Bllagaji

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Teqe në Blagaj 
Rrugë në Bllagaj
Burimi i lumit Buna dhe Bllagaj Teqe

Bllagaji është një qytezë (kasaba) në juglindje, të pellgut të Mostarit, në Kantonin Hercegovina-Neretva, në Bosnje dhe Hercegovinë. Ai shtrihet rrëzë të Bišćes dhe është njëri nga vendbanimet më të përziera (urbane dhe rurale) në Bosnjë dhe Hercegovinë.[1] U pagëzua, Bllagaj, sipas të gjitha gjasave, për shkak klimës së tij të butë, pasi që "blaga" në gjuhën boshnjake do të thotë "e butë".[2] Blagaj ndodhet në vendburimin e lumit Bunae ku gjendet edhe një teqe (tekija) historike. Teqja e Bllagajit ishte ndërtuar mes viteve1446 - 1520, me elemente të arkitekturës osmane dhe të stilit mesdhetar[3][4] dhe konsideruar si një monument kombëtar i Bosnjes dhe Hercegovinës. Teqja e Bllagajit është një objekt fetar i cili është ndërtuar për shërbyer tarikateve të ndryshme të pasuesve të tesavufit.[5]

Vendburimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vrella e Bunes është burimi i lumit Buna është një burim i fuqishëm karstik. Lumi rrjedh në perëndim për rreth 9 kilometra (6 mi) dhe bashkohet me lumin Neretva në afërsi të fshatit Buna. Në tjetër vend historik është edhe Kalaja e Vjetër e Bllagajit (Stjepan grad), në kodrën mbi Bllagaj, e që ishte selia e fisnikut hercegovinas, Stjepan Vukčić, dhe vendlindja e Mbretëreshës së Bosnjes Katarina Kosača-Kotromanić.

Histori[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjatë antikitetit klasik ka ekzistuar një Fortesë Ilire,  dhe më vonë një Castrum Romak. Gjatë mbretërimit të Perandorit Bizantin Justinian, disa qytete të fortifikuara u ndërtuan në këtë zonë. Bllagaji është përmendur në veprën e Konstandin Porphyrogenitus, me titull, De Administrando Imperio, me emrin kuptimplotë Bona, asokohe pjesë e Zahumles (Hum).

Në burimet historike me emrin Bllagaj përmendet në vitin1423. Gjatë periudhës së Perandorisë Osmane, Bllagaji ishte selia Bllagaj Vilajetit, dhe ishte i ndarë në disa njësi. Qyteti kishte shtatë xhami, dy hane, katër musafirhane (mysafir shtëpi), një medrese (boshnjakisht: medresa), dy mektebe, shtatë mullinjë dhe katër ura prej guri, në lumin Buna. Boshnjakët ishin shumicë deri më 1835, gjatë periudhës Austro-hungareze kur ndodhën ndryshime në dobi të krishterëve. Një Kishë Ortodokse është ndërtuar në vitin 1893 dhe një Kishë Katolike Romake në vitin 1908.

Arkitektura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Një vend historik i Kalasë së Vjetër Blagaj Fort (Stjepan grad) - Ndryshe nga fortifikimet tjera ka shërbyer edhe si shtëpi në Bosnje dhe Hercegovinë, Bllagaj Kalaja shtrihet në një zonë natyrore mbi nivelin e shkëmbinjëve të pjerrët në jug, perëndim dhe veri. Muret kanë mbijetuar, lartësia e tyre shkon prej 12 deri 14 m. Pjesa e mbrojtur brenda saj është relativisht e vogël, e ngjashme me atë të Kalasë në Jajce.[6]

Vendbanimi më i hershëm në Bllagaj shtrihej në rrëzë të Kalasë në Bllagaj, ku ka një kryqëzim rrugësh me Nevesinjen.  Gjatë mbretërimit të Perandorisë Austro-hungareze, Bllagaj ende mbahej me karakterin e saj orientalo-mesdhetar, në pamjen e përgjithshme të saj në detaje arkitektonike dhe kompozicionale, pavarësisht nga ndryshimi i strukturës urbane.[7] Një turne virtual 360° i Bllagaj Teqes mund të shihet këtu.

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Regional Programme for Cultural and Natural Heritage in South East Europe 2003 - 2006
  2. ^ "Visit Mostar". Arkivuar nga origjinali origjinali më 7 dhjetor 2011. Marrë më 16 gusht 2016. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "The natural and architectural ensemble of Blagaj". UNESCO World Heritage Centre. Marrë më 21 maj 2009. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Tekke in Blagaj on the Buna Spring, the natural and architectural ensemble of Blagaj". Commission to Preserve National Monuments of Bosnia and Herzegovina. Marrë më 22 maj 2009. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ 23 incredible travel destinations you probably didn't know existed
  6. ^ Regional Programme for Cultural and Natural Heritage in South East Europe 2003 - 2006
  7. ^ UNESCO: The natural and architectural ensemble of Blagaj

Koordinatat: 43°15'26"N 17°53'11"E / 43.25722°N 17.88639°D / 43.25722; 17.88639Koordinatat: 43°15′26″V 17°53′11″L / 43.25722°V 17.88639°L / 43.25722; 17.88639