Jump to content

Cristina Stenbeck

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kristina Stenbek
U lind në27 shtator 1977
Nju Jork, SHBA
KombësiaSuedeze
ProfesioniInvestitore
Bashkëshorti/jaAleksandër Ficgibons
Fëmijë5 fëmijë
Prind/ërJan Stenbek
Merrill MakLeod Stenbek[1]

Kristina Mejville Stenbek (27 shtator 1977) ka lindur në New York City, Shtetet e Bashkuara. Ajo është një biznesmene dhe investitore suedeze si dhe një aksionere kryesore dhe ish-drejtore ekzekutive në Kinnevik AB, një nga kompanitë më të mëdha të investimeve në Suedi.

Stenbeku lindi në Nju Jork si vajza e madhe e Jan Stenbekut (1942-2002), një industrialist dhe sipërmarrës suedez, dhe nënës së saj amerikane, Merrill MakLeod Stenbek. [2] Prindërit e saj kishin tre fëmijë të tjerë, Hugo, Sofie dhe Maks Stenbek. Stenbeku është mbesa e Hugo Stenbekut (1890 – 1977), industrialist dhe avokat, një nga bashkëthemeluesit e kompanisë familjare "Kinnevik AB".

Stenbeku ndoqi shkollën "Saint Andrew" në Delauer, SHBA [3] dhe u diplomua nga Universiteti "Georgetown" në Uashington, DC, me një baçelor të Shkencave në vitin 2000 në moshën 22 vjeçare. [4] [5] [6]

Karriera e Stenbekut filloi në vitin 1997, pasi ajo iu bashkua bordit të Invik & Co-së, një kompani shërbimesh financiare që mbështet industrinë e sigurimeve, menaxhimit të fondeve dhe bankave. Stenbeku u bë nënkryetare pranë Kinnevik AB në 2003, e më vonë u bë drejtuese në 2007-ën. [7] Në vitin vitin 2016, dha dorëheqjen si kryetare e Kinnevik-ut për t'u përqëndruar në rolin e saj investitore. [8]

Pas vitit 2003, Stenbeku bëri ndryshime të suksesshme në "Kinnevik AB", duke konsoliduar pronësinë e grupit, duke thjeshtuar strukturën e korporatës. Gjithashtu, ajo hoqi bizneset periferike ppër të rritur transparencën e kompanisë. [9] [10]

Ajo ka punuar drejt zgjerimit të rrjetit global të "Grupit Kinnevik", që tani vepron në më shumë se 80 vende në sektorët e komunikimit, argëtimit, medias dhe tregtisë elektronike, me markat e njohura si Tigo, Tele2, Viasat dhe Zalando që janë pjesë e shtrirjes së firmës. [11]

  1. ^ "Saving the family empire". Fokus. 18 prill 2011. Marrë më 4 qershor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Saving the family empire" (në anglisht). Fokus. 18 prill 2011. Marrë më 4 qershor 2014.
  3. ^ "St. Andrew's Celebrates 81st Commencement" (në suedisht). St. Andrew's School. 2014-05-26. Arkivuar nga origjinali më 22 janar 2015. Marrë më 2015-01-22.
  4. ^ "Heiress defies skeptics with tech savvy, fashion sense". CNBC (në suedisht). Arkivuar nga origjinali më 26 qershor 2014. Marrë më 9 shtator 2017.
  5. ^ "Stenbeck Profile" (në suedisht). Bloomberg. Arkivuar nga origjinali më 24 dhjetor 2013. Marrë më 24 dhjetor 2013.
  6. ^ "Cristina Stenbeck, Kinnevik – Winner of the 2012 Golden Gavel – Listed companies" (në anglisht). GuldKlubban. 2012. Arkivuar nga origjinali më 24 dhjetor 2013. Marrë më 24 dhjetor 2013.
  7. ^ "Beyond the family boardroom" (në anglisht). Financial Times. 11 mars 2012. Arkivuar nga origjinali më 16 shkurt 2013. Marrë më 24 dhjetor 2013.
  8. ^ Milne, Richard (3 nëntor 2016). "Kinnevik's Cristina Stenbeck steps down as chairman". The Financial Times (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 11 dhjetor 2022. Marrë më 12 gusht 2017.
  9. ^ "A Swedish heiress confounds skeptics". New York Times (në anglisht). 31 tetor 2005. Arkivuar nga origjinali më 28 mars 2014. Marrë më 24 dhjetor 2013.
  10. ^ "KINNEVIK FÖRVÄRVAR EMESCO OCH STÄRKER ÄGANDET I MTG OCH TELE2" (PDF) (në suedisht). Investment AB hugin.info. 23 prill 2009. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 24 dhjetor 2013. Marrë më 24 dhjetor 2013.
  11. ^ "Facket ska granska svenskägda Millicoms sponsring av militärkupp" (në suedisht). Fria.nu. 20 gusht 2009. Arkivuar nga origjinali më 24 dhjetor 2013. Marrë më 24 dhjetor 2013.