Braktisja e shkollës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shumë fëmijë braktisin shkollën e mesme në Shtetet e Bashkuara me pabarazi ekonomike më të lartë

Braktisja e shkollës nënkupton largimin nga shkolla (shkolla fillore, shkolla e mesme, kolegji, universitet ose një institucion tjetër arsimor) për arsye praktike, nevoja ose zhgënjimi me sistemin nga i cili largohet nxënësi në fjalë. [1] [2] [3]

Nga vlerësimet e gjendjes, bërë nga MAS, dhe studimet nga UNICEF theksohet se vijon braktisja e shkollës dhe është e pranishme  dukuria e fëmijëve jashtë sistemit arsimor  Në nje situatë të tillë roli i shkollës dhe i komunitetit është thelbësor për evidentimin e fëmijëve në moshë shkollore, por edhe për parandalimin e braktisjes së shkollës.  Shumë nga praktikat e programeve shkollore kanë treguar se shkollat mund të luajnë rol aktiv në parandalimin e dukurisë së braktisjes së shkollës, duke krijuar programe të ndryshme bazuar në nevojat e fëmijëve. Një mjedis shkollor miqësor, i sigurt dhe i ngrohtë ndaj nxënësve i ndihmon fëmijët në rrezik braktisjeje të shkollës të ndihen të mbrojtur dhe të motivuar për të ndjekur rregullisht mësimet.

Llojet e braktisjes[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ekzistojnë dy lloje braktisjesh :

  • Braktisje fizike - ku nxënësi nuk frekuenton shkollën fizikisht, shkëputet fizikisht prej saj
  • Braktisje e fshehtë - nxënësi frekuenton shkollën fizikisht dhe rregullisht por nuk është aktiv, nuk ka interes, qëndron i shkëputur mendërisht nga shkolla.

Parandalimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Cilat mund të jenë arsyet që një fëmijë të mos regjistrohet në shkollë ose një nxënës të braktisë shkollën pa e përfunduar arsimin e detyruar ose atë parauniversitar? Largësia e shkollës nga shtëpia, sidomos në arsimin e mesëm të ulët, presioni për të kontribuar në të ardhurat e familjes, martesa e hershme për të pasur një familje ,presioni nga rrethi shoqëror i atyre që tashmë e kanë braktisur shkollën, detyrimi nga familja për të ndihmuar në punët e shtëpisë, për t’u përkujdesur për motrat e vëllezërit apo për të moshuarit në familje etj. Në disa raste ekstreme, braktisja mund të jetë dhe tregues i fëmijëve që janë abuzuar, trafikuar apo shfrytëzuar. Ka dhe arsye të tjera që shpjegojnë pse disa fëmijë nuk regjistrohen kurrë në shkollë, të tilla si: aftësia e kufizuar, etnia, migrimi dhe varfëria.

Administrimi i mungesave

• Monitorimi i mungesave në shkollë është detyrim ligjor. Kur fëmijët frekuentojnë shkollën, ata janë nën përgjegjësinë e drejtuesve dhe mësuesve të shkollës.

• Mësuesit duhet të shënojnë në regjistër të gjitha mungesat për çdo orë mësimi.

• Mësuesit kujdestarë duhet të mbledhin mungesat në regjistër çdo javë.

• Shkolla duhet të njoftojë prindërit që ditën e parë që fëmija mungon.

• Shkolla duhet të organizojë takim me prindërit, kur fëmijët mungojnë pa një arsye të vlefshme për më shumë se 5 ditë, me qëllim që të diskutojnë e të ndërmarrin zgjidhje që fëmija të kthehet në shkollë.

Hapat për parandalimin e braktisjes së shkollës janë:

  1. Hapi 1:-Mësuesit kujdestarë identifikojnë nxënësit në rrezik mospërfundimi të arsimit
  2. Hapi 2:-Takimi i parë SPH për të diskutuar rastet e fëmijëve në rrezik dhe për të caktuar kujdestarët      përkaës
  3. Hapi 3:-Identifikimi i nevojave të nxënësve individualë dhe i ndërhyrjeve reaguese për t'i trajtuar këto nevoja
  4. Hapi 4:-Zbatimi i ndërhyrjeve për të rritur frekuentimin e nxënësve dhe mundësitë e tyre për të përfunduar studimet
  5. Hapi 5:-SPH/takimet për kujdesin ndaj rasteve për të monitoruar ndërhyrjet dhe për t'i analizuar/ ndryshuar ato sipas nevojës
  6. Hapi 6:-Vlerësimi i ndërhyrjeve dhe mësimet e nxjerra për raste të ardhshme

Qasja ndaj fëmijëve në rrezik të braktisjes së shkollës:

  • Flisni me fëmijët.
  • Flisni me prindërit që të rrisni ndërgjegjësimin e tyre për rëndësinë e frekuentimit të rregullt.
  • Tregojini fëmijes se ai është i rëndësishëm për shkollën, duke e përshëndetur me emër çdo ditë.
  • Tregoni vëmendje ndaj fëmijës në klasë: bëjini pyetje.
  • Lavdërojeni fëmijën për sjellje të mirë, punë të mirë, punë në grup etj.
  • Shpërblejeni fëmijën kur ai frekuenton rregullisht shkollën.
  • Organizoni takime të përjavshme me fëmijën dhe me mësuesin e caktuar, për të parë mungesat javore dhe diskutoni çdo problem që fëmija mund të ketë me shkollën.
  • Organizoni takime të anëtarëve të Këshillit të prindërve dhe të atij të mësuesve me prindërit e fëmijës,s hkolla u komunikon qartë prindërve dhe fëmijëve rregullat për mungesat.

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Literatura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Binfet, J., Passmore, H., Cebry, A., Struik, K., & McKay, C. (2018). Reducing university students’ stress through a drop-in canine-therapy program. Journal of Mental Health, 27(3), 197-204.
  • Binfet, J., & Passmore, H. (2016). Hounds and homesickness: The effects of an animal-assisted therapeutic intervention for first-year university students. Anthrozoös, 29(3), 441-454.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 29 shkurt 2020. Marrë më 29 shkurt 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  2. ^ Fall, Anna-Mária; Roberts, Greg (2012). "High school dropouts: Interactions between social context, self-perceptions, school engagement, and student dropout". Journal of Adolescence. 35 (4): 787–798. doi:10.1016/j.adolescence.2011.11.004. PMC 3478125. PMID 22153483. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "One in four Australian students drop out of high school". ABC News (në anglishte australiane). 2015-10-26. Marrë më 2016-05-17.