Shko te përmbajtja

Burgus

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ahegg burgus

Një burgus (latinisht, shumës burgi) ose turris ("kullë")[1] është një kullë e vogël e fortifikuar si castrum e lashtësisë së vonë, e cila ndonjëherë mbrohej nga një vepër e jashtme dhe e rrethuar nga hendeqe. Timothy Darvill e përkufizon atë si "një pozicion i vogël i fortifikuar ose kullë vrojtimi që zakonisht kontrollon një rrugë të rëndësishme."[2]

Burgus ishte një term i përdorur në periudhën e vonë të Perandorisë Romake dhe veçanërisht në provincat gjermanike.[3]

Vizatim artistik i Asperden burgus të vonë romake, siti bërthamë me mure të jashtme dhe hendek

Burgus është një fjalë latine, e përdorur nga fundi i shekullit të II[4] por më e zakonshme në lashtësinë e vonë dhe rridhte nga gjuhët gjermanike; është e bashkë-prejardhur me fjalën greke pyrgos. Ajo i referohet një kulle të fortifikuar, ndonjëherë të caktuar për vrojtim.[5] Fjala burgus shfaqet për herë të parë te autorët e antikitetit të vonë si për shembull Flavo Vegeti me veprën e tij Epitome rei militaris, apo Orosius me veprën Historiae contra paganos.

Rindërtim artistik i Ländeburgus në Ladenburg. Ura nuk është përcaktuar arkeologjikisht.

Zhvillimi dhe funksioni

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nga viti 369, nën Valentinianin, një program i gjerë ndërtimi fortesash u krijuan përgjatë kufijve të Perandorisë. Ai përfshinte ndërtimin e kullave drejtëkëndore dy katëshe, (mesatarisht 8–12 m të gjera dhe 10–12 m të larta), të ashtuquajturat fortesa rezidenciale (gjermanisht: Restkastelle) në fushim limesi që tashmë ishte zhveshur gjerësisht nga komplementet e saj dhe hambarët (horrea) e përcaktuar për trupat kufitare. Këto burgi ishin thelbësisht një zhvillim i kullave të limesit tëe periudhës së mesme perandorake dhe përbëhej, në rastin e shembujve të mëdhenj, nga një strukturë qendrore si kullë dhe fortifikime të jashtme (një ledh, muri mbrojtës ose palisada, e rrethuar nga mjaft hendeqe).

Finningen burgus bazuar mbi studimin e Michael Mackensen, 1985

Baza e tyre zakonisht ishte në formë katrore apo drejtëkëndore, në raste të rralla trapezoide apo rrethore. Kjo ndodhte për shkak të faktit se kullat katrore ishin më të lehta për tu ndërtuar në kohë relativisht të shkurtëra, por ishin më pak rezistente ndaj goditjes me predha apo dashë, ndërsa ato rrethore ishin më të vështira për tu ndërtuar, megjithëse më të qëndrueshme. Një veçori e jashtëzakonshme e ndërtimit të këtij tipi të lashtësisë së vonë, është rritja domethënëse e madhësisë së kullës qendrore. Shumica e këtyre fortifikimeve të reja u braktisën ose shkatërruan rreth mesit të shekullit të V.

Burgi u ndërtuan përgjatë lumenjve kufitarë dhe përgjatë rrugëve të rëndësishme, ku ato do të përdoreshin për vrojtim, si pozicione të avancuara ose për sinjalizim. Duke ndërtuar të tilla kulla më të vogla vrojtimi, fortesëza (castella), civilët strehoheshin në pronat dhe doket e fortifikuar për varkat lumore, vecanërisht në Rinin e Sipër dhe Danub, quheshin gjithashtu burgi. Në qytetet brengdetare të Perandorisë Romake dhe fillimit të Bizantit, u ndërtuan komplekse vendore mbrojtëse (burgi) për të mbrojtur limane të rëndësishme.

Skicim artistik i Ländeburgus në Zullestein (D) me planin e sitit

Trupat në këto stacione zhvillonin detyra policimi përgjatë rrugëve dhe kujdeseshin për ruajtjen e ligjit dhe rendit në fshatra.[6] Burgi mund të kontrollonin lëvizjen përgjatë rrugëve dhe lumenjve, ose të shërbenin gjatë krizave si një vende strehimi. Kullat e mëdha, si ajo në Asperden, me gjasa shërbenin si strehimore për popullsinë përreth dhe si hambare.

Një tip i veçant i këtij ndërtimi ishte ländeburgi ose schiffsländeburgi meriton për tu përmendur. Një ländenburgus i mirë-ruajtur është gjetur në Ladenburg am Nicarus. Ngjashmërisht në Kështjellën Stein në grykëderdhjen e Weschnitz, e cila është ndërtuar nga romakët, ku vëshgohet një burgus shumë-katësh me një sipërfaqe dyshemeje prej 21.3 me 15 metra dhe një skelë ankorimi anijesh 42 metra të gjatë.[7] (gjithashtu me Burgus Szentendre-Dera Kostandiniane) Në Kështjellën Szob të Danubit në Hungarinë veriore, e cila u ndërtua ose nga Konstanci II (337-360) ose nga Valentiniani I (364-375), dëshmitë e mbledhura në vitin 1989, tregojnë se të paktën disa nga këto ndërtesa ishin të suvatuara me të bardhë. Si në mjaft vende në Limesin e Mesëm Perandorak në Gjermani, piktorët e kanë imituar në vijim muraturën me llaç me bojë të kuqe mbi këtë suva.[8]

Burgusi romak i Szentendra-Dera, kufiri danubinan, Hungari

Një tjetër fortesë e vogël u zbulua në Trebur-Astheim afër grykëderdhjes së Schwarzbach-uk në Rin dhe e gërmuar në vitin 2003. Megjithëse aty nuk është ruajtur muratura origjinale, një skelë valentiniane anijesh mund të provojë metodat gjeomagnetike dhe gjeoelektrike ashtu dhe gjetjen e monedhave.[9] Fortesa e antikitetit të vonë e Altripit në bregun e majtë të Rinit, e bashkangjitur me një ländeburgus në bregun e djathtë të Rinit në Neckarau (në atë kohë bashkimi i Nekarit me Rinin) dhe një tjetr inselburgus midis, mund të kenë siguruar një kalim të përhershëm të Rinit si një strukturë e përhershme ose si një urë anije.[10]

Plani dysheme i burgusit të mirë-studiuar të Veröcemaros-Dunamezö

Megjithatë disa studiues e vënë në dyshim ekzistencën e ländeburgi të tillë në përgjithësi. Kjo lidhet veçanërisht me sitet në lakoret hungareze të Danubit, që janë shumë të ngjashme me sitet nga Gjermania dhe është pohuar se në disa raste, mbetjet e mureve tregojnë një fortesë breglumore të mbyllur.Gjithashtu, është dyshuar se mund të ketë qenë e mundur të krijohet një basen limanor brenda sheshit të rrethuar me mur të hapur ndaj lumit për shkak të kushteteve të terrenit dhe veçanërisht të diferencave në nivelin e zonës së lakores së Danubit.[11] Kjo pikëpamje pretendon se ländeburgi kishte një basen limani brenda mureve të saj, siç tregojnë përpjekjet e vjetra të rindërtimit. Rindërtimet më të fundit shpesh paraqesin sheshin e rrethuar me mure si një vend i sigurt për depozitimin dhe riparimin e anijeve lumore. Në këtë kuptim, filologjisti klasik Wilhelm Schleiermacher (1904-1977) gjithashtu e interpreton oborrin e brendshëm të këtyre skelave të fortifikuara të anijeve, muret e krahëve dhe darëve me kulla u shkatërruan dukshëm në periudhën post-valentiniane për arsye të panjohura, kështu që në fund vetëm mbetën vetëm kullat burgus.[12][13]

Gërmimet më të fundit hungareze në vitin 1995[14] dhe në vitin 2002[15] në lakoren e Danubit u konfirmua gjithashtu rindërtimi i arkitekturës së përgjithshme të këtyre ndërtimeve nga hulumtimet e vjetra.

Një tip special burgusi përmbante një skelë lumore. Përveç një ndërtese drejtëkëndore afër bregut të lumit, ato kishin mure me bedena që shtriheshin deri në lum si si darë, duke e mbrojtur kështu skelën e zbritjes ose ankorimi për anijet e ngarkimit dhe ato të patrullimit të lumit.

Termi burgus përdorej në Perandorinë Romake, por edhe jashtë fushës ushtarake. Ai i referohet gjithashtu një shoqërie nën ligjin publik ose një tregu qytetar që mundësohej nga bashkia.

  1. Corpus Inscriptionum Latinarum, VIII 2546; Corpus Inscriptionum Latinarum, VIII 2548. Talmudi Babilonas, Mo'ed Katan 28b
  2. Darvill, Timothy (2008). Oxford Concise Dictionary of Archaeology, botimi i 2-të, Oxford University Press, Oksford dhe New York, fq. 63. ISBN 978-0-19-953404-3.
  3. Corpus Inscriptionum Latinarum, III 3385] dhe L'Année épigraphique 1910 145
  4. p.sh., në mbishkrime nga mbretërimi i perandorit Komod (180-192) nga Limes Panonian Danubian: Corpus Inscriptionum Latinarum III 3385 dhe l’Année épigraphique 1910, 145
  5. Georg Goetz:. Corpus glossariorum Latinorum, Volume II, 426, 26.
  6. Talmud v. Jerusalem, Eroubin V, 1
  7. Edmund Ritscher Burg Stein (Hessen) oder Zulllestein
  8. Zsolt Visy (2003). The Ripa Pannonica in Hungary (në anglisht). Budapest: Akadémiai Kiadó. fq. 53. ISBN 963-05-7980-4.
  9. Grabung 2003 in Trebur-Astheim, Kreis Groß-Gerau, Universität Frankfurtit am Main, Institute für Archäologische Wissenschaften Abt. II
  10. Jörg Fesser (2006). Frühmittelalternliche Siedlungen der nördlichen Vorderpfalz unter besonderer Berücksichtigung der merowingerzeitlichen Bodenfunde un der karolingerzeitlichen Schriftquellen (PDF) (në gjermanisht). University of Mannheim. fq. 378.[lidhje e vdekur]
  11. Christine Ertel (1999). Das römische Hafenviertel von Brigantium / Bregenz. A (në gjermanisht). Vëll. 6. Bregenz: Schriften des vorarlberger Landesmuseums. fq. 31.
  12. Sándor Soproni (1978). Der spätrömische Limes zwischen Esztergom und Szentendre (në gjermanisht). Budapest: Akadémiai Kiadó. fq. 71. ISBN 963-05-1307-2.
  13. András Mócsy (1992). Pannonien und das römische Heer. Selected Essays (në gjermanisht). Shtutgart: Steiner. fq. 231. ISBN 3-515-06103-7.
  14. Éva Maróti (2003). "A Roman building near Szigetmonostor-Horóny". Panninica provincialia et Archaelogica (në anglisht). Budapest: Hungarian National Museum. fq. 197–203.
  15. Zsolt Mráv (2003). Bölcske. Roman Inscriptions and Finds – In memoriam Sándor Soproni (1926–1995) (në anglisht). Vëll. 38. Budapest: Hungarian National Museum. isbn 963-9046-83-9.

Definimi i Burgus tek WikiFjalori

  • Thomas Fischer: Die Römer in Deutschland. Theiss, Stuttgart, 1999, ISBN 3-8062-1325-9.
  • Jörg Fesser: Frühmittelalterliche Siedlungen der nördlichen Vorderpfalz. Dissertation University of Mannheim, 2006.
  • Dieter Planck, Andreas Thiel: Das Limes-Lexikon, Roms Grenzen von A-Z. Beck, Munich, 2009, ISBN 978-3-406-56816-9, p. 21.
  • Yann Le Bohec: Die römische Armee. Steiner, Stuttgart, 1993, ISBN 3-515-06300-5, fq. 175–177.
  • Ute Naberfeld: Rekonstruktionsversuch des spätrömischen Burgus von Asperden. te: An Niers und Kendel. 11 (1984), fq. 16–17.
  • Baden State Museum (publ.): Imperium Romanum, Römer, Christen, Alamannen-Die Spätantike am Oberrhein. Theiss, Stuttgart, 2005, ISBN 3-8062-1954-0.
  • Вус О. В., Сорочан С. Б. Ранневизантийские бурги на побережье Таврики и Европейского Боспора (к вопросу о военном присутствии римлян в Юго-Восточном Крыму в IV—VI вв.) // Византийская мозаика: Сборник публичных лекций Эллино-византийского лектория при Свято-Пантелеимоновском храм. — Вып. 9. — Харьков: Майдан, 2021. — С. 162—198. — (Нартекс. Byzantina Ukraniensia. Supplementum 9). — ISBN 978-966-372-833-9.