Dështimi i zemrës
Insufiçienca kardiake (IK), e njohur edhe si insuficienca kardiake kongjestive, është një sindromë që ndodh kur zemra nuk arrin të mbushet ose të pompojë gjakun në mënyrë efektive për të përmbushur nevojat e organizmit.[1]
Simptomat kryesore përfshijnë dispnenë (vështirësinë në frymëmarrje), lodhje të theksuar trpore si dhe edemën e gjymtyrëve të poshtme. Ashpërsia e sëmundjes vlerësohet kryesisht sipas fraksionit të ejeksionit dhe intensitetit të simptomave. Sëmundje të tjera si obeziteti, insuficienca renale, sëmundjet e mëlçisë, anemia dhe çrregullimet e tiroides mund të japin tablo të ngjashme.[2][3]
Shkaqet më të shpeshta përfshijnë sëmundjen e arterieve koronare, infarktin e miokardit, hipertensionin arterial, fibrilacionin atrial, sëmundjet valvulare dhe kardiomiopatitë, të cilat ndryshojnë strukturën ose funksionin e zemrës. Insufiçienca kardiake mund të jetë e majtë, e djathtë ose biventrikullare; forma e majtë klasifikohet në me fraksion ejeksioni të reduktuar ose të ruajtur.[4]
Diagnoza bazohet në simptomat, ekzaminimin fizik dhe ekokardiografinë. Analizat laboratorike dhe radiografia e toraksit ndihmojnë në përcaktimin e shkakut dhe vlerësimin e gjendjes.
Trajtimi varet nga ashpërsia e sëmundjes. Në format kronike rekomandohen ndryshime të stilit të jetesës dhe terapia medikamentoze, duke përfshirë ACE-inhibitorët ose ARB/ARNI, beta-bllokuesit, antagonistët e receptorëve mineralokortikoidë, inhibitorë e SGLT2 dhe diuretikë për kontrollin e ritensionit hidrik. Në raste të përzgjedhura mund të nevojiten pajisje si pacemaker, defibrilator të implantuar ose terapi resinkronizuese kardiake, ndërsa në stadet e avancuara mund të konsiderohet asistenca mekanike ventrikulare ose transplantimi i zemrës.[1][5]
Insufiçienca kardiake është një gjendje e shpeshtë dhe potencialisht fatale, që prek rreth 2% të të rriturve dhe mbi 10% të personave mbi 70 vjeç, dhe përbën një nga shkaqet kryesore të shtrimeve në spital dhe mortalitetit kardiovaskular.[6][7]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1 2 Centre (UK), National Guideline, "Introduction", Chronic Heart Failure in Adults: Diagnosis and Management (në anglisht), National Institute for Health and Care Excellence (NICE), marrë më 2026-02-22
- ↑ Akinterinwa, Oluwaseun E.; Singh, Mahavir; Vemuri, Sreevatsa; Tyagi, Suresh C. (2024-08-12). "A Need to Preserve Ejection Fraction during Heart Failure". International Journal of Molecular Sciences (në anglisht). 25 (16): 8780. doi:10.3390/ijms25168780. ISSN 1422-0067.
{{cite journal}}: Mirëmbajtja CS1: DOI i lirë i pashënjuar (lidhja) - ↑ National Clinical Guideline Centre (UK) (2010). Chronic Heart Failure: National Clinical Guideline for Diagnosis and Management in Primary and Secondary Care: Partial Update. National Institute for Health and Clinical Excellence: Guidance (në anglisht). London: Royal College of Physicians (UK).
- ↑ McDonagh, Theresa A; Metra, Marco; Adamo, Marianna; Gardner, Roy S; Baumbach, Andreas; Böhm, Michael; Burri, Haran; Butler, Javed; Čelutkienė, Jelena; Chioncel, Ovidiu; Cleland, John G F; Coats, Andrew J S; Crespo-Leiro, Maria G; Farmakis, Dimitrios; Gilard, Martine (2021-09-21). "2021 ESC Guidelines for the diagnosis and treatment of acute and chronic heart failure". European Heart Journal (në anglisht). 42 (36): 3599–3726. doi:10.1093/eurheartj/ehab368. ISSN 0195-668X.
- ↑ Tracy, Cynthia M.; Epstein, Andrew E.; Darbar, Dawood; DiMarco, John P.; Dunbar, Sandra B.; Estes, N.A. Mark; Ferguson, T. Bruce; Hammill, Stephen C.; Karasik, Pamela E.; Link, Mark S.; Marine, Joseph E.; Schoenfeld, Mark H.; Shanker, Amit J.; Silka, Michael J.; Stevenson, Lynne Warner (2012-10-02). "2012 ACCF/AHA/HRS Focused Update of the 2008 Guidelines for Device-Based Therapy of Cardiac Rhythm Abnormalities: A Report of the American College of Cardiology Foundation/American Heart Association Task Force on Practice Guidelines and the Heart Rhythm Society". Circulation (në anglisht). 126 (14): 1784–1800. doi:10.1161/CIR.0b013e3182618569. ISSN 0009-7322.
- ↑ Metra, Marco; Teerlink, John R. "Heart failure". The Lancet (në anglisht). 390 (10106): 1981–1995. doi:10.1016/S0140-6736(17)31071-1.
- ↑ Vos, Theo; Allen, Christine; Arora, Megha; Barber, Ryan M; Bhutta, Zulfiqar A; Brown, Alexandria; Carter, Austin; Casey, Daniel C; Charlson, Fiona J; Chen, Alan Z; Coggeshall, Megan; Cornaby, Leslie; Dandona, Lalit; Dicker, Daniel J; Dilegge, Tina. "Global, regional, and national incidence, prevalence, and years lived with disability for 310 diseases and injuries, 1990–2015: a systematic analysis for the Global Burden of Disease Study 2015". The Lancet (në anglisht). 388 (10053): 1545–1602. doi:10.1016/S0140-6736(16)31678-6.