Bury Me Standing: The Gypsies and Their Journey
| Skeda:Bury Me Standing, The Gypsies and Their Journey.png Titulli Më varros në këmbë: Romët dhe udhëtimi i tyre (1995) | |
| Autor | Isabel Fonseca |
|---|---|
| Shteti | Shtetet e Bashkuara të Amerikës |
| Gjuha | Anglisht |
| Zhanri | jo-historik |
| Botoi | Random House |
Data e botimit | 1995 |
| Lloji i medias | shhtypur (kopertinë e trashë dhe letër) |
| Faqe | 322fq |
| ISBN | ISBN 0-679-73743-X |
Bury Me Standing: The Gypsies and Their Journey (shqip: “Më varros në këmbë: Romët dhe udhëtimi i tyre") është një libër jo-fiktiv mbi jetën e popullit rom nga shkrimtarja amerikano-uruguajane Isabel Fonseca botuar në vitin 1995. Libri është i organizuar në tetë kapituj dhe përmban fotografi dhe harta bardh e zi.[1]
Përmbledhje
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në librin e saj Fonseca shkruan për zakonet e romëve (veçanërisht, dasmën, ritet e varrimit dhe obsesionin e tyre me pastërtinë) dhe jetën e tyre të përditshme. Ajo, gjithashtu eksploron gjuhën dhe origjinën e tyre misterioze. Përveç kësaj, ajo diskuton se si historia ka ndikuar në vendbanimet aktuale të romëve. Për të shkruar këtë libër, Fonseca jetoi me romët e Shqipërisë dhe udhëtoi për katër vjet nëpër Bullgari, Poloni, Republikën Çeke, Sllovaki, ish -Jugosllavi dhe Rumani.[2]
Titulli "Më varrosni në këmbë" vjen nga një proverb që përshkruan gjendjen e vështirë të romëve: "Më varrosni në këmbë. Kam qenë në gjunjë gjithë jetën time".
Pritja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shumë gazeta dhe revista e vlerësuan punën e bërë nga Isabel Fonseca. Në një vlerësim për New York Times, Janet Maslin e përshkoi shkrimin e saj si "erudit, të shkruar bukur".[2]
Disa recensues vunë re se Fonseca ishte e përfshirë emocionalisht në punën e saj, por në përgjithësi, ajo ishte objektive në përshkrimin e jetës dhe vuajtjeve të romëve.[3][4]
Akademikët dhe shkencëtarët ishin më kritikë. Disa vunë re se, ndërsa vepra ishte e mirë, "Më varros në këmbë" nuk mund të konsiderohej një vepër antropologjike.[5][6]
Një recensues nga Revista e Institutit Mbretëror Antropologjik theksoi se kishte vend për përmirësim në ato kapituj ku ajo regjistroi jetën e përditshme të familjes rome dhe specifikim më të madh të metodologjive të saj të kërkimit.[7]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Fonseca, Isabel "Bury Me Standing" Random House. Inc., New York. 1995. Vintage ISBN 0-679-73743-X (ISBN 0-679-40678-6). 322 pages including its index. Note: The original hardcover was published by Knopf Inc.
- 1 2 Maslin, Janet (25 tetor 1995). "A Stranger in the Land of Paradox". The New York Times.
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Odenwald, Ted (11 shtator 2008). "Bury Me Standing: A Book Review". The Oakland Journal. Arkivuar nga origjinali më 25 prill 2026. Marrë më 11 prill 2026.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Xenos, Nicholas (1996-08-22). "For and against Romanistan". London Review of Books. fq. 16. ISSN 0260-9592. Marrë më 2019-04-25.
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Shandler, Jeffrey (shtator 1996). "Bury Me Standing: The Gypsies and Their Journey". Tikkun: 92 – nëpërmjet Academic ASAP.
{{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Hills, Mils (1996). "Anthropos". Anthropos. 91: 592.
{{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Stwewart, Michael (2002). "The Journal of the Royal Anthropological Institute". The Journal of the Royal Anthropological Institute. 8: 599–600.
{{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)