Claudia Sheinbaum
Claudia Sheinbaum Pardo [a] (e lindur më 24 qershor 1962) është një politikane meksikane, shkencëtare e energjisë dhe ndryshimeve klimatike, si dhe akademike, e cila po shërben aktualisht si presidentja e 66-të e Meksikës që nga viti 2024.

Ajo është gruaja e parë dhe njëkohësisht e para presidente me prejardhje hebreje që mban këtë post.[2][3][4] Anëtare e Partisë Morena, e cila në shqip nënkupton Lëvizjen Kombëtare të Rigjenerimit dhe ka shërbyer më parë si Kryetare e Qeverisë e Qytetit të Meksikos nga viti 2018 deri në vitin 2023. Në vitin 2025, Forbes e renditi Sheinbaumin si gruan e pestë më të fuqishme në botë.[5]
Shkencëtare me profesion, Sheinbaum mban titullin doktor në inxhinieri energjitike nga Universiteti Kombëtar Autonom i Meksikës (UNAM). Ajo është bashkautore e mbi 100 artikujve shkencorë dhe dy librave mbi energjinë, mjedisin dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
Jeta dhe karriera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lindur më 24 qershor 1962, Sheinbaum vjen nga një familje me prejardhje hebreje. Gjyshërit e saj nga ana e nënës ishin hebrenj dhe emigruan në Meksikë nga Bullgaria për të shpëtuar nga regjimi nazist, ndërsa gjyshërit e saj nga ana e të atit janë me prejardhje nga Lituania.
Ajo pati një karrierë të shkëlqyer si shkencëtare përpara se të merrej me politikë.[6]
Angazhimi politik
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sheinbaum u bashkua me Partinë e Revolucionit Demokratik (PRD) në vitin 1989. Në vitet 2000 deri në 2006, ajo shërbeu si sekretare e mjedisit në Distriktin Federal nën qeverisjen e Andrés Manuel López Obrador në qytetin e Meksikës. Në vitin 2014, ajo u largua nga PRD për t'u bashkuar me lëvizjen e sapokrijuar nga López Obrador, Morena. Në vitin 2015 u zgjodh kryetare e bashkisë Tlalpan në qytetin e Meksikës.
Më pas, në vitin 2018 ajo u zgjodh si kryetarja e parë grua e qytetit të Meksikos, një post që e mbajti deri në vitin 2023, kur u largua për të kandiduar për presidente.[6] Ky post, konsiderohet si një nga postet më me ndikim politik në vend, i cili i hapi rrugën për presidencën.[6]
Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, ajo mundi Xóchitl Gálvez me një diferencë të madhe votash.[7]
Presidenca
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Si presidente, Sheinbaum miratoi një sërë reformash kushtetuese me mbështetjen e shumicës së saj legjislative, duke përfshirë përfshirjen e programeve sociale në Kushtetutë, përmbysjen e aspekteve kryesore të reformës energjetike të vitit 2013 për të forcuar kontrollin shtetëror mbi sektorin e energjisë dhe urdhërimin që rritja e pagës minimale të jetë mbi normën e inflacionit.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]<ref> ekzistojnë për një grup të quajtur "lower-alpha", por nuk u gjet etiketa korresponduese <references group="lower-alpha"/>
- ↑ "Claudia: El Documental". Claudia Sheinbaum Pardo. 20 dhjetor 2023. Arkivuar nga origjinali më 5 qershor 2024. Marrë më 4 qershor 2024 – nëpërmjet YouTube.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Madry, Kylie; Valentine, Hilaire (2 qershor 2024). "Mexico's Sheinbaum poised to become first woman president". Reuters.
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "Mexico's likely next president would be its first leader with a Jewish background" (në anglisht). AP News. 22 prill 2024. Arkivuar nga origjinali më 28 maj 2024. Marrë më 3 qershor 2024.
- ↑ "Ruling leftist party candidate Sheinbaum elected Mexico's first female president". 3 qershor 2024. Arkivuar nga origjinali më 3 qershor 2024. Marrë më 3 qershor 2024.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Roberta Maddalena (12 dhjetor 2024). "Giorgia Meloni è la terza donna più potente del mondo. Prima Ursula von der Leyen" ["Giorgia Meloni is the third most powerful woman in the world. First is Ursula von der Leyen."] (në italisht).
- 1 2 3 "Claudia Sheinbaum, gruaja e parë presidente e Meksikës! 61-vjeçarja që shkruajti historinë | Gazeta Shqip". gazeta-shqip.com. Marrë më 2026-03-19.
- ↑ "Mexico elects Sheinbaum as first woman president". www.bbc.com (në anglishte britanike). 3 qershor 2024. Marrë më 20 prill 2025.