Cernojeviqët

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Cernojeviqët ishin familje feudale me prejardhje shqiptare më pas e sllavizuar. Zotërimet e saj shtriheshin në Zetë fillimisht midis Budues e Tivarit dhe erdhën duke u zgjeruar drejt Lindjes. Një nga pinjollët e saj, Radiqi, arriti t’u marrë më 1393 Dukagjinëve për pak kohë qytetin e Lezhës. Ai hyri në luftë me Gjergjin II Strazimiri Balshën dhe u thye e u vra prej tij më 1396. Në fillim të viteve 40 të shek.XV në krye të familjes së Cernojeviqëve në Zetë u përforcua pushteti i Stefanit, i cili ishte martuar me të motrën e Skënderbeut, Marën. Duke u ndodhur para sulmeve osmane, ai u lidh me luftën e sundimtarëve shqiptarë me Skënderbeun në krye dhe mori pjesë në Kuvendin e Lezhës më 1444. Këto lidhje vazhduan edhe në kohën e pasardhësit të tij Ivan Cernojeviqit që ishte martuar me të bijën e Gjergj Arianitit.

Shih edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Burimet[redakto | redakto tekstin burimor]

  • The Late Medieval Balkans: A Critical Survey from the Late Twelfth Century to the Ottoman Conquest, John Van Antwerp Fine, 1987
  • Encyclopædia Britannica