Kërceni tek përmbajtja

Borxhat (serial televiziv i vitit 2011)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Borxhat
ZhanriDramë historike
Krijuar ngaNeil Jordan
Shkruar ngaNeil Jordan
David Leland
Guy Burt
Në role kryesore
Kompozitori i siglësTrevor Morris
Shteti i origjinës
  • Kanada
  • Irlandë
  • Hungari
Gjuha origjinaleAnglisht
Nr. i sezoneve3
Nr. i episodeve29 (lista e episodeve)
Prodhimi
Producentët ekzekutivë
  • Neil Jordan
  • Jack Rapke
  • Darryl Frank
  • John Weber
  • Sheila Hockin
  • James Flynn
  • David Leland (second season)
  • Michael Hirst (first season)
Vendi i prodhimitHungari[1]
KameraPaul Sarossy
Kohëzgjatja48–58 minuta
Kompanitë prodhuese
Publikimi origjinal
Rrjeti
Sky Atlantic (United Kingdom & Ireland) Top Channel(Albania)
Publikimiprill 3, 2011 (2011-04-03) –
qershor 16, 2013 (2013-06-16)

Borxhat është një serial televiziv i zhanrit drame-historike i krijuar nga Neil Jordan . Seriali u transmetua për tre sezone nga viti 2011 deri në vitin 2013 ne kanalin kabllor premium Showtime, kur edhe u anulua. E vendosur në Italinë e epokës së Rilindjes, seriali ndjek familjen famekeqe Borxha në ngritjen e tyre skandaloze në pushtet dhe marrjen e pozicionit te papës Në serial luajnë aktor te medhenj si Jeremy Irons I cili luan si Papa Aleksandri VI, François Arnaud si Cesare, Holliday Grainger si Lucrezia dhe David Oakes si Juan . Colm Feore gjithashtu luan si kardinali della Rovere. Nje rival I Borxhave .

Premiera e serialit “Borxha” u shfaq më 3 prill 2011 në kanalin kabllor premium Showtime në SHBA dhe në Bravo! ne Kanada Seriali eshte transmetuar po ashtu Dhe ne kanalin shqiptar Top Channel nga nentori I 2011. Atë qershor, seriali u shfaq premierë në rrjetin televiziv CTV . Sezoni i dytë i Borxhave u shfaq më 8 prill 2012 dhe i treti më 14 prill 2013,te dy sezonet kishin nga 10 episode per sezon ndryshe nga sezoni i parë qe kishte vetëm 9. Në qershor të vitit 2013, Showtime a mbylli serialin dhe anuloi sezonin e katert, sezoni i cili do te mbyllte historin,e cila ishte e planifikuar nga Jordan për serialin. Anulimi u kuptua se ishte për shkak të shpenzimeve të prodhimit,për shkak se Showtime harxhonte shume para per serialin dhe shikueshmeria ishte e ulet,po ashtu planet për një finale dy-orëshe u anuluan gjithashtu. Një fushatë e përberë nga fansat u përpoqën të bindnin Showtime që ta ringjallte serialin dhe në gusht u njoftua se skenari i finales së serialit do të publikohej si libër elektronik, pasi prodhimi i një filmi do të ishte shumë i kushtueshëm.

Përmbajtja e Serialit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Seriali ndjek ngritjen ne pushtet te familjes Borxha në kulmin e Kishës Katolike dhe përpjekjet e tyre për të ruajtur pushtetin. Fillimi i sezonit të parë tregon zgjedhjen e Rodrigo Borxha-s në papat nëpërmjet simonisë dhe ryshfetit, me ndihmën e djemve të tij, Cesare dhe Juan . Pas fitores në zgjedhje, Rodrigo Borxha bëhet Papa Aleksandri VI, gjë që e fut atë dhe familjen e tij thellë në zemrën e errët të politikës dhe pushtetit në Evropën e shekullit të pesëmbëdhjetë: nga ndryshimi i besnikërisë brenda Kolegjit të Kardinalëve te ambiciet e mbretërve të Evropës dhe te rivalitetet e egra midis familjeve fisnike të Italisë në atë kohë.

Ndërkohë, i tërbuar nga humbja e zgjedhjeve ndaj Borxhas, Kardinali dhe rivali i Borxhas, Giuliano della Rovere udhëton nëpër Itali dhe Francë, duke kërkuar aleatë për të rrëzuar ose vrarë Aleksandrin: kjo do të detyronte një tjetër konklavë papnore dhe garë për Papën, të cilën della Rovere është i bindur se do ta fitonte pa Borgian që ta kundërshtonte me menyrat e tij.

Seriali ndjek gjithashtu marrëdhëniet e ndërlikuara vëllazërore midis Cesares, Juanit dhe Lucrezias.Dy djemve te Rodrigo-s dhe vajzes se tij. Midis Cesares dhe Juanit, ekziston një rivalitet i thellë, me xhelozi,urretje dhe pakënaqësi nga ana e Cesares; inferioritet dhe agresion nga ana e Juanit. Rënia e Juanit në varësi, sëmundje, ligësi dhe çmenduri në sezonin e dytë çon në një përballje tronditëse midis tij dhe Cesares, e cila e ndryshon përgjithmonë familjen Borxha. Midis Cesares dhe Lucrezias, ekziston një intimitet dhe afërsi shume e qëndrueshme që në fund con në incest në sezonin 3, ndërsa seriali trajton thashethemet e vazhdueshme rreth vëllezërve dhe motrave në jetën reale. Vëllai i tyre më e vogël, Gioffre, është një lojtar dytësor në sezonin e parë i cili nuk shihet fare në sezonin e dyte dhe nuk bëhet një pikë kryesore e ngjarjes deri në sezonin e tretë dhe të fundit.

Seriali trajton gjithashtu martesën e parë dhe të dytë të Lucrezias, fëmijën e saj të paligjshëm, lidhjen midis Aleksandrit VI dhe Giulia "La Bella" Farnese, ngritjen në fron të Girolamo Savonarolas në Firence, Zjarrin e tij të Kotësisë dhe djegien përfundimtare për herezi .

Mbyllja e serialit pengoi vdekjen e Papa Aleksandrit VI dhe trashëgiminë e Papa Julius II, si dhe rrëzimin e Cesare Borxha-s.

  1. ^ a b CTV (March 11, 2011). "Sex. Power. Murder. Amen. Sinful Drama The Borgias Premieres April 3 on Bravo!". Press release. http://www.ctvmedia.ca/bravo/releases/release.asp?id=13577&yyyy=2011. Retrieved April 4, 2011.