Shko te përmbajtja

Consilium principis

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Consilium principis (këshilltarët e princeps) ishte një këshill i krijuar nga perandori i parë romak, Augusti, në vitet e fundit të sundimit të tij për të kontrolluar legjislacionin në institucionin e posaçëm të senatit.[1] Princeps (nga latinishtja, do të thotë "i pari", njeriu i parë) ishte një tjetër titull për perandorin.

Consilium principis ishte një institucion në qeverinë perandorake romake deri në kohën e perandor Dioklecianit (284305 i e.s.). Augusti përgjatë sundimit të tij mori kontrollin legjislativ nga senati dhe e vendosi atë nën autoritetin e tij. Megjithatë qe krijimi i kësaj trupe të re që do ta bënte senatin një nivel të dytë trupe legjislative, pasi thelbësisht consilium principis kontrollonte projekt-vendimet e propozuara senatit. Në këtë mënyrë, senati, administrata më e rëndësishme e Republikës Romake, mbeti vetëm nominalisht.

Scullard pohon se "Por megjithëse në praktikë senati u zhvillua gjithmonë e më shumë në një asamble legjislative, nisma dhe këshilla mbrapa veprimtarisë së tij shpesh mund vinte nga perandori." Ndërsa senati u rrit në prestigj me 3 censuse për ta pakësuar anëtarësinë e tij në vitin 28 p.e.s., 18 p.e.s. dhe 11 p.e.s. dhe në mënyrë të ngjashme me kushtëzimin e anëtarësisë së tij me kërkesën që senatorët të kishin 1 miljon sesterca, Augusti pati gjithmonë e më shumë rolin parësor në shtetin romak. Consilium principis përfshinte Augustin, konsujt dhe 15 senatorë me anëtarë e rangut më të ulët në rotacion nga trupa çdo gjashtë muaj, megjithatë, për shkak të auctoritas të Augustit dhe të qenies së tij princeps, trupa ra nën sundimin e tij. Scullard e përforcon këtë nocion duke thënë se "Në një mënyrë të rëndësishme ai e bëri senatin më efiçent dhe në të njëjtën kohë, më të bindur ndaj vullnetit të tij: ai themeloi një komitet senatorial të përhershëm."

Qe gjatë vitit të 76-të të Augustit (13 i e.s.) që ai u bë i paaftë, për shkak të moshës së tij të vjetër, për ta menaxhuar senatin dhe si pasojë kërkoi këshilltarë, të përbërë nga mbështetës dhe anëtarë të familjes së tij, për të marë pjesë në kontrollimin e legjislacionit të senatit. Pasazhi te Dion Kasi hedh dritë mbi pozicionin e këshilltarëve në qeverinë e Romës:

«Ai kërkoi gjithashtu për njëzet këshilltarë në lidhje me moshën e tij, që nuk i lejonte atij të shkonte në ndërtesën e senatit më gjatë, përveç në raste të rralla; më parë dukej se ai e kishte lidhur veten me pesëmbëdhjetë këshilltarë për një mandat gjashtë mujor. Gjithashtu u votua që masa duhet të ishte e vlefshme, duke qenë e kënaqshme për të gjithë senatin, i cili duhet të zgjidhte mbi të në bashkëpunim me Tiberin dhe me këta këshilltarë, ashtu si dhe konsujt e vitit dhe konsujt e caktuar, bashkë me nipërit e tij (të birësuarit, do me thënë) dhe të tillë të tjerë që mund ta thirreshin në çdo kohë për këshilla.» — Dion Kasi, Historia Romake, 56.28.2 (viti 13 i e.s.).[2][3]

Consilium Principis e rriti pushtetin përgjatë Periudhës Perandorake dhe, nga shekulli III i e.s., do të bëhej elementi kryesor i adminstrimit perandorak. Trupa, nga sundimi i Kostandinit të Madh, u bë sacrum consistorium dhe u njoh si një departament i pavarur i qeverisë perandorake.

  1. Balsdon, John Percy Vyvian Dacre; Levick, Barbara (22 dhjetor 2015). "Consilium principis". Oxford Research Encyclopedia of Classics (në anglisht). Oxford University Press. doi:10.1093/acrefore/9780199381135.013.1781. ISBN 978-0-19-938113-5. Marrë më 4 nëntor 2022.
  2. Dion Kasi (1924). "Book LVI". përmbledhur nga Earnest CAry; Herbert Baldwin Foster; William Heinemann (red.). Roman History (në anglisht). Harvard University Press.
  3. Madsen, Jesper M. (12 korrik 2019). "In the Shadow of Civil War: Cassius Dio and His Roman History". The Historiography of Late Republican Civil War (në anglisht). Brill. fq. 467–501. doi:10.1163/9789004409521_020. ISBN 978-90-04-40952-1.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]