Bruno Lulaj
| Të dhënat vetjake | |||
|---|---|---|---|
| Data e lindjes | 2 prill 1995 (31 vjeç) | ||
| Vëndi i lindjes | Pireu, Greqi | ||
| Gjatësia | 1.85 m (6 ft 1 in) | ||
| Pozicioni | Qëndër-mbrojtës | ||
| Të dhënat e ekipit | |||
Ekipi aktual | Elbasani | ||
| Numri | 4 | ||
| Karriera me të rinjtë | |||
| 2008–2014 | Panionios | ||
| Karriera me klube* | |||
| Vitet | Ekipi | Ndsh | (Gola) |
| 2014–2019 | Skënderbeu | 20 | (0) |
| 2016–2017 | → Laçi (huazim) | 29 | (2) |
| 2018–2019 | → Laçi (huazim) | 17 | (1) |
| 2019–2022 | Kukësi | 91 | (4) |
| 2022–2024 | Tirana | 48 | (4) |
| 2024– | Elbasani | 28 | (1) |
| Karriera ndërkombëtare | |||
| 2013–2014 | Shqipëria U19 | 4 | (0) |
| 2014–2016 | Shqipëria U21 | 14 | (0) |
| * Club domestic league appearances and goals as of 31 mars 2025 | |||
Bruno Lulaj (lindur më 2 prill 1995) është një futbollist profesionist shqiptar i cili luan si qëndër-mbrojtës për klubin shqiptar Elbasani ku është edhe kapiten. Ai në të kaluarën ka luajtur me ekipet në nën-19 dhe -21 të Shqipërisë.
Karriera me klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Skënderbeu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lulaj lindi në Greqi në një familje emigrantësh shqiptar. Ai e nisi karrierën e tij në vitin 2008 te akademia e Panionios, ku do të qëndronte për gjashtë vite. Më 20 gusht 2014, Lulaj u transferua te Skënderbeu.[1][2]
Lulaj bëri debutimin e tij si profesionist më 1 tetor 2014 në një ndeshje kupe kundër Himarës të cilën Skënderbeu e fitoi me rezultatin 10–1, duke shënuar për herë të parë në histori këtë numër golash në një ndeshje.[3] Ai e nisi këtë ndeshje si titullar në qëndër të mbrojtjes dhe shënoi golin e dytë të ekipit në minutën e 10të.[4]
Më 13 dhjetor, Lulaj luajti ndeshjen e tij të parë në Kategorinë Superiore në humbjen 2–0 kundër Tiranës, duke u aktivizuar si zëvëndësues në minutën e 55të në vend të Tefik Osmanit.[5]
2016–2017: Huazimi te Laçi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 1 shtator 2016, Lulaj dhe Paolo Ivani u dërguan në huazim te klubi tjetër i Kategorisë Superiore Laçi deri në përfundim të sezonit 2016–17.[6] Ai mori fanellën me numrin 4 dhe debutoi me klubin gjashtë ditë më pas në barazimin pa gola kundër Korabit në kampionat.[7] Lulaj shënoi golin e parë me klubin më 17 tetor në ndeshjen e javës së 7të kundër Vllaznisë, duke i dhënë Laçit fitoren e parë pas tre barazimesh dhe humbjesh.[8] Ai gjithashtu shënoi në ndeshjen e rradhës kundër Flamurtarit, duke ndihmuar ekipin të merrte një pikë.[9] Lulaj e shpenzoi muajin janar te Skënderbeu, duke marrë pjesë fazën përgatitore dimërore të klubit në Antalja të Turqisë, por u rikthye te Laçi në kohë për nisjen e pjesës së dytë të sezonit.[10][11] Lulaj e mbylli sezonin me 30 ndeshje, përfshirë 29 në kampionat, duke koleksionuar 2518 minuta. Ai ishte një nga lojtarët më të dalluar të Laçit që arriti të siguronte mbijetesën.[12] Lulaj e quaji kohën te Laçi "një eksperiencë e paharrueshme".[12]
2017–2018: Huazimi i dytë te Laçi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në qershor 2017, Lulaj u rikthye te Skënderbeu para nisjes së sezonit të ri.[12] Ai u përfshi nga trajneri Ilir Daja në ekipin që do të luante në raundet kualifikuese të UEFA Ligës së Evropës 2017–18.[13] Më 5 tetor, Lulaj luajti ndeshjen e parë pas rikthimit, duke u aktivizuar kundër Adriatikut në kupë. Ai shënoi një nga golat e ekipit që fitoi me rezultatin 9–1 dhe u kualifikua në raundin tjetër me rezultatin e përgjithshëm 17–1.[14]
Në janar 2018, Lulaj u dërgua sërisht në huazim te Laçi deri në përfundim të sezonit.[15] Ai zhvilloi ndeshjen e tij të 50të në Kategorinë Superiore më 5 maj kundër klubit prind Skënderbeu, duke shënuar një nga golat e fitores 3–2 me përmbysje në shtëpi.[16]
2018–2019: Rikthimi te Skënderbeu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lulaj u rikthye sërisht në ekip në ditët e para të korrikut 2018.[17] Ai e nisi sezonin duke fituar Superkupën e Shqipërisë 2018 kundër ish ekipit të tij Laçi, duke u aktivizuar si zëvëndësues në 14 minutat e fundit.[18]
Gjatë sezonit 2018–19 të Kategorisë Superiore, Lulaj u aktivizua në vetëm 14 ndeshje, duke koleksionuar vetëm 482 minuta. Ai kërkoi largimin nga klubi në përfundim të sezonit.[19]
Kukësi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 18 qershor 2019, Lulaj firmosi një kontratë dy-vjeçare me Kukësin.[20] Ai e nisi sezonin e ri më 18 gusht duke luajtur në humbjen 4–2 në kohën shtesë kundër Partizanit në superkupë.[21]
Pesë ditë më pas, Lulaj debutoi në kampionat kundër të njëjtit kundërshtar në ndeshjen hapëse të luajtur në Elbasan Arena; Kukësi fitoi ndeshjen 1–0 por Lulaj u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 62të pas një zënke me sulmuesin kundërshtar Theophilus Solomon, i cili gjithashtu u përjashtua.[22] Në një intervistë pas ndeshjes, Lulaj deklaroi se kartoni i kuq për të dy ishte një vendim i drejtë.[23] Ai u pezullua për ndeshjen e rradhës kundër Flamurtarit.[24]
Tirana
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 31 gusht 2022, Tirana njoftoi transferimin e Lulajt në një marrëveshje tre-vjeçare.[25]
Pas përfundimit të sezonit 2023–24, Lulaj u la i lirë nga klubi sëbashku me disa lojtarë të tjerë, duke u bërë lojtar i lirë.[26].
Elbasani
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në korrik 2019, Lulaj firmosi një marrëveshje me AF Elbasanin.[27] Ai u emërua kapiteni i ekipit para nisjes së sezonit të ri.[28] Lulaj bëri debutimin e tij në ndeshjen hapëse të kampionatit kundër Skënderbeut, duke shënuar golin e vetëm të ekipit të tij në një barazim 1–1.[29]
Karriera ndërkombëtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lulaj u ftua për herë të parë në ekipin nën-21 në maj 2014 nga trajneri Skënder Gega për ndeshjen miqësore kundër Italisë.[30] Ai gjithashtu luajti si titullar gjatë fushatës kualifikuese të UEFA Kampionatit Evropian nën-21 2017, duke u aktivizuar nëntë ndeshje si titullar përkrah Herdi Prengës.
Lulaj u aktivizua si titullar në fitoren 2–0 kundër Lihtenshtajnit në ndeshjen hapëse.[31] Shqipëria i mbylli kualifikueset në vendin e katërt me dhjetë pikë, duke mos u kualifikuar.[32] Lulaj luajti gjithsej 14 ndeshje me ekipin nën-21.
Statistikat e karrierës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Përditësuar më 31 mars 2025[33]
| Klubi | Sezoni | Liga | Kupa | Evropa | Tjetër | Gjithsej | ||||||
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
| Divizioni | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | ||
| Skënderbeu | 2014–15 | Kategoria Superiore | 3 | 0 | 3 | 2 | — | — | 6 | 2 | ||
| 2015–16 | Kategoria Superiore | 2 | 0 | 3 | 0 | 0 | 0 | 1[a] | 0 | 6 | 0 | |
| 2016–17 | Kategoria Superiore | — | — | — | 0 | 0 | 0 | 0 | ||||
| 2017–18 | Kategoria Superiore | 3 | 0 | 3 | 1 | 0 | 0 | — | 6 | 1 | ||
| 2018–19 | Kategoria Superiore | 12 | 0 | 2 | 0 | — | 1[a] | 0 | 15 | 0 | ||
| Gjithsej | 20 | 0 | 11 | 3 | 0 | 0 | 2 | 0 | 33 | 3 | ||
| Skënderbeu B | 2015–16 | Kategoria e Tretë | 2 | 1 | — | — | — | 2 | 1 | |||
| Laçi (huazim) | 2016–17 | Kategoria Superiore | 29 | 2 | 1 | 0 | — | — | 30 | 2 | ||
| 2017–18 | Kategoria Superiore | 17 | 1 | 3 | 0 | — | — | 20 | 1 | |||
| Gjithsej | 46 | 3 | 4 | 0 | — | — | 50 | 3 | ||||
| Kukësi | 2019–20 | Kategoria Superiore | 31 | 0 | 8 | 2 | 1[b] | 0 | 1[a] | 0 | 41 | 2 |
| 2020–21 | Kategoria Superiore | 27 | 1 | 3 | 0 | 0 | 0 | — | 30 | 1 | ||
| 2021–22 | Kategoria Superiore | 33 | 3 | 3 | 0 | — | — | 36 | 3 | |||
| Gjithsej | 91 | 4 | 14 | 2 | 1 | 0 | 1 | 0 | 107 | 6 | ||
| Tirana | 2022–23 | Kategoria Superiore | 24 | 2 | 6 | 1 | — | 1[a] | 0 | 31 | 3 | |
| 2023–24 | Kategoria Superiore | 25 | 2 | 5 | 1 | 4[c] | 0 | — | 34 | 3 | ||
| Gjithsej | 49 | 4 | 11 | 2 | 4 | 0 | 1 | 0 | 65 | 6 | ||
| Elbasani | 2024–25 | Kategoria Superiore | 28 | 1 | 3 | 0 | — | — | 31 | 1 | ||
| Gjithsej karriera | 236 | 13 | 43 | 7 | 5 | 0 | 4 | 0 | 288 | 20 | ||
- 1 2 3 4 Ndeshje në Superkupën e Shqipërisë
- ↑ Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Evropës
- ↑ Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Konferencave
Trofe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Skënderbeu[33]
- Tirana[33]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Firmos talenti Bruno Lulaj, sot pritet rikthimi i Lilajt". Panorama Sport. 21 gusht 2014. Marrë më 21 gusht 2014.
- ↑ "Mbrojtesi Bruno Lulaj, shumë pranë Skënderbeut". Skënderbeu.al. KF Skënderbeu. 21 gusht 2014. Arkivuar nga origjinali më 25 shtator 2014. Marrë më 21 gusht 2014.
- ↑ Feriz Ferizaj (2 tetor 2014). "Skënderbeu merr një fitore rekord në Kupë. Josa: Ishte formalitet, tani mundim Tiranën". Panorama Sport. Marrë më 2 tetor 2014.
- ↑ "Himara vs. Skënderbeu Korçë 1 – 10" (në anglisht). Soccerway. 1 tetor 2014. Marrë më 1 tetor 2014.
- ↑ "Tirana vs. Skënderbeu Korçë 2 – 0" (në anglisht). Soccerway. 13 dhjetor 2014. Marrë më 13 dhjetor 2014.
- ↑ Andi Deçka (1 shtator 2016). "Lulaj dhe Ivani huazohen te Laçi". SuperSport.al. Marrë më 1 shtator 2016.
- ↑ "Korabi Peshkopi vs. Laçi 0 – 0" (në anglisht). Soccerway. 7 shtator 2016. Marrë më 1 tetor 2014.
- ↑ "Laçi arrin të marrë fitoren e parë duke përmbysur Vllazninë (VIDEO)". Panorama Sport. 17 tetor 2016. Marrë më 22 tetor 2016.
- ↑ "Video / Lulaj shpëton Laçin nga humbja, barazim me Flamurtarin". Panorama Sport. 22 tetor 2016. Marrë më 22 tetor 2016.
- ↑ "Skënderbeu rikthen në ekip Bruno Lulaj". Gazeta Tema. 9 shkurt 2017. Marrë më 6 tetor 2017.
- ↑ Vladimir Prenga (9 shkurt 2017). "Lulaj lë Skënderbeun, rikthehet te Laçi". Sport Ekspres. Arkivuar nga origjinali më 6 tetor 2017. Marrë më 6 tetor 2017.
- 1 2 3 "Lulaj i befasuar: Me Laçin, eksperiencë e paharrueshme". Sportal.al. 3 qershor 2017. Arkivuar nga origjinali më 6 qershor 2017. Marrë më 3 qershor 2017.
- ↑ "Më në fund, UEFA zbardh edhe listën e Skënderbeut". Sportal.al. 27 qershor 2017. Arkivuar nga origjinali më 30 qershor 2017. Marrë më 27 qershor 2017.
- ↑ "Skënderbeu eliminon Mamurrasin nga Kupa e Shqipërisë me rezultat të pabesueshëm". Gazeta Olle. 5 tetor 2017. Arkivuar nga origjinali më 6 tetor 2017. Marrë më 6 tetor 2017.
- ↑ "Laçi kompletohet, Lulaj nis stërvitjen". Sport Ekspres. 19 janar 2018. Marrë më 19 janar 2018.
- ↑ Eduard Ilnica (5 maj 2018). "Laçi përmbys dy gola të Skënderbeut, Kukësi fiton në shtëpi me Lushnjën". Shqiptarja.com. Marrë më 18 gusht 2018.
- ↑ "Rikthehen Lulaj e Hoxhaj te Skënderbeu: Mbetemi për titull". Sport Plus. 6 korrik 2018. Arkivuar nga origjinali më 18 gusht 2018. Marrë më 19 janar 2018.
- ↑ "Tjetër trofe për Skënderbeun, fiton Superkupën ndaj Laçit". Top-Channel.tv. 12 gusht 2018. Marrë më 18 gusht 2018.
- ↑ "Mesfushori i Skënderbeut drejt largimit, Shehi me "sytë" nga KAS-i: Të hiqet dënimi absurd". Boldnews.al. 30 maj 2018. Marrë më 18 gusht 2018.
- ↑ "ZYRTARE/ Goditja e katërt në merkato, Kukësi prezanton ish-mbrojtësin e Skënderbeut". Panorama Sport. 18 qershor 2019. Marrë më 18 qershor 2019.
- ↑ "Partizani fiton Superkupën e Shqipërisë, mposht Kukësin 4-2 në kohën shtesë". Top-Channel.tv. 18 gusht 2019. Marrë më 29 gusht 2019.
- ↑ "Kukësi hakmerret ndaj Partizanit, fiton 1-0 në një duel që i pati të gjitha". Sot.com.al. 24 gusht 2019. Arkivuar nga origjinali më 29 gusht 2019. Marrë më 29 gusht 2019.
- ↑ "VIDEO / Intervista për Vip Sport, Lulaj: Ja çfarë ndodhi me Solomon, e merituam të dy të kuqin". VIPSport.al. 23 gusht 2019. Arkivuar nga origjinali më 28 gusht 2019. Marrë më 29 gusht 2019.
- ↑ "Abazaj bëhet gati për debutimin, Ethemi zëvendëson Musollin. Kukësi me surpriza ndaj Flamurtarit". Panorama Sport. 28 gusht 2019. Marrë më 29 gusht 2019.
- ↑ "VIDEO/ "Goli" i fundit i merkatos? Tirana firmos me Bruno Lulaj". SuperSport.al. 1 shtator 2022. Marrë më 1 shtator 2022.
- ↑ "Zyrtare/ Nga mbrojtja në sulm, Tirana konfirmon edhe tri largime". Panorama Sport. 3 qershor 2023. Marrë më 3 qershor 2024.
- ↑ "EKSKLUZIVE/ "I lumtur që do të luaj në vendlindje", Bruno Lulaj: Elbasani, me synime madhore". Panorama Sport. 19 korrik 2024. Marrë më 3 prill 2025.
- ↑ "EKSKLUZIVE/ Kapiteni Lulaj: Elbasani është gati, dua titullin në vendlindje. Ja cila është forca jonë". Panorama Sport. 15 gusht 2024. Marrë më 3 prill 2025.
- ↑ "Shënoi golin e barazimit kundër Skënderbeut, kapiteni Lulaj: Një pikë nuk është keq, e kam shijuar". Panorama Sport. 20 gusht 2024. Marrë më 3 prill 2025.
- ↑ "Shpallet lista e ekipit U-21, kundër Italisë". fshf.org. Federata Shqiptare e Futbollit. 29 prill 2014. Arkivuar nga origjinali më 17 shtator 2016. Marrë më 18 dhjetor 2017.
- ↑ "U21, Shqipëria thyen 2-0 Lihtenshtejnin, vendosin golat e Latifit dhe Rei Manajt". Panorama Sport. 28 mars 2015. Marrë më 28 mars 2015.
- ↑ "Qualifying round Group 4" (në anglisht). UEFA. Arkivuar nga origjinali më 31 mars 2015. Marrë më 18 dhjetor 2017.
- 1 2 3 "Bruno Lulaj" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 4 prill 2025.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Bruno Lulaj te Federata Shqiptare e Futbollit
- Profili Arkivuar 5 prill 2025 tek Wayback Machine te Transfermarkt
- Faqe që përdorin kutinë informuese të biografisë së futbollit me pozicion të parregullt
- Lindje 1995
- Njerëz që jetojnë
- Futbollistë shqiptarë
- Futbollistë në KF Skënderbeu
- Futbollistë në KF Laçi
- Futbollistë në FK Kukësi
- Futbollistë në KF Tirana
- Futbollistë në AF Elbasani
- Futbollistë në Kategoria Superiore
- Futbollistë në Kategoria e Tretë