Bovillae
Bovillae | |
Lugina e parkut, lokalitet i njësisë Due Santi, Marino, në zonën e identifikuar si siti i mundhsëm arkeologjik i Bovillës. | |
| Alternative name | Frattocchie, njësi e Marinos |
|---|---|
| Location | Njësia bashkiake Frattocchie e Marinos |
| Region | Lacio |
| Coordinates | 41°45′54″N 12°36′47″E / 41.7651021°N 12.613163°E |
| Site notes | |
| Website | comune |
Bovillae (e njohur edhe me emërtime të korruptuara si Bobellae, Rovillae, Buella, Boile, Boville) është një qytet i lashtë latin e pastaj romake që gjendej në jug të Romës dhe sot konvencialisht identifikohet me njësinë Frattocchie të komunës së Marinos, në Provincën e Romës, në zonën e Castelli Romani.
Bovillae ishte vendbanimi i parë i banuar i Romës së Lashtë përgjatë Via Appias: pjesa më e madhe e rëndësisë së saj përgjatë shekujve iu dha nga ky pozicion i rëndësishëm në një nga rrugët më të frekuentuara të Perandorisë Romake. Pas shkatërrimit të kryeqendrës latine të Alba Longës në periudhën e Tull Hostiliusit, e gjendur pak më tej qytetit, dëshmohet se albano longanët u shpërngulën në Bovillae duke bartur institucionet fetare më të rëndësishme latine, që këtu do të mbijetonin gjatë periudhës së parë të mbizotërimit romak. Qyteti, duke u bërë një nga më të lulëzuarit e Agro Romano, do të plaçkitej nga volskët në vitin 490 p.e.s. dhe nisi kështu rënien e saj: falë ndërit që i atribuohej se ishte vendorigjina e Gens Iulia, rreth vitit 17 të e.s. Tiberi do të themelonte në Bovillae kolegjin priftëror të Sodales Augustales ("priftërinjtë e Augustit")[1] dhe Ludi Augustales, lojëra solemne në nder të Augustit. Pas rënies së Perandorisë Perëndimore Romake, prej shekujsh emri i qytetit ra në harresë deri në gërmimet e para arkeologjike të kryera nga arkeologu Giuseppe Tambroni midis viteve 1823 dhe 1825, që risollën në dritë mbetjet e cirkut, të konsideruar një nga më të mëdhenjtë e Romës.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Origjina e emrit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Janë dy hipoteza mbi origjinën e toponimit Bovillae. Njëra, më romantikja, e nxjerë nga fjala "bovis hillae" ("zorrë kau"):[2] ky emër kaq i çuditshëm do të justifikohej nga një anekdotë, që tregon për një ka të ofruar si viktimë flijuese pranë tempullit të Iovit Lacial në Monte Cavo, që, tashmë i plagosur nga thika e priftit, u çlirua dhe arriti të arratisej; por shkoi të ngordhte në vendin e fushës së hapur, që pastaj e mori emrin nga të përbrendshmet e tij.
Gjithësesi historiani marinez Girolamo Torquati e kundërshton këtë hipotezë dhe propozon një prejardhje nga "boum villa" ("mbajtja e qeve"): «Bovillae dictae sunt a boum multitudine quasi boum villae» ("Bovillae quhet nga shumësia e qeve, le të themi, një mbarështim qeshë").[3] Në fakt në fushat pjellore të Colli Albani kullosnin bagëti midis të cilave qetë e destinuar për flijimet fetare. Për më tepër, kjo hipotezë mund të rrjedh nga vetë vetëndodhja e qytetit: në fakt gjendet në kryqëzimin midis rrugëve të komunikimit midis Romës dhe Kampanjës, që pastaj do të bëhej Via Appia dhe rruga tepër e lashtë shtegëtimit transhumant të bagëtive midis Detit Tirren dhe Apenineve, sot e shënuar nga Rruga shtetërore 207 Nettunense dhe nga Rruga provinciale 77/b Pedemontana dei Castelli.
Themelimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
«Me sa duket nën mbretërimin e Latino Silvios u themeluan kolonitë e Praenestes, Tiburit, Gabii, Tusculum-it, Cora-s, Pometias, Labici, Crustumium, Cameria, Bovillae dhe qytete të tjera të fortifikuara në rrethina.» — Sekst Aurel Viktori[4]
Themelimi i qytetit të Bovillës është e mbështjellë në mister. Hipoteza më e vlerësuar,[5] dhe sot konsiderohet si e vetmja e gjurmueshme historikisht, është se qyteti u themelua si koloni e e kryeqendrës latine Alba Longa, e vendosur në një largësi të vogël nga lartësitë lindore të Lago Albanos, në kohën e mbretit të katërt alban, Latino Silvio.
Një tjetër hipotezë, më piktoreske, e bënë themelimin e Bovillës dhe të emërtimit të saj në vijim të arratisë së një kau, që duhet të flilohej pranë Tempullit të Jupiter Latialis në Monte Cavo dhe kishte arritur të largohej dëshpërimisht para se të ngordhte i përgjakur në vend që pastaj mori emrin Bovillae. Vetë përbërja e emërtimit në fakt do të ishite sipas mbështetësve të kësaj hipoteze, një konfirmim i kësaj: "bovis hillae" ("zorrët e kaut" ose të "përbrendshmet e kaut").[5]
Një hipotezë e pa lënshme pas dore mbi vendndodhjen e qytetit në çastin e themelimit të saj, e mbështetur nga shumë studiues, është se qyteti para-romak dhe republikan gjendej në jug-lindje të zonës së gërmuar në vitet 1823-1825, do me thënë në një pozicion të ngritur dhe jo bashkangjitur Via Appias:[6] vetëm në periudhën e vonë republikane vendbanimi do të niste të spostohej drejtë luginës, në pozicion më të mirë tregtar.
Emërtimi romak
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Periudha Monarkike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Data konvencionale e shkatërrimit të qytetit të Alba Longës nga ana e romakëve, të qeverisur nga mbreti i tretë i Tull Hostiliusi, është viti 668 p.e.s.: në këtë vit Latium vetus, me një fjalë dyzet e shtatë qytetet e konfederuara në Lidhjen Latine, do ti nënshtroheshin Romës që do ti shtrëngonte gjithmonë e më shumë ato duke e shuar tërësisht çdo autonomi të tyren politike.
Popullsia e qendrës albane e shkatërruar, që nuk u deportua në Romë do të vendosej me sa duket në koloninë e Bovillës,[5] dhe po në Bovillë do të rithemeloheshin institucionet e vjetra latine të Virgines Albanae[7] apo Pontifices Albani dhe Salii Albani.[8] Rritja e rëndësisë së Bovillës pas rënies së Alba Longës është e dokumentuar nga dy mbishkrime latine të gjetura gjatë gërmimeve të vitit 1826 në sitin arkeologjik të qytetit:[5] nga të dyja mbishkrimet meret informacioni se banorët e qytetit në periudhën monarkike dhe republikane quheshin "Albani Longani Bovillenses", duke pretenduar prejardhjen e drejtpërdrejtë nga qendra legjendare albane.[9]
Periudha Republikane
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 489 p.e.s. Gneu Marcju Koriolani, në krye të një armate kërcënuese volskësh, rrethoi dhe plaçkiti qytete të shumta të Agro Romano besnike të Romës, midis të cilave Mugillae, ngulim i lashtë i vendosur në një largësi të vogël nga Bovilla pranë Santa Maria delle Mole të tanishme dhe vetë Bovillës.[10] Historiani Dionisi i Halikarnasit[11] në lidhje me rrethimin dhe plaçkitjen shkruan: «Pastaj [Koriolani] e drejtoi ushtrinë e tij drejtë Bovillës, një qytet i fortifikuar që atëherë ishte i denjë për tu vlerësuar dhe një nga qytetet kryesore të fisit latin me popullsi tepër të rrallë. Duke u refuzuar nga banorët me besim në qëndrueshmërinë e mureve dhe të numrit të mbrojtësve, [Koriolani] i nxiti ushtarët të luftonin më egër duke u premtuar shpërblime të mëdha atyre që do të ngjiteshin të parët mureve dhe e ndërmori menjëherë atë. Përreth atij qyteti u luftua ashpërsisht: në fakt bovillanët jo vetëm i smprapsën sulmuesit nga muret, por duke i hapur portat u lëshuan jashtë në radhë të ngjeshura dhe i vunë në arrati armiqtë përgjatë tatëpjetave. Në atë sulm do të vdisnin shumë volskë dhe rrethimi do të zgjatej shumë me shumë pak shpresa për fitore. Por komandanti në vend i të rënëve i zëvendësonte me të tjerë për të mos u dalluar numri i humbjeve: të lodhurve u jepte kurajo dhe kudo u nxitën nga ai personalisht duke mbështetur të lëkundurit. Jo vetëm fjalët, por edhe me shembullin personal i nxiste të tijtë. Në fakt i nënshtrohej çdo rreziku, duke mos lënë asgjë të provuar deri sa nuk do ti merte muret me forcë. Sapo e mori edhe atë qytet, do të vriste një pjesë të të mundurve që luftonin dhe kapi të gjallë një pjesë tjetër. Pasi arriti një fitore të shkëlqyer, e largoi ushtrinë, të ngarkuar me plaçkë të madhe dhe madhështore, dhe të pasuruar me sasi të mëdha parash: në fakt gjetën më shumë aty se në fortesat e tjera.» — Dionisi i Halikarnasit, Antiquitatum Romanarum[12]

Qyteti i Bovillës, kështu, e plaçkitur nga të gjitha pasuritë e mëdha të saj nga volskët, me sa duke pësoi një periudhë dekadence. Por për qytetin do të rridhte rëndësi e re nga ndërtimi i Via Appia, vepër e nisur në vitin 312 p.e.s. sipas vullnetit të censorit Appius Claudius Caecus. Bovilla qe selia e taberna, në mes të rrugës midis Romës dhe prima statio, Aricia.
Bovillae shfaqet si skena e grindjes midis Tit Anju Milos dhe Klodit, në të cilën ky i fundit, vila e të cilit gjendet sipër qytezës në të majtë të Via Appia, do të vritej. Siti nuk është në mënyrë natyrore i sigurtë dhe mbetjet e fortifikimeve të hershme nuk mund të gjurmohen. Ka të ngjarë që Bovillae zuri vendin e Alba Longës si qendër vendore pas shkatërrimit të kësaj të fundit nga Roma, e cila do të shpjegonte zgjedhjen e qëllimshme të një pozicioni strategjikisht të dobët.[13]
Në fund të luftës së vuajtur civile midis Gai Mariusit dhe Silës (83 p.e.s. - 82 p.e.s.), pas Betejës së Porta Collina-s (2 nëntor 82 p.e.s.) dhe ngjitjes në pushtet të Lucju Kornelju Silës, do të nxirej Lex Sullana, që urdhëronte centurizimin dhe shpërndarjen e veteranëve të tij në tokat në jug të Romës të përfshira midis Bovillës, Kastrimoeniumit – Marino i tanishëm, me themelim pikërisht silan - dhe Tuskulumit.[10] Këto zona kishin qenë qendra e fuqisë së mbështetësve të Gai Mariusit dhe pastaj të Gai Marius të Riut dhe zgjedhja për të ngulitur besnikët në diktaturën në lindje siliane, nuk qe një zgjedhje e rastësishme.
Nga kjo pikë historike, do të niste rënia e ngadaltë e Bovillës: Mark Tullju Ciceroni, në oracionin Pro Plancio, do të deklaronte se madje në periudhën e tij, në shekullin e I p.e.s., me vështirësi një delegat bovillens do të paraqitej në mbledhjet fetare të Lidhjes Latine:[14]
«Nëse fortesa Labike nuk do ta ndihmonte fqinjen Gabii apo Bovillae, tashmë nga ato municipe nuk do të gjendej kushtë të kërkonte mish nga latinët.» — Mark Tullju Ciceroni, Pro Cn. Plancio.[15]
Ciceroni duhet ta njihte mjaft mirë Bovillën dhe territorin e saj, pasi vëllai i tij, Gneu Tullju Ciceroni, zotëronte një tokë pikërisht në territorin bovillens.[16] Edhe dy senatorë zotëronin fonde tokësore pranë Bovillës së vjetër, midis miljes së IX dhe të X të Via Appia: ata ishin Sekst Tediusi dhe Sekstju Galli, të dy të përmendur nga Ciceroni në oracionin Pro Milone.
Më 20 janar 52 p.e.s. Publju Klodju Pulkeri, kundërshtar politik për ngjitjen në konsullatë të Tit Anju Milonit, do të ekzekutohej nga sikarët e këtij të fundit në afërsi të taberna të Bovillës, pak më tej vilës së tij, sot të identifikuar pranë lokalitetit Herkolan të Castel Gandolfo-s.[17] Trup i Klodiusit do të bartej në shpatulla nga mbështetësit e tij pranë tabernës së Bovillës, ku u ekspozua ndaj ngushëllimit popullor, para nderimeve publike që u zhvilluan në Forumin Romak. Fakti përmendet jo vetëm nga Mark Tullju Ciceroni në oracionin në mbrojtje të Milonit,[18] por edhe nga shkrimtarë të tjerë të periudhës pasuese si Apiani i Aleksandrisë (95 - 165), Kuint Askonju Pediani (shekulli I), Vellej Paterkuli (19 p.e.s. - 31) dhe Dion Kasi (155 – pas vitit 229).[19]

Periudha Perandorake
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në periudhën menjëherë pas vdekjes së Augustit, e ndodhur në Nola më 19 gusht 14, një kortezh imponues do të nisej nga qyteti kampan dhe do të përshkonte gjithë Via Appia drejtë veriut deri në Romë. Trupi do të ekspozohej edhe në Bovillë, ku dekurionët (një lloj magjistrature civile me bazë timokratike) do tua dorëzonin ekuitesve të ardhur nga Roma për ta bartur Augustin e vdekur në kryeqytet.[21]
Në vitin 17 të e.s. pasuesi i Augustit në qeverisjen e Perandorisë Romake, Tiberi, urdhëroi që Dinastia Julio-Klaudiane dhe kujtimi i njërkut të tij të kremtohej në Bovillë, vendi i prejardhjes së Gens Iulia, duke themeluar Sodales Augustales ("Priftërinjtë e Augustit"). Për këtë qëllim do të ndërtohej një cirk i madh, teatri dhe sakrari i Gens Iulia.[9][21]
Dalë ngadalë, Bovilla do të degradonte: gjenden gjurmë në autorë të ndryshëm në periudhën e vonë perandorake, që e përmendin si lokalitet përgjatë Via Appia. Pas pushtimeve barbare dhe Plaçkitjes së Romës nga visigotët e Alarikut të I në vitin 410, lokalitetet përgjatë rrugës së ngarkuar Apia qenë të parat që pësuan shkatërrimin dhe furinë e barbarëve. Bovilla, kishte humbur aq shumë nga rëndësia, sa nuk përmendet as në dhurimin e perandorit Kostandini I në Katedralen e San Giovanni Battista-s të Albano Laciales, që i përktet, dipas datës zyrtare, vitit 326.
Degradimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Periudha mesjetare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Është opinioni i shumë historianëve se fundi i Bovillës u dekretua nga plaçkitja saraçene e vitit 846[22], dhe nga sulmet pasuese saraçene në Agro Romano, që i shpopulluan qendrat më të brishta dhe populluan vende të tjera më të sigurta apo të vendosura mbi kodra apo malësi. Është pikërisht në periudhën midis shekullit të X dhe shekullit të XI që hasen përmendjet e para të Marinos, qendër e zhvilluar në një rrëpirë piperin me largësi të mjaftueshme nga deti.
Përmendja e fundit e Bovillë, apo të paktën të vendit që e merte emrin nga ajo, përmbahet në dy akte që i përkasin vitit 1024, që kanë të bëjnë me kufijtë e Massa Camellaria: në fakt përmendet një shpellë apo kriptë e Buella-s në Via Appia.[23]
Gjatë pontifikatit të papa Honori III|Honorit të II]] (1216-1227), eksponent i familjes së fuqishme Savelli të atëhershme, që zotëronte feudet e Castel Gandolfos, Albano Laciales dhe Ariccia-s si dhe kështjellat e Borghetto di Grottaferrata dhe Castel Savello, është e mundur që pronësia e territorit bovillens i përkiste Savellëve, paasi historiani dhe arkeologu Giuseppe Tomassetti[24] pohon se ata do të ndërtonin një kishë të pasur me mozaikë dhe dysheme kozmateske në Frattocchie: vetë ajo kishë në vijim do ti kthehej kardinalit Girolamo Colonna në gjashtëqintën dhe do të shkatërrohej dhe rindërtohej në formën moderne përgjatë shekullit të XX.[25]
Që nga atëherë e në vijim territori bovillez ndoqi thelbësisht ndodhitë e feudit të Marinos, e të cilit do të bëhej përgjatë shekujve të e lidhur pazgjidhshmërisht, duke kaluar nën mbizotërimin e Orsinëve dhe pastaj të Colonna-ve.
Në nëntor të vitit 1347 territori bovillez u përshkua nga ushtria e Cola di Rienzo, i mbërritur në Romë për të marë kështjellën e Marinos, ku ishin përforcuar feudatarët Giordano dhe Rainaldo Orsini: sidoqoftë, duke mos arritur ta pushtonte atë kështjellë të pajisur mirë, vendosi të kalonte në rrethimin e kështjellës së vogël të Castelluccia-s, e vendosur pak më në jug të sitit arkeologjik të Bovillës së lashtë.[26] Kështu pohon Anonimi Roman në Cronica-n e tij të famshme në lidhje me episodin:[27]
Periudha moderne
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Për pozicionin kalimtar mbi Via Appia, tashmë e kthyer në një rrugë publike e Albano Laciales, Bovilla e lashtë, tashmë e njohur si Frattocchie, do të përshkohej disa herë nga ushtritë ndërluftuese të fraksionve të kundërshtare: në vitin 1436 qe radha e trupave të kardinalit komandant pontifik Giovanni Maria Vitelleschi në luftë kundër Savellëve dhe Colonna-ve, në vitin 1485 i milicive personale të Familjes Colonna dhe asaj Orsini, gjatë luftës midis papa Sikstit të IV dhe Alfonsit V të Aragonës, në vitin 1744 i ushtarëve austriakë gjatë luftës së pasimit në Mbretërinë e Napolit.
Papa Urbani VIII në vitin 1636, qe papa i parë që banonte në Palazzo Pontificio të Castel Gandolfos: që nga atëherë ponteficët që vendoseshin në rezidencën pontifike nuk mungonin ta ndalonin "shpurën" e tyre – oborri që nisej nga Roma - në Frattocchie për një pushim pranë Villa della Sirena, rezidence e ndërtuar në Gjashtëqintën nga kardinali Girolamo Colonna.[28]
Në vitin 1777 papa Piu VI]] urdhëroi nisjen e punimeve për bonifikimin e Via Appia në traktin që përshkonte Kënetat Pontine:[28] midis viteve 1780 dhe 1789 do të rindërtohej në këtë mënyrë e lavdishmja Via Appia, ku do të shmangej rruga postare midis Romës dhe Napolit, që më parë përshkonte Marinon dhe tashmë duke kaluar nëpër Frattocchie prekte Albano Lacialen dhe Genzano di Roma.[29]
Gjatë zhvillimeve të Repubblica Romana (1798-1799), midis bujtinës së Frattocchie dhe qendrës historike të Castel Gandolfos u zhvillua një betejë e ashpër midis ushtrisë franceze, të komanduar nga gjenerali Joachim Murat dhe të mbështetur nga vullnetarë marinezë dhe fraskatanë, si dhe disa forca kundër-revolucionare të banorëve të Castel Gandolfos, Albanos dhe Velletrit.[30]
Gërmimet arkeologjike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gërmimet e para arkeologjike të zhvilluara në territorin e qytetit të lashtë të Bovillës, pas disa shekujve harresë, do të kryheshin përgjatë Shtatëqintës, sidoqoftë që ishin tërësisht aksidentale. Në vitin 1712 përgjatë Olmata del Papa, Rruga e tanishme shtetërore 140 e Lago Albanos, pranë njësisë së Due Santi, u zbulua një katakomb nëntokësor, por tashmë është humbur vendndodhja.[31] Gjatë zgjerimit të Via Appia, në vitin 1787, u zbuluan mbetjet e një oratori paleokristian në pikëtakimin midis Via Appia Antica dhe Via Appia Nuova, të shkatërruara përkatësisht; në të njëjtin sit gati një shekull më vonë, në vitin 1869, do të dilnin në dritë mbetje të tjera të oratorit, edhe ato të humbura.[31]
Arkeologu Giuseppe Tambroni, me ndihmën e cavalier Vincenzo Colonna, duke parë interesin në rritje që po krijohej edhe mbi publikun e gjerë, zbulimi i vazhdueshëm i materialeve arkeologjike në Agro Romano: në vitin 1823 mori vendimin për të nisur një fushatë gërmimesh për të identifikuar sitin e saktë të Bovillës së lashtë.[32][33]
Gërmimet e arritën në një masë të madhe qëllimin e tyre: në fakt u identifikuan mbetjet e cirkut të madh dhe të teatrit, një lokal ndoshta me funksion salle termale dhe sitet e mundshme të sakraritë të Gens Iulia dhe të tempullit të Veioves. Arkeologu Luigi Canina e studjoi sitin me vëmendje dhe përpunoi një hartë arkeologjike të Bovillës; edhe historiani marinez Girolamo Torquati do të interesohej personalisht, në vijim, për artefaktet e zbuluara nga Tambroni.
Në vitin 1853, ndërsa ishte në fuqi papa Piu IX, qeveria pontifike porositi një seri të gjatë studiuesisht, historianësh, artistësh dhe arkeologësh me famë të madhe (Ennio Quirino Visconti, Antonio Canova, Carlo Fea, Antonio Nibby, Luigi Canina, Giovanni Battista de Rossi)[34] për tu kujdesuar për rerstaurimin arkeologjik të Via Appia Antica. Kështu gjithë pjesa e parë e rrugës së vjetër midis Romës dhe Marinos, e braktisur nga gjurma e re, u mbrojt dhe mbetjet e lokalizuara aty u kataloguan. Sistemimi i rrugës, që pas dështimit të projektittë "Passeggiata Archeologica" u vijua vetëm në vitin 1988 me themelimin e Parco regionale dell'Appia antica, arriti deri në Frattocchie, por pa e përfshirë edhe zonën urbane të Bovillës.
Në dekadën e parë të shekullit të XX Komuna e Marinos subvencionoi nisjen e gërmimeve arkeologjike pranë lokalitetit të Tor Messer Paolo e Colle Licia, për të identifikuar sitin e Bovillës para-romane; në fakt, ishte përhapur opinioni i "rrëshkitjes" progresive të vendbanimit drejtë luginës, i zhvilluar përgjatë shekujve. Studjuesi Giuseppe Tomassetti personalisht mundi të shikonte gërmimet dhe të vërente se ishin bërë gjetje që të çonin në një strukturë termale apo banesa.[24] Gjithësesi mungesa kronike e fondeve dhe çinteresimi drejtë një operacioni të tillë do të pasonin përfundimin e operacionit arkeologjik, pikërisht ndërsa komuna po ndërtonte antikuarin komunal.
Në vitin 1930, gjatë regjimit fashisht, gërmimet arkeologjike të Bovillës iu kushtua një vëmendje minimale: në fakt u konsoliduan dhe risistemuan tre harqet e carceres të cirkut: sidoqoftë interesi zgjati pak. Në fakt që nga intensifikimi i urbanizimit të gjysmës së dytë të pasluftës të Frattocchie dhe Santa Maria delle Mole, i mbyti monumentet e nxjerra me vështirësi në dritë.
Zbulimet e shpërndara në periudha të ndryshme në territorin bovillens janë të shumta. Pjesa më e madhe e tyre as nuk janë dokumentuar korrektësisht dhe shumë artefakte janë ruajtur pranë Museo civico Umberto Mastroianni të Marinos apo në depot e Istituto statale d'arte Paolo Mercuri, pa tregues të vendit të zbulimit apo datës, sepse të padisponueshme. Veprat më të çmuara, për fat të keq, u nxorën jashtë Italisë: një shembull është Apoteoza e Homerit e konservuar në British Museum të Londrës.
Historiani marinez Girolamo Torquati deklaron se është ishte i pranishëm personalisht të paktën në dy raste zbulimesh aksidentale artefaktesh arkeologjike në zonën e Bovillës antike.[35] Më 13 mars 1891 në vreshtin e Ernesto Terribilit, në pikëtakimin midis Via Appia Nuova dhe Via Nettunense, u zbuluan, ndërsa po lëronte një kallamishte, dolën në dritë disa blloqe gurësh, pjesë e një rrethimi mortor dhe dy sarkofagë prej mermeri të bardhë të punuar trashë, një i gjatë 2.30 metra dhe tjetri 2.16, me dy skelete brenda. Sarkofagët gjendeshin në mbetjet e një ndërtese me kupolë që kishte qenë një kriptë. Nuk u gjetën mbishkrime.[36] Ndërsa më 14 shkurt 1886, në vreshtin e vëllezërve Giuseppe dhe Antonio Vitali pranë Frattocchie, u zbulua një Venerë prej mermeri, që Torquati do tua njoftonte menjëherë autoriteteve kompetente.[37]
Mbetjet arkeologjike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mbetjet arkeologjike më të rëndësishme të zbuluara në Bovillë përgjatë gërmimeve të Giuseppe Tambronit (1823-1825) janë ato që i përkasin cirkut.[6] I dashur nga perandori Tiber pas vdekjes së njerkut dhe paraardhësit të tij, Augustit (viti 14) për të nderuar kujtimin e tij me spektakle dhe lojëra circense, Ludi Augustales, gjatësia e cirkut ishte prej 337,50 metrash, ndërsa gjerësia prej 68,60 metrash,[6][38] dhe ishte një nga cirqet më të mëdhenj të Romës, duke e tejkaluar si Cirkun Vatikan ashtu dhe Cirkun Agonal (tashmë Piazza Navona).[38]
Nga cirku sot mbeten vetëm tre harkada në blloqe gurësh peperin, që i përkisnin strukturës së carceres, plus një çerek harkade e përfshirë në një cascinale.[6] Në origjinë duhet të ishin dymbëdhjetë harkada. Shpina e cirkut ishte 197 metri e gjatë dhe e dekoruar me shtatore dhe zbukurime të tjera: pjesë të shpinës u zbuluan gjatë gërmimeve të shekullit të XIX. Kapaciteti i strukturës vërtitej midis 8.000 dhe 10.000 spektatorëve. Ludi Augustales kremtoheshin të paktën gjatë gjithë Dinastisë Julio-Klaudiane, pasi një mbishkrim i vitit 53 kujton njëfarë Auriga Fuscus e factio prasina[6] fitues i lojërave bovillense (Ludi Augustales).
Mbetjet e teatrit të Bovillës janë identifikuar mbarapa cirkut. Data e themelimit të kompleksit, të ndërtuar megjithatë sipas të gjitha normave klasike, është e panjohur. Pranë teatrit ishte i pranishëm një scola actorum për mimë, siç dëshmohet nga mbishkrimi vijues në kujtim të arkimimit Acilius[39]:
L.ACILIO.L.F.POMP.EVTYCHE.NOBILI.ARCHI
MIMO.COMMUN.MIMOR.ADLECTO.DIVURNO
PARASITO.APOLL.TRAGICO.COMICO.PRIMO
SUI.TEMPORIS.ET.OMNIBUS.CORPORIB.AD
SCAENAM.HONOR.DECVURIONI.BOVILLIS
QUEM.PRIMUM.OMNIUM.ADLECT.PATRE
APPELLAVERVNT
ADLCETI.SCENICORUM.EX.AERE.COLLAT
OB.MUNERA.ET.PIETATEM.IPSIUS.ERGA
CVIVS.OB.DEDICATIONEM.SPORTULAS.DE.SE.
DII.ADLECTIS.SING.XXV.DECVR.BOVILL
SING.V.AVGVSTAI.SING.III.MVLIER.HONO
ET.POPVLO.SING.I
DEDIC.III.IDVS.AVG.SOSSIO.PRISCO
ET.COLLIO.APOLLINARI.COS.CVRATO
RE.Q.SOCIO.AVGUSTINIANO
ORDO.ADLECTORUM****PLAVTIVS
AELIVS.TORPHIMI****RECEPTVS
DASMIVS.CARVS
Studjuesi Antonio Nibby[40] pohon se skena e teatrit kishte një rreze prej njëzet e shtatë këmbësh dhe një diametër prej dyzet e shtatë. Gjithashtu, u zbuluan edhe shkallët e teatrit.
Gjatë gërmimeve arkeologjike të viteve 1823-1825, në zonën e Frattocchie dhe Due Santi do të zbulohej një ara sacra pagane me sipër mbishkrimin pasues[41]:
VEDIOVEI.PATREI
GENTILES.IULEI
Ky zbulim bënë të mendosh praninë pranë qytetit të lashtë të një tempulli pagan kushtuar Veiovit, hyjni vendore latine funksioni i të cilit nuk është shumë e qartë, por ishte titullari i një tempulli mbi Kampidolio në Romë i vendosur inter duos lucos, d.m.th. midis dy pyjeve të shenjta ku gjenin imunitet keqbërësit apo lutësit. Tempulli i Bovillës me gjasa u ngrit nga Gens Iulia, e prejardhur nga qyteti, në një periudhë jo të përcaktuar mirë, e vendosur afërsisht nga arkeologu Antonio Nibby rreth shekullit të I p.e.s.[42]
Në Bovillë i ishte kushtuar një sakrar Gens Iulia.[43][6] Ndërtimi i tij u krye në vitin 17, disa vite pas vdekjes së Augustit me nismë të pasuesit të tij, Tiberit. Sipas zbuluesit të qytetit, arkeologut Giuseppe Tambroni, në këtë sakrar ishin varrosur Augusti, pas nderimeve solemne shtetërore të kremtuara në Romë[44]: sidoqoftë, është një hipotezë e pa mbështetur nga ndonjë fakt.[45]
Studjuesi Antonio Nibby e përshkruan strukturën tetëkëndore të zbuluar gjatë gërmimeve të viteve 1823-1825 dhe të menduar nga zbuluesit si sakrari (shenjtërore)[46]: i ndërtuar tërësisht me gurë peperin, rreth dyqintë metra nga teatri dhe struktura e kishte pesëmbëdhjetë këmbë diametër dhe dhjetë lartësi; përreth gjithë tetëkëndëshit shtrihej një rrethim katërkëndor.
Përgjatë Via Appia Antica, mbi të gjitha në pjesën e parë, midis Porta San Sebastiano dhe Bovillës, janë gjetur disa varrime mbreëlënëse monumentale të periudhës romake: pjesa më e madhe e tyre janë konservuar në brendësi të Parco Regionale dell'Appia Antica, sidoqoftë të paktën dy janë lokalizuar në territorin marinez pranë gërmimeve të qytetet të lashtë.
I pari është varri me bazë katrore mbi të cilin, në gjysmën e dytë të tetëqintës, do të ndërtohej një kullëz për matjet geodedike të atë Angelo Secchi-t: nga ky episod rrjedh emri me të cilin tashmë ëhstë e njohur struktura, "Torre Secchi".[47]
Ndërsa Torraccio di Due Santi është konservuar më mirë: e bërë e famshme nga romani Quer pasticciaccio brutto de via Merulana i Carlo Emilio Gadda-s, që e përshkruan përsosmërisht jetën e Agro Romanos deri në vitet 1950, është vetëm bërthama e çimentuar e një varri të lashtë romak.
Pak më tej Via Appia Antica, në Via Costa Rotonda, në brendësi të pronës që tashmë i përket etërve Trappisti, bashkangjitur Villa della Sirena të gjashtëqintës, gjendet një varr romak, mbi të cilin në mesjetë u ndërtua një kullë tetëkëndore e quajtur Tor Leonardo. Tor Leonardo do të ndërtohej përgjatë mesjetës në rrënojat e një varri romak të periudhës perandorake, megjithëse përmendet për herë të parë në shekullin e XV – me emrin Turris Leonarde – si zotërim i Abacisë territoriale të Santa Maria di Grottaferrata dhe në vijim të kaluar Familjes Colonna.[48]
Para Torraccio-s, një varr i lashtë romak i vendosur në miljen e XII të Rrugës shtetërore 7 Via Appia, në vitin 1823 u zbulua një degëzim të shtruar me kalldrëm me gurë peperinë që dukshëm çonte drejtë strukturave të qytetit të lashtë dhe që sot përkon me rrugicën e tanishme të Divino Amore. Degëzimi, i përshkruar nga Antonio Nibby[42], ishte i mbuluar me rreth gjashtë këmbë dhe dhe i gjerë dymbëdhjetë këmbë dhe kishte gjurmët e mbetura të kalimit të vazhdueshëm të rrotave të karrove.
Pranë degëzimit, u zbuluan mbetjet e asaj që do të përcaktohej si "salla e banjos" apo pjesë e një impianti termal. Pranë saj, u zbulua një pishinë që i përketë shekullit të II, e gjerë dy këmbë, e gjatë dyzet e tetë këmbë dhe e lartë nëntë.[42]
Mbetjet anës rrugës që çojnë te Rruga e afërt Apiane u zbuluan gjatë punimeve të gërmimeve për të ndërtuar një restorant McDonald në vitin 2014.[49] Gjatë gërmimeve, u zbuluan gjithashtu një tërësi prej katër skeletesh mashkullore. Vetë restoranti tani bujt një pamje të një shtrirjeje 150-këmbë të rrugës 2,000-vjeçare të shtruar me gurë poshtë një shëtitoreje qelqi. Është gjithashtu e mundur të shkosh në zonën e gërmuar nga një hyrje e veçantë.
Në zonën e degëzimit të përshkruar nga Nibby, në kohë më të fundit kanë dalë në dritë, gjatë punimneve për ndërtimin e kanalizimeve në Via delle Giostre, disa artefakte romake prej guri peperin.[50]
Shiko gjithashtu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Alba Longa
- Albanët
- Monti Albani
- Enea Ankiziadi
- Eneida
- Virgjili
- Remi dhe Romuli
- Themelimi i Romës
- Mitologjia romake
- Feja romake
- Gaius Marius
- Appius Claudius Caecus
- Jul Çezari
- Augusti
- Ciceroni
- Ligjëratat e Ciceros
- Via Appia
- Rrugët romake
- Aqua Appia
- Vellej Paterkuli
- Paterculi Historiae Romanae
- Dionisi i Halikarnasit
- Antiquitatum Romanarum
- Taciti
- Aurel Viktori
- Ludi
- Spektaklet Romake
- Personalitete romake
- Jus trium liberorum
- Tirones
- Kultura e Romës së lashtë
- Kolonia Romake
- Romanizimi (kulturor)
- Iliro-romakët
- Lista e toponimeve latine në Ballkan
- Ushqimi dhe darka në Perandorinë Romake
- Veshjet në Romën e lashtë
- Moda e flokëve në Romën e lashtë
- Agentes in rebus
- Frumentarii
- Skllavëria në Romën e lashtë
- Filozofia e lashtë romake
- Arsimi në Romën e lashtë
- Martesa në Romën e lashtë
- Arti romak
- Kopshtet romake
- Teknologjia në Romën e lashtë
- Ekonomia Romake
- Bujqësia në Romën e lashtë
- Kuzhina antike romake
- Castellum
- Castra
- Burgus
- Ushtria Romake
- Panem et circenses
- Institucionet politike të Romës së lashtë
- E drejta romake
- Të Drejtat Latine
- Monarkia romake
- Republika Romake
- Senati Romak
- SPQR
- Magjistratët romakë
- Diktatori romak
- Perandoria Romake
- Censori
- Lista e kolonive romake
- Vegeti
- Novus homo
- Notitia Dignitatum
- Limes
- Mansio
- Kolumbarium
- Plumbata
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Publju Korneliu Taciti, Hitorie, 2, 95
- ↑ Torquati 1974, f. 176.
- ↑ Torquati 1974, f. 177.
- ↑ Aurel Viktori, De Origine Gentis Romanae Arkivuar 9 qershor 2025 tek Wayback Machine, XVII, 6.: Igitur regnante Latino Silvio coloniae deductae sunt Praeneste, Tibur, Gabii, Tusculum, Cora, Pometia, Labici, Crustumium, Cameria, Bovillae caetera oppida circumquaque.
- 1 2 3 4 Torquati 1974, ff. 178–179.
- 1 2 3 4 5 6 Coarelli 1981, f. 72.
- ↑ Antonia Lucarelli, Boville città dimenticata, te Memorie marinesi, fq. 13.
- ↑ Del Nero 1994, f. 13.
- 1 2 Coarelli 1981, ff. 70–71.
- 1 2 Torquati 1974, f. 180.
- ↑ Dionisi i Halikarnasit (28 gusht 2009). Roman Antiquities, libri VIII kapitulli 21 (në anglisht). Penelope.uchicago.edu.
- ↑ Dionisi i Halikarnasit Ρομαικη αρχαιη, lib. VIII cap. 21, vv. 1-3: Hinc [Coriolanus] exercitum admovit ad Bovillas quod oppidum et illustre tunc erat et unum a primariis Latini generis civitatibus numero perexeguis. Cum ab oppidanis moenium firmitate, et propugnatorum multitudine fretis excluderentur, [Coriolanus] milites ad fortiter pugnandum exhortatus propositis maximis praemiis his qui primi evasissent in moenia rem strenue aggressus est; pugnatumque est circa id oppidum acriter; nam Bovillani non modo a moenibus hostem arcebant sed etiam apertis portis confertim prorumpebant adversosque magnavi per declivia propellebant. Plurimi Volscorum ibi caesi, diuque duravit oppugnatio vix ulla spe victoriae. Sed imperator in cadentium locum altos sufficiens efficiebat ne sentiretur detrimentum numeri: laborantibusque addebat animum et quaque parte premerentur ipse labantes fulciebat; nec verbis tantum, verum etiam exemplo suos animabat, nam omnia subibat pericula, nihil intentatum reliquens donec vi moenia caperet; tandemque hac etiam potitus urbe victos partim occidit repugnantes partim vivos cepit; adeptusque clarissimam victoriam exercitum abduxit, plurimis et luculentissimis oneratum spoliis, ditatumque pecuniis maximis plures enim ibi quam in caeteris oppidis reperiebantur.
- ↑ Ashby 1911, f. 338.
- ↑ Torquati 1974, f. 181.
- ↑ Ciceroni Pro Cn. Plancio, Nisi forte Lavicana, aut Bovillana aut Cabina vicinitas adiuvabat, quibus e municipiis vix iam qui carnem Latinis petant inveniantur.
- ↑ Torquati 1974, f. 182.
- ↑ Luca Fezzi, Il tribuno Clodio, fq. 104.
- ↑ MarkTullju Ciceroni (28 gusht 2009). Pro T. Annio Milone Oratio (në latinisht).
- ↑ Torquati 1974, ff. 183–184.
- ↑ L. Poletti, Archaeological map of Bovillae, Tambroni 1823; G.M. De Rossi, Archaeological map of Bovillae, De Rossi 1979; Canina 1849-1853.
- 1 2 Torquati 1974, f. 185.
- ↑ Antonia Lucarelli, op. cit., fq. 14.
- ↑ Del Nero 1994, f. 35.
- 1 2 Tomassetti 1910.
- ↑ Del Nero 1994, f. 37.
- ↑ Del Nero 1994, f. 41.
- ↑ Anonimo Romano, Cronica, cap. XVIII.
- 1 2 Del Nero 1994, f. 47.
- ↑ Nicola Ratti, Storia di Genzano, con note e documenti, kapit. VI fq. 54.
- ↑ Giuseppe Del Pinto, Albano nel 1798, fq. 12-13.
- 1 2 Del Nero 1994, f. 27.
- ↑ Del Nero 1994, f. 75.
- ↑ Torquati 1974, f. 175.
- ↑ Del Nero 1994, f. 65.
- ↑ Torquati & 1974, ff. 252–261.
- ↑ Torquati 1974, ff. 254–255.
- ↑ Torquati 1974, ff. 256.
- 1 2 Torquati 1974, f. 190.
- ↑ Torquati 1974, f. 191.
- ↑ Antonio Nibby, Analisi storico-topografico-antiquaria della carta de' dintorni di Roma - Bovillae, tomo I fq. 311.
- ↑ Girolamo Torquati, op. cit., fq. 187.
- 1 2 3 Antonio Nibby, Analisi storico-topografico-antiquaria della carta de' dintorni di Roma - Bovillae, tomo I fq. 309.
- ↑ Torquati 1974, ff. 185–186.
- ↑ Giuseppe Tambroni, Giornale Arcadico, anno 1825 fq. 395.
- ↑ Girolamo Torquati, op. cit., fq. 185.
- ↑ Antonio Nibby, Analisi storico-topografico-antiquaria della carta de' dintorni di Roma - Bovillae, tomo I fq. 312.
- ↑ Marco Cavacchioli (2020). Via Appia Antica X - XIII miglio Ciampino - Marino: Itinerario Storico-Archeologico (në italisht).
- ↑ Raimondo Del Nero, op. cit., fq. 73.
- ↑ "Drive-Thru History? McDonald's Opens 'Museum-Restaurant' Above Ancient Roman Road" (në anglisht). Observer.com. 24 shkurt 2017.
- ↑ Legambiente Marino - Parco archeologico di Bovillae
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Cavacchioli, Marco (2020). Via Appia Antica X - XIII miglio Ciampino - Marino: Itinerario Storico-Archeologico (në italisht).
- Pamela Cerino, Andrea De Angelis, Andrea Pancotti, Noemi Tomei, Verso i carceres. Una via basolata nel territorio di Bovillae (Marino), in Lazio e Sabina, X, atti del convegno di studi di Roma, 4-6 qershor 2013, Roma 2014, fq. 339–341.
- Coarelli, Filippo (1981). Guide archeologiche Laterza - Dintorni di Roma (në italisht). Roma-Bari: Casa editrice Giuseppe Laterza & figli. SBN RAV0131516.
- Lucidi, Emanuele (1796). Memorie storiche dell'antichissimo municipio ora terra dell'Ariccia, e delle sue colonie di Genzano e Nemi (në italisht). Roma: Tipografia Lazzarini.
- Christian Mauri, "Latium arcaico", Aracne editrice, 2022, fq. 167-186
- Del Nero, Raimondo (1990). La Valle Latina (në italisht). Frascati: Parco Regionale dei Castelli Romani.
- Del Nero, Raimondo (1994). Bovillae (në italisht). Marino: Tipografia Gianni Palozzi. fq. 121.
- Del Nero, Raimondo (2002). La diocesi tuscolana dalla origini al XIII secolo (në italisht). Frascati: Associazioni "Amici del Tuscolo".
- Nibby, Antonio (1848). "volumi I". Analisi storico-topografico-antiquaria della carta de' dintorni di Roma (në italisht) (bot. i II-të). Roma: Tipografia delle Belle Arti.
- Andrea Pancotti, Torre Messer Paoli, presso Marino: scoperte, scavi e studi ottocenteschi, in Colli Albani. Protagonisti e luoghi della ricerca archeologica nell'Ottocento, a cura di Massimiliano Valenti, Tusculana - Quaderni del Museo di Monte Porzio Catone, 4 (2011), Frascati 2011, fq. 169–174.
- Ratti, Nicola (1797). Storia di Genzano, con note e documenti (në italisht). Roma: Stamperia Salomoni.
- Ricci, Giovanni Antonio (1787). Memorie storiche dell'antichissima città di Alba Longa e dell'Albano moderno (në italisht). Roma: Stamperia Giovanni Zempel.
- Smith, William; Dictionary of Greek and Roman Geography, Londër, (1854)
- Ashby, Thomas (1911). "Bovillae". përmbledhur nga Hugh Chisholm (red.). Encyclopædia Britannica (në anglisht). Vëll. 4 (bot. i 11-të). fq. 338.
- Tomassetti, Giuseppe; Francesco Tomassetti (1910). La Campagna Romana antica, medioevale e moderna (në italisht). Vëll. 4. Torino: Loescher. SBN NAP0141293. IT\ICCU\UMC\0062296; botimi i përditësuar: L. S. Olschki, 1979).
- Torquati, Girolamo (1974). "volumi I". Studi storico-archeologici sulla città e sul territorio di Marino (në italisht). Marino: Tipografica Renzo Palozzi.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- "Bovillae". Sapere.it (në italisht). De Agostini.[lidhje e vdekur]
- Il patrimonio storico-archeologico dell’antica Bovillae, fonti di sviluppo economico e di riqualificazione