Shko te përmbajtja

Columbia Law School

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shkolla e Ligjit e Kolumbias
Columbia Law School
LlojiUniversitet privat
Themelimi1858
DekaniGillian Lester
Studentë1,267[1]
KampusiNew York, ShBA
Faqja zyrtarewww.law.columbia.edu

Shkolla e Ligjit e Kolumbias (en: Columbia Law School) është Shkolla e Ligjit e Universitetit të Kolumbias. Shkolla u themelua zyrtarisht në vitin 1858, megjithatë mësimi i ligjit në Kolumbia i ka fillesat qysh në shekullin e 18-të. Edhe përpara se të themelohej shkolla e ligjit, Universiteti ishte i dalluar si një nga vatrat nga ku u diplomuan disa nga figurat kryesore juridike të fillimeve të Amerikës si shtet i pavarur, ku spikat figura e John Jay, Kryetari i parë i Gjykatës Supreme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kolumbia konsiderohet si një nga shkollat e ligjit më prestigjioze në botë, dhe gjithmonë ka qenë e renditur në krye të pesë shkollave më të mira në ShBA nga U.S. News and World Report.[2] Kolumbia është sidomos e njohur për lëndën e të Drejtës së Korporatave dhe për faktin se të diplomuarit e saj gjejnë vend në firmat ligjore më elitare.[3][4][5][6][7]

E themeluar në vitin 1858, Kolumbia ka prodhuar një numër të madh figurash të shquara, ku mund të përmendim nëntë Gjyqtarë të Gjykatës Supreme së Shteteve të Bashkuara;[8] shumë anëtarë të Kabinetit federal të ShBA-ve, Deputetë dhe Guvernatorë; si dhe më shumë anëtarë të listës Forbes 400 se çdo shkollë ligji tjetër.[9]

Sipas statistikave të lëshuara nga Shkolla e Ligjit e Kolumbias në 2013, rezulton se 95% e të diplomuarve të klasës 2013 kanë gjetur punë me kohë të plotë nëntë muaj pas diplomimit.[10] Shkolla e Ligjit është renditur si e para në ShBA, në drejtim të punësimit të përqindjes më të lartë të të diplomuarve në një nga 100 firmat e ligjit më të mëdha në SHBA (52.6%).[11]

Alumni të famshëm

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Theodore Roosevelt
Franklin D. Roosevelt
  • Theodore Roosevelt, Presidenti i 26-të i Shteteve të Bashkuara, ishte student në CLS, por nuk u diplomua nga CLS; mori J. D. nderi në tetor 2008.[12]
  • Franklin D. Roosevelt, Presidenti i 32-të Shteteve të Bashkuara, ishte student në CLS, por nuk u diplomua nga CLS; mori J. D. nderi në tetor 2008.[12]
  • Mikheil Saakashvili, Ish-Presidenti i Gjeorgjisë, ka marrë LL.M.-në e tij në Columbia.
  • Giuliano Amato, dy herë Kryeministër i Italisë (1992-93 dhe 2000-01).
  • Charles Evans Hughes, Kryetar i Gjykatës Supreme të Shteteve të Bashkuara.
  • Harlan Fiske Stone, Kryetar i Gjykatës Supreme të Shteteve të Bashkuara.
  • John Jay, Kryetar i Gjykatës Supreme të Shteteve të Bashkuara.
  • Ruth Bader Ginsburg, Anëtare e Gjykatës Supreme të Shteteve të Bashkuara.
  • Shi Jiuyong, ish-Kryetar i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND);
  • Xue Hanqin, anëtare aktuale të GJND;
  • Jan Schans Christensen (LL.M. '88), anëtare aktuale e Gjykatës Supreme të Danimarkës;
  • Susan Denham, Kryetare aktuale e Gjykatës së Lartë të Irlandës;
  • Marvic Leonen (LL.M. '04), anëtare aktuale e Gjykatës Supreme në Filipine;
  • Hironobu Takesaki, Kryetari aktual i Gjykatës Supreme në Japoni;
  • Umu Hawa Tejan-Jallohaktuale, Kryetar i Gjykatës Supreme së Sierra Leone;
  • Karin Maria Bruzelius, ish-anëtar i Gjykatës Supreme të Holandës;
  • Lawrence Collins, ish-anëtar i Gjykatës së Lartë të Mbretërisë së Bashkuar;
  • Françesk M. Ssekandi, ish-Kryetari i Gjykatës Supreme së Ugandas.

Burim i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. "Columbia Law School Official ABA Data" (PDF) (në anglisht). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 11 qershor 2009. Marrë më 29 qershor 2016.
  2. , Stanford Law School.
  3. New Grad Employment Arkivuar 14 tetor 2012 tek Wayback Machine, Providence Business Journal.
  4. The Best Law Schools For Career Prospects 2012, Forbes.
  5. The Law Schools Whose Grads Earn The Most, Forbes.
  6. "Top 15 Law Schools From Which Elite U.S. Law Firms Hire New Lawyers" (në anglisht). Leiterrankings.com. 13 tetor 2008. Marrë më 30 prill 2013.
  7. ABA: Only 55 Percent of Law Grads Found Full-Time Law Jobs, The National Law Journal.
  8. Dorf, Michael C. "Living Legacies" (në anglisht). Columbia.edu. Marrë më 30 prill 2013.
  9. "Business News and Financial News at Forbes.com". Forbes (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 3 maj 2006. Marrë më 29 qershor 2016.
  10. "Employment Statistics" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 27 qershor 2016. Marrë më 29 qershor 2016.
  11. 1 2 "Presidents Roosevelt Receive Posthumous J.D.s" Arkivuar 5 korrik 2016 tek Wayback Machine Law.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]