Bomba bërthamore

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Bomba atomike ose ndryshe edhe ‘’bomba nukleare’’ është armë bërthamore, fuqia e të cilave rrjedh nga proceset e ndërlikuara fizike që shpjegohen në bazë të parimit të fuzionit dhe difuzionit. Së bashku me bombat kimike dhe ato biologjike, bomba bërthamore renditet në kategorinë e armëve të shkatërrimit masiv ABC. Ndërtimi i bombës atomike, futja e saj në përdorim si dhe futja e saj në arsenalin e armatave të disa shteteve ka shkaktuar një kthesë të madhe të historisë së njerizimit.

Ndërtimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bazë e ndërtimit të bombës atomike është shpartallimi i grimcave nga masa tejet kritike e Uranit 235 ose e Plutonit 239, e futur në një hapësirë me vëllim të vogël. Gjatë shpartallimit të grimcave nga masa paraqitet një zinxhir i reaksioneve, ku gjithnjë e më shumë neutrone hyjnë në proces.

Tek bomba që funksionojnë sipas parimit të fuzionit, nëpërmjet një mekanizmi bëhet presion në brendi të bombës. Ky presion shkakton rritjen e temperaturës brenda hapësirës ku gjendet materia radioaktive, grimcat e së cilës materie nëpërmjet të ashtuquajturin reaksioni i fuzionit duke u shpartalluar shkaktojnë rritjen e më tejshme të shtypjes përbrenda bombës dhe pas arritjes së një pike ekstreme bomba dhe i gjithë materia që gjendet në të eksplodojnë.Bomba e pare bethamore u krijua nga SHBA dhe e perdori kunder japonise,duke e hedhur ne Hiroshima.Demet qene te medha dhe shume tragjike.Arsyeja qe lufta e 2 Boterore mbaroi dhe qe sot nuk ndodhin me luftra te medha,eshte per shkak te frikes se njerezimit ndaj bombes atomike.

Shiko dhe këtë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]