DJ Blunt (Edon Dedi)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
DJ Blunt
LabeliDJ BLUNT MUSIC

DJ Blunt i lindur më 1 tetor 1980Prishtinë është muzikant nga Kosova.

Sinopsi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

DJ Blunt[1] numëron 18 vite karrierë. Një pjesë në Austri dhe më pas në Shqipëri. Ai ka luajtur më parë në bateri. Ka qenë pjesë e grupit “Nr“, me BimBimma, Real 1 dhe Ergen. Blunt ishte DJ dhe producenti i grupit. Grupi “Nr” u shpërbë dhe Blunt vazhdoi si dyshe me Real. Ai ka 7 albume dhe 3 mixtape. Bashkë me Real realizojnë vazhdimisht klipe dhe këndojnë në koncerte. më vonë si DJ. Blunt krijon muzikë dhe shkruan tekstet e këngëve të tij, gjithashtu.

Fëmijëria dhe adoleshenca[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

DJ Blunt[2] lindi në Prishtinë në 1 Tetor 1980. Emri i vërtetë është Edon Dedi. Disa vite pas lindjes së tij familja u shpërngul në Austri dhe që në klasën fillore studioi për art, specifikisht për bateri. Më pas studioi për biznes. Adoleshencën e kaloi po në Austri. Angazhimet muzikore nisën në adoleshencë. Në Austri, por edhe jashtë saj, DJ Blunt luante si baterist në “Rock Band-e” të ndryshme.

Karriera me grupin[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

DJ Blunt[3] studioi për bateri dhe luajti në grupe të ndryshme Rock për disa vite gjatë adoleshencës, në këngë anglisht dhe gjermanisht për publikun e huaj.  Më pas luajti si DJ për herë të parë në vitin 1999. Në vitin 2000 u krijua grupi muzikor “NR”[4] dhe bashkë me të edhe emri i tij Blunt. Hera e parë kur këndoi ishte në albumin “Nr – egjeli”. Kur grupi u shpërnda Blunt vazhdoi karrierën me Real dhe menjëherë nxorën albumin e parë, vetëm.

Blunt ka krijuar vazhdimisht projekte muzikore dhe e para që krijoi ishte për grupin rock në Austri.

Këngët e para që këndoi në shqip ishin “Afrim roboti” dhe “Mr Problematiku”.

Videoklipi i parë është “Unstoppable” në bashkëpunim me Lyrical Son dhe White O.G. Kënga e klipit ishte pjesë e albumit të parë “The Big Picture”. Më pas realizoi klipin e dytë me Kaos dhe Bardool që titullohet “Hey”. Bashkëpunimet e DJ Blunt janë shumë në numër.

Shkrimi i teksteve ka nisur në një kohë më të vonë. Deri tani ka 7 albume muzikore dhe 3 mixtape.

Karriera me Real[5][Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Blunt dhe Real[6] kanë bashkëpunuar që në kohën kur ishin pjesë e “Nr”. Pas shpërndarjes së grupit publikuan albumin e parë vetëm, “The Big Picture”. Në të ishin të ftuar shumë nga reperat e asaj kohe. Blunt dhe Real këndojnë ende bashkë në çdo projekt. Kolaborimet e tyre të fundit të muzikës Trap dhe Rap publikohen nën emrin Shaolin Gang.

Diskografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Albumet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Blunt & Real - Blunt per president (2013)
  • Dj Blunt - Classic g (2010)
  • Dj Blunt - Dj blunt (2007)
  • Dj Blunt - Mixtape vol 2 (2006)
  • Real 1 - Nbeat po (2006)
  • Dj Blunt - Mixtape vol 1 (2005)
  • Dj Blunt - The big picture (2005)
  • Dj Blunt - Unreleased Mixtape (2004)
  • “Egjeli”, si pjesë e grupit “Nr”, (2003)

Këngët (Singles)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Blunt & Real - Do you love me (Qershor 2017)[7]
  • Blunt & Real - My Lova (Maj 2017)
  • Blunt & Real - Pare si Thaci, Pare si Rama (Prill 2017)
  • Blunt & Real - Suzi (Shkurt 2017)[8]
  • Blunt & Real - Shota (Nëntor 2016)
  • Blunt & Real - Rruges (Nëntor 2016)
  • Blunt & Real - Rambo (Qershor 2016
  • Blunt & Real - Vera (Prill 2016)
  • Blunt & Real - Presion (Shkurt 2016)
  • Blunt & Real - Xhinset (Qershor 2015)
  • Blunt & Real ft. Ledri Vula - Nese m'don ti (Remix) (Korrik 2014)
  • Blunt & Real ft. Duffye - Veq me t'pas ty (Janar 2014)
  • Blunt & Real ft. Dhurata Dora, Lumi B - Edhe pak (Gusht 2013)
  • Blunt & Real ft. Duffye - Mos e nal (Gusht 2013)
  • Dj Blunt ft. Kaos ft. Bardool - HEY (2012)

Festivalet dhe kompeticionet muzikore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Këngët dhe kompeticionet muzikore
Viti Kompeticioni Interpretues Titulli i kenges
2015 Zhurma Show Blunt & Real Xhinset
2014 Zhurma Show Blunt & Real Nëse mdon ti
2014 Video Festi Muzikor[9] Blunt & Real ft. Duffye Vec me t'pas ty
2014 Netët e klipit shqiptar Blunt & Real ft. Duffye Vec me t'pas ty
2011 Video Festi Muzikor Dj Blunt Bang Bang
2011 Zhurma Show Dj Blunt Sehdat
2010 Video Festi Muzikor Dj Blunt Biznis
2007 Video Festi Muzikor Dj Blunt Klassik
2005 Video Festi Muzikor Dj Blunt Hey
2005 Top Fest Dj Blunt Hey
2003 Show Fest Nr Afrim Roboti

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Biografi: DJ Blunt, Lyrics Al, arkivuar nga origjinali më 1 korrik 2017, marrë më 22 shtator 2017 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Biografi DJ Blunt (në anglisht), Rate Your Music
  3. ^ Biografi: DJ Blunt, Last FM {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Biografia: Grupi 'NR', Tekste Shqip {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Interviste me Blunt & Real, Telegrafi {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Interviste me Blunt & Real (në anglisht), Blitz Al, arkivuar nga origjinali më 27 maj 2017, marrë më 22 shtator 2017
  7. ^ Lajm: Premiera e 'Do you love me", RTV 21, arkivuar nga origjinali më 4 shtator 2017, marrë më 22 shtator 2017
  8. ^ 'Suzi' nga Blunt & Real ne krye te Top 10, InTV
  9. ^ Video Festi Muzikore: Nominimet, Kosova live 360[lidhje e vdekur]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]