Bukla e madhe

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Bukla e madhe
Mustela erminea upright.jpg
Klasifikimi shkencor e
Unrecognized taxon (fix): Mustela
Lloji:
Emri binomial
Mustela erminea
Linnaeus, 1758
Stoat area.png
Përhapja e buklës së madhe

Bukla e madhe (latinisht: Mustela erminea), e njohur edhe si hermelini i bardhë, është një gjitar, që i takon nënfamiljes Mustelinae të familjes Mustelidae, i cili gjendet në Euroazi dhe Amerikën e Veriut. Dallon nga nuselala për nga përmasat më të mëdha dhe nga bishti më i gjatë. Me prejardhje nga Eurazia, kaloi në Amerikën e Veriut disa gjysmë milion vjet më parë, ku u natyralizua dhe u bashkua me nuselalën bishtëgjate, e cila është me përmasa më të mëdha.

Përhapja dhe popullsia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bukla e madhe gjendet në të gjithë Amerikën e Veriut, Evropë dhe Azi, nga Groenlanda dhe ishujt e Arktikut kanadez dhe siberian deri në paralelen 35° Veri. Buklat në Amerikën e Veriut gjenden nëpër Alaskë dhe Kanada dhe në shumicën e pjesës veriore të Shteteve të Bashkuara deri në qendër të Kalifornisë, në pjesën veriore të Arizonës, në veri të Nju Meksikos, në Iowa, në rajonin e Liqeneve të Mëdha, në New England dhe Pensilvani, por mungojnë në shumicën e Rrafshnaltës së Madhe, dhe pjesën juglindore të Shteteve të Bashkuara. Buklat në Evropë gjendet deri në paralelen 41º Veri në Portugali, dhe banojnë në shumica e ishujve me përjashtim të Islandës, Svalbardit, ishujve mesdhetare dhe disa ishujve të vogël të Atlantikut të Veriut. Në Japoni, është e pranishme në malet qendrore (në pjesën veriore dhe qendror të Alpeve japoneze) deri në pjesën veriore të Honshusë (kryesisht mbi 1,200 m) dhe në Hokkaido. Përhapja vertiakle e buklës është nga niveli i detit deri në 3,000 m.

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]