Bukoviku (Gjilan)
Ahishtë
Bunget | |
---|---|
Fshat |
Ahishta(Bukovik/Bukanik(srb)) është një vendbanim në komunën e Gjilanit, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrin Bunget.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fshati Ahishtë gjindet në pjesën lindore të territorit të komunës së Gjilanit. Fshati është i vendosur në lugun e kodrinës së Ahishtës, në një lartësi mbidetare rreth 700m.
Kodra ku është vendosur ky vendbanim është mollake dhe e rrethuar nga të gjitha anët me fusha. Në perëndim shtrihet Fusha e Gjilanit, në lindje dhe jug shtrihet lugina e lumit Morava e Binçës, kurse në veri kufizohet me luginën e lumit të Përlepnicës.
Hapësira e territorit të fshatit Ahishtë është e pasur me toka pjellore, kullota dhe me pyje.
Emërtimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në fillet e tij ky fshat është quajtur Ahishtë, emër i marr prej drunjëve të ahut që e rrethojnë atë edhe sot e kësaj dite, por më vonë si shumë emërtime shqiptare do të ndryshohet nga pushtuesi serb në emërtimin që e mbanë sot në administratën komunale[Ahu(alb) - Bukve(srb)]
Disa pjesë të fshatit: Lugu, Zabeli, Udha e Madhe, Udha e Dhive, Lakina, Zabeli Plak, Topat (Mashallat), Lugu i Dardhave, Lugu i Lakinës, Cungullari, Mrizi, Arat e Memës, Fusha e Memës, Zabeli i Metës, Kreu i Jazbinave, Fusha e Madhe, Fusha e Vogël, Lugu i Shavgjanës, Arat e Fundshavgjanës, Guri i Bardhë, Lugu i Sylës, Rrezja e Arrave, Lugu i Shkurtë, Shpati i Keq, Prroni i Keq, Limajt, Livadhet e Limajve, etj..
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky vendbanim sipas gojëdhënave është krijuar rreth vitit 1772 nga dy vëllezër, Uka dhe Dema. Këta dy vëllezër kishin ardhur nga Krusha e Madhe e Malësisë së Gjakovës, e në atë vend kishin mbërritur prej fshatit Lec qe ndodhet ne komunën e Medvegjës afër Leskocit. Në bazë të tregimeve që mbijetuan sot e kësaj dite, prej hyrjes së fshatit, e tërë gropa në të cilën do formohej fshati ishte e mbushur me shkurre e drunjë, ku vllezërit me punë të parreshtur e kthyen në një prej vendbanimeve më të bukura në Anamoravë. Në këtë vendbanim arritën edhe banorët e rinj në vitin 1878(Dëbimi i Shqiptarëve) nga Gërguroci dhe Bërnjashi i Leskocit, të përndjekur prej pushtuesit serb.
Shih dhe këtë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Halit Bislimi: Bukaniku (Monografi e Bukovikut) Gjilan 2003
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Bilinica | Bresalca | Bukoviku | Burinca | Capari | Cërnica | Çeliku | Demiraj | Dunavi | Gadishi | Godeni | Gumnishti | Haxhaj | Kishnapola | Kmetoci | Kokaj | Kravarica | Lipovica | Livoçi i Epërm | Livoçi i Poshtëm | Lladova | Llashtica | Lloca | Malisheva | Mireshi | Muçibaba | Nasala | Përlepnica | Pidiqi | Pogragja | Poneshi | Selishti | Sllakoci i Epërm | Sllakoci i Poshtëm | Sllubica | Stançiqi | Stublina | Shillova | Shurdhani | Terizijaj | Uglara | Velekinca | Vërbica e Kmetocit | Vërbica e Zhegocit | Vrapçiqi | Zhegra | Zhegoci
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Kosovës është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |
- Artikuj me stampa shënimesh që shënjestrojnë faqe joekzistuese
- Articles using infobox templates with no data rows
- Pages using infobox settlement with unknown parameters
- Pages using infobox settlement with missing country
- Pages using infobox settlement with no map
- Fshatra në Kosovë
- Fshatra në komunën e Gjilanit
- KO-gjeo-cung