Civitas

Në Romën e Lashtë, termi latin civitas (shqiptimi latinisht: [ˈkiːwɪtaːs]; në shumës civitates), sipas Ciceronit në kohën e Republikës së vonë Romake, ishte trupa shoqërore e cives, ose qytetarëve, të bashkuar nga ligji (concilium coetusque hominum jure sociati). Është ligji që i lidhte ata bashkë, duke u dhënë përgjegjësi (munera) nga një anë dhe të drejtat e qytetarisë nga tjetra. Marrëveshja (concilium) kishte një jetë të sajën, duke krijuar një res publica ose "entitet publik" (sinonim me civitas), në të cilin individët kanë lindur ose pranuar dhe nga i cili ata largohen kur vdesin ose janë dëbuar. Civitas nuk është thjeshtë trupa kolektive e të gjithë qytetarëve, është kontrata që i lidh ata të gjithë bashkë, pasi secili prej tyre është një civis.[1]
Civitas është një emër abstrakt i formuar nga fjala civis. Claude Nicolet[2] e gjurmon fjalën dhe konceptin fillestar për qytetarin në Romë, në rastin e parë të njohur nga sinoecizmi i romakëve dhe sabinëve të paraqitur në legjendat e Mbretërisë Romake. Sipas Tit Livit,[3] dy popujt morën pjesë në një ceremoni bashkimi, pas të cilës ata u quajtuën quirites, sipas qytetit sabine të Cures. Dy grupet u bënë curiae e parë, kuvendet e varura, nga co-viria ("bashkë kuvendar", ku vir do të thotë "burr", pasi vetëm burrat merrnin pjesë në qeverisje). Quirites ishin co-viri. Dy popujt kishin fituar një status. Fjala latine përr quirites sabinë ishte cives, që në një analizë vjenë nga indo-evropianishtja *kei-, "ulem", rri poshtë në kuptimin e qëndrim, anëtar i të njëjtës shtëpi. Qytet, civik, civil dhe civilizim të gjitha rrjedhin nga kjo rrënjë. Dy njerëz ishin tani nën të njëjtën çati, le të themi.[4]
Civitas ishte një fjalë popullore dhe gjerësisht e përdorur në Romën e Lashtë, me reflekse në kohët moderne. Përgjatë shekujve, përdorimi u zgjerua në një spektër kuptimesh të cituar në fjalorët e mëdhenj latinë:[5] ajo mund të dojë të thotë gjithashtu qytetarinë e krijuar nga kushtetuta e qytet-shtetit, ose res publica, populus i asaj res publica (jo populli si popull por populli si qytetarë), çdo qytet-shtet ose i mirëfilltë ose që i ngjasonte shtetit, madje ideal, ose (kryesisht nën perandorinë) qyteti fizik, ose urbs. Nën këtë kuptim të fundit disa vende morën emrin, civitas, ose e përfshinë në emrin e tyre, me këtë të fundit të pasqyruar si civita ose civida.
Llojet e civitates
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pasi perandoria u zgjerua, banorët që gjendeshin në provincat romake ose do të klasifikoheshin si dediticii, që do të thotë "kapitullues", ose do të trajtoheshin si shtete kliente me njëfarë pavarësie të garantuar nëpërmjet traktateve. Kishte tre kategori bashkësish autonome vendase nën sundimin romak: më i larti, civitates foederatae ("shtetet aleate"), formoheshin me qytete formalisht të pavarura dhe të barabarta dhe vuloseshin nga një traktat i përbashkët (foedus); në vijim vinin civitates liberae ("qytetet e lira"), që trgonin bashkësi që u ishin dhënë privilegje të posaçme nga Roma, shpesh në formën e përjashtimit nga taksimi (prej këtej rrjedh koncepti liberae et immunes); i fundit dhe grupi shumë më i zakonshëm, ishin civitates stipendariae ("shtetet tributare"), që ndërkohë ruanin autonominë e tyre të brendshme legjislative ishin të detyruara të paguanin taksa.
Vendbanimet prestigjoze dhe ekonomikisht të rëndësishme si Massilia dhe Messana janë shembuj të rajoneve të pushtuara që u jepej gjysmë-autonomie gjatë Republikës Romake. Ishullit të Maltës iu dha ky status si shpërblim për besnikërinë ndaj Romës gjatë Luftës së Dytë Punike. Vendbanimet e reja urbane të romanizuara të këtyre tribuve kliente lejoheshin të quheshin civitates dhe zakonisht rithemeloheshin pranë vendit të një kryeqyteti të vjetër para-romak. Në Cirencester, për shembull, romankët përdorën bazën ushtrarake që fillimisht mbikëqyrte oppidum-in e afërt tribal për të krijuar një civitas.
Gjatë perandorisë së vonë, termi përdorej jo vetëm për fiset dhe qytetet e tyre miqësore, por edhe për ndarje e qeverisjes vendore në provincat paqësore, që zhvillonin administrimin civil. Toka e destinuar për tu bërë një civitas ndahej zyrtarisht, një pjesë u jepej vendasve dhe një pjesë zotërohej nga qeverisja vendore. Një rrjet bazë rrugor do të shqyrtohej aty, por zhvillimi i civitas nga aty i lihej banorëve megjithëse herë pas here bëheshin dhurime perandorake për ndërtesa të reja publike.
Taciti përshkruan se si describes romako-britonët përqafuan qendrat e reja urbane: «Ata flisnin për risi të tilla si 'civilizim', kur kjo ishte vërtetë vetëm një veçori e skllavërisë së tyre.»[6]
Civitates dallonin nga më pak të mirë-planifikuarit vici, që u rritën në mënyrë të rrëmujshme përreth bazave ushtarake; coloniae, që ishin vendbanime të trupave të tërhequra; dhe municipia, entitete formale politike të krijuar nga vendbanimet ekzistuese. Civitates ishin qytete rajonale me tregje të pajisura me një kompleks bazilike dhe forumi që mundësonin një qendër administrative dhe ekonomike. Civitates kishin një qëllim parësor për të nxitur ekonominë vendore në mënyrë që shtoheshin taksat dhe prodhimi i lëndëve të para. Të gjitha këto veprimtari administroheshin nga një ordo ose curia, një këshill civitas që përbëhej nga burra me status shoqëror të mjaftueshëm për të qenë të aftë të mbanin poste publike.
Masat mbrojtëse kufizoheshin në civitates, rrallë më shumë sesa ledhe me palisada në kohët e trazuara, nëse ndodhte. Afër fundit të perandorisë, civitates' zotëronin milicinë vendore, të drejtuara nga një dekurion, me gjasa shërbente siu forca e vetme mbrojtëse në zonat largëta të romanizuara, të kërcënuara nga barbarët. Ka të dhëna se disa civitates mbajtën njëfarë shkalle të romanizimit dhe shërbyen si qendra popullsie përtej tërheqjes zyrtare romake, megjithë burimet e kufizuara.
Disa grupe civitates mbijetuan si grupime të veçanta fisnore edhe përtej Rënies së Perandorisë Romake, veçanërisht në Britani dhe Spanjën Veriore.
Shiko gjithashtu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Civitas sine suffragio
- Qyteti
- Qyteza
- Qyteti i mbyllur
- Qytetshteti
- Polisi
- Shteti kukull
- Qytetërimi
- Ager publicus
- Vicus
- Pagus
- Alba Longa
- Albanët (latinë)
- Amfiteatri Romak
- Anijet Romake
- Arcana imperii
- Arkitektura Romake
- Arkitektura e Teatrove Romake
- Arsimi në Romën e lashtë
- Arti romak
- Besimet e lashta mesdhetare
- Bovillae
- Bujqësia në Romën e lashtë
- Castra
- Cirku Romak
- Civitas libera
- Civitas foederata
- Civitas sine suffragio
- Civitas stipendaria
- Clivus Palatinus
- Colonus (person)
- Consilum principis
- Contio
- Cursus honorum
- Çitadela
- Dashuria Greke
- Dediticii
- Dominati (Roma)
- Domus
- Dux
- E drejta romake
- Latifundium
- Ergastulum
- Ekonomia Romake
- Equites
- Feja romake
- Festivalet Romake
- Filozofia e lashtë romake
- Fiset Italike
- Forumet Romake
- Gens
- Harku i Triumfit
- Historia e Kushtetutës romake
- Honesta missio
- Honestiores dhe humiliores
- Horreum
- Iliro-romakët
- Horreum (Epir)
- Institucionet politike të Romës së lashtë
- Itinerari
- Kalendari Romak
- Këshilli i Plebejve
- Klasa shoqërore në Romën e Lashtë
- Kleisoura (distrikt bizantin)
- Klima e Romës së Lashtë
- Kolona e Fitores
- Kolonia Romake
- Kopshtet romake
- Kufijtë ushtarakë dhe fortifimet romake
- Kultura e Romës së lashtë
- Kuvendi i Centurionëve
- Kuvendi i Kuriatit
- Kuvendet Romake
- Kuvendi Tribal
- Kuzhina antike romake
- Labici
- Larja në Romën e Lashtë
- Latinët në Itali
- Legjioni romak
- Limes Britannicus
- Lista e toponimeve latine në Ballkan
- Lista e kolonive romake
- Llaçi romak
- Lupanari
- Lustrum
- Lustratio
- Magjistratët romakë
- Mare Nostrum
- Marina Romake
- Martesa në Romën e lashtë
- Misteret greko-romake
- Mitologjia romake
- Mjekësia Romake
- Moda e flokëve në Romën e lashtë
- Mos maiorum
- Municipium
- Muret mbrojtëse romake
- Muri i Antoninit
- Novus homo
- Nobiles
- Optimates dhe populares
- Ordines
- Pallatet perandorake të Romës
- Patricët romakë
- Pax Romana
- Perandoria Romake
- Peregrinus
- Peripli
- Periudha e Ngrohtë Romake
- Plebejtë
- Primus inter pares
- Principati (Roma)
- Provinca romake e Epirit
- Republika Romake
- Rogatio
- Romanitas
- Romanizimi (kulturor)
- Rrugët romake
- Sabinët
- Sabelianët
- Selitë perandorake romake
- Senati Romak
- Shpyllëzimi gjatë periudhës romake
- Shtatë Kodrat e Romës
- Shtetësia Romake
- Skllavëria në Romën e lashtë
- Spektaklet Romake
- SPQR
- Statusi në sistemin ligjor romak
- Tempulli Romak
- Teknologjia në Romën e lashtë
- Të Drejtat Latine
- Thermae
- Traditat romake të emërtimit
- Triumfi Romak
- Ujësjellësi Romak
- Ura e Trajanit
- Ushqimi dhe darka në Perandorinë Romake
- Ushtria Romake
- Veshjet në Romën e lashtë
- Veshjet ushtarake të Romës së lashtë
- Vila Romake
- Zgjedhjet në Republikë Romake
- Zjarrfikja në Romën e Lashtë
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Smith, William (1875). "CIVITAS (ROMAN)". A Dictionary of Greek and Roman Antiquities (në anglisht). Londër: John Murray. fq. 291–293.
- ↑ Nicolet, Claude (1980) [1976]. The World of the Citizen in Republican Rome (në anglisht). Përkthyer nga P. S. Falla. Berkeli dhe Los Anxheles: University of California Press. fq. 21–23.
- ↑ Tit Livi, Ab urbe condita, I.13.4.
- ↑ Partridge, Eric (1983). "city". Origins: A Short Etymological Dictionary of Modern English (në anglisht). Nju Jork: Greenwich House.
- ↑ Lewis, Charlton T.; Short, Charles (2007) [1879]. "Civitas". A Latin Dictionary (në anglisht). Olsford; Medford: Clarendon Press; Perseus Digital Library.
- ↑ Taciti, Agricola, 21
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Nicolet, Claude (1980) [1976]. The World of the Citizen in Republican Rome (në anglisht). Përkthyer nga P. S. Falla. Berkeli dhe Los Anxheles: University of California Press. fq. 21–23.
- Lewis, Charlton T.; Short, Charles (2007) [1879]. "Civitas". A Latin Dictionary (në anglisht). Olsford; Medford: Clarendon Press; Perseus Digital Library.
- Tit Livi, Ab urbe condita.
- Partridge, Eric (1983). "city". Origins: A Short Etymological Dictionary of Modern English (në anglisht). Nju Jork: Greenwich House.
- Smith, William (1875). "CIVITAS (ROMAN)". A Dictionary of Greek and Roman Antiquities (në anglisht). Londër: John Murray. fq. 291–293.
- Taciti, Agricola.