Brian D. Joseph

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Brian Joseph)

Brian D. Joseph (shqipto: Brajën D. Xhouzef) ka lindur më 22 nëntor 1951. Ai është gjuhëtar amerikan i specializuar në fushën e gjuhësisë historike . Mban titullin Profesor i Shquar i Gjuhësisë në Universitet dhe është profesor i Institutit Kenneth E. Naylor në Universitetin Shtetëror të Ohajos . [1] Interesat e tij kërkimore përfshijnë ndryshimin e gjuhës, gjuhësinë greke, gjuhësinë ballkanike dhe teorinë morfologjike . Ai u zgjodh Anëtar i Shoqatës Filozofike Amerikane në vitin 2019. Brian Joseph mori një diplomë të shkallës së parë (bachelor) në gjuhësi nga Universiteti Yale, ndërsa masterin dhe doktoraturën në gjuhësi nga Universiteti i Harvardit. Gjithë karrierën e tij profesionale ai e ka kaluar në Universitetin Shtetëror të Ohajos. [2]

Brian D. Joseph ka qenë Zëvendës-President i Shoqatës Gjuhësore të Amerikës në vitin 2018, ndërsa në vitin 2019 u zgjodh President i saj. [3] Ai ka qenë më parë President i Shoqatës së Amerikës së Veriut për Historinë e Shkencave Gjuhësore dhe aktualisht shërben si bashkëredaktor i Journal of Greek Linguistics . [4]

Vlerësime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fellow, Linguistic Society of America (janar 2010)

Doktor Nderi (Doctor honoris causa) i Universitetit të Patras, Patra, Greqi (2008)

Anëtar i jashtëm i American Association for the Advancement of Science (2007)

Doktor Nderi (Doctor honoris causa) i La Trobe University (Bundoora, Australi) (2006)

Anëtar i Akademisë Amerikane të Arteve dhe Shkencave (2004)

Çmimi i Themeluesit (Founder’s Award), Akademia Pedadogjike e Ohajos (Ohio Academy of Teaching) (2011)

Profesor i Shquar i Universitetit Shtetëror të Ohajos (OSU Distinguished University Professorship) (2003)

Çmimi për Shërbime të Shquara i Universitetit Shtetëror të Ohajos (OSU Distinguished Service Award) (2002)

Çmimi i Shkencëtarit të Shquar i Universitetit Shtetëror të Ohajos (OSU Distinguished Scholar Award) (2001)

Çmimi i Veçantë i Kolegjit të Shkencave Njerëzore (College of Humanities Exemplary Faculty Award) (2000)

Çmimi i Pedagogut të Shquar të Shoqatës së të Diplomuarve të Universitetit Shtetëror të Ohajos (OSU Alumni Distinguished Teaching Award) (1995)

Anëtar i Akademisë Pedagogjike të Ohajos (Ohio Academy of Teaching) (1995- ) (Drejtor Ekzekutiv në periudhën 1999-2000)

Brian D. Joseph është anëtar nderi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (2021)[5].

Ai është shpallur gjithashtu Doktor Nderi (Doctor honoris causa) i Universitetit Aristoteli të Selanikut (2022)[6].


Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Brian D. Joseph". Ohio State University. Marrë më 2019-04-16. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Brian Daniel Joseph – Curriculum Vitae" (PDF). Ohio State University. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 2019-04-14. Marrë më 2019-04-16. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Governance". Linguistic Society of America. Marrë më 2019-04-16. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Journal of Greek Linguistics: Overview[lidhje e vdekur], retrieved April 14, 2019.]
  5. ^ https://www.kultplus.com/libri/u-pranua-akademik-nderi-brian-d-joseph-i-mahnitur-nga-vecorite-e-gjuhes-shqipe/
  6. ^ https://www.ertnews.gr/omogeneia/o-epifanis-meletitis-tis-ellinikis-glossas-brian-d-joseph-anagoreytike-epitimos-didaktoras-toy-tmimatos-filologias-apth/

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]