Shko te përmbajtja

Civitas foederata

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Një civitas foederata, që do të thotë "shtet/bashkësi aleate", ishte lloji më i lartë i qyteteve autonome dhe bashkësive vendore nën sundimin romak.

Secila provincë romake përfshinte një numër bashkësish me status të ndryshëm. Përkrahë kolonive romake ose municipia, rezidentët e të cilës kishin qytetarinë romake ose latine, një provincë ishte gjerësisht e formuar nga bashkësi vetë-qeverisëse vendasish (peregrini), që dalloheshin sipas nivelit të autonomisë që ata kishin: niveli më i ulët ishin civitates stipendariae ("shtete tributare"), të ndjekur nga civitates liberae ("shtetet e lira"), që u ishin dhënë privilegje të posaçme.[1][2]

Ndryshe nga këta të fundit, civitates foederatae ishin individualisht të lidhur me Romën nga traktate formale (foedus). Megjithëse ata mbetën formalisht të pavarur, civitates foederatae në fakt ia dorëzonin marrëdhëniet e tyre të jashtme Romës, ndaj të cilës ata ishin të lidhur me aleancë të përhershme.[3] Gjithësesi, qytetarët e këtyre bashkësive gëzonin disa të drejta nën ligjin romak, si commercium dhe conubium.[4] Në lindjen greke, shumë prej qytet-shteteve greke (poleis) ishin formalisht të liruara dhe u ishin dhënë disa lloj garancish të autonomisë së tyre. Pasi ata kishin një histori dhe traditë të gjatë të tyren, shumica e këtyre bashkësive ishin të kënaqura me këtë status, ndryshe nga i ashtuquajturi perëndim latin, ku, me romanizimin e tyre progresiv, shumë bashkësi kërkonin një avancim gradual drejtë status të një municipium ose edje mkë colonia.[1]

  1. 1 2 Eilers 2010, f. 274.
  2. Mousourakis 2007, ff. 210 (note 2).
  3. Mousourakis 2007, ff. 198 (note 22), 210 (note 2).
  4. Mousourakis 2007, ff. 198 (note 22).
  • Eilers, Claude (2010). "Local Government, Roman". përmbledhur nga Gagarin, Michael (red.). The Oxford Encyclopedia of Ancient Greece and Rome (në anglisht). Oxford University Press. fq. 273–275. ISBN 978-0-19-517072-6.
  • Juan Manuel Abascal Palazón; Urbano Espinosa Ruiz (1989). La ciudad hispano-romana: privilegio y poder (në spanjisht). Colegio Oficial de Aparejadores y Arquitectos Técnicos de la Rioja. ISBN 978-84-5058989-4.
  • Mousourakis, George (2007). A Legal History of Rome (në anglisht). Routledge. ISBN 978-041540893-6.