Jump to content

Bunk’Art 2

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Logo e BUNK'ART 2

"Bunk’Art 2" pranë Ministrisë së Brendshme në Tiranë zë një sipërfaqje prej 1.000 metrash katrorë dhe përbëhet nga 40 dhoma, të cilat prezantojnë historinë nga viti 1912 deri në 1991-shin përmes fakteve të marra nga Arkiva e Shtetit dhe Ministria e Brendshme. Nga dhoma në dhomë, historia shpaloset që me krijimin e Xhandarmërisë së parë, Xhandarmërinë e Mbretërisë zogiste, Policinë Popullore, për të vijuar me kampet me telat me gjemba, e deri te burgjet, internimet dhe dëbimet. Një dhomë më vete i dedikohet edhe mënyrës sesi përgjoheshin të huajt, që ndodheshin në vendin tonë gjatë periudhës së dikaturës.