Bujar Kule

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Stampa:Kutia Shkrimtar Bujar Kule (Shkodër, 17 korrik 1971), historian, shkrimtar dhe publicist shqiptar.
Në vitin 1994 mbaron studimet e larta në Universitetin e Tiranës në degën “Histori – Gjeografi”. Në janar të vitit 1995, kriza e rëndë ekonomike që shkaktoi dhe shoqëroi rrëzimin e diktaturës komuniste në Shqipëri, e detyrojnë të emigroj në Itali. Jeta në Itali, përveç vështirësive me të cilat përballet çdo emigrant, i mundësojnë njohjen me të gjithë atë spektër të letërsisë, historisë dhe filozofisë që kishte qenë i ndaluar në Shqipërinë komuniste. Pa lënë asnjë çast pas dore pasionin për letërsinë klasike (shkrimin e poezive, tregimeve dhe novelave), libraritë dhe bibliotekat italiane, “i dhanë diplomat e diturisë që nuk do të mund t’ia mundësonte asnjë universitet i botës”. Kthehet në Shqipëri në vitin 2012 dhe në Janar të vitit 2013, boton; "GRAAL, SHPIRTI I HUMBUR I EVROPËS DHE HISTORIA E MOHUAR E ALBA – GENS". Vepër e cila do të kujtohet, sepse, solli denjësisht dhe pasuroi letërsinë shqiptare me dy risi; temën e Graalit dhe prozën shkencore divulgative.
Meqenëse ishte historia, shkenca që Bujar Kule donte ti zbulonte lexuesit të thjeshtë, vetë ai, do ta emëronte rrymën letrare që i përkiste "GRAAL, SHPIRTI I HUMBUR I EVROPËS DHE HISTORIA E MOHUAR E ALBA – GENS", me përcaktimin; “historia për të gjithë”.
Të së njëjtës rrymë letrare i përkasin edhe dy librat që Bujar Kule botoi në vazhdim; “YLLI I BIJVE TË PELLAZGUT” (2016) dhe “FJALOR RRËFYES I MITEVE PELLAZGE” (2016).
Në vitin 2017 botoj “Kronikat e Adamit". Ky rrëfim i kohëve mitike dhe biblike vjen nga Bujar Kule si një histori letrare dhe enciklopedike.
Në korrik të vitit 2018, Bujar Kule boton “MIDIS KRYQIT DHE GJYSMËHËNËS". Romani shpalos një sërë temash të reja dhe të panjohura për historinë dhe letërsinë shqiptare, e shumë prej tyre, të pa trajtuara dhe të panjohura, edhe për letërsinë dhe historinë evropiane.

Vepra[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

GRAAL, SHPIRTI I HUMBUR I EVROPES DHE HISTORIA E MOHUAR E ALBA- GENS[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

AutorBujar Kule
ShtetiShqipëri
GjuhaShqip
TemaHistoria e mohuar e Alba – Gens
ZhanriHistori
BotoiUEGEN
FaqeShqipëria 728
ISBNISBN [[Special:BookSources/978-9928-03-158-7|978-9928-03-158-7]] Invalid ISBN

Mbi librin, kritiku pohon nder te tjera se:

"Vepra e z. Bujar Kule, një autor i panjohur në letrat shqipe, vjen si "rrufe në qiell të kthjellët". Te lexosh veprën e Bujar Kule është kulture. Te interpretosh veprën e Bujar Kule është korrektese dhe kulture. Ta analizosh veprën e Bujar Kule është patjetër shkence."
Me tej kritiku pohon se:
"vepra është e madhe e fuqishme dhe tërheqëse, si nje bukuri e fshehur, disi e mjegullt dhe pastaj na dritësohet ngadalë ngadalë me rreze dielli." [1]

Si të ishte një makinë me të cilën mund të udhëtoje në kohë, libri e njeh lexuesin me të gjitha veprat që në shekuj janë shkruar për Graalin, me autorët dhe heronjtë e tyre, me historitë e panjohura dhe thuajse të pabesueshme të kërkuesve të Graalit; shkrimtar, filozof, aventurier, kalorës të kryqëzatave të para, tempullar, mason, nazistë, neonazistë, politikan të Evropës së Bashkuar, deri kur, së fundmi, e përball me pyetjen e të gjitha pyetjeve...

Çfarë është Graali?

Përse dëshira për të kërkuar, zotëruar dhe zbuluar të fshehtën që Graali mbarte, nuk ishte zbehur, shuar apo harruar me kalimin e shekujve? Përgjigja që na jep autori, është një risi krejtësisht e panjohur dhe e papërmendur, qoftë edhe si hipotezë, në asnjë prej morisë së librave që letërsia botërore në përgjithësi dhe ajo evropiane në veçanti ka shkruar për temën e Graalit.

YLLI I BIJEVE TE PELLAZGUT[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

AutorBujar Kule
ShtetiShqipëri
GjuhaShqip
TemaPellazgët
ZhanriHistori
BotoiMagus
FaqeShqipëria 210
ISBNISBN [[Special:BookSources/978-9928-4312-6-4|978-9928-4312-6-4]] Invalid ISBN

Ne vitin 2016, Bujar Kule boton “YLLI I BIJEVE TE PELLAZGUT” (cikli; “Historia për të gjithë”)
Triptik
I – Priftëresha
II – Historiani perandorak
III – Pellazget! Rrëfenja e një populli te harruar, apo, historia e një qytetërimi te mohuar?

Ne panairin e librit Fier 2016 ku morën pjese 100 shtëpi botuese me 6000 tituj librash, libri u vlerësua nder 3 veprat me te arritura me motivacionin:

Bujar Kule: Për krijimtari të veçantë ME MOTIVACION: "Për librin ‘Ylli i bijve të pellazgut’, nëpërmjet të cilit autori spikat mjeshtëri krijuese, duke sjellë bukur një histori të romanizuar, ku nuk mungojnë imazhet dhe argumentet". [2]

Libri i jep përgjigje pyetjeve; Cila është zanafilla e Qytetërimit Evropian? A është e vërtet dhe sa është e vërtet historia e quajtur akademike? Përse dhe si është zhbërë, falsifikuar dhe ndryshuar historia e vërtetë e Qytetërimit Evropian? Çfarë janë Pellazgët dhe përse emri i tyre është fshirë nga historia zyrtare e Qytetërimit Evropian.

FJALOR RREFYES I MITEVE PELLAZGE[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

AutorBujar Kule
ShtetiShqipëri
GjuhaShqip
TemaPellazgët
ZhanriHistori
BotoiMagus
FaqeShqipëria 250
ISBNISBN [[Special:BookSources/978-9928-4357-3-6|978-9928-4357-3-6]] Invalid ISBN

Në nëntor të vitit 2016, Bujar Kule boton edhe; Vëllimin I të “FJALOR RREFYES I MITEVE PELLAZGE". Në parantezën e titulluar “Ndriçues Paraprak”, autori i shpjegon lexuesit arsyet që e nxitën të shkruajë këtë vepër;

"Gjatë pesë shekujve të fundit të historisë njerëzore janë botuar dhjetëra vëllime librash që edhe pse të shkruar nga autorë të ndryshëm, mbartin mbi vete titullin e njëjtë; “FJALOR I MITEVE GREKE”.
Përballja me këtë titull e ka shtyrë lexuesin të mendojë që mitet në fjalë, janë fryte të kulturës dhe historisë të një populli antik që quhej “grek” dhe të krijuara në hapësirën gjeografike të quajtur Greqi ku, ky popull jetonte.
ËSHTË KY, NJË PËRFUNDIM I DREJTË APO I GABUAR? "

Me tej autori na shpjegon se:

Hulumtimi (madje edhe i përciptë) i miteve dhe historisë antike të ndihmon të kuptosh që përdorimi i përcaktimeve “grek” dhe “Greqi” pёr tё shprehur autorësinë, identitetin dhe origjinën e miteve në fjalë, ёshtё jo vetëm i pamjaftueshëm, por madje, edhe i gabuar. Një gabim ky, i pranuar dhe i lejuar nё mënyrë tё vetëdijshme nga “historia” akademike, ndoshta pёr shkak të frikës ndaj ndryshimit, përtacisë, besnikërisë dhe inercisë së shkrimit të historisë sipas metodës tradicionale duke filluar nga njё vit 1. Vit 1 qё pёr historianët helenë përkonte me Olimpiadën I Panhelene1 (776 p.e.s) ndërsa pёr historianët romakë me krijimin mitik tё Romës (753 p.e.s.). Metoda tradicionale e shkrimit të historisë duke filluar nga një vit 1 (ai i Olimpiadës I Panhelene apo ai i krijimit të Romës) do ta shtynte “historinë” akademike drejt pohimit apo përfundimit se historia e Qytetërimit Evropian niste me helenët dhe romakët. Përfundim qё ndër shekuj i çoi historianët, studiuesit dhe lexuesit e miteve, drejt një përfundimi të dytë po aq të gabuar sa i pari...
Meqë Qytetërimi Evropian kishte nisur me helenët dhe romakët, atëherë, edhe mitet qё paraprinë krijimin e qytetërimeve heleno – romake ishin “prodhim” i këtyre qytetërimeve! Kjo është edhe arsyeja që fjalorët e miteve mbartin rëndom titullin “Mitet Greko – Romake” edhe pse, këto mite, janë krijuar të paktën disa shekuj përpara shfaqjes së qytetërimeve të quajtura greke dhe romake...

Mbasi shpjegon arsyet se përse mitet, që vazhdojnë të emërohen si “greke” dhe “romake” duhet të quhen “pellazge”, autori e mbyll parantezën (ndriçuesin paraprak) duke shprehur dëshirën që;

“Me bindjen se historianët e të ardhmes me ndihmën e arkeologëve dhe gjuhëtarëve, ndryshe nga ç’është bërë deri më sot, do të zbulojnë historinë e këtij qytetërimi nënë të Evropës, qytetërim nënë prej të cilit do të mbarsej lindja e qytetërimeve heleno – romake, shpresoj se ky “Fjalor Rrëfyes i Miteve Pellazge” do të shërbejë si një hap i parë për ti kthyer pellazgëve atë që u takon pellazgëve.
Në këtë shekull ku aq shumë është folur dhe flitet për të drejtat e autorit, ti njohim pellazgëve autorësinë e miteve që në mënyrë absurde dhe aq të palogjikshme janë quajtur helene dhe romake edhe pse këto mite, janë krijuar të paktën disa shekuj përpara lindjes së qytetërimeve helene – romake”.

Nga teknika shkrimit dhe përmbajtja, “FJALOR RRËFYES I MITEVE PELLAZGE”, përbën gjithashtu një risi, jo vetëm për letërsinë shqiptare por edhe atë botërore. Në “FJALOR RRËFYES I MITEVE PELLAZGE” (vëllimi I), rrëfen ngjarjet e mitit nga zanafilla e krijimit në marrjen e pushtetit nga Zeusi. Në çdo kapitull përshkruhet në prozë letrare që shoqërohet me fragmente të huazuara nga veprat e autorëve antik, një ngjarje e mitit. Ngjarja e rrëfyer pasohet nga shënimet shpjeguese që e njohin lexuesin me etimologjinë e emrave të hyjnive, heronjve apo toponimeve gjeografike të përmendur në mitin e sipër rrëfyer.


MISTERI I QUAJTUR KOMB DHE SHQIPTARI I PARË...[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

AutorBujar Kule
ShtetiShqipëri
GjuhaShqip
TemaHistori
ZhanriLetërsia
FaqeShqipëria 186
ISBNISBN [[Special:BookSources/978-9928-4448-6-8|978-9928-4448-6-8]] Invalid ISBN

Në vitin 2017, Bujar Kule boton “MISTERI I QUAJTUR KOMB DHE SHQIPTARI I PARË...". Fragmente nga Libri:

Në vitin 1838, shteti rumun kreu një regjistrim të popullsisë. Sipas mendësisë së kohës, shqiptarët e besimit ortodoks u regjistruan si të kombësisë greke dhe ata myslimanë si të asaj turke. Por Naumi këmbënguli dhe i detyroi autoritetet rumune ta regjistronin si të kombësisë shqiptare duke u bërë i pari qytetar me kombësi shqiptare në mbarë botën. Pra, Rilindja jonë Kombëtare zë fill me një “Jo!” të vendosur! Me një akt të prerë mohimi… “Unë nuk jam as grek dhe as turk! Feja nuk mund të përcaktojë kombësinë time!” Akt mohimi që do të pasohej nga pohimi… “Unë jam shqiptar!” Pohim ky, që do të trondiste si një tërmet të gjitha planet e fshehta që diplomacia e shteteve evropiane do të thurte për zhbërjen e kombit shqiptar në shekujt që pasuan.

Autori ka kërkuar që libri i plot të jetë i lirë edhe i arritshëm në formë elektronike, libri është i lirë në internet [3]


Kronikat e Adamit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

AutorBujar Kule
ShtetiShqipëri
GjuhaShqip
TemaAdami dhe Eva
ZhanriLetërsia
BotoiMagus
FaqeShqipëria 108
ISBNISBN [[Special:BookSources/978-9928-4409-6-9|978-9928-4409-6-9]] Invalid ISBN

Në vitin 2017 botoj “Kronikat e Adamit". Ky rrëfim i kohëve mitike dhe biblike vjen nga Bujar Kule si një histori letrare dhe enciklopedike. Fragmente nga Libri:

Pritja rraskapitëse, ankthi, tmerri i zbritjes nga qielli i varganëve të pafundmë të ushtrisë së Zotit; kerubinëve, serafinëve e gjithfarë krijesash të tjera qiellore, që duke na kërcënuar me shpatat flakëruese, mbasi të na vinin në rresht për një, do të shënonin me gishtin tregues se kush ndër ne do të jetonte e kush do të vdiste, kishte qenë i kotë. Zoti nuk kishte nevojë të zbriste nga qielli askënd prej vrasësve hyjnor për të zbatuar planin e tij, sepse ky, plani, ishte bërë pjesë e mendjes sonë ndoshta që në ditën e krijimit.

Mund të zgjidhja të kundërshtoja. Të ngrija zërin e të bërtisja... Jo! Unë nuk pranoj ta ndërtoj jetën dhe të ardhmen time mbi vdekjen e të tjerëve. Dhe pastaj... Të vdisja! Nuk e kam fjalën këtu për vdekjen e trupit por të atij që quajmë shpirt. Për atë ndjesinë e keqe që bashkë me trupin tim, do të vdisnin edhe ndjenjat e mendimet që më kishin nxitur të ngrija krye dhe të kundërshtoja urdhrin e Zotit.

MIDIS KRYQIT DHE GJYSMËHËNËS[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Libri "MIDIS KRYQIT DHE GJYSMËHËNËS"
AutorBujar Kule
ShtetiShqipëri
GjuhaShqip
TemaSkënderbeu
ZhanriHistori
BotoiMagus
FaqeShqipëria 159
ISBNISBN [[Special:BookSources/978-9928-4409-3-8|978-9928-4409-3-8]] Invalid ISBN

Në korrik të vitit 2018, Bujar Kule boton “MIDIS KRYQIT DHE GJYSMËHËNËS". Romani shpalos një sërë temash të reja dhe të panjohura për historinë dhe letërsinë shqiptare, e shumë prej tyre, të pa trajtuara dhe të panjohura, edhe për letërsinë dhe historinë evropiane. Fragmente nga Libri:

Kur dhe si, shteti otoman i shtriu kufijtë e tij nё kontinentin Evropian?

Pёrgjigja e kёsaj pyetjeje, edhe pse kaq e rëndësishme pёr historinë e Evropёs, pёr shumё shekuj u mbulua nga njё terr misteri. Pёrse? Pёrse kronikat otomane dhe ato bizantine, ishin nё kundërshti, madje edhe pёr datёn e kёsaj ngjarjeje qё pёrcaktoi tё ardhmen e Perandorisё Bizantine dhe asaj Otomane? Perandori bizantin Jovan Kantakuzeni (1292-1383), gjatё luftёs të njëkohshme kundёr mbёshtetёsve tё Jovanit V (trashёgimtari i ligjshëm i fronit tё Perandorisё Bizantine) dhe sundimtarëve serbë, bullgarë e franko-latinë, kёrkoi mё shumё se njё herё ndihmёn e Orhanit, sulltanit tё otomanёve.
Një aleancё politike kjo, qё u shndёrrua nё njё miqёsi familjare mbas martesёs tё bijёs sё Kantakuzenit me Orhanin. Kronikat turke, pёrshkruajnё hollësisht edhe vёndet ku dy familjet perandorake, ajo e Kantakuzenit dhe Orhanit, kalonin pushimet sё bashku. Por, qё ndihma ushtarake qё Orhani i jepte Kantakuzenit tё ishte e qëndrueshme dhe frytdhёnёse, nevojitej qё shteti otoman tё kishte njё bazё ushtarake nё brigjet evropiane tё Dardaneleve. Kjo ishte arsyeja që rreth vitit 1352, Kantakuzeni vendos t’i dorёzojë në fshehtësi shtetit otoman, kalanë e vogёl tё Zympes.
Sigurisht, pёr perandorёt bizantinё dhe historianёt perandorakё, nuk ishte aspak e këndshme tё rrëfenin dhe pranonin qё shtetit otoman, “copёza” e parё evropiane iu dhurua nga njё paraardhёs i tyre. Edhe pёr shtetin otoman, ishte po kaq e pakёndshme tё pranonte, se “copёza” e parё e Evropёs qё ishte bёrё pjesё e shtetit otoman, nuk ishte fituar me luftё, por qe “dhuratё” e njё marrëveshjeje tё fshehtё të nёnshkruar me njё perandor tё paligjshëm bizantin. Mosdёshira e pёrbashkёt otomano-bizantine pёr tё rrёfyer zanafillёn dhe historinё e territorit tё parё evropian tё Perandorisё Otomane, u bё shkak i krijimit tё mjegullёs sё misterit qё mbulonte rёnien e kёshtjellёs sё Zympesё nё duart e turqve.
Tё fshehur nga kjo mjegull e dyanshme misteri dhe kundërshtirash mbi ngjarjen nё fjalё, kronistёt otomanё, thurën historinё qё do t’i paraqitej sё ardhmes si e vёrtetё. Sipas kёsaj historie, princi Sulejman, djali i Orhanit, i frymëzuar nga njё ëndërr, sё bashku me 39 trima, tё cilёve nё kronikat otomane u përmenden edhe emrat, kaloi nё fshehtësi ngushticёn e Dardaneleve hipur mbi dy trape tё ndёrtuar me trungje dhe lёkurё buajsh. Sapo zbarkuan nё brigjet evropiane tё Dardaneleve, 39 trimat otomanё tё prirё nga Sulejmani, zunë rob njё “grek”. Ky i tregoi Sulejmanit, qё kalaja e Zympes ishte e pambrojtur dhe mёnyrёn sesi tё hynin brenda nё kala. Kёshtu, me ndihmën e spiunit grek, Sulejmani pushtoi kalanë e Zympesё. Kur morën lajmin se kalaja e Zympesё u pushtua nga Sulejmani, pa mbaruar dita, 300 luftёtarё turq kaluan ngushticën e Dardaneleve dhe u vendosёn nё Zympe. Me anijet qё gjetёn nё portin e Zympesё, brenda tre ditёve, 3000 luftёtarё turq, mbёrritёn nё kala.
Ky version sa heroik aq edhe aventuresk i pushtimit tё kalasë sё Zympesё nga Sulejmani, edhe pse ishte e vёshtirё tё besoje qё njё kala, qoftё kjo edhe e vogёl siç ishte Zympeja, ishte lёnё aq e pambrojtur sa tё pushtohej nga vetёm 40 burra, u pranua me kёnaqёsi nga kronistёt bizantinё sepse versioni otoman i çlironte nga pesha e fajit qё i kishin hapur otomanёve portat e Evropёs.
Mbas kronikave bizantine, versioni otoman i pushtimit tё Zympesё nga Sulejmani, do tё pёrsёritej pёr shumё shekuj nё kronikat e historisё tё mbarё Evropёs. Gjithsesi, versioni heroik i historisë së rreme të pushtimit të kalasë sё Zympesё nga princi Sulejman, edhe pse i denjë për tu përfshirë në skenaret e telenovelave historike turke të tipit “Ertogrul”, nuk mjaftonte pёr tё shpjeguar pushtimin e mëpasshëm të fortesave tё tjera bizantine që gjendeshin përgjatë brigjeve evropiane tё Dardaneleve, nga ku, trupat otomane, brenda pak vitesh, pushtuan gjysmën e gadishullit Ballkanik. Pёr pushtimin e kёtyre fortesave, duke filluar nga mё e rёndёsishmja ndёr to, ajo e Gallipolit, do tё fajësohej tërmeti i vitit 1354, qё sipas kronikave otomane dhe bizantine, shkatërroi muret e kështjellave bizantine “si tё ishin prej balte”. Mё tej, tё njёjtat kronika rrёfejnё sesi, duke pёrfituar nga shkatërrimi i mureve, forcat otomane tё përqendruara nё Zympe, pushtuan fortesën e Galipolit. Nё mёnyre tё natyrshme tё lindte pyetja, sesi ishte e mundur qё tёrmeti i vitit 1354, i shkaktoi dёme vetёm fortesave bizantine si Galipoli, dhe çuditёrisht, la tё paprekur kalanë e Zympesё qё gjendej fare pranё tyre? Si ishte e mundur qё kёshtjellat e braktisura nga bizantinёt me arsyen se tёrmeti i vitit 1354 u shkatërroi muret dhe si rrjedhojё, kishin humbur fuqinё e tyre mbrojtёse dhe strategjike, menjёherё mё pas, i shёrbyen otomanёve si baza ushtarake pёr pushtimin e Evropёs?
Kёto pyetje, tё çonin drejt përfundimit tё logjikshëm, se shkaku i “hapjes sё portave” tё Evropёs turqve otomanë, nuk ishte heroizmi i princit Sulejman apo tërmeti i vitit 1354, por, mediokriteti dhe verbëria politike e perandorëve bizantinë dhe sundimtarëve serbë, bullgarë dhe franko-latinë tё Ballkanit, qё pёr tё përmbushur interesat e tyre vetjake, vunë nё rrezik kulturën, historinë, e madje, edhe vetё emrin e Evropёs.

Librat e botuar[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Kule, Bujar (2013), GRAAL, SHPIRTI I HUMBUR I EVROPËS DHE HISTORIA E MOHUAR E ALBA - GENS, UEGEN, ISBN 978-9928-03-158-7 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Kule, Bujar (2016), Ylli i bijeve te Pellazgut, Magus, ISBN 978-9928-4312-6-4 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Kule, Bujar (2016), FJALOR RRËFYESI MITEVE PELLAZGE, VËLL.1, Magus, ISBN 978-9928-4357-3-6 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Kule, Bujar (2017), MISTERI I QUAJTUR KOMB DHE SHQIPTARI I PARË, ISBN 978-9928-4448-6-8 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Kule, Bujar (2017), Kronikat e Adamit, Magus, ISBN 978-9928-4409-6-9 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Kule, Bujar (2018), MIDIS KRYQIT DHE GJYSMËHËNËS, Magus, ISBN 978-9928-4409-3-8 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Burimet e të dhënave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ http://www.shtepiaelibrit.com/store/sq/historia-aktualiteti/3170-graal-shpirti-i-humbur-i-evropes-bujar-kule.html
  2. ^ http://shqiptarja.com/Kulture/2730/gruaja-e-shiut-e-bashkim-hoxh-s--mim-n--panairin-e-fierit-2016-355427.html[lidhje e vdekur]
  3. ^ https://view.publitas.com/p222-14045/misteri-i-quajtur-komb/page/1