Shko te përmbajtja

Désiré Doué

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Désiré Doué
Doué me Paris Saint-Germain në 2025
Informacioni personal
Emri i plotë Désiré Nonka-Maho Doué[1]
Data e lindjes 3 qershor 2005 (20 vjeç)           [1]
Vendi i lindjes Angers, Maine-et-Loire, Francë
Gjatësia 1.83 m (6 ft 0 in)[1]
Pozicioni(et)
Informacioni i ekipit
Ekipi aktual
Paris Saint-Germain
Numri 14
Karriera me të rinjtë
2011–2021 Rennes
Karriera si profesionist*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
2021–2023 Rennes II 11 (1)
2022–2024 Rennes 57 (7)
2024– Paris Saint-Germain 31 (6)
Karriera ndërkombëtare
2021–2022 Franca U17 17 (7)
2022–2023 Franca U19 12 (3)
2023–2024 Franca U21 4 (1)
2024 Franca U23 10 (3)
2025– Franca 1 (0)
* Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve të sakta prej datës 22:02, 17 maj 2025 (UTC)
‡ Ndeshjet dhe golat me kombëtaren, të sakta prej datës 22:45, 23 mars 2025 (UTC)

Désiré Nonka-Maho Doué (lindur më 3 qershor 2005) është një futbollist profesionist francez i cili luan si mesfushor-sulmues ose anësor për klubin francez Paris Saint-Germain dhe kombëtaren franceze. Ai konsiderohet si një nga lojtarët më të talentuar në botë.[2][3][4]

Doué e nisi karrierën e tij në Francë me Rennes, duke luajtur dy sezone si profesionist. Në vitin 2024, ai u transferua te PSG-ja për 50 milion €, duke fituar tripletën në sezonin e tij të parë.

Në nivel ndërkombëtar, Doué ka luajtur me disa ekipe moshash të Francës, duke fituar UEFA Kampionatin Evropian 2022 me ekipin nën-17. Në vitin 2024, ai fitoi medaljen e argjendë në Lojërat Olimpike Verore kurse në mars 2025 bëri debutimin e tij me ekipin e parë.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Doué filloi të luaj futboll në akademinë e Rennes në moshën pesë vjeç në vitin 2011. Në vitin 2021 ai ishte pjesë e ekipit rezervë kurse në shkurt 2021 filloi të stërvitej me ekipin e parë.[5] Më 14 prill 2022, ai firmosi kontratën e parë si profesionist deri në vitin 2024.[6]

Më 7 gusht 2022, Doué bëri debutimin e tij si profesionist duke u aktivizuar në humbjen 1–0 kundër LorientLigue 1.[7] Ai shënoi golin e tij të parë në karrierë më 31 gusht në fitoren 3–1 kundër Brest, duke u bërë lojtari i parë i lindur në vitin 2005 që shënon në një nga pesë ligat kryesore të Evropës.[8] Mē 6 tetor, Doué shënoi golin e fitores në suksesin 2–1 kundër Dynamo Kyiv në fazën e grupeve të UEFA Ligës së Evropës, duke regjistruar golin e tij të parë në kompeticionet evropiane. Me këtë gol ai u bë lojtari i më i ri francez që shënon në kompeticionet evropiane në moshën 17 vjeç, katër muaj e katër ditë.[9] Më 9 tetor, ai shënoi në derbin Breton kundër Nantes më pak se 60 sekonda pasi kishte hyrë si zëvëndësues në minutën e 83të; Rennes fitoi 3–0.[10] Më 2 nëntor, Doué rinovoi kontratën me klubin deri në vitin 2025.[11]

Doué me Rennes më 20 gusht 2023.

Më 9 prill 2023, Doué u zëvëndësua në humbjen 3–1 kundër Lyonit vetëm 18 minuta pasi kishte hyrë si zëvëndësues. Në përfundim të ndeshjes, ai u kritikua nga trajneri Bruno Génésio, i cili në intervistën pas ndeshjes deklaroi: "Kjo nuk do të thotë që nuk kam besim te ai ose ai nuk do të bëjë karrierë të madhe, por disa gjëra duhet të kuptohen më herët."[12] Doué e përfundoi sezonin 2022–23 me 34 ndeshje dhe 4 gola në të gjitha kompeticionet.

Më 1 tetor 2023, Doué shënoi golin e parë të sezonit 2023–24 në fitoren 3–1 kundër Nantes.[13] Goli i tij i rradhës në kampionat erdhi në tjetër fitore 3–1, këtë herë kundër Clermont Foot 63 në transfertë.[14] Ai regjistroi 31 ndeshje dhe 4 gola në Ligue 1 në sezonin e tij të dytë.[15]

Paris Saint-Germain

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 17 gusht 2024, Doué u transferua te klubi tjetër i Ligue 1 Paris Saint-Germain për 50 milion € pa përfshirë bonuset.[16] ai firmosi një kontratë pesë-vjeçare.[17] Klubi francez mposhti konkurencën e Bayern München, të cilët gjithashtu kishin bërë një ofertë për lojtarin.[18]

Doué bëri debutimin e tij me ekipin më 23 gusht në fitoren 6–0 kundër Montpellier në kampionat, duke u aktivizuar si zëvëndësues në pjesën e dytë.[19] Më 18 shtator, ai debutoi në UEFA Ligën e Kampionëve në ndeshjen kundër GironësParc des Princes.[20] Goli i tij i parë në këtë kompeticion erdhi më 10 dhjetor në fitoren 3–0 kundër Red Bull Salzburgut.[21]

Gjatë pjesës së dytë të sezonit, kontributi i Doué në ekip u rrit ndjeshëm, veçanërisht në Ligën e Kampionëve;[22] ai shënoi dhe asistoi në fitoren 7–0 kundër Brest në ndeshjen e kthimit të raundit play-off të Ligës së Kampionëve.[23] Në muajin mars, ai shënoi tre gola dhe dy asiste, duke u shpallur lojtari i muajit.[24] Në raundin e 16-tave të Ligës së Kampionëve, ai shënoi penalltinë vendimtare kundër LiverpoolitAnfield, duke kualifikuar ekipin në çerek-finale.[25]

Më 5 prill, Doué shënoi golin e vetëm të ndeshjes kundër Angers, duke i siguruar klubit titullin e 13të kampion të Francës.[26] Pesë ditë më pas, ai shënoi golin e barazimit në ndeshjen e parë çerek-finale kundër Aston Villës në shtëpi.[27] PSG-ja fitoi 3–2 në ndeshjen e kthimit dhe u kualifikua në gjysëm-finale,[28] aty ku Doué luajti si titullar në të dyja ndeshjet. PSG-ja mposhti Arsenalin me rezultatin e përgjithshëm 3–1 dhe u kualifikua në finalen e dytë në histori.[29][30] Doué e mbylli kampionatin me gjashtë gola dhe tetë asiste në 31 ndeshje.[31] Në kupë, ai shënoi katër gola dhe katër asiste, përfshirë dy asiste në finalen e fituar kundër ish klubit të tij Rennes.[32] Ai u nderua me çmimin Lojtari i Ri i Sezonit i Ligue 1 si dhe u përfshi në Formacionin e Sezonit në rolin e anësorit të djathtë.[33][34]

Më 31 maj 2025, Doué shënoi dy gola si dhe asistoi një tjetër në fitoren 5–0 kundër Interit në finalen e Ligës së Kampionëve, duke i dhënë klubit trofeun e parë në histori.[35][36] Ai u bë lojtari më i ri që shënon dy gola në finale në moshën 19 vjeç dhe 362 ditë, duke thyer rekordin e portugezit Eusébio (20 vjeç e 97 ditë) të vendosur në vitin 1962.[37] Ai gjithashtu u bë lojtari më i ri që asiston në finale, duke thyer rekordin e vendosur nga Jude Bellingham (20 vjeç e 338 ditë) sezonin e kaluar.[38]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Doué ka luajtur mbi 30 ndeshje me ekipet e moshave të Francës. Ai ishte pjesë e ekipit nën-17 në Kampionatin Evropian 2022, aty ku Franca mposhti në finale Holandën për të fituar trofeun për herë të 3të në histori.[39] Ai gjithashtu mori pjesë në fushatë kualifikuese të Kampionatit Evropian 2024 me ekipin nën-19. Më 13 tetor 2023, Doué bëri debutimin e tij me ekipin nën-21 në një ndeshje kundër Bosnje dhe Hercegovinës, duke u ndëshkuar dy herë me karton të verdhë.[40]

Më 22 mars 2024, Doué shënoi një dygolësh në debutimin e tij me ekipin nën-23 në fitoren 3–2 në miqësoren kundër Bregut të Fildishtë.[41] Ai u aktivizua në pesë ndeshje gjatë turnamentit të Lojërave Olimpike Verore 2024, aty ku Franca u mposht 5–3 në finale nga Spanja, duke marrë medaljen e argjendit.[42]

Në mars 2025, Doué u ftua në kombëtaren e parë për ndeshjen çerek-finale të UEFA Ligës së Kombeve kundër Kroacisë;[43] ai u aktivizua në minutën e 66të të ndeshjes në vend të Bradley Barcolas, me Francën që fitoi 2–0.

Profili i lojtarit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Doué është një lojtar i shpejtë dhe energjik i cili mund të mbulojë disa pozicione në sulm. Përveç rolit të mesfushorit organizator, ai mund të luajë në të dyja krahët e sulmit si dhe merr pjesë në ndërtimin e aksioneve sulmuese të ekipit të tij.[44] Ai dallohet për shpejtësinë, nxitimin, driblimet dhe gjuajtjet, të cilat e bëjnë atë një kundërshtar të rrezikshëm në sulm.[45][46]

Përveç aftësive në sulm, Doué gjithashtu dallohet për kontributin në mbrojtje. Gjatë sezonit 2022–23, ai regjistroi mesatarisht tre ndërhyrje të sakta për ndeshje në Ligue 1.[47] Ai ka marrë lëvdada nga disa trajnerë, analistë dhe futbollistë për aftësitë e tij,[48] përfshirë nga veterani Nemanja Matić, i cili tha se Doué ka një potencial të madh.[49]

Doué është krahasuar me brazilianin Neymar, i cili më parë ka luajtur me PSG-në. Këto krahasime nisën veçanërisht pas mbërritjes së tij në klub. Ai është cilësuar pasardhësi i Neymarit në klub për shkak të stilit të ngjashëm të lojës. Trajneri i ekipit Luis Enrique e ka vlerësuar Doué për "aftësitë teknike, fizikalitetin dhe personalitetin".[50]

Doué ka lindur në Angers, Maine-et-Loire,[51] nga një baba ivorian dhe mama franceze.[52] Ai ka pasaportë ivoriane dhe franceze.[53][54] Vëllai i tij Guéla Doué dhe kushurinjtë Yann Gboho dhe Marc-Olivier Doué janë gjithashtu futbollista profesionist.[55][56]

Doué ka deklaruar se idhujt e tij në futboll janë Neymar dhe Lionel Messi.[57]

Statistikat e karrierës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Përditësuar më 31 maj 2025[58]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Evropa Tjetër Gjithsej
DivizioniNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGola
Rennes II 2021–22 National 3 101101
2022–23 National 3 1010
Gjithsej 111111
Rennes 2022–23 Ligue 1 263107[a]1344
2023–24 Ligue 1 314506[a]0424
Gjithsej 57760131768
Paris Saint-Germain 2024–25 Ligue 1 3166416[b]51[c]05415
Gjithsej karriera 99141242961014124
  1. 1 2 Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Evropës
  2. Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampionëve
  3. Ndeshje në Trophée des Champions
Përditësuar më 23 mars 2025[59]
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtarVitiNdshGola
Franca 202510
Gjithsej10
Paris Saint-Germain[60]
Franca U17[60]
Franca U23[60]
Çmime
Urdhëra
  1. 1 2 3 "Squad List: Men's Olympic Football Tournament Paris 2024: France (FRA)" (PDF) (në anglisht). FIFA. 27 korrik 2024. fq. 4. Marrë më 16 mars 2025.
  2. Marcus Christenson; Steven Bloor; Garry Blight (28 shtator 2022). "Next Generation 2022: 60 of the best young talents in world football" (në anglisht). The Guardian.
  3. Eric Devin (3 janar 2023). "Top 10 Young Players to Watch in Ligue 1 in 2023". Get Football News France (në anglisht).
  4. Tom Maston (21 mars 2023). "NXGN 2023: The 50 best wonderkids in football" (në anglisht). Goal.com.
  5. "Rennes : Désiré Doué signe son premier contrat professionnel". Foot Mercato : Info Transferts Football - Actu Foot Transfert (në frëngjisht). 15 prill 2022.
  6. "Premier contrat pro en vue à Rennes pour Désiré Doué" (në frëngjisht). L'Équipe.
  7. "Rennes vs. Lorient 0 – 1" (në anglisht). Soccerway. 7 gusht 2022. Marrë më 7 tetor 2022.
  8. "Rennes vs. Brest 3 – 1" (në anglisht). Soccerway. 31 gusht 2022. Marrë më 7 tetor 2022.
  9. S Telford (12 tetor 2023). "Room for Doué? Guéla and Désiré both now starring for Rennes" (në anglisht). Ligue 1 Uber Eats.
  10. Liam Scahill (18 tetor 2022). "Désire Doué Is Displaying Preternatural Footballing Development At Stade Rennais" (në anglisht). Breaking The Lines.
  11. Raphaël Jucobin (2 nëntor 2022). "Official | Désiré Doué renews Rennes contrat to 2025". Get French Football News (në anglisht).
  12. Bastien Cheval (9 prill 2023). "Rennes' Bruno Genesio substituted Désiré Doué 18 minutes after his introduction against Lyon". Get French Football News (në anglisht).
  13. François Rauzy (1 tetor 2023). "Ligue 1 : le Stade Rennais s'impose dans le derby face à Nantes et reste invaincu cette saison". France Bleu (në frëngjisht).
  14. "Clermont Foot 63 1–3 Rennes" (në anglisht). World Football. 20 dhjetor 2023. Marrë më 3 qershor 2025.
  15. "Désiré Doué » Ligue 1 2023/2024" (në anglisht). World Football. Marrë më 3 qershor 2025.
  16. "Mercato : Désiré Doué officiellement transféré au Paris Saint-Germain (Transferts)" (në frëngjisht). L'Équipe. Marrë më 17 gusht 2024.
  17. "PSG complete €50m deal for Désiré Doué, 19" (në anglisht). ESPN FC. 17 gusht 2024. Marrë më 19 gusht 2024.
  18. "Désiré Doué chooses PSG over Bayern Munich" (në anglisht). Get French Football News. 11 gusht 2024. Marrë më 19 gusht 2024.
  19. "Debut for Désiré Doué". Psg.fr (në anglisht). Paris Saint-Germain F.C. 23 gusht 2024.
  20. "Willian Pacho, Desire Doue make Champions League debut in PSG's victory over Girona". PSG Post (në anglisht). 19 shtator 2024. Marrë më 11 dhjetor 2024.
  21. "Désiré Doué Shines in PSG's Champions League Victory". footboom1.com (në anglisht). 11 dhjetor 2024.
  22. "PSG's Desire Doue takes a big step forward ahead of crucial Champions League and Ligue 1 battles". CBSSports.com (në anglisht). 15 dhjetor 2024. Marrë më 17 dhjetor 2024.
  23. "Ruthless PSG demolish Brest 7-0 to seal last-16 spot" (në anglisht). ESPN FC. 19 shkurt 2025. Marrë më 29 mars 2025.
  24. "Désiré Doué wins UNFP's Ligue 1 Player of the Month award for March". psg.fr (në anglisht). Paris Saint-Germain F.C. 14 prill 2025. Marrë më 2 qershor 2025.
  25. "Doue scores penalty to knock Liverpool out" (në anglisht). BBC Sport. 11 janar 2025. Marrë më 29 mars 2025.
  26. "PSG 1–0 Angers SCO" (në anglisht). BBC Sport. 5 prill 2025.
  27. "Doue epitomises PSG - this could be their time" (në anglisht). BBC Sport. 9 prill 2025.
  28. "How PSG made the Champions League semi-final despite Aston Villa's spirited second-half comeback". The Athletic (në anglisht). 16 prill 2025. Marrë më 2 qershor 2025.
  29. "Arsenal 0-1 PSG: Ousmane Dembele's early goal gives PSG advantage in Champions League semi-final" (në anglisht). BBC Sport. 29 prill 2025. Marrë më 2 qershor 2025.
  30. "PSG beat Arsenal to set up Champions League final with Inter" (në anglisht). BBC Sport. 29 prill 2025. Marrë më 7 maj 2025.
  31. "Desire Doue's Historic Champions League Final Goal Overtakes a Lionel Messi Record". Athlon Sports (në anglisht). 31 maj 2025. Marrë më 2 qershor 2025.
  32. "PSG-Reims : les Parisiens triomphent facilement des Rémois, et remportent leur seizième Coupe de France". Le Monde (në frëngjisht). 24 maj 2025. Marrë më 2 qershor 2025.
  33. "UNFP: Désiré Doué captures Young Player of the Year Award!" (në anglisht). Ligue 1. 13 maj 2025. Marrë më 2 qershor 2025.
  34. "UNFP: PSG Stars Lead the Way in Team of the Year Honors" (në anglisht). Ligue 1. 13 maj 2025. Marrë më 2 qershor 2025.
  35. "Désiré Doué named official 2025 UEFA Champions League final Player of the Match" (në anglisht). UEFA. 31 maj 2025.
  36. "'I have no words' - Champions League final MVP Desire Doue pays tribute to head coach Luis Enrique for trusting PSG star to step into Kylian Mbappe's shoes" (në anglisht). Goal.com. 1 qershor 2025. Marrë më 1 qershor 2025.
  37. Phil McNulty (1 qershor 2025). "New-look PSG make history on emotional night for Luis Enrique" (në anglisht). BBC Sport.
  38. "PSG 5-0 Inter Stats: Doué Dazzles as PSG Record Biggest Ever Champions League Final Win" (në anglisht). Opta Analyst. 31 maj 2025.
  39. "La France remporte l'Euro des moins de 17 ans contre les Pays-Bas" (në frëngjisht). L'Équipe. Marrë më 3 qershor 2025.
  40. Arnaud Déchelotte (16 tetor 2023). "Après son carton rouge, Doué quitte le rassemblement des Espoirs". beIN SPORTS (në frëngjisht).
  41. Roussel Vincent (22 mars 2024). "MATCH AMICAL | LES BLEUETS S'EN SORTENT BIEN FACE À CÔTE D'IVOIRE : REVIVEZ LE MATCH" (në frëngjisht). Eurosport. Marrë më 23 mars 2024.
  42. Barney Ronay (9 gusht 2024). "Camello's extra-time double clinches football gold for Spain against France" (në anglisht). The Guardian. ISSN 0261-3077. Marrë më 9 gusht 2024.
  43. "Équipe de France : première convocation chez les Bleus pour Désiré Doué, un talent façonné au Stade Rennais – ici". Francebleu.fr (në frëngjisht). 13 mars 2025. Marrë më 17 mars 2025.
  44. Jacek Kulig (21 dhjetor 2022). "Désiré Doué: The Gifted One by Vuyo Ndebele". Football Talent Scout (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 5 dhjetor 2023. Marrë më 12 nëntor 2023.
  45. Liam Tharme (2 mars 2023). "Desire Doue: The latest gifted prospect from the Rennes production line". The Athletic (në anglisht).
  46. "Best XI: Young bargain signings in each top European league" (në anglisht). ESPN FC. 2 korrik 2023.
  47. Saumy Deepak Tripathi (26 tetor 2022). "Who is Desire Doue: The perfect successor to Eduardo Camavinga". FootTheBall (në anglisht).
  48. "One to watch: Désiré Doué, Rennes' latest prodigy" (në anglisht). Ligue 1. 15 shtator 2022.
  49. S Telford (30 shtator 2023). "'Désiré Doué has great potential' says Nemanja Matic" (në anglisht). Ligue 1.
  50. Ivan Kovbasa (15 mars 2025). "'I remember you criticised him': Luis Enrique's glowing praise for Desire Doue". Tribuna.com (në anglisht). Marrë më 7 prill 2025.
  51. "Désiré Doué" (në frëngjisht). Paris: L'Équipe. Marrë më 16 mars 2025.
  52. "Ligue 1 : qui est Désiré Doué, le nouveau talent français recruté par le Paris Saint-Germain ?". Franceinfo (në frëngjisht). 17 gusht 2024.
  53. "Rennes : Désiré Doué signe son premier contrat professionnel". AmSport (në anglisht). 15 prill 2022. Arkivuar nga origjinali më 7 gusht 2022. Marrë më 7 gusht 2022.
  54. "Désiré Doué". unfp.org (në frëngjisht). Marrë më 3 qershor 2025.
  55. Josué Cassé (15 prill 2022). "Rennes : Désiré Doué signe son premier contrat professionnel". Foot Mercato : Info Transferts Football - Actu Foot Transfert (në frëngjisht).
  56. Lorenzo Lombardi (23 tetor 2022). "Attenzione a... Désiré Doué" (në italisht).
  57. "Rennes : The Désiré Doué Interview". OneFootball (në gjermanisht). 7 prill 2025. Marrë më 7 prill 2025.
  58. "Désiré Doué" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 3 qershor 2025.
  59. "Désiré Doué". EU-Football.info (në anglisht). European Football. Marrë më 23 mars 2025.
  60. 1 2 3 "Désiré Doué" (në anglisht). Transfermarkt. Arkivuar nga origjinali më 17 gusht 2024. Marrë më 3 qershor 2025.
  61. "Désiré Doué, joueur du mois de mars 2025 de la Ligue 1 McDonalds" (në frëngjisht). National Union of Professional Footballers. 13 prill 2025. Marrë më 13 prill 2025.
  62. "Désiré Doué élu meilleur espoir de Ligue 1 aux Trophées UNFP" (në frëngjisht). L'Équipe. Marrë më 11 maj 2025.
  63. "Trophées UNFP : Neuf joueurs du PSG dans l'équipe type de la saison en Ligue 1" (në frëngjisht). L'Équipe. Marrë më 11 maj 2025.
  64. "Désiré Doué named 2024/25 UEFA Champions League Young Player of the Season" (në anglisht). UEFA. 1 qershor 2025. Marrë më 1 qershor 2025.
  65. "2024/25 Champions League Team of the Season" (në anglisht). 1 qershor 2025. Marrë më 1 qershor 2025.
  66. "Décret du 23 septembre 2024 portant promotion et nomination dans l'ordre national du Mérite". Fletorja zyrtare e Republikës Franceze (në frëngjisht). 24 shtator 2024. PRER2420330D. Marrë më 16 mars 2025.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]