Bora Zemani
Bora Zemani | |
|---|---|
| Lindi | Borana Zemani 9 janar 1992 (34 vjeçe) Tiranë, Shqipëri |
| Kombësia | Shqiptare |
| Profesioni | Moderatore, prezantuese televizive |
| Vite aktiviteti | 2010–sot |
| Fëmijë | 1 |
Bora Zemani (lindur më 9 janar 1992) është moderatore ,prezantuese televizive dhe aktore shqiptare, e njohur për drejtimin e disa formateve të ndjekura në ekranin shqiptar kryesisht në përfshirë Për'puthen dhe disa sezone të Dancing With The Stars Albania.
Jeta e hershme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Zemani ka lindur në Tiranë, Shqipëri. Emri i saj "Borana" është frymëzuar nga opera shqiptare me të njëjtin emër, të cilën e ëma e kishte ndjekur në Teatrin e Operës dhe Baletit pak para lindjes së saj. [1]
Karriera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Zemani e nisi karrierën e saj në televizion si modele përpara se të kalonte në moderim, si velinë në emisionin Fiks Fare. [2] Ajo është bërë e njohur për publikun shqiptar duke prezantuar disa nga programet më të ndjekura të showbiz-it shqiptar:
- Treshat - talk show (Vizion Plus) me Romeo dhe Donald Veshaj [3]
- Për'puthen – program takimesh (dating) (Top Channel) [4]
- Dancing With The Stars Albania – spektakël vallëzimi (Top Channel) [5]
Dhe si aktore në disa filma
Jeta personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ajo ka qene e martuar me pare me Dj Vin Veli, me te cilin ka nje djale Arborin, aktualisht eshte ne raport bashkëjetese me prezantuesin dhe artistin vizual Donald Veshaj, pas një shkëputje të shkurtër, lidhja e tyre u kobfirmua dhe u bë publike gjatë qëndrimit të tij në sezonin e parë të Big Brother Vip ku ajo e surprizoi duke e takuar. [8] [9] [10] [11]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Ky është emri i vërtetë i Bora Zemanit dhe historia e veçantë që fshihet". ABC News. 2 mars 2021. Marrë më 8 gusht 2025.
- ↑ "Fillimet e Bora Zemanit si velinë e 'Fiks Fare' dhe e shkuara që u fshehu drejtuesve". Panorama Plus. 8 gusht 2025. Marrë më 8 gusht 2025.
- ↑ "Bora Zemani dhe dy vëllezërit Veshaj rikthehen në ekran me 'TRESHAT', moderatroja zbulon planet e emisionit (VD)". Dosja.al. 3 nëntor 2019. Marrë më 8 gusht 2025.
- ↑ "Bora Zemani, çfarë nuk keni parë nga prapaskenat – Për'puthen Prapaskena". Top Channel. 6 dhjetor 2022. Marrë më 8 gusht 2025.
- ↑ "Bora Zemani flet për eksperiencën e re në "Dancing With The Stars" – përse moderatorja zgjodhi të flasë në emisionin e binjakëve Veshaj?". Panorama Plus. 1 tetor 2022. Marrë më 8 gusht 2025.
- ↑ "Seks, përrallë dhe celular, filmi që s'duhet humbur". Infosot. 2015-12-06. Marrë më 2025-08-08.
- ↑ ""5 Herë Jo"/ Bora Zemani dhe Donald Veshaj në një film". Top Channel. 2023-11-29. Marrë më 2025-08-08.
- ↑ "Bora Zemani dhe dj Vin Veli bashkë për të festuar me Arborin". Gazeta Shqiptare. 20 maj 2021. Marrë më 8 gusht 2025.
- ↑ "Bora dhe Donaldi gati për bashkëjetesë dhe biznes së bashku, detajet e jetës së re të çiftit të famshëm". Panorama Plus. 2 tetor 2022. Marrë më 8 gusht 2025.
- ↑ "Vin Veli konfirmon ndarjen nga Bora Zemani, por ka një të vërtetë tjetër për arsyen". BalkanWeb. 2017-12-14. Marrë më 2025-08-08.
- ↑ "Bora Zemani sonte përballet me Donaldin dhe Beatrixin në Big Brother". Gazeta Express. 3 dhjetor 2021. Marrë më 8 gusht 2025.
| Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |