Brabanti Valonas

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Brabanti Valonas
Brabant wallon (Frëngjisht)
Waals-Brabant (Holandisht)
Roman Payis (Ualunisht)
Location of Brabanti Valonas
Popullsia
 • Gjithsej407,397
Faqja zyrtarewww.brabantwallon.be/bw/

Brabanti Valonas (Frëngjisht: Brabant wallon, Holandisht: Waals-Brabant, Ualunisht: Roman Payis) është një provincë e Valonisë, një nga tre rajonet e Belgjikës. Kufizohet me provincën flamane të Brabantit Flamand dhe me provincat valonase të Liège, Namurit dhe Hainautit. Kryeqyteti i tij dhe qyteti më i madh është Wavre.

Provinca ka vetëm një qark administrativ (arrondissementen në holandisht), Qarku i Nivelles, me 27 komuna.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Beteja e Waterloo u zhvillua më 18 qershor 1815, në territorin e kësaj province, pranë qytetit të Waterloo.

Brabanti Valonas është provinca më e vogël dhe më e re në Belgjikë. Ajo u krijua nga ndarja e ish-Provincës së Brabantit midis Brabantit Flamand dhe Brabantit Valonas. Lindja zyrtare e provincës së Brabantit Valonas u shenjtërua më 1 janar 1995.