Shko te përmbajtja

Curtis Jones

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Curtis Jones
Jones (2022)
Të dhënat vetjake
Emri i plotë Curtis Julian Jones
Data e lindjes 30 janar 2001 (25 vjeç)
Vendi i lindjes Liverpool, Merseyside, Angli
Gjatësia 1.85 m (6 ft 1 in)[1]
Pozicioni Mesfushor
Të dhënat e ekipit
Ekipi aktual
Internazionale
Numri 21
Karriera me të rinjtë
2010–2018 Liverpool
Karriera me klube*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
2018–2026 Liverpool 153 (11)
2026– Internazionale 2 (0)
Karriera ndërkombëtare‡
2016–2017 Anglia U16 4 (1)
2017 Anglia U17 3 (0)
2018–2019 Anglia U18 11 (1)
2019 Anglia U19 4 (0)
2020–2023 Anglia U21 20 (5)
2024– Anglia 6 (1)
* Club domestic league appearances and goals as of 5 shtator 2026
‡ Kombëtarja caps and goals as of 10 qershor 2025

Curtis Julian Jones (lindur më 30 janar 2001) është një futbollist profesionist anglez i cili luan si mesfushor për klubin italian Internazionale dhe kombëtaren angleze.

Jones u bë pjesë akademisë së Liverpoolit në moshën nëntë vjeç dhe firmosi kontratën e parë si profesionist në shkurt 2018. Ai debutoi me ekipin e parë në vitin 2019 dhe në vitet në vazhdim fitoi Premier Ligën në sezonet 2019–20 dhe 2024–25. Në verën e vitit 2026, ai firmosi në Itali te Inter.

Jones ka luajtur mbi 20 ndeshje me ekipet e moshave të Anglisë dhe debutoi me kombëtaren e të rriturve në vitin 2024.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Jones i'u bashkua Liverpoolit në vitin 2010 në moshën nëntë vjeç.[2] Në janar 2018, ai bëri debutimin e tij me ekipin nën-23 kurse një muaj më vonë firmosi kontratën e parë si profesionist.[3] Jones ishte në stol për ndeshjen e Premier Ligës kundër Evertonit më 7 prill, por nuk u aktivizua gjatë ndeshjes.[4]

Jones luajti rregullisht gjatë fazës përgatitore të verës para nisjes së sezonit 2018–19, duke fituar komplimentat e trajnerit Jürgen Klopp.[5][6] Ai më në fund bëri debutimin e tij me me ekipin e parë më 7 janar 2019 kundër Wolverhampton Wanderers në raundin e tretë të Kupës së Anglisë.[7][8]

2019–2020: Titulli i parë i Premier Ligës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Jones luajti ndeshjen e parë të sezonit 2019–20 më 25 shtator në Kupën e Ligës kundër Milton Keynes Dons, duke u zgjedhur lojtari i ndeshjes.[9] Në ndeshjen e raundin të rradhës kundër Arsenalit, Jones shënoi penalltinë fituese në fitoren me penallti të Liverpoolit.[10] Më 7 dhjetor, ai bëri debutimin e tij në Premier Ligë në ndeshjen kundër Bournemouth, duke hyrë si zëvëndësues në pjesën e dytë.[11]

Më 5 janar 2020, Jones ishte pjesë e formacionit për përbërë me adoleshentë dhe rezerva që mposhtën 1–0 Evertonin në Kupën e Anglisë; ai shënoi golin e vetëm të takimit me një gjuajtje me hark nga 20 metra.[12] Në moshën 18 vjeç e 340 ditë, Jones u bë lojtari më të ri që shënon në derbin e Merseyside që nga Robbie Fowler në vitin 1994.[13] Në raundin tjetër tre javë më vonë, Jones shënoi në barazimin 2–2 kundër Shrewsbury Town, duke u bërë adoleshenti i parë që shënon në ndeshje rresht për klubin që nga Raheem Sterling në vitin 2014.[14] Më 5 shkurt 2020, Jones u bë kapiteni më i ri në historinë e klubit – në moshën 19 vjeç e 5 ditë – në fitoren 1–0 kundër Shrewsbury në përsëritjen e ndeshjes; mosha mesatare e formacionit titullar ishte 19 vjeç e 102 ditë.[15]

Më 4 korrik 2020, Jones firmosi një marrëveshje të re disa vjeçare me klubin.[16] Ai shënoi golin e parë në Premier Ligë një ditë më pas në suksesin 2–0 kundër Aston Villës.[17][18] Më 22 korrik, ai u aktivizua si zëvëndësues në ndeshjen kundër Çelsit, duke luajtur ndeshjen e 5të të sezonit, gjë që e kualifikoi për të marrë medaljen e fituesit të Premier Ligës.[19] Më 30 korrik, ai u shpall lojtari i sezonit i Premier Ligës 2, duke mposhtur pesë kandidatë.[20]

2020–2023: Suksesi në Kupën e Anglisë dhe Kupën e Ligës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Jones në aksion gjatë një ndeshje miqësore kundër RB Leipzig, korrik 2022.

Më 24 shtator 2020, Jones shënoi dopietën e parë si profesionist në fitoren tenistike 7–2 kundër Lincoln City në Kupën e Ligës.[21] Goli i tij i parë në UEFA Ligën e Kampionëve erdhi më 1 dhjetor kundër Ajaxit, duke i dhënë fitoren ekipit; ky rezultat siguroi kualifikimin e Liverpoolit në fazën me eliminim direkt.[22] Më 28 shkurt 2021, ai shënoi golin e parë në kampionat për këtë sezon në fitoren 2–0 kundër Sheffield United.[23] Ai e mbylli sezonin 2020–21 me 34 ndeshje dhe 4 gola në të gjitha kompeticionet.

Jones shënoi golin e parë të sezonit 2021–22 më 25 shtator në barazimin 3–3 kundër Brentford.[24] Tre ditë më pas, ai ishte protagonist me dy asiste në fitoren 5–1 kundër Portos në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.[25] Liverpooli humbi një mundësi historike për të fituar katër trofe në një sezon: ata fituan Kupën e Ligës dhe Kupën e Anglisë, por u mposhtën në finalen e Ligës së Kampionëve dhe e mbyllën Premier Ligën në vëndin e dytë.[26]

Më 17 nëntor 2022, Jones firmosi një kontratë të re pesë-vjeçare me klubin.[27] Gjatë sezonit 2022–23, ai shënoi tre gola në kampionat, përfshirë edhe dopietën e parë kundër Leicester City më 15 maj.[28] Në përfundim të sezonit, Liverpooli e humbi mundësinë të kualifikohej në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.[29]

2023–2026: Sezonet e fundit dhe largimi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Jones e nisi sezonin 2023–24 si titullar, por në muajin tetor dhe nëntor u pezullua si dhe pësoi një dëmtim, duke e humbur vëndin e titullarit ndaj Ryan Gravenberch.[30] Ai mori kartonin e kuq të parë në karrierë më 30 shtator në ndeshjen kundër Tottenham Hotspur për një ndërhyrje të gabuar ndaj Yves Bissoumas. Gjyqtari Simon Hooper e ndëshkoi fillimisht me kartonë të verdhë, por pasi e ripa episodin në sistemin VAR, ndryshoi vendimin dhe e përjashtoi Jones me karton të kuq. Mesfushori u pezullua me tre ndeshje për këtë ndërhyrje.[31] Vendimi i Hooper për të përjashtuar Jones u kritikua nga analistë të ndryshëm si Gary Neville dhe Jamie Redknapp.[32]

Jones shënoi golat e parë të sezonit në fitoren 5–1 kundër West Ham United në çerek-finalen e Kupës së Ligës më 20 dhjetor 2023.[33] Goli i tij i dytë në ndeshje ishte i 500ti i Liverpoolit në Kupën e Ligës.[34] Ai u emërua lojtari i ndeshjes si dhe u lavdërua nga trajneri Klopp.[35] Më 17 shkurt 2024, Jones ndrydhi kyçin e këmbës gjatë ndeshjes kundër Brentfordit dhe u largua nga stadiumi me baterica.[36][37] Si pasojë, ai humbi finalen e Kupës së Ligës, të cilën Liverpooli e fitoi duke mposhtur Çelsin në kohën shtesë.[38][39]

Jones luajti në 33 ndeshje në kampionat gjatë sezonit 2024–25, duke fituar titullin e dytë të Premier Ligës në karrierë.[40] Ai luajti ndeshjen e tij të 100të në Premier Ligë më 26 dhjetor 2024 në fitoren 3–1 kundër Leicester Cityt, duke shënuar një nga golat e ekipit.[41] Më 12 shkurt 2025, ai u përfshi në një debat me lojtarin e Evertonit Abdoulaye Doucouré pasi ky i fundit bëri një veprim provokues ndaj tifozëve të Liverpoolit pas golit të Evertonit në minutën e 98të; të dy lojtarët u përjashtuan me karton të kuq.[42]

Më 14 dhjetor 2015, Jones luajti ndeshjen e tij të 200të në të gjitha kompeticionet me Liverpoolin në fitoren 2–0 kundër Brighton & Hove Albion. Në moshën 24 vjeç e 317 ditë, ai u bë lojtari më i ri i klubit që nga Steven Gerrard në shtator 2003 që e arrin këtë shifër.

Më 21 gusht 2026, Jones firmosi një marrëveshje pesë-vjeçare me klubin italian Inter. Vlera e transferimit ishte 30 milion €.[43]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Jones bëri debutimin e tij me ekipin nën-21 më 7 tetor 2020 në barazimin 3–3 kundër Andorrës.[44] Goli i tij i parë me ekipin nën-21 erdhi në fitoren 3–1 po kundër Andorrës.[45] Ai ishte pjesë e ekipit që luajti në finalet e Kampionatit Evropian nën-21 në verën e vitit 2021; Anglia u eliminua në fazën e grupeve kurse Jones shënoi në ndeshjen e fundit të grupit kundër Kroacisë.[46]

Jones u ftua sërisht për të luajtur në të njëjtin turne dy vite më vonë.[47] Më 8 korrik 2023, ai u konsiderua autori i golit të fitores në ndeshjen finale kundër Spanjës, pasi ai devijoi në rrjetë një gjuajtje të Cole Palmer.[48] Ai u shpall lojtari i ndeshjes kurse Anglia fitoi titullin e parë që nga viti 1984.[49] Jones gjithashtu u emërua në ekipin më të mirë të turneut.

Më 21 maj 2024, Jones u ftua për herë të parë në kombëtaren e parë si pjesë e listës paraprake me 33 lojtarë për UEFA Euro 2024.[50] Megjithatë, ai nuk u përfshi në listën përfundimtare me 26 lojtarë.[51]

Në nëntor 2024, Jones u ftua nga trajneri Lee Carsley për ndeshjet e UEFA Ligës së Kombeve.[52] Ai bëri debutimin e tij ndërkombëtar më 14 nëntor në ndeshjen kundër Greqisë, duke shënuar një gol të bukur me thembër në minutën e 83të të takimit.[53][54]

Profili i lojtarit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Jones është një mesfushor i gjithanshëm, i cili mund të luaj pothuajse në çdo rol në mesfushë. Ai është një lojtar i shkathët, i cili kontribon në fazën mbrojtëse dhe atë sulmues.[55] Ai dallohet për lëvizjet në sulm, pasimet e sakta dhe shfrytëzimin e mundësive për të shënuar gol.[56] Jones gjithashtu dallohet për inteligjencën e tij dhe nivelin e punës në fushë.[57] Në fillimet e karrierës së tij te Liverpooli, Jones u konsiderua si pasardhësi i legjendës Steven Gerrard.[58][59]

Curtis Julian Jones lindi më 30 janar 2001 në Liverpool, Merseyside.[60][61] Ai u rrit në zonën Toxteth të qytetit.[62] Ai është me origjinë nigeriane nga gjyshja e tij.[63] Babai i tij, Dean, ka qënë gjithashtu futbollist.[64]

Jones u bë baba për herë të parë në tetor 2024 pasi partnerja e tij Saffron Khan lindi një vajzë të cilën e quajtën Giselle.[65][66] Ata u fejuan në qershor 2025.[67]

Statistikat e karrierës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Përditësuar më 8 shtator 2026
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Kombëtare Kupa e Ligës Evropa Tjetër Gjithsej
DivizioniNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGola
Liverpool 2018–19[68] Premier League 00100000—10
2019–20[69] Premier League 6142200000123
2020–21[70] Premier League 24120225[a]11[b]0344
2021–22[71] Premier League 15140404[a]0—271
2022–23[72] Premier League 18320002[a]01[b]0233
2023–24[73] Premier League 23121536[c]0—365
2024–25[74] Premier League 33300508[a]0—463
2025–26[75] Premier League 34142109[a]01[b]0493
Gjithsej 153111951953413022822
Internazionale 2026–27[76] Serie A 2000—1[a]00030
Gjithsej karriera 155111951953513023122
  1. 1 2 3 4 5 6 Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampionëve
  2. 1 2 3 Ndeshje në Superkupën e Anglisë
  3. ↑ Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Evropës
Përditësuar më 10 qershor 2025[77]
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtarVitiNdshGola
Anglia 202421
202540
Gjithsej61

Golat me kombëtaren

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Përditësuar më 7 qershor 2025
Rezultatet e Anglisë të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Jones.
Lista e golave ndërkombëtar të shënuar nga Curtis Jones
Nr. Data Vendi Ndsh Kundërshtari Goli Rezultati Kompeticioni
114 nëntor 2024Stadiumi Olimpik, Athinë, Greqi1 Greqia3–03–0UEFA Liga e Kombeve B 2024–25
Jones (në qëndër) gjatë paradës së Liverpoolit për fitimin e Premier Ligës për sezonin 2024–25.
Liverpool
Anglia nën-21
Çmime personale
  1. ↑ "Curtis Jones: Profile" (në anglisht). World Football. Marrë më 9 nëntor 2020.
  2. ↑ James Pearce (7 janar 2019). "Jones on living Liverpool dream & his mentor during pre-season tour". Liverpool Echo (në anglisht). Marrë më 7 janar 2019.
  3. ↑ Chris Shaw (1 shkurt 2018). "Curtis Jones signs first professional deal with LFC" (në anglisht). Liverpool F.C. Marrë më 5 janar 2020.
  4. ↑ Melissa Reddy (7 prill 2018). "LFC starting XI v EFC: First squad involvement for Curtis Jones, 17" (në anglisht) – nëpërmjet Twitter.
  5. ↑ "Who is Curtis Jones, how old is he and when did he join Liverpool?" (në anglisht). Talksport. 7 janar 2019. Marrë më 7 janar 2019.
  6. ↑ "Klopp reveals Liverpool's plan for Curtis Jones" (në anglisht). Liverpool F.C. 25 korrik 2018. Arkivuar nga origjinali më 16 korrik 2023. Marrë më 9 shtator 2018.
  7. ↑ "Wolverhampton Wanderers vs. Liverpool" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 7 janar 2019.
  8. ↑ David Lynch (8 janar 2019). "Liverpool teen Curtis Jones 'grateful and honoured' to make debut in FA Cup". Evening Standard (në anglisht). Marrë më 18 korrik 2023.
  9. ↑ Neil Johnston (25 shtator 2019). "MK Dons 0–2 Liverpool" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 25 shtator 2019.
  10. ↑ Mark Critchley (30 tetor 2019). "Liverpool vs Arsenal result: Prodigy Curtis Jones settles Carabao Cup epic in game that had it all" (në anglisht). The Independent. Marrë më 22 nëntor 2019.
  11. ↑ James Findlater (7 dhjetor 2019). "Fabinho's message for Curtis Jones after Liverpool youngster makes Premier League debut at Bournemouth". Liverpool Echo (në anglisht). Marrë më 7 dhjetor 2019.
  12. ↑ Paul Wilson (5 janar 2020). "Klopp's teenagers and reserves serve Ancelotti with a painful reality-check" (në anglisht). The Guardian. Marrë më 5 janar 2020.
  13. ↑ Carl Markham (5 janar 2020). "Teenager Jones lights up Anfield with stunning derby winner". Belfast Telegraph (në anglisht). Marrë më 5 janar 2020.
  14. ↑ Neil Johnston (26 janar 2020). "Shrewsbury Town 2–2 Liverpool" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 18 korrik 2023.
  15. ↑ Neil Johnston (4 shkurt 2020). "Liverpool 1–0 Shrewsbury: Own goal by Ro-Shaun Williams sends young Reds through" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 5 shkurt 2020.
  16. ↑ Sam Williams (4 korrik 2020). "Curtis Jones signs new contract with Liverpool FC" (në anglisht). Liverpool F.C. Marrë më 4 korrik 2020.
  17. ↑ "Liverpool 2–0 Aston Villa: Victorious Anfield homecoming for champions" (në anglisht). Goal.com. 7 maj 2020. Marrë më 13 gusht 2020.
  18. ↑ Gary Rose (5 korrik 2020). "Liverpool 2–0 Aston Villa" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 18 korrik 2023.
  19. ↑ Ian Doyle; Peter Harris (22 korrik 2020). "Curtis Jones and the other 22 Liverpool players now guaranteed a Premier League medal". Liverpool Echo (në anglisht). Marrë më 22 korrik 2020.
  20. 1 2 "Curtis Jones named 2019/20 PL2 Player of the Season" (në anglisht). Premier League. 30 korrik 2020. Marrë më 30 korrik 2020.
  21. ↑ Jack Wilkinson (25 shtator 2020). "Lincoln 2–7 Liverpool: Clinical Reds crush Imps in Carabao Cup" (në anglisht). Sky Sports. Marrë më 23 nëntor 2020.
  22. ↑ "Liverpool 1–0 Ajax: Jones fires Reds into the last 16" (në anglisht). This Is Anfield. 1 dhjetor 2020. Marrë më 1 dhjetor 2020.
  23. ↑ Alex Bysouth (28 shkurt 2021). "Sheffield United 0–2 Liverpool" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 28 shkurt 2021.
  24. ↑ Paul Conolly (25 shtator 2021). "Brentford 3–3 Liverpool: Bees earn a point after Curtis Jones screamer". GiveMeSport (në anglisht). Marrë më 17 nëntor 2022.
  25. ↑ "Six brilliant stats from Curtis Jones' MOTM display v Porto for Liverpool" (në anglisht). Planet Football. 29 shtator 2021. Marrë më 17 nëntor 2022.
  26. ↑ Carrie Dunn (29 maj 2022). "Liverpool's quadruple, treble chase is over: Reds settle for double in 2021–22". Sporting News (në anglisht). Marrë më 2 qershor 2023.
  27. ↑ Sam Williams (17 nëntor 2022). "Curtis Jones signs new long-term contract with Liverpool FC" (në anglisht). Liverpool F.C. Marrë më 17 nëntor 2022.
  28. ↑ Ben Fisher (15 maj 2023). "Curtis Jones double for Liverpool damages Leicester's survival hopes" (në anglisht). The Guardian. Marrë më 18 maj 2023.
  29. ↑ "Mohamed Salah 'totally devastated' Liverpool miss out on Champions League football: 'absolutely no excuse'" (në anglisht). TNT Sports. 26 maj 2023. Marrë më 29 maj 2023.
  30. ↑ "Why Curtis Jones is not in the Liverpool squad vs. Luton" (në anglisht). BBC Sport. 5 nëntor 2023.
  31. ↑ "Jones to serve three-match ban after appeal fails" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 8 qershor 2026.
  32. ↑ "WATCH: Liverpool's Curtis Jones sees red after controversial VAR call vs Tottenham". FourFourTwo (në anglisht). 30 shtator 2023. Marrë më 9 dhjetor 2023.
  33. ↑ "Liverpool advance to Carabao Cup semi-finals with 5–1 win over West Ham" (në anglisht). Liverpool F.C. 20 dhjetor 2023.
  34. ↑ Simon Stone (20 dhjetor 2023). "Jurgen Klopp's side reach Carabao Cup last four" (në anglisht). BBC Sport.
  35. ↑ "Liverpool 5–1 West Ham: Curtis Jones scores twice as Reds ease into Carabao Cup semi-finals" (në anglisht). Sky Sports. Marrë më 8 qershor 2026.
  36. ↑ Timothy Abraham. "Brentford 1–4 Liverpool: Mohamed Salah scores on return as Reds extend lead at top" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 8 qershor 2026.
  37. ↑ "Liverpool injuries pile up as Diogo Jota, Curtis Jones and Darwin Nunez come off at Brentford" (në anglisht). Sky Sports. Marrë më 8 qershor 2026.
  38. ↑ "Liverpool's Diogo Jota and Curtis Jones ruled out of Carabao Cup final" (në anglisht). The Guardian. Marrë më 8 qershor 2026.
  39. ↑ "Liverpool injuries: Every player out of Carabao Cup final vs Chelsea". 90min.com (në anglisht). 25 shkurt 2024. Marrë më 25 shkurt 2024.
  40. ↑ "Curtis Jones: Overview" (në anglisht). Premier League. Marrë më 8 qershor 2026.
  41. ↑ "Liverpool 3–1 Leicester: Cody Gakpo, Curtis Jones and Mohamed Salah on target as Reds go seven points clear" (në anglisht). Sky Sports. Marrë më 8 qershor 2026.
  42. ↑ "Everton 2–2 Liverpool" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 8 qershor 2026.
  43. ↑ "Curtis Jones completes permanent transfer to Internazionale" (në anglisht). Liverpool F.C. 21 gusht 2026. Marrë më 21 gusht 2026.
  44. ↑ Will Jennings (7 tetor 2020). "Injury-time equaliser denies Young Lions three points in Andorra" (në anglisht). Federata Angleze e Futbollit. Marrë më 7 tetor 2020.
  45. ↑ "England U21 3–1 Andorra U21" (në anglisht). BBC Sport. 13 nëntor 2020. Marrë më 13 nëntor 2020.
  46. ↑ "Croatia U21 1–2 England U21" (në anglisht). BBC Sport. 31 mars 2021. Marrë më 18 korrik 2023.
  47. ↑ Nicholas Veevers (14 qershor 2023). "England MU21s squad named for EURO Finals". EnglandFootball.com (në anglisht). Marrë më 26 qershor 2023.
  48. ↑ Alex Howell (8 korrik 2023). "England beat Spain to win Euro U21 Championship" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 8 korrik 2023.
  49. ↑ "Every U21 EURO Player of the Match" (në anglisht). UEFA. 8 korrik 2023. Marrë më 9 korrik 2023.
  50. ↑ Alex Howell; Simon Stone (21 maj 2024). "Rashford and Henderson left out of England squad" (në anglisht). BBC Sport. Arkivuar nga origjinali më 21 maj 2024. Marrë më 21 maj 2024.
  51. ↑ "Maddison & Jones cut from England's Euro 2024 squad" (në anglisht). BBC Sport. 6 qershor 2024. Marrë më 6 qershor 2024.
  52. ↑ "Liverpool news: Lee Carsley on Curtis Jones' England call-up" (në anglisht). BBC Sport. 7 nëntor 2024.
  53. ↑ Joseph McBride (14 nëntor 2024). "Curtis Jones reaction says everything about outrageous England debut goal" (në anglisht). Liverpool F.C. Marrë më 14 nëntor 2024.
  54. ↑ Phil McNulty (14 nëntor 2024). "England move top of Nations League group with dominant win in Greece" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 15 nëntor 2024.
  55. ↑ Jack Lusby (18 prill 2023). "Jamie Carragher leads Liverpool fans' praise for 'Gini-like' Curtis Jones". This Is Anfield (në anglisht). Marrë më 6 maj 2023.
  56. ↑ Michael Hincks (27 prill 2023). "Curtis Jones is 'setting the tone' and proving Liverpool's fixes go beyond Trent Alexander-Arnold's new role". iNews (në anglisht). Marrë më 6 maj 2023.
  57. ↑ Aleksei Blokhin (30 prill 2023). "'He really helps us': Fabinho piles praise on resurgent Curtis Jones". Tribuna (në anglisht). Marrë më 4 maj 2023.
  58. ↑ "Curtis Jones: 2001 – Inghilterra" (në italisht). World Football Scouting. 12 mars 2018.
  59. ↑ "Curtis Jones, stella NxGn del Liverpool cresciuta con Gerrard" (në italisht). 26 korrik 2018.
  60. ↑ "FIFA Club World Cup Qatar 2019: List of Players: Liverpool FC" (PDF) (në anglisht). FIFA. 5 dhjetor 2019. fq. 7. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 21 janar 2020. Marrë më 17 janar 2020.
  61. ↑ "Curtis Jones: Overview" (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 9 nëntor 2020.
  62. ↑ Tom Kershaw (5 janar 2020). "Liverpool's Curtis Jones: 'Growing up in Toxteth made me the player I am today'". The Independent (në anglisht). Londër. Marrë më 27 tetor 2022.
  63. ↑ "England Risk Losing Jones to Nigeria: Here's Why". OneFootball (në anglisht). 13 tetor 2023.
  64. ↑ "Curtis Jones' Parents: A Look Into His Family Life And Background". zodius.com (në anglisht). 10 nëntor 2024. Marrë më 15 nëntor 2024.[lidhje e vdekur]
  65. ↑ Joe Rimmer (20 tetor 2024). "'A little dream' – Curtis Jones gives heartwarming interview after Liverpool goal and becoming a dad". Liverpool Echo (në anglisht). Marrë më 21 tetor 2024.
  66. ↑ Richard Tanner (20 tetor 2024). "First-time father Jones is the daddy of Anfield as he inspires Reds past Chelsea". Irish Examiner (në anglisht). Marrë më 21 tetor 2024.
  67. ↑ Sam Millne (29 qershor 2025). "Van Dijk meets Ronaldo, Gakpo's new hair & Jota gets married! – Liverpool player holidays". This is Anfield (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 1 korrik 2025. Marrë më 1 korrik 2025.
  68. ↑ "Ndeshjet e luajtura nga Curtis Jones në sezonin 2018/2019". Soccerbase. Centurycomm. Marrë më 5 dhjetor 2020.
  69. ↑ "Ndeshjet e luajtura nga Curtis Jones në sezonin 2019/2020". Soccerbase. Centurycomm. Marrë më 5 dhjetor 2020.
  70. ↑ "Ndeshjet e luajtura nga Curtis Jones në sezonin 2020/2021". Soccerbase. Centurycomm. Marrë më 27 tetor 2022.
  71. ↑ "Ndeshjet e luajtura nga Curtis Jones në sezonin 2021/2022". Soccerbase. Centurycomm. Marrë më 27 tetor 2022.
  72. ↑ "Ndeshjet e luajtura nga Curtis Jones në sezonin 2022/2023". Soccerbase. Centurycomm. Marrë më 21 janar 2025.
  73. ↑ "Ndeshjet e luajtura nga Curtis Jones në sezonin 2023/2024". Soccerbase. Centurycomm. Marrë më 21 janar 2025.
  74. ↑ "Ndeshjet e luajtura nga Curtis Jones në sezonin 2024/2025". Soccerbase. Centurycomm. Marrë më 13 shkurt 2025.
  75. ↑ "Ndeshjet e luajtura nga Curtis Jones në sezonin 2025/2026". Soccerbase. Centurycomm. Marrë më 10 gusht 2025.
  76. ↑ "Ndeshjet e luajtura nga Curtis Jones në sezonin 2026/2027". Soccerbase. Centurycomm. Marrë më 22 gusht 2026.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  77. ↑ "Curtis Jones: Internationals" (në anglisht). World Football. Marrë më 21 janar 2025.
  78. ↑ "2023 Under-21 EURO Team of the Tournament" (në anglisht). UEFA. 11 korrik 2023. Marrë më 17 korrik 2023.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]