Ciceroni thënie

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

• Nëse keni një kopsht dhe një bibliotekë, keni gjithçka që ju nevojitet

• Këshilla kushton më pak se ndihma

• Njeriu është armiku më i betuar i vetvetes

• Duhet të jemi shërbëtorë të rrethanave

• Secili e di se sa dhen ka,por jo se sa miq ka

• Tekat e fatit vene ne prove besueshmerine e miqve

• Njerëzit dhe kombet që kanë liri të tepruar përfundojnë të skllavëruar

• Ligji më i ngurtë është shpesh shkak i të keqes më të madhe

• Nuk ka detyre me te rendesishme se te kthesh nje nder

• Ka më shumë rëndësi ndërgjegjia jote sesa mendimi i tjetrit

• Kënaqësia e banketit nuk matet me gjellët e shijshme, por me shoqërinë e miqve dhe bisedat

• Nuk kemi lindur vetëm për veten tonë

• Duhet ngrënë bashkë një thes me kripë,para se të mund ta quash tjetrin mik

• Kur armët flasin ligjet heshtin

• Nëse e vërteta do të ishte e qartë,oratoria do të ishte e kotë

• Ka diçka të vjetër tek i riu dhe diçka të re tek i vjetri

• Gjerat qe themi kur na provokojne jane me te sinqerta se ato qe themi kur jemi te qete

• Perberi kenaqesive te medha qendron merzia

• Jeta e të vdekurve vendoset në kujtesën e të gjallëve

• Një dhomë pa libra është si një trup pa shpirt

• Gjërat e mëdha nuk arrihen me anë të muskujve, shpejtësisë ose shkathtësisë fizike, por me reflektim, forcë karakteri dhe gjykim

• Jeta që na është dhënë, nga natyra është e shkurtër; por kujtimi i një jete të kaluar mirë është i përjetshëm

• Autoriteti i atyre që japin mësim është shpesh një pengesë për ata që duan të mësojnë

• Të mos dish çfarë është bërë në kohërat e mëparshme është të jesh gjithmonë fëmijë. Nëse nuk bëhen përdorime të punës së epokave të kaluara, bota duhet të mbetet gjithnjë në fillimet e dijes

• Mirënjohja nuk është vetëm më e madhja e virtyteve, por prindi i të gjithë të tjerëve

• Miqësia përmirëson lumturinë dhe zvogëlon mjerimin, duke dyfishuar gëzimet tona dhe duke ndarë pikëllimin tonë

• Nëse nuk kemi turp ta mendojmë, nuk duhet të kemi turp ta themi

• Ashtu si drejtuesit e nje shteti , jane edhe qytetaret e tij

• Njeriu nuk ngjason ndonjehere me shume me hyjnite sesa kur i ben mire te afermit te vet

• Nuk e vuan mungesen kush nuk ka deshiren

• Nuk ka asgje te jashtezakonshme per ata qe enderrojne

• Detyra e pare e historianit eshte te mos tradhetoje te verteten

• Ata qe heqin miqesite nga jeta,heqin diellin nga bota

• Ndonjeher kush humb shikimin meson te shohe me mire te verteten e gjerave

• Të jesh injorant për atë që ndodhi para se të lindje do të thotë të jesh gjithmonë fëmijë

• Dashuria është përpjekja për të krijuar një miqësi të frymëzuar nga bukuria

• Supersticioni është një frikë e paarsyeshme ndaj Zotit