Shko te përmbajtja

Civitas libera

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Një Civitas libera (qytet i lirë, civitas libera, urbs liberae condicionis; ἐλευθέρα καὶ αὐτόνομος πόλις)[1] ishte një qytet vetë-qeverisës gjatë periudhave Helenistike dhe Perandorake Romake. Statusi ju jepej nga mbreti ose perandori, që gjithësesi mbikëqyrte punët e qytet nëpërmjet epistates ose curator të tij (greqisht: epimeletes) përkatësisht. Mjaft qytete autonome kishin gjithashtu të drejtën për të nxjerë monedha qytetare që bartnin emrin e qytetit.

Shembuj të qyteteve të lira përfshijnë Amfipolisin, i cili pas vitit 357 p.e.s. qëndroi përgjithmonë qytet i lirë dhe autonom brenda Mbretërisë Maqedonase;[2] dhe ka të ngjarë edhe Kasandrea dhe Filipi.

Nën sundimin Seleucid, qytete të shumta gëzonin autonomi dhe nxirnin monedha; disa prej tyre, si Seleucia dhe Tarsusi, vijuan të ishin qytete të lira, edhe pas pushtimit romak nga Pompeu. Nikopoli gjithashtu u bë një civitas libera nga Augusti, themeluesi i tij.[3] Selaniku pas Betejës së Filipit, u bë një civitas libera në vitin 42 p.e.s., kur ai mori anën e fitimtarëve.[4] Athina, një qytet i lirë me ligjet e veta, i kërkoi Adrianit të caktonte ligje të reja, të cilat ai i modeloi sipas atyre të nxjera nga Drakoni dhe Soloni.[5]

Autonomi ose autonomoi ishte emri që u jepnin grekët atyre shteteve që qeveriseshin nga ligjet e tyre[6] dhe nuk ishin subjekte të ndonjë pushteti të huaj.[7] Ky titull ju dha atyre qyteteve edhe nga romakët, që u lejuan të gëzonin ligjet e veta dhe të zgjidhnin magjistratët e tyre.[8] Ky lejim konsiderohej një privilegj i madh dhe shënjë nderimi; dhe në këtë kuadër janë gjetur të rregjistruara në monedha dhe medalje (p.sh.: Metropolis autonom i antiokianëve).[9]

Citime fundfaqeje

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ↑ IG II² 3301 - ἡ πόλις Παλέων τῆς Κεφαληνίας ἐλευθέρα καὶ αὐτόνομος διὰ ἐπιμελητοῦ qyteti Pale (i paleanëve) (Paliki modern) në Kefalonia nderon Trajanin.
  2. ↑ Nicholas Geoffrey Lemprière Hammond, Guy Thompson Griffith & Frank William Walbank 1979, f. 351
  3. ↑ Arnold Hugh Martin Jones 1940, f. 129
  4. ↑ George Gillanders Findlay 2009, f. 10
  5. ↑ Frank Frost Abbott 2007, f. 412
  6. ↑ William Smith, William Wayte & G. E. Marindin 1890
  7. ↑ Tukididi. Historitë, v. 18, 27 ; Ksenofoni. Hellenica v. 1. § 31.)
  8. ↑ Omnes suis legibus et judiciis usae autonomian adeptae, revixerunt. Ciceroni. Ad Atticum. vi. 2.
  9. ↑ Ezechiel Spanheim 1671, f. 789
  • Frank Frost Abbott (2007). Municipal Administration in the Roman Empire (në anglisht). Read Books. ISBN 978-1-4067-3900-8.
  • Mary Taliaferro Boatwright (2003). Hadrian and the Cities of the Roman Empire (në anglisht). Princeton University Press. ISBN 978-0-691-09493-9.
  • George Gillanders Findlay (2009) [1904]. The Epistles of Paul the Apostle to the Thessalonians (në anglisht). Kessinger Publishing. ISBN 978-1-10425959-4.
  • Nicholas Geoffrey Lemprière Hammond; Guy Thompson Griffith; Frank William Walbank (1979). A History of Macedonia (në anglisht). Vëll. II: 550-336 B.C. Clarendon Press. ISBN 978-0-19-814814-2.
  • Arnold Hugh Martin Jones (1940). The Greek city from Alexander to Justinian (në anglisht). Claredon Press. ISBN 978-0-19-814256-0. {{cite book}}: Mospërputhje ISBN / Datë (Ndihmë!)
  • William Smith; William Wayte; G. E. Marindin, red. (1890). "Autonomi". A Dictionary of Greek and Roman Antiquities (në anglisht). Londër: John Murray.
  • Ezechiel Spanheim (1671). Dissertationes de praestantia et usu numismatum antiquorum (në latinisht). Amsterdam: Danielem Elsevirium.