kitarës rock në muzikë, por duke ruajtur njëkohësisht një drejtim të rokut folk. Me kalimin e kohës, Night përveç të qenurit soliste e grupit, ka marrë pjesë gjithnjë e më shumë instrumentalisht në realizimin e këngëve.
Grupi performon në panaire dhe festivale të Rilindjes, si dhe në ture të pavarura të organizuar në vende të përshtatshme, siç janë "turne në kështjella" të Evropës, ku aty, ata performojnë në mjedise historike për një audiencë e cila është e veshur kryesisht me kostume të periudhës mesjetare. Dyshja ka qenë frymëzim për një numër grupesh tribute ndërkombëtare.
Nga 2006 – deri më sot
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Më 27 qershor 2008, dyshja publikoi albumin e tyre të shtatë në studio të titulluar "Secret Voyage" (Udhëtim Sekret) i cili ishte një përzierje këngësh me tinguj mesjetarë dhe bashkëkohorë.
Një album i ri, i titulluar "Autumn Sky" (Qielli i vjeshtës), u publikua në fund të vitit 2010 në Evropë dhe në vitin 2011 në SHBA. Ky album u pasua nga "Dancer and the Moon" (Valltarja dhe Hëna) në vitin 2013.
Albumi i tyre, "All Our Yesterdays" (Të djeshmet tona), u publikua më 18 shtator 2015. Albumi i tyre i fundit në studio, "Nature's Light" (Drita e natyrës), u publikua në mbarë botën më 12 mars 2021.
Blackmore dhe Night
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pas 19 vite bashkëjetese, më 5 tetor 2008, Night dhe Blackmore u martuan dhe kanë dy fëmijë. Vajza e tyre, Autumn Esmerelda Blackmore, lindi më 27 maj 2010 dhe djali i tyre, Rory Dartanyan, lindi më 7 shkurt 2012. Kjo është martesa e katërt për Blackmore dhe e para për Night.[2]
Anëtarët e grupit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Anëtarët shoqërues të grupit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Jessie Haynes – kitara, regjistrues, vokal mbështetës (korrik 1997–tetor 1998, maj 2022–deri më sot)
- Bardi David i Larchmont (David Baranowski) – tastierë, vokal mbështetës (maj 2003–deri më sot)
- Earl Grey i Chimay (Mike Clemente) – bas, mandolinë, kitarë ritmike (shkurt 2008–deri më sot)
- Troubadouri i Aberdinit ( David Keith ) – bateri, perkusion (2012–deri më sot)
- Scarlet Fiddler (Claire Smith) – violinë (2012–deri më sot)
Albumet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Shadow of the Moon (1997)
- Under a Violet Moon (1999)
- Fires at Midnight (2001)
- Ghost of a Rose (2003)
- The Village Lanterne (2006)
- Winter Carols (2006)
- Secret Voyage (2008)
- Autumn Sky (2010)
- Dancer and the Moon (2013)
- All Our Yesterdays (2015)
- Nature's Light (2021)
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Christian A. (7 janar 2011). "Blackmore's Night – Candice Night (vocals)". SMNnews. Arkivuar nga origjinali më 11 shtator 2011. Marrë më 30 dhjetor 2011.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Cashmere, Paul (20 tetor 2008). "Ritchie Blackmore and Candice Night Marry". Undercover.com.au. Arkivuar nga origjinali më 11 shkurt 2009. Marrë më 12 korrik 2009.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)