Consistorium

Consistorium, Sacrum consistorium ose sacrum auditorium (nga consistere, "të diskutosh një çështje"; θεῖον συνέδριον, "mbledhje e shenjtë") ishte këshilli më i lartë politik në Perandorinë Romake që nga koha e Kostandinit të Madh e në vijim.[1] Funksioni i tij kryesor ishte të debatonte çështjet e momentit dhe ti mundësonin perandorit që të merte vendime në përputhje me gjykimet e tij, përveç funksionimit si Gjykatë Supreme dhe vendi ku priteshin dhe dëgjoheshin delegacionet e huaja ose të provincave.[2] Ai zëvendosoi consilium principis, një grup personash të përzgjedhur nga perandori, të cilët kishin ekzistuar gjatë Principatit, duke funksionuar si ndihmës ose këshilltarë.[2] Ekzistonin dy consistorium: një për perandorin perëndimor dhe tjetri për lindorin.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pushteti dhe anëtarësia e këshillit varionte, duke u varur së fundi nga perandori. Protagonizmin e tij më të madh e arriti në shekullin e IV, kur në mënyrë të rregullt, debatoheshin çështje në çdo kohë.[3] Vijoi të funksiononte gjatë shekullit të V]] dhe – në Perandorinë Romake Lindore – në të VI do të shndërrohej, në mënyrë paulatine, në një organ më shumë ceremonial se vendimmarrës ashtu siç ishte dhe senati, për shkak se perandori parapëlqente ti trajtonte me rrethe më të ngushta, të formuara nga ata funksionarë të lartë ose ushtarakë që duhet të zbatonin urdhrat e tij.[4]
Menjëherë në vitin 364, puna e tij u kufizua në pritjen e delegacioneve provinciale për shkak të kohës së madh që shpenzonte ky funksion. U vendos që duhet ti drejtoheshin kryesisht prefektit pretorian, që ky të ndiqte peticionet më të thjeshta.[5]
Funksion tjetër dytësor që ushtronte ishte dorëzimi zyrtar i emërimeve për detyra dhe funksione. Kjo rezultonte në një nder të madh për të ata të cilët e mernin dhe e vendoseshin në një pozicion të parapëlqyer kundrejt titullarëve të tjerë të të njëjtës detyrë, që e kishin marrë emërimin e tyre në mënyrë të zakonshme.[6]
Disa shembuj të veprimtarisë së tij ishin:
- (355) të planifikonin veprimet për tu ndërmarrë përballë rrebelimit të Klaudius Silvanit kundër Konstancit të II.[3]
- (371) të dëgjonin ankesat e provincës së Tripolitanisë rreth Romanit.[5]
- (375) të prisnin delegacionin e kuadëve, gjatë pritjes së të cilëve Valentiniani I do të vdiste nga goditja në tru pas një shpërthimi zemëri.[7]
- (376) të këshillonin Valensin të pranonte hyrjen e gotëve në perandori.[7]
- (384) të refuzonin kërkesën e senatit për të restauruar Altarin e Fitore.[7]
Përbërja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Consistorium përbëhej nga dy lloj njerëzish. Bërthama e tij formohej nga mbajtësit e të pozicioneve të larta civile dhe ushtarake të të gjitha kohëve, të cilat ex officio i bënin ata anëtarë:[2]
- Quaestor sacri palatii, i cili shkruante ligjet.
- Magister officiorum, që drejtonte mjaft departamente qeveritare.
- Comes sacrarum largitionum, i cili kontrollonte financat perandorake.
- Comes rerum privatarum, i cili kontrollonte financat e perandorit.
- Prefectus praetorium i zonës ku perandori ndodhej në një kohë të caktuar.
- Comes domesticorum, i cili komandonte protectores domestici.
- Magister peditum, që komandonte këmbësorinë.
- Magister equitum, i cili komandonte kalorësinë.
Këtij grup i bashkoheshin dhe persona të tjerë, të përzgjedhur personalisht nga perandori dhe që zakonisht, kishin zhvilluar një karrierë të shquar brenda administratës perandorake ose ushtrisë.[8] Ata caktoheshin veçanërisht comites consistoriani, që në shekullin e VI mbanin rangun e vir spectabilis, ashtu si dhe zyrtarë të tjerë ose të ngjashëm që caktoheshin ad hoc në të.[1] Për më tepër, kur ai funksiononte si një Gjykatë Supreme, seksioneve të tij i bashkoheshin edhe avokatë dhe ekspertët ligjorë.[2]
Proçedimet e këshillit ndryshonin në varësi të stilit administrativ të secilit perandor, pr përgjithësisht ai shërbente si skena e "gjykimeve rreth çështjeve politike dhe administrative ashtu si dhe proçedurat gjyqsore dhe veçanërisht të sanksionimit solemn të ligjeve perandorake:, ndërsa në të njëjtën kohë ishte një skena për anëtarët e tij që të ngrinin çështje shqetësuese për ta dhe të ndikonin perandorin.[1]
Termi "sacrum consistorium" është përdorur edhe për një takim formal të Kolegjit të Kardinalëve të thirrur nga papa (një Konsistor Papal), si kur Piu XII krijoi 24 kardinalë të rinj në vitin 1953.[9]
Shiko gjithashtu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Këshilli
- Pomerium
- Umbilicus urbis Romae
- Roma quadrata
- Miliarium Aureum
- Magjistratët e Perandorisë Romake
- Kostandini i Madh
- Drungos
- De Administrando Imperio
- Bizanti
- Portretizimi Romak
- Agentes in rebus
- Ager publicus
- Amfiteatri Romak
- Anijet Romake
- Arcana imperii
- Mundus Cereris
- Lapis manalis
- Arkitektura Romake
- Arkitektura e Teatrove Romake
- Arti romak
- Besimet e lashta mesdhetare
- Cirku Romak
- Civitas
- Civitas libera
- Civitas foederata
- Civitas sine suffragio
- Civitas stipendaria
- Clivus Palatinus
- Colonus (person)
- Consilium principis
- Cursus honorum
- Çitadela
- Dashuria Greke
- Domus
- Dux
- E drejta romake
- Equites
- Ergastulum
- Festivalet Romake
- Forumet Romake
- Gens
- Harku i Triumfit
- Honestiores dhe humiliores
- Horreum
- Horreum (Epir)
- Institucionet politike të Romës së lashtë
- Instrumentum regni
- Kalendari Romak
- Klasa shoqërore në Romën e Lashtë
- Klima e Romës së Lashtë
- Kolona e Fitores
- Kolonia Romake
- Kufijtë ushtarakë dhe fortifimet romake
- Kultura e Romës së lashtë
- Kuvendet Romake
- Larja në Romën e Lashtë
- Latifundium
- Latinët
- Latium
- Legjioni romak
- Lidhja Latine
- Limes Britannicus
- Llaçi romak
- Magjistratët romakë
- Mare Nostrum
- Marina Romake
- Misteret greko-romake
- Mjekësia Romake
- Mos maiorum
- Municipium
- Muret mbrojtëse romake
- Muri i Antoninit
- Nikopoli i Epirit
- Nobiles
- Optimates dhe populares
- Ordines
- Pagus
- Pallatet perandorake të Romës
- Patricët romakë
- Pax Romana
- Perandoria Romake
- Peregrinus
- Periudha e Ngrohtë Romake
- Plebejtë
- Primus inter pares
- Pronoia
- Provinca romake e Epirit
- Rogatio
- Romanitas
- Romanizimi (kulturor)
- Rrugët romake
- Scholae Palatinae
- Selitë perandorake romake
- Senati Romak
- Shpyllëzimi gjatë periudhës romake
- Shtatë Kodrat e Romës
- Shtetësia Romake
- Shtëpia Romake
- Spektaklet Romake
- SPQR
- Statusi në sistemin ligjor romak
- Tempulli Romak
- Teknologjia në Romën e lashtë
- Të Drejtat Latine
- Thermae
- Traditat romake të emërtimit
- Triumfi Romak
- Ujësjellësi Romak
- Ura e Trajanit
- Urbs
- Ushqimi dhe darka në Perandorinë Romake
- Ushtria Romake
- Veshjet në Romën e lashtë
- Vicus
- Vila Romake
- Zgjedhjet në Republikë Romake
- Zjarrfikja në Romën e Lashtë
Citeme fundore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1 2 3 Gizewski, Christian. "Consistorium". Brill's New Pauly (në anglisht). Brill Online. doi:10.1163/1574-9347_bnp_e304290.
- 1 2 3 4 Arnold Hugh Martin Jones (1964). The Later Roman Empire 284-602 (në anglisht). Vëll. 1. Basil Blackwell. fq. 333.
- 1 2 Arnold Hugh Martin Jones (1964). The Later Roman Empire 284-602 (në anglisht). Vëll. 1. Basil Blackwell. fq. 334.
- ↑ Arnold Hugh Martin Jones (1964). The Later Roman Empire 284-602 (në anglisht). Vëll. 1. Basil Blackwell. fq. 338–339.
- 1 2 Arnold Hugh Martin Jones (1964). The Later Roman Empire 284-602 (në anglisht). Vëll. 1. Basil Blackwell. fq. 336.
- ↑ Arnold Hugh Martin Jones (1964). The Later Roman Empire 284-602 (në anglisht). Vëll. 1. Basil Blackwell. fq. 337.
- 1 2 3 Arnold Hugh Martin Jones (1964). The Later Roman Empire 284-602 (në anglisht). Vëll. 1. Basil Blackwell. fq. 335.
- ↑ Arnold Hugh Martin Jones (1964). The Later Roman Empire 284-602 (në anglisht). Vëll. 1. Basil Blackwell. fq. 333–34.
- ↑ SACRUM CONSISTORIUM ALLOCUTIO SS.MI DOMINI NOSTRI PII PP. XII Die XII mensis Ianuarii, A.D. MCMLIII
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Vedran Bileta (2019). "The venatio in the Emperor's Presence? The consistorium and the Military Men of the Late Roman Empire in the West". përmbledhur nga Kamil Cyprian Choda; Maurits Sterk de Leeuw; Fabian Schulz (red.). Gaining and Losing Imperial Favour in Late Antiquity (në anglisht). Brill. fq. 73–101.
- Sarah Bond (2018). "Consistorium". The Oxford Dictionary of Late Antiquity (në anglisht). Vëll. 1. Oxford University Press. fq. 379. ISBN 978-0-19-866277-8.
- Gizewski, Christian. "Consistorium". Brill's New Pauly (në anglisht). Brill Online. doi:10.1163/1574-9347_bnp_e304290.
- Arnold Hugh Martin Jones (1964). The Later Roman Empire 284-602: A Social, Economic and Administrative Survey (në anglisht). Vëll. 1. Basil Blackwell.
- Otto Seeck (1900). "Consistorium". Paulys Realencyclopädie der classischen Altertumswissenschaft (në gjermanisht). Vëll. IV, 1. fq. 926–932.
- Peter Weiß (1975). Consistorium und Comites consistoriani. Untersuchungen zur Hofbeamtenschaft des 4. Jh. n. Chr. auf prosopographischer Grundlage (në gjermanisht). Dissertation Würzburg.