Butrint Imeri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Butrint Imeri

{{{titulli}}}
Informacione
Pseudonim(e)Trinti/Buti
Lindja (1996-07-03) 3 Korrik 1996 (23 vjeç)
Lörrach, Gjermani
PrejardhjaMitrovica,Kosova
Zhanri
  • Pop
Profesion(e)
  • këngëtar
  • tekstshkrues
Fotograf/Piktor/Tupanxhi
Label'96 MANAGEMENT
Instrument(e)vokal
Vite aktiv2015 – prezent
Webfaqja
ButrintImeri.com


Butrint Imeri është një këngëtar me preardhjen nga Kosova. Pas shumë sukseseve në Gjermani dhe Evropë, Butrinti prezentohet para publikut shqiptar, me super-hitin "Ki Me Lyp". Me punën e palodhshme, talentin, dhe dashurinë e madhe që Butrinti ka për muzikën, ai na sjell një këngëtar të kompletuar e profesionist, që di të këndojë e t’a plotësojë prezentimin e tij me paraqitje të denjë, e kercim profesional, që nuk e kemi parë deri më tani në skenë tonë. Ai ka talent, ka stil unik, lëvizje ekspresive, një zë të mrekullueshëm. Ai është ylli i ri i muzikës shqiptare dhe i dhuron dashuri muzikës, siç duket me në fund iu realizua ëndërra për të debutuar edhe në Kosovë.[1]

Biografia[redakto | përpunoni burim]

I lindur në Gjermani, Butrinti u rrit me tingujt e muzikës. Jashtëzakonisht i talentuar, me pasion e dashuri ndaj muzikës, me një zë të këndshëm e të veçantë, e paraqitje të mrekullueshme, aftesitëe tij i plotesoi me studimet për muzike në Lorrach te Gjermanisë, në akademinë prestigjioze të muzikes pop “Voice Lap”, të themeluar nga artisti i famshem gjerman Xavier Naidoo. Gjithashtu, qysh 11 vjeç, ai ishte pjesë e akademise se kercimit “Dance Energy”, ku për 7 vite me radhë arriti të ngritej profesionalisht dhe të paraqitej në shumë qytete të Gjermanisë e më gjerë. Çmimet dhe vleresimet ishin të panumërta për talentin e ri shqiptar, që tani veç se po krijonte stilin dhe personalitetin e tij si këngëtar e kercimtar. Një nga paraqitjet më të mëdha ishte edhe paraqitja e tij si kercimtar në “Dance Camp” të Gjermanisë, ku arriti të triumfonte, në mesin e kercimtareve më të mirë nga e gjithë bota.

Këngët[redakto | përpunoni burim]

  • Më datë 20 Prill 2015, Butrint publikon videoklipin "Ki Me Lyp", në bashkëpunim me Dj Blunt & Real 1, me muzikë nga Çekiç beat, miksim nga Florent Boshnjaku dhe tekst nga Vig Popa.[2]
  • Më datë 10 Korrik 2015, Butrint Imeri publikon videoklipin "Merre Zemrën Tem". Muzika e këngës u punua nga Vig Poppa, teksti u shkrua nga Vig Poppa. Videoklipi u prodhua nga Entermedia. Me këtë këngë, Butrint Imeri merr pjesë në Zhurma Show 2015 në vitin 2015. [3]
  • Më datë 18 Tetor 2015, Butrint Imeri publikon videoklipin "Eja Eja". Muzika e këngës u punua nga Dj Cekic, teksti u shkrua nga Vig Poppa. Videoklipi u prodhua nga Entermedia. [4]
  • Më datë 12 Prill 2016, Butrint Imeri publikon videoklipin "Kanga Jote". Muzika e këngës u punua nga Lyrical Son, K-Master, teksti u shkrua nga Lyrical Son, Gjiko. Videoklipi u prodhua nga Filmnation. Me këtë këngë, Butrint Imeri u paraqit në këto festivale: Zhurma Show 2016 (2016), Netët E Klipit Shqiptar 15 (2016). [5]
  • Më datë 17 Qershor 2016, Butrint Imeri publikon videoklipin "Delicious", në bashkëpunim me Eleni Foureira. Muzika e këngës u punua nga Florent Boshnjaku, teksti u shkrua nga Lyrical Son.[6]
  • Më datë 3 Korrik 2016, Butrint Imeri publikon videoklipin "E Jona". Muzika e këngës u punua nga Cricket, Butrint Imeri, Majk, teksti u shkrua nga Elinel, ndërsa për orkestrimin u kujdes Florent Boshnjaku. [7]
  • Më datë 20 Tetor 2016, Butrint Imeri publikon videoklipin "Papa", në bashkëpunim me Elinel. Muzika e këngës u punua nga Cricket, teksti u shkrua nga Elinel.[8]
  • Më datë 10 Dhjetor 2016, Butrint Imeri publikon videoklipin "Veç Për Mu". [9]
  • Më datë 29 Prill 2017, Butrint Imeri publikon videoklipin "Mona Lisa". [10]
  • Më datë 19 Qershor 2017, Butrint Imeri publikon videoklipin "Bella". Me këtë këngë, Butrint Imeri merr pjesë në Zhurma Show 2017 në vitin 2017. [11]
  • Më datë 14 Dhjetor 2017, Butrint Imeri publikon videoklipin "Xhanem". Teksti u shkrua nga vetë Butrint Imeri. Videoklipi u prodhua nga Supercut.[12]
  • Me datë 15 Maj 2018, Butrint Imeri publikon videoklipin “Ma Chérie”.[13]
  • Me datë 3 korrik 2018, Butrint imeri publikon videoklipin “Alea”.[14]
  • Me datë 22 Tetor 2018, Butrint Imeri publikon videoklipin "Kush?", teksti u shkrua nga vetë nga Butrint Imeri.
  • Me datë 14 Dhjetor 2018,Butrint Imeri publikon vidioklipin "Bakllava",ne bashkpunim me Gjikon.

Referencat[redakto | përpunoni burim]

Më 7 Prill 2019 publikon këngën 'sa gjynah' në bashkpunim me Majk

Lidhje të jashtme[redakto | përpunoni burim]