Borka Paviqeviq

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Borka Pavićević)
Borka Pavićević

Borka Paviqeviq (lindur në Kotorr, Jugosllavi, Mal i Zi, 1947) është një dramaturge serbe, gazetare dhe aktiviste kulturore. E njohur ndryshe si “liberale serbe dhe intelektuale pacifiste”[1] ajo themeloi “Qendrën për Dezinfektimin Kulturor” në 1994, si dhe është një prej bashkëthemeluesve të organizatës “Belgrade Circle”.

Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lindur në Kotorr, Pavićević ëshët diplomuar pranë Akademisë së Teatrit, Filmit, Radios dhe Televizionit në Beograd. Karriera e saj në teatër shtrihet në disa dekada. Për gati 10 vite ajo ka qenë dramaturge pranë “Atelje 212”.[2] Ajo ka themeluar një teatër në Beograd në hapësirat e një ish-fabrike birre në 1981. Nga 1984 deri në 1991, ajo mori pjesë në lëvizjen artistike “KPGT” (Kazaliste Pozoriste Gledalisce Teatar). Ajo ishte dramaturge dhe drejtoreshë artistike e Teatrit të Dramës në Beograd derisa dha dorëheqjen në 1993 për shkak të pikëpamjeve politike.[3] Ajo ka shërbyer dhe si pjesë e jurisë në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit në Beograd, duke punuar për organizatën rreth 20 vite. Si bashkëthemeluese e organizatës “Belgrade Circle”[4][5], ajo shkruan rregullisht në një të përditshme serbe.

Pavićević themeloi “Qendrën për Dezinfektimin Kulturor”, të dedikuar për ndërtimin e katarsit kulturor në 1994; kjo qendër ka organizuar më shumë se 5.000 aktivitete, ekspozita, protesta dhe leksione. Pavićević është bashkë-autore e librit “Beogradi, Beogradi im”. Pavićević ka marrë shumë çmime ndër të cilat përfshihen: çmimi “Otto Rene Castillo” për teatrin politik (2000); çmimin “Hiroshima Foundation për Paqe dhe Kulturë” (2004) si dhe çmimin special nga republika e Francës “The Legion Honour” (2001).[6][7][8]

Ajo është e martuar me avokatin për të drejtat njerëzore, Nikola Barović,[7] jeton në Beograd.[9]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Slpašak, Svetlana (1997). The war started at Maksimir: hate speech in the media: content analyses of Politika and Borba newspapers, 1987–1991. Media Center. fq. 53. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Borka Pavićević". Drama Queen Symposium. Marrë më 27 maj 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Nikčević, Tamara (19 dhjetor 2013). "Kratka istorija kulturnog trovanja". Vreme (në serbisht). Arkivuar nga origjinali më 27 maj 2014. Marrë më 27 maj 2014.
  4. ^ Yale Theatre. Yale School of Drama. 2002. fq. 27. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Europe in 2020: the future of the EU". Crossborder Experience. Arkivuar nga origjinali më 27 maj 2014. Marrë më 27 maj 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "014 Hiroshima Prizes to be presented to Senator Roméo Dallaire and Kettly Noël, dancer and choreographer". Hiroshima Foundation. 24 mars 2014. Arkivuar nga origjinali më 27 maj 2014. Marrë më 27 maj 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ a b "Interview with 2nd ECF Princess Margriet Award laureate Borka Pavićević". European Cultural Foundation. Arkivuar nga origjinali më 27 maj 2014. Marrë më 27 maj 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Borka Pavićević". Digital Diplomacy Program of British Council and Kosovo Foreign Ministry. Arkivuar nga origjinali më 7 nëntor 2017. Marrë më 27 maj 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Borka Pavicevic". culturebase.net. Arkivuar nga origjinali më 3 prill 2017. Marrë më 27 maj 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)