Shko te përmbajtja

D. W. Griffith

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

David Wark Griffith (22 janar 1875 - 23 korrik 1948) ishte një regjisor amerikan i filmit. I konsideruar si një ndër figurat me më së shumti influencë në historinë e kinemasë, ai zhvilloi shumë aspekte të montazhës filmike dhe zgjeroi artin e filmit narrativ.

Për audiencën kontemporare, Griffith kryesisht njihet për regjinë në filmin e vitit 1915, Lindja e Kombi. Përvec epitetit të madh që ky film përmban në historinë e kinemasë, poashtu ishte shumë kontraverzial për portretizemet degraduese të afro-amerikanëve, glorifikimin e KKK-së(Ku Klux Klan) dhe mbështetjen per Konfederatën. Filmi rezultoi në reagime të shumta dhe trazira në disa qytete madhore të ShBA-së. Pas kësaj, Griffith prodhoi filmin e tij të ardhshëm, Intoleranca (1916), një antalogji me narrativa të ndryshme të cilat ndërlidhen përmes montazhit paralel. Në këtë film, Griffith trajton tematikën e intolerancës përgjatë katër periudhave të ndryshme të historisë: Rënia e Babilonisë; Kryqëzimi i Jezusit; Masakra në ditën e shën. Bartolomeut; dhe një storie në kohën moderne(të autorit).

Së bashku me Charlie Chaplin, Mary Pickford dhe Douglas Fairbanks, Griffith themeloi studion "United Artists"(Artistët e Bashkuar) në vitin 1919 me qëllim që aktorëve dhe regjisorëve t'ju ofrohej mundësia të bënin filma sipas vullnetit të tyre artistik, e jo sipas dëshirave komerciale të studiove. Shumë nga filmat e mëvonshëm të Grifitit dolën të kenë sukses, duke përfshirë këtu, Broken Blossoms (1919), Way Down East (1920) dhe Orphans of the Storm (1921), por kostot e mëdha që shpenzonte për produksion dhe promovim shpesh nënkuptonin dështim komercial. Ai përfundoi diku rreth 500 filma përgjatë karrierës, i fundit prej të cilëve është The Struggle (1931). Përvec tri filmave me zë, e gjithë krijimtaria filmike e Grifitit i takon periudhës së kinemasë pa zë.