Shko te përmbajtja

Castra

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Rindërtim i Castrum Biriciana, në Veisenburg, Bavari

Castra (forma e shumësit) është një term latin i përdorur gjatë Republikës dhe Perandorisë Romake për një 'fushim' dhe 'castrum' (njëjës) për një 'fortifikim'.[1][2][3]

Në përdorimin e tanishëm, veçoria e emrit që ka kuptime të ndryshme në njëjës dhe shumës, ndonjëherë përdoret më pak përpikmërisht, duke parë kuptimet që tregojnë pozicione të fortifikuara të përdorura nga Ushtria Romake.

Një castrum ishte baza e fortifikuar e një Legjioni romak, një njësi e saj, ose e njësive auxiliaria, që mundësonte vende të sigurta për trajnim, administrim dhe mbrojtje. Ushtria përdorte një larmi pozicionesh të fortifikuara, si në përmasa ashtu dhe në funksione, duke variuar nga fushime të përkohshme marshimi (castra aestiva) deri në fortesa të mëdha, të përhershme (castra stativa), që strehonin legjione të tëra. Ato tipikisht projektoheshin me plan të standardizuar, duke përfshirë një plan drejtëkëndor, mure mbrojtëse, porta dhe rrugica të brendshme të organizuara në model rrjete, duke pasqyruar disiplinën ushtarake dhe ekspertizën inxhinierike romake. Castra të përhershme shpesh bëheshin themelet e qyteteve dhe qytezave përgjatë Perandorisë Romake, shumë prej të cilave bartin akoma gjurmë të origjinave të tyre romake në planet dhe emërtimet e tyre moderne. Këto fortifikime luajtën një rol kyç në zgjerimin dhe ruajtjen e fuqisë romake, duke i mundësuar ushtrisë të projektonte kontrollin mbi territore të gjera dhe tu përgjigjej me shpejtësi kërcënimeve.

Fortesa romake e Templeborough në Jorkshajërin Jugor e vizualizuar në 3D, prodhuar për Rotherham Museums and Archives

Castrum shfaqet në gjuhën oskane dhe umbrishten, dy gjuhë të tjera italike, duke sugjeruar një origjinë të paktën aq të vjetër sa proto-italikja. Julius Pokorny[4] gjurmon një rrjedhje të mundshme nga *k̂es-, 'pres', nga *k̂es-tro-m, 'mjet prerës'. Këto fjalë bazohen te *kastrom, që përfshijn oskanishten castrous (rasa gjinore) dhe umbrishten castruo, kastruvuf (rasa kallëzore). Ato kanë të njëjtin kuptim, thotë Pokorny, si latinishtja fundus, 'prona tokësore', 'pjesë toke', duke iu referuar një parcele të punuar ose të kultivuar, siç është një fermë e rrethuar nga një gardh ose mur. Kornel Nepoti përdor fjalën castrum në atë kuptim: kur Alkibiadi dezerton te persët, Farnabazi i dha atij një pronë tokësore (castrum) me vlerë 500 talentë në të ardhura taksimi.[5] Ky është një ndryshim i kuptimit nga pasqyrimet në gjuhët e tjera, të cilat nënkuptojnë akoma thikë, sëpatë, ose shtizë. Pokorny e shpjegon atë si "një fushim, kamp, si një copë e prerë toke".

Nëse ky është një interpretim civil, versioni ushtarak duhet të jetë "rezervim ushtarak", një ngastër toke e prerë nga toka e përgjithshme përreth saj dhe e modifikuar për përdorim ushtarak. Të gjitha castra-t duhet të mbroheshin nga punime, shpesh jo më shumë se një palisadë, për të cilën ushtarët bartnin hunj dhe një hendek. Castra mund të përgatitet nën sulm brenda një kuadrati ose mbrapa një vjijë beteje. Duke konsideruar se strehimet më të hershme ushtarake ishin tenda të bëra prej lëkure ose shtroje dhe gjithë bazat më të përhershme strehonin njerëz në tenda të vendosura në katrorë dhe të ndara nga rrugica të shumta, një castrum mund të të merte shumë mirë ngjyrimin e tendës.[a]

Vizatim rindërtues i mbrojtesjes brengdetare romake të Cumbria-s, në juglindje të Murit të Adrianit, shek. II.

Zhvillimi gjuhësor

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sintagmatat më të zakonshme latine (këtu fraza) për termin castra janë:

castra stativa
fushim/fortresë i përhershëm
castra aestiva
fushim/fortresë verore
castra hiberna
fushim/fortresë dimërore
castra navalia / castra nautica
fushim/fortresë marine

Në termin latin castrum përdoret më shpesh si një emër i përveçëm për vende gjeografike: p.sh., Castrum Album, Castrum Inui, Castrum Novum, Castrum Truentinum, Castrum Vergium. Shumësi gjithashtu përdorej si një emër vendi, si Castra Cornelia dhe nga kjo rrjedhin prefiksi i toponimeve uellsiane caer- (p.sh. Caerleon dhe Caerwent) dhe sufiket angleze -caster dhe -chester (p.sh. Winchester dhe Lancaster). Castrorum Filius, "biri i fushimeve", ishte një nga emrat e përdorura nga perandor Kaligula dhe pastaj edhe nga perandorë të tjerë.

Castro, gjithashtu rrjedh nga Castrum, është një emër i zakonshëm familjar ashtu dhe toponim në Spanjë dhe vende të tjera hispanofone, Itali dhee Ballkan, ose i veçuar ose në kompozime të ndryshme siç është vendi i trashëgimisë botërore i Gjirokastrës (më herët Argurokastro). Në greqisht, shkrimtarët përdornin përkatësisht termat stratopedon ('fushim ushtarak') dhe phrourion ('fortifikim') për të përkthyer termat latinisht castrum dhe castellum.

Rindërtim i specula ose vigilarium (burgus), "kulla e rojës", një lloj castrum, në Rainau-Buch, Gjermani. Një kullë e lashtë roje do të ishte rrethuar nga mure dhe hendeqe.[6]

Burimet dhe origjina

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nga kohët më të lashtë fushimet romake ndërtoheshin sipas një modeli të caktuar ideal, formalisht të përshkruar në dy burime kryesore, De Munitionibus Castrorum dhe veprat e Polibit.[7][b]

Ndërtimi dhe planimetria

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Plani i një fortese tipike romake

Hapi i parë në ndërtimin e një castrum ishte përzgjedhja e një vendi të përshtatshëm. Ky ishte një vendim kritik, pasi siti duhet të përmbushte mjaft kritere strategjike dhe praktike: Vendi zgjidhej për mundësinë e mbrojtjes së tij, shpesh mbi një terren të ngritur, afër lumenjve, kodrave, ose pengesave të tjera natyrore. Nevojitej gjithashtu të mundësonte një piktë të mirë vrojtimi për zonën rrethuese dhe kontrollimin e rrugëve kyç ose ato të furnizimit. Kampi nevojitej të kishte akses në burime ujore, si lumenj ose burime dhe pyje të afërta për materiale ndërtimi si druri. Ndërsa pozicionet e ngritura ishin të parapëlqyeshme për mbrojtjen, vetë siti duhet të ishte relativisht i sheshtë për të lejuar ndërtim efiçent dhe për të siguruar rendin e brendshëm. Dranazhimi i mirë ishte gjithashtu thelbësor. Kur vendi ishte identifikuar, mbikëqyrësit mensorēs mbërrinin për të shqyrtuar përshtatshmërinë e tij dhe të fillonin planifikimin.[8]

Në qendrën e parë të kampit përcaktohej ku do të kryqëzoheshin Via Praetoria dhe Via Principalis dhe kështu ta ndanin kampin në gjysmën veriore dhe jugore. Kryqëzimi i këtyre dy rrugëve formonte pikën qendrore të kampit, përreth të cilës do të llogaritej pjesa tjetër e tij. Duke përdorur mjete si groma, mensorēs formonin perimetrin drejtkëndor të kampit. Kampi ndahej në kuadrate të barabarta për lehtësi organizimi dhe lëvizjeje.[8]

Katër porta pozicionoheshin në pikat kardinale:

  • Porta Praetoria (porta ballore, e drejtuar nga armiku).
  • Porta Decumana (porta e mbrapme, ana e kundërt e porta praetoria).
  • Porta Principalis Dextra (porta e djathtë përgjatë via principalis).
Maket i Emonës, qytet ilir në Slloveni, Lubjana e sotme.
  • Porta Principalis Sinistra (porta e majtë përgjatë via principalis).[9][c][10][11]
Model i rikrijuar i një palisade me hunj, të quajtur pilum murale

Struktura speciale e castrum-it mbronte edhe nga sulmet. Baza (munimentum, "fortifikimi") vendosej tërësisht brenda vallum ("murit"), që mund të ndërtohej nën mbrojtjen e legjionit në formacion beteje nëse ishte e nevojshme. Vallum ishte katërkëndor, i pozicionuar sipas pikave kardinale të busullës. Ekuipazhi i ndërtimit gërmonte një trashe (fossa), duke e hedhur materialin e gërmuar së brendshmi, për të formuar ledhin (agger). Në krye të kësaj ndërtohej një palisadë hunjsh (sudes ose valli). Ushtarët duhet ti bartnin këta hunj në marshim.[d] Përgjatë kohës, palisada mund të zëvendësohej nga një mur tullash ose gurësh dhe hendeku shërbente gjithashtu si një pengesë. Një kamp për një legjion vendoste kulla në intervale përgjatë murit me pozicione midis për artilerinë.[12]

Përreth periferisë së brendshme të vallum ndodhej një hapsirë e pastër, intervallum, e cila shërbente për të kapur predhat e armikut, si një rrugë aksesi për te vallum dhe si një hapsirë depozitimi për bagëti (capita) dhe plaçkitje (praeda). Romakët ishin mjeshtra të gjeometrisë dhe e tregonin atë në kampet e tyre: një studim modern tregon se intervallum "ishte 1/16-ta e rrënjës katrore të sipërfaqes që ai rrethonte në fortifikim.[13] Legjionarët strehoheshin në një zonë periferike brenda intervallum, të cilën ata mund ta kalonin me shpejtësi për të marë pozicion mbi vallum. Brenda zonës legjionare ishte një rrugë periferike, Via Sagularis, me gjasa një lloj "rruge shërbimi".[14]

Rrugët, portat dhe sheshi qendror

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Porta lindore e rindërtuar e një castrum stativum, një bazë më permanente, në Velzhajm, Gjermani
Porta e quajtur Savoia, Susa, Piemont, 275-290 p.e.s.

Një fortesë romake përmbante tipikisht katër porta, me rrugën kryesore, të njohur si via praetoria, që shtrihej nga porta kryesore, porta praetoria. Kjo rrugicë kryqëzohej në kënd të drejtë me një tjetër rrugë kryesore të quajtur via principalis.[15] Via Principalis kalonte përgjatë vallum te Porta Principalis Dextra ("porta kryesore e djathtë") dhe Porta Principalis Sinistra ("majtas, etj."),[16] të cilat ishin portat kryesore të fortifikuara me turres ("kulla").[17] Seksioni i fortesës i vendosur midis murit ballor dhe via principalis ishte i njohur si praetentura, ku gjendeshin ndërtesat e kazermave dhe depove (horrea). Një tjetër rrugë, via decumana, shtrihej nga porta e pasme, porta decumana, te via quintana. Sipërfaqja midis via quintana dhe murit të mbrapëm, e përmendur si retentura, përmbante gjithashtu kazerma, shërbime depozitimi dhe punishte.[17]

Pjesa qendrore e fortesës, e vendosur midis via principalis dhe via quintana, quhej latera praetorii dhe bujtëte ndërtesat më të rëndësishme. Këto ndërtesa përfshinin principia (selia), e cila rreshtohej përballë portës kryesore, praetorium (rezidenca e oficerit komandues), banjoja dhe spitali, i njohur si valetudinarium. Gjithashtu, pak më brenda mureve mbrojtës dhe duke u shtrirë përreth gjithë perimetrit të fortesës ishte një rrugë tjetër e rëndësishme, via sagularis. Rrugicat më të vogla degëzoheshin për të lidhur ndërtesat e ndryshme me rrugët kryesore.[17]

Vizatim që tregon organizimin e Castra Carnuntum, shek. III, Austri

Ndërtesat kryesore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Via Quintana dhe Via Principalis e ndanin kampin në tre zona: Latera Praetorii, Praetentura dhe Retentura. Te latera ("krahët") ndodhej arae (altarët flijues), auguratorium (për oguret), tribunal, kur zhvilloheshin gjyqet ushtarake dhe arbitrimet (kishte një platformë të ngritur), vendroja, zona të llojeve të ndryshme të stafit dhe depot e grurit (horrea) ose mishit (carnarea). Ndonjëherë horrea gjendej afër kazermave dhe rezervës së gjallë të mishit. Analila e kanalizimeve nga haletë tregojnë se dieta legjionare ishte kryesisht drithi. Gjithashtu në latera ndodhej armamentarium, një strehë e gjatë që përmbante çdo armë të rëndë dhe artileri të pa vendosur mbi mur.[18]

Model në miniaturë i praetorium-it të Këlnit

Praetentura ("që shtrihej në pjesën ballore") përmbante bujtinat e oficerëve që ishin poshtë gjeneralit, por më lartë sesa komandantët e komanive (legati).[e] Pranë principia ndodhej valetudinarium (spitali), veterinarium (për kuajt), fabrica ("punishtja" e metaleve dhe drurit) dhe më tej përballë bujtinave të forcave speciale. Këto përfshinin classici ("marinsit", pasi shumica e kampeve evropiane ndodheshin përgjatë lumenjve dhe përmbanin një komandë lumore navale), equites ("kalorësia"), speculatores ("eksploruesit"), dhe vexillarii (bartësit e vexilla-s, flamuri zyrtar i legjionit dhe njësive të tij). Gjithashtu aty ndodheshin trupat që nuk përshtateshin diku gjetiu. Pjesa e retentura ("që shtrihej në pjesën e mbrapme") më afër principia-s përmbante quaestorium. Nga fundi i perandorisë ajo u zhvillua në një depo sigurie për plaçkën dhe një burg për pengjet dhe robërit e rangut të lartë të armikut. Afër quaestorium ndodheshin bujtinat e rojeve të selive (statores), që arrinin deri në dy centuriae (kompani). Nëse imperator ishte i pranishëm ata shërbenin si truprojat e tij.[19]

Mbetje të pakta të horrea (hambarëve) në Arbeia (Sauth Shilds modern në Anglinë veri-lindore), por mund të shihen mbështetjet gjatësore për dyshemenë.

Further from the Quaestorium ëere the accommodations of the Nationes ("natives"), ëho ëere auxiliaries of foreign troops, and the legionaries in double roës of tents or barracks (Strigae). One Striga ëas as long as required and 18 m ëide. In it ëere tëo Hemistrigia of facing tents centered in its 9 m strip. Arms could be stacked before the tents and baggage carts kept there as ëell. Space on the other side of the tent ëas for passage.[12] In the northern places like Britain, ëhere it got cold in the ëinter, they ëould make ëood or stone barracks. The Romans ëould also put a fireplace in the barracks. They had about three bunk beds in it. They had a small room beside it ëhere they put their armour; it ëas as big as the tents. They ëould make these barracks if the fort they had ëas going to stay there for good.[20]

Tipikisht, kazermat gjendeshin përballë dhe mbrapa zonave të fortesës. Secila kohortë përfshinte gjashtë blloqe kazermash, të pozicionuar paralelisht, shpesh të organizuara në çifte ballore. Sidoqoftë, ka variacion të konsiderueshëm në numrin e saktë dhe llojet e ndërtesave në një fortese, ashtu si dhe variacione në dizajn, përmasa dhe përpjesëtimet e barrakave. Ndërtesat kishin plan drejtëkëndor, me përmasa 30-100 x 7-15 m dhe të ndara në contubernia (zakonisht 10-13 në numër). Secili contubernium përfshinte një dhomë ballore dhe të mbrapmje (me gjasa përkatësisht për depozitim dhe fjetje). Shumica e barrakave ishin të pajisura me një shëtitore të mbuluar ose verandë përgjatë ngritjes ballore. Akomodimi për centurionët mundësohej në shtëpiza individuale, të ndërtuara në afërsi me ose të bashkangjitura me bllokun e tyre të kazermave. Për elitën e kohortës së parë, akomodimi tipikisht gjendej në zonën latera praeticii, shpesh në barraka që ishin pak më të mëdha sesa ato të kohortave të tjera. Centurionët e tyre (centurionët më të lartë të legjionit, secili në ngarkim të një centuriae të dyfishtë) gëzonin rezidenca thelbësore dhe më të mëdha. Shtëpitë e tribunëve ishin edhe më të mëdha dhe normalisht ndiqnin dizajnin e peristilit civil, që paraqiste një serie dhomash përreth një oborri qendror.[21]

Një kanal sanitar në Potaissa, Dakia (Rumania moderne). i vendosur me një pjerrësi.

Për shërbime higjene, një fushim kishte edhe latrines publike dhe private. Një latrinë publike përbëhej nga një bankë stolash të vendosur mbi një kanal uji të rrjedhshëm. Një nga konsideratat kryesore për përzgjedhjen e vendit të një fushimi ishte prania e ujit të rrjedhshëm, të cilin inxhinierët e devijonin në kanalet higjenike. Uji i pijshëm vinte nga puset; sidoqoftë, bazat më të mëdha dhe më permanente paraqesnin aqueduct, një strukturë që sillte një rrjedhë të marë nga territore të larta (ndonjëherë milje largë) në kamp. Praetorium kishte latrinën e tij dhe me gjasa bujtinat e oficerëve të lartë. Brenda ose afër intervallum, ku ata mund të hynin lehtësisht, ishin latrinat e ushtarëve. Një banjëlarjeje për ushtarët, përmbante gjithashtu një latrinë, gjendej afër ose përgjatë via principalis.[22]

Model i rindërtuar i një mini-castra romake në Ockenburgh, pranë Hagës, vitet 150180 të e.s.

Përreth një castra ndodheshin fshatra për të mbështetur nevojat e personelit ushtarak të vendosur aty. Këta katunde, të njohur si canabae për fortesat legjionare dhe vici për fortesat e auxilia-ve, ishin shtëpia e një larmie njerëzish, duke përfshirë tregtarë, artizanë, familjet e ushtarëve dhe civilë të tjerë, që siguronin ushqim dhe shërbime. Canabae dhe vici vepronin si qendra jetësore për veprimtarinë tregtare dhe ekonomike, duke furnizuar me ushqim, pajisje dhe nevoja të tjera ushtarët. Ata shërbenin edhe si qendra shoqërore dhe kulturore, duke lehtësuar ndërveprimin midis Ushtrisë Romake dhe popullsisë vendore.[23]

Fshatrat përgjithësisht ishin të tre llojeve. I pari ishte fshati buzë rrugës, ku ndërtesat rreshtoheshin përgjatë arterieve kryesore rrugore që të çonin drejtë dhe të sillnin nga fortesa. Lloji i dytë, i njohur si fshati tangent, përbëhej nga struktura që ndiqnin rrugën që kalonte anash kampit. Lloji i tretë ishte fshati unazë, ku ndërtesat ishin të vendosura përgjatë një rruge anësore që e rrethonte castra-n. Ndërtesat në këto fshatra ishin zakonisht të gjatë dhe të ngushta, me një ballinë të vogël nga rruga, shpesh duke pasur një porticus (një shëtitore ose verandë të mbuluar). Shtëpitë ndërtoheshin mbi sipërfaqe gjatësore, me seksionet ballore që shërbenin si zona ndënjjeje, taverna, kuzhina, dyqane, ose qilarë dhe depo. Pjesët e mbrapme të këtyre pronave përdoreshin për qëllime praktike, siç ishin punishtet, stallat, puset dhe tualetet, duke e përdoru në mënyrë efiçente hapsirën e disponueshme si për nevojat e strehimit ashtu dhe për ato tregtare.[23]

Maket i fortesës romake në dy brigjet e Mozës, Muzeu i Maastrichtit, Holandë

Modifikimet në praktikë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Plani ideal zakonisht modifikohej për tiu përshtatur terrenit dhe rrethanave. Secili kamp i zbuluar nga arkeologët ka planin dhe veçoritë e tij specifike, që ishin të vlefshme nga pikëpamja ushtarake. Nëse, për shembull, kampi ishte ndërtuar mbi një shkëmb, ai ndoqte vijat e shkëmbit. Terreni për të cilin ishte më i përshtatshëm dhe për të cilin me gjasa ishte dizenjuar në kohë të largët prehistorike ishte lakuar terreni.

Kampi ishte vendosur në mënyrën më të mirë mbi majën dhe përgjatë shpatit të një kodre të ulët, me ujë burimi që rridhte në përroska përgjatë kampit (aquatio) dhe kullota për të mundësuar kullotjen (pabulatio) e kafshëve. Në rast sulmi, predhat e shigjetave, shtizave dhe hobeve mund ti lëshoheshin një armiku që mundohej të ngjitej. Për mbrojtje, trupat mund të formonin një acies, ose "vijë beteje", jashtë portave ku ata mund të furnizoheshin lehtësisht ashtu dhe të mbështeteshin nga harkëtarët nga palisada.

Rrugët, portat dhe ndërtesat paraqisnin në varësi të kërkesave dhe burimeve të kampit. Portat mund të varionin nga dy deri në gjashtë dhe nuk vendoseshin në qendrën e faqeve anësore të murit. Jo të gjitha rrugët dhe ndërtesat mund të ishin të pranishme.

Model i Carnuntum-it (210 i e.s.), muzeu në qiell të hapur i Petronelit, Austri.

Në agim, dita fillonte me tingullin e buccina-s që sinjalizonte ushtarët të ngriheshin. Ta visheshin me nxitim në tunikat dhe armaturat e tyre, pasi përpikmëria ishte jetësore. Pasonte mbledhja e mëngjesit, ku centurioni inspektonte ushtarët, duke u siguruar që armët dhe disiplina e tyre ishin në gjendjen e duhur. Gjatë kësaj kohej jepeshin urdhërat për ditën dhe disiplina zbatohej rreptësisht.[24] Pas mbledhjes, ushtarët shpesh merrnin pjesë në trajnime fizike. Kjo përfshinte marshime, simulime luftimesh me armë druri dhe ushtrime force për ti mbajtur ata të gatshëm për betejë. Në varësi të vendndodhjes së tyre dhe gjendjes së fortesës, ushtaraët mund të trajnoheshin edhe në harkëtari, hedhje shtize, ose ndërtimin e mjeteve të rrethimeve. Këto seksione nuk ishin vetëm thelbësore për ruajtjen e formës fizike, por edhe për të ngulitur disiplinën punën në skuadër. Kur nuk stërviteshin, ushtarëve u caktoheshin detyra të ndryshme brenda kampit. Ato përfshinin riparimin e fortifikimeve, mirëmbajtjen e rrugëve, ose mprehjen e armëve. Ata zhvillonin gjithashtu detyra roje me turne, duke patrulluar muret dhe portat e fortesës për të siguruar mbarëvajtjen e sigurisë së kampit.[25]

Ilustirim i Castra Romana nga Stefan Cybulski, Qendra Muzeale e Turkut, Finlandë.

Rreth mesditës, ushtarët pushonin për drekën e tyre, (prandium). Ky vakt zakonisht përbëhej nga buka, qull ose pure, djathi, perimet dhe ndonjëherë mishi nëse furnizimet e mundësonin. Pas ngrënies, ushtarët ktheheshin në detyrat e tyre. Disa ndihmonin në detyrat administrative si mbajtja e rregjistrave, mbajtja inventarit të furnizimeve, ose duke shkruar raporte. Të tjerët punonin në projektet ndërtimore, si ndërtimi ose riparimi i barrakave, stallave, ose rrugëve që çonin te fortesa. Zejtarët e aftë midis ushtarëve mund të ngarkoheshin me farkëtimin e armëve, duke bërë armatura, ose duke krijuar vegla.Shpesh mbasdita përfshinte më shumë trajnim ose përgatitje për fushata të ardhshme. Ushtarët praktikonin formacione, përsosnin teknikat e tyre të luftimit dhe përmirësonin strategjitë nën sytë mbikëqyrës të centurionëve të tyre.[26]

Shtyllat që mbanin një dysheme të ngritur për të ruajtur ushqimin e thatë dhe të pastër nga mikrobet në hambarin verior të vendqëndrimeve të fortesës romake (Vercovicium) në Murin e Adrianit, Angli

Pas afrohej mbrëmja, fortesa bëhej më e qetë. Ushtarët ndërronin turnin e tyre për detyrat rojtare, me dia që qëndronin në rojë, ndërsa të tjerët pushonin. Darka (cena), ishte më e madhe dhe më thelbësore sesa vakti i drekës. Pas darkës, ushtarët kishin ca pushim personal (otium). Ata mund tu shkruanin letra familjeve të tyre, të riparonin pajimet e tyre, ose të angazhoheshin në lojëra si zarat ose lojëra të tjera tavoline. Tregimi i historive dhe këndimi ishin veprimtari popullore, duke ndihmuar në mbajtjen e moralit lartë. Disa ushtarë e përdornin këtë kohë për praktika fetare, duke u ofruar flijime ose lutje zotave të tyre. Para se të tërhiqeshin për natën, përfundonte plani i turnit të rojave dhe siguroheshin portat e fortesës. Ushtarët roje gjatë turnit të natës patrullonin muret, duke kontrolluar sigurinë e kampit përgjatë natës. Të tjerët qëndronin në barrakat e tyre, duke fjetur në shtrate të thjeshta druri me dyshekë kashte, gati për ta filluar prapë rutinën e përditshme në agim.[27]

  1. Shumë fjalorë latinisht e bëjnë këtë sugjerim.
  2. Alan Richardson i krahason të dy autorët orgjinalë dhe përfundon se "modeli higinian e redukton shumë sipërfaqen dhe gjatësinë e perimetrit për secilën forcë të dhënë. P. Fl. Vegetius Renati ka një seksion të vogël gjithashtu mbi kampet e hendekosur. Terminologjia varion, por plani bazik është i njëjti.
  3. Richardson shkruan se nga pikëpamja e raportit të castra mund të përcaktohej organizimi i betejës dhe madhësia e legjionit që ai bujtëte, përcaktonte sipërfaqen e kampit. Steinhoff teorizon se Richardson ka identifikuar një projekt tipik dhe ndërton mbi studimet e hollësishme të këtij të fundit për të sugjeruar se fushimet Afrikano Veriore në kohën e Adrianit bazoheshin mbi të njëjtën aftësi gjeometrike.
  4. Sudes nuk ishin thjeshtë hunj. Tre ose katër dega liheshin për thurje.
  5. Termi legatus ka kuptime të tjera në kontekste të tjera, si guvernator apo ambasador.
  1. James B. Greenough; G. L. Kittredge; Albert A. Howard; Benjamin Leonard D'Ooge, red. (1903) [1888]. "Defective and Variable Nouns: § 107" (PDF). Allen and Greenough's New Latin Grammar for Schools and Colleges Founded on Comparative Grammar (në anglisht). Boston: Ginn & Company. fq. 44. Marrë më 1 korrik 2025. Shumë emra hasen në shumës në një kuptim të veçant
  2. Meagan Ayer, red. (2014) [1903]. "Variable Nouns §107". Allen and Greenough's New Latin Grammar for Schools and Colleges (në anglisht). Boston: Ginn & Company. fq. 44. ISBN 978-1-947822-04-7 nëpërmjet Dickinson College Commentaries, Department of Classical Studies, Dickinson College, Carlisle, PA.
  3. Lewis, Charlton T.; Short, Charles (1879). "castrum". A Latin Dictionary (në anglisht). Marrë më 1 korrik 2025 nëpërmjet Perseus.tufts.edu. Forma e shumësit, castra, ka një kuptim të mundshëm të "çadra", shatorre, tenda.
  4. Pokorny 1959, f. 586.
  5. Kornel Nepoti. Alcibiades 9.3 (në latinisht). Latin Library.
  6. Hanson & Friel 1996, ff. 499–519.
  7. Richardson 2003, ff. 303–313.
  8. 1 2 Johnson 1983, ff. 36–42.
  9. Johnson 1983, f. 30.
  10. Richardson 2001, ff. 171–185.
  11. Steinhoff 2019.
  12. 1 2 Adkins & Adkins 2004, ff. 97–99.
  13. Richardson 2002, ff. 93–107.
  14. Hanel 2011, ff. 402–403.
  15. Shirley 2001, f. 15.
  16. Johnson 1983, ff. 33–34.
  17. 1 2 3 Shirley 2001, f. 45.
  18. Johnson 1983, ff. 29–35, 142, 190.
  19. Johnson 1983, ff. 30, 139, 159.
  20. Sims 2004, ff. 55–56.
  21. Shirley 2001, ff. 15–16.
  22. Johnson 1983, ff. 204, 210.
  23. 1 2 Hanel 2011, ff. 410–411.
  24. Davies 1989, ff. 47–48.
  25. Goldsëorthy 2007, ff. 91–93.
  26. Davies 1989, ff. 38–39.
  27. Davies 1989, ff. 54, 66–67.

Lexime të mëtejshme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Campbell, Duncan B. (2008). Roman Legionary Fortresses 27 BC-378 AD (në anglisht). Oxford: Osprey. ISBN 978-1841768953.
  • Polybius (2011). The Histories (English translation) Book VI. The Loeb Classical Library, Volume III Section VI (në anglisht). Harvard University Press. ISBN 978-0-674-99658-8.
  • pseudo-Hyginus (1972). Hygini Gromatici Liber de munitionibus castrorum (në latinisht). Hildesheim: H.A. Gerstenberg. ISBN 3806702004.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]