Dani Olmo
![]() Olmo duke luajtur me RB Leipzig në 2022 | |||
Informacioni personal | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Daniel Olmo Carvajal[1] | ||
Data e lindjes | 7 maj 1998 (27 vjeç)[2] | ||
Vendi i lindjes | Terrassa, Spanjë | ||
Gjatësia | 1.79 m (5 ft 10 in)[3] | ||
Pozicioni(et) | Mesfushor-sulmues, Anësor | ||
Informacioni i ekipit | |||
Ekipi aktual | Barcelona | ||
Numri | 20 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
2006–2007 | Espanyol | ||
2007–2014 | Barcelona | ||
Karriera si profesionist* | |||
Vitet | Ekipi | Ndsh | (Gola) |
2014–2017 | Dinamo Zagreb II | 25 | (3) |
2014–2020 | Dinamo Zagreb | 80 | (20) |
2020–2024 | RB Leipzig | 107 | (17) |
2024– | Barcelona | 25 | (10) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2014 | Spanja U16 | 3 | (0) |
2015 | Spanja U17 | 9 | (1) |
2016 | Spanja U18 | 3 | (1) |
2018–2019 | Spanja U21 | 14 | (6) |
2021 | Spanja U23 | 7 | (1) |
2019– | Spanja | 43 | (11) |
*Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve, të sakta prej datës 23:13, 25 maj 2025 (UTC) ‡ Ndeshjet dhe golat me kombëtaren, të sakta prej datës 23:36, 23 mars 2025 (UTC) |
Daniel Olmo Carvajal (lindur më 7 maj 1998) është një futbollist profesionist spanjoll i cili luan si mesfushor-sulmues ose anësor për klubin spanjoll Barcelona dhe kombëtaren spanjolle.
Olmo është produkt i akademisë së Barcelonës La Masia. Ai debutoi si profesionist në vitin 2015 në Kroaci me Dinamo Zagrebin, me të cilin shënoi 34 gola në 124 ndeshje si dhe fitoi pesë kampionate dhe tre kupa. Në vitin 2020, ai u transferua në Gjermani te RB Leipzig, me të cilin fitoi dy herë Kupën e Gjermanisë si dhe superkupën. Në vitin 2024, Olmo u rikthye te Barcelona.
Olmo ka luajtur mbi 30 ndeshje me ekipet e moshave të Spanjës, duke fituar Kampionatin Evropian 2019 me ekipin nën-21. Ai gjithashtu fitoi medaljen e argjëndit me ekipin nën-23 në Lojërat Olimpike Verore 2020. Olmo bëri debutimin e tij me ekipin e parë në vitin 2019, duke qënë pjesë e ekipit që arriti gjysëm-finalen e Euro 2020. Pas kësaj, ai fitoi UEFA Ligën e Kombeve në vitin 2023 si dhe Euro 2024, ku ishte golashënuesi më i mirë i turnamentit me pesë lojtarë të tjerë.
Karriera me klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dinamo Zagreb
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Olmo u bë pjesë e akademisë së Barcelonës në vitin 2007, duke ardhur nga klubi rival Espanyol. Më 31 korrik 2016, Olmou transferua te Dinamo Zagrebi në një lëvizje surprizë.[4][5] Ai bëri debutimin e tij me ekipin e parë më 7 shkurt 2015 në fitoren 2–1 kundër Lokomotiva Zagrebit, duke u aktivizuar si zëvëndësues në pjesën e dytë.[6] Më 22 shtator, Olmo shënoi golin e parë si profesionist në fitoren 7–1 kundër Oštrc Zlatar në raundin e parë të Kupës së Kroacisë.[7]
Më 22 gusht 2016, Olmo firmosi një kontratë të re katër-vjeçare.[8] Gjatë sezonit 2016–17, ai ishte protagonist në kupë, ku ekipi i tij arriti në finale; ai shënoi tre gola, përfshirë golin e vetëm të ekipit të tij në humbjen 3–1 kundër Rijekës në finale më 31 maj, në katër ndeshje.[9] Katër ditë më parë, ai kishte shënuar golin e parë në kampionat pikërisht kundër Rijekës në javën e fundit të kampionatit; Dinamo Zagrebi fitoi ndeshjen 5–2.[10]
Më 20 shtator 2018, Olmo asistoi golin e Izet Hajrović si dhe shënoi të katërtin e fitores 4–1 kundër Fenerbahçes në fazën e grupeve të UEFA Ligës së Evropës.[11] Tre muaj më pas, ai u shpall lojtari më i mirë i Kampionatit Kroat për vitin 2018.[12] Ai u gjithashtu u rendit në vendin e 11të për çmimin Golden Boy (lojtari më i mirë nën 21 vjeç) nga Tuttosport, duke lënë mbrapa emra si Kylian Mbappé dhe Josip Brekalo.[13]
Më 14 shkurt 2019, Olmo shënoi golin e vetëm të Dinamos në humbjen 2–1 kundër Viktoria Plzeň në raundin e 32-tave të Ligës së Evropës.[14] Më 3 qershor, ai u emërua lojtari i ri më i mirë dhe lojtari më i morë i sezonit 2018–19 të Kampionatit Kroat.[15]
Më 18 shtator 2019, Olmo bëri debutimin e tij në UEFA Ligën e Kampionëve në fitoren 4–0 në shtëpi kundër Atalantës.[16] Goli i tij i parë në këtë kompeticion erdhi më 22 tetor në barazimin 2–2 në transfertë kundër Shakhtar Donetsk.[17] Ai gjithashtu shënoi në humbjen 4–1 kundër Manchester Cityt në ndeshjen e fundit të grupit, të cilën Dinamo e mbylli në vendin e fundit.[18][19]
RB Leipzig
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 25 janar 2020, Olmo u transferua në Gjermani te RB Leipzig,[20] duke firmosur një marrëveshje katër-vjeçare.[21][5] Ai debutoi një javë më vonë në barazimin 2–2 kundër Borussia Mönchengladbach në kampionat, duke zëvëndësuar Tyler Adams në minutën e 69të.[22] Ai shënoi golin e parë me klubin në humbjen 3–1 kundër Eintracht Frankfurtit në ndeshjen e raundit të 16-tave të kupës.[23]
Olmo luajti ndeshjen e tij të parë si titullar në barazimin pa gola kundër Bayern München;[24][25] ai u zëvëndësua nga Patrik Schick në minutën e 69të.[26] Më 13 qershor, ai shënoi një dopietë në fitoren 2–0 kundër 1899 Hoffenheim.[27] Më 13 gusht, Olmo shënoi golin e parë të fitores 2–1 kundër Atlético Madridit në Estádio José Alvalade, duke ndihmuar Leipzigun të kualifikohej në gjysëm-finalen e Ligës së Kampionëve për herë të parë në histori.[28][29]
Olmo luajti katër ndeshje në kupë gjatë sezonit 2021–22. Ai shënoi në fitoren 2–0 kundër Hansa Rostock në ndeshjen e raundit të 16-tave më 19 janar.[30] Në finale, ai u aktivizua si zëvëndësues në pjesën e dytë në vend të Kevin Kampl në ndeshjen kundër SC Freiburg; dy minuta para mbarimit të kohës shtesë, Olmo pësoi një ndërhyrje brënda zonës nga lojtari kundërshtar Nicolas Höfler, duke shkaktuar protesta te lojtarët e Leipzig, të cilët kërkonin penallti, përfshirë Kampl, i cili i përjashtua me karton të kuq. Ndeshja shkoi te gjuajtjet e penalltive aty ky Leipzig fitoi, me Olmon që shënoi penalltinë e tij.[31] Më 30 korrik, Olmo zëvëndësoi sërisht Kampl dhe shënoi një nga golat e humbjes 5–3 kundër Bayern München në finalen e Superkupës.[32]
Më 12 gusht 2023, Olmo shënoi një tregolësh në fitoren 3–0 kundër Bayern München në Superkupën e Gjermanisë 2023, duke i dhënë Leipzigut një tjetër trofe.[33][34]
Barcelona
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 9 gusht 2024, Olmo u rikthye te Barcelona duke firmosur një kontratë deri në vitin 2030. Klubi pagoi rreth 60 milion € për kartonin e tij.[35][36]
Olmo bëri debutimin e tij më 27 gusht në ndeshjen kundër Rayo Vallecanos në La Liga. Ai hyri si zëvëndësues në pjesën e dytë dhe shënoi golin e fitores në minutën e 82të.[37] Ai kishte humbur dy ndeshjet e para kundër Valencias dhe Athletic Bilbaos pasi klubi nuk mundi t'a federonte për shkak të problemeve me rrogat. Më 3 nëntor, pasi u rikthye nga dëmtimi, Olmo shënoi një dygolësh në fitoren 3–1 në derbin kundër Espanyolit.[38] Pas kësaj, ai shënoi golin e parë në Ligën e Kampionëve për Barcelonën në fitoren 3–0 kundër Brest.[39]
Pasi Barcelona nuk mundi t'a federonte Olmon dhe Pau Víctor në kohë për vitin 2025, ai kishte mundësi të negocionte me çdo klub si lojtar i lirë.[40][41] Disa ditë më pas, Këshilli i Lartë i Sporteve në Spanjë miratoi federimin e Olmos dhe Víctor më 8 janar, duke bërë që të dy lojtarët të ishin të disponueshëm për të luajtur në të gjitha kompeticionet.[42]
Karriera ndërkombëtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Të rinjtë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Olmo ishte pjesë e ekipit nën-17 në UEFA Kampionatin Evropian 2015 që u zhvillua në Bullgari. Spanja u eliminua në çerek-finale nga Gjermania pas gjuajtjeve të penalltive, pavarësisht se Olmo shënoi në tentativën e tij. Më 19 maj 2015, në ndeshjen play-off që do të vendoste ekipin që do të kualifikohej në Kupën e Botës, Spanja u eliminua me penallti nga Anglia; këtë herë penalltia e Olmos u prit nga Will Huffer.[43]
Në fundin e vitit 2017, drejtori sportiv i Dinamo Zagrebit Tomislav Svetina tha se klubi po punonte që t'i siguronte Olmos pasaportën kroate për të luajtur me Kroacinë.[44] Megjithatë, në tetor 2018, Olmo bëri debutimin e tij me ekipin nën-21 të Spanjës.
Olmo ishte pjesë e ekipit nën-21 që fitoi UEFA Kampionatin Evropian 2019 në Itali dhe San Marino.[45] Ai ishte një nga protagonistët kryesor të ekipit, duke shënuar tre gola dhe një asist në katër ndeshje.[46] Në finalen kundër Gjermanisë më 30 qershor, Olmo shënoi golin e dytë të ekipit të tij si dhe u shpall lojtari i ndeshjes.[47]
Ekipi i parë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Olmo u ftua për herë të parë në ekipin e parë në nëntor 2019 për ndeshjet kualifikuese të Euro 2020 kundër Maltës dhe Rumanisë, me Spanjën që e kishte siguruar kualifikimin në turnament.[48] Ai debutoi në fitoren 7–0 kundër Maltës më 15 nëntor, duke hyrë si zëvëndësues në minutën e 66të; ai shënoi tre minuta më vonë.[49] Një tjetër golashënues ishte debutuesi tjetër Pau Torres; kjo ishte hera e parë pas 30 vitesh që dy debutues shënojnë për Spanjën.[50]
Më 24 maj 2021, Olmo ishte pjesë e listës me 23 lojtarë të trajnerit Luis Enrique për UEFA Euro 2020.[51] Në ndeshjen e raundit të 16-tave kundër Kroacisë, Olmo asistoi golat e Álvaro Moratës dhe Mikel Oyarzabal me Spanjën që fitoi 5–3.[52] Më 2 korrik, Olmo shënoi me penallti në fitoren 3–1 nga gjuajtjet e penalltive kundër Zvicrës në çerek-finale.[53] Katër ditë më pas, në ndeshjen gjysëm-finale kundër Italisë, Olmo sërisht asistoi golin e Moratës; ndeshja shkoi sërisht në gjuajtjet e penalltive ku këtë herë Olmo nuk shënoi, me Spanjën që u eliminua me rezultatin 4–2.[54]
Më 29 qershor 2021, Olmo u zgjodh nga trajneri Luis de la Fuente në listën me 22 lojtarë për Lojërat Olimpike Verore 2020.[55][56] Gjatë turnamentit, Olmo shënoi në barazimin 1–1 kundër Argjentinës në ndeshjen e fundit të grupit C.[57] Ai gjithashtu shënoi dhe asistoi në 5–2 në kohën shtesë kundër Bregut të Fildishtë në çerek-finale.[58] Olmo luajti si titullar në finale ku Spanja u mposht me rezultatin 2–1 nga Brazili.[59]
Më 11 nëntor 2022, Olmo mori ftesën për të luajtur në FIFA Kupën e Botës 2022.[60] Në debutimin e tij në këtë kompeticion, ai shënoi golin e parë dhe asistoi të shtatin në fitoren 7–0 kundër Kosta Rikës në ndeshjen hapëse të grupit; kjo ishte fitorja më e madhe e Spanjës në një Kupë Bote.[61] Ai gjithashtu luajti në barazimin 1–1 kundër Gjermanisë dhe humbjes 2–1 kundër Japonisë.[62][63] Spanja u eliminua në raundin e 16-tave nga Maroku 3–0 me penallti pas koha e rregullt dhe shtesa u mbyllën në barazim pa gola, një ndeshje të cilën Olmo e nisi si titullar.[64]
Dy vite më pas, Olmo u përfshi në ekipin që do të luante në Euro 2024.[65] Ai shënoi golin e parë në turnament në suksesin 4–1 kundër Gjeorgjisë në raundin e 16-tave.[66] Ai ishte protagonist edhe në ndeshjen çerek-finale kundër Gjermanisë, duke shënuar dhe asistuar. Spanja fitoi ndeshjen 2–1 pas kohës shtesë kurse Olmo u shpall lojtari i ndeshjes.[67] Goli i tij i tretë në turnament erdhi në fitoren 2–1 në gjysëm-finale kundër Francës.[68] Në finalen e madhe kundër Anglisë, Olmo ishte vendimtar për ekipin e tij në minutën e 90të duke larguar topin nga vija fatale e portës së tij.[69] Spanja mposhti Anglinë 2–1 dhe u shpall kampion për herë të katërt. Ai fitoi Këpucën e Artë si golashënuesi më i mirë i turnamentit sëbashku me pesë lojtarë të tjerë.[70]
Profili i lojtarit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Olmo është një lojtar i shkathët dhe teknik i cili është i aftë të mbulojë disa pozicione në sulm.[71] Pozicioni i tij parësor është mesfushor-sulmues, por ai mund të luajë në të dyja krahët e sulmit.[72] Olmo dallohet për shpejtësinë e tij, teknikën, driblimet dhe kontrollin e topit, të cilat e bëjnë atë një lojtar efikas në duelet një-kundër-një.[73] Ai gjithashtu dallohet për kontributin e tij në ndërtimin e lojës dhe në mbrojtje. Në vitin 2015, Olmo ishte në listën e The Guardian të 50 lojtarëve më të mirë të lindur në vitin 1998,[74] kurse në vitin 2019 u përfshi nga UEFA në listën e 50 lojtarëve më premtues të sezonit 2019–20.[75]
Jeta personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Babai i Olmos, Miquel, ishte një futbollist profesionist i cili luajti si sulmues në kategoritë e ulta të futbollit spanjoll.[76] Vëllai i tij i madh Carlos është gjithashtu një futbollist i cili luan si mbrojtës; ai shpenzoi disa vite në Kroaci, duke luajtur me rezervat e Dinamo Zagrebit si dhe me Lokomotiva Zagrebin.[77] Olmo flet rrjedhëm gjuhën spanjolle, angleze, katalaneze, gjermane dhe kroate.[78]
Statistikat e karrierës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Përditësuar më 25 maj 2025[79]
Klubi | Sezoni | Liga | Kupa | Evropa | Tjetër | Gjithsej | ||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Divizioni | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | ||
Dinamo Zagreb II | 2015–16 | Druga HNL | 15 | 1 | — | — | — | 15 | 1 | |||
2016–17 | Druga HNL | 10 | 2 | — | — | — | 10 | 2 | ||||
Gjithsej | 25 | 3 | — | — | — | 25 | 3 | |||||
Dinamo Zagreb | 2014–15 | Prva HNL | 5 | 0 | — | — | — | 5 | 0 | |||
2015–16 | Prva HNL | 1 | 0 | 1 | 1 | — | — | 2 | 1 | |||
2016–17 | Prva HNL | 14 | 1 | 4 | 3 | — | — | 18 | 4 | |||
2017–18 | Prva HNL | 26 | 8 | 5 | 1 | 2[a] | 0 | — | 33 | 9 | ||
2018–19 | Prva HNL | 25 | 8 | 3 | 1 | 16[b] | 3 | — | 44 | 12 | ||
2019–20 | Prva HNL | 9 | 3 | 2 | 0 | 11[c] | 5 | — | 22 | 8 | ||
Gjithsej | 80 | 20 | 15 | 6 | 29 | 8 | — | 124 | 34 | |||
RB Leipzig | 2019–20 | Bundesliga | 12 | 3 | 1 | 1 | 2[c] | 1 | — | 15 | 5 | |
2020–21 | Bundesliga | 32 | 5 | 6 | 1 | 8[c] | 1 | — | 46 | 7 | ||
2021–22 | Bundesliga | 19 | 3 | 4 | 1 | 8[d] | 0 | — | 31 | 4 | ||
2022–23 | Bundesliga | 23 | 2 | 4 | 2 | 3[c] | 0 | 1[e] | 1 | 31 | 5 | |
2023–24 | Bundesliga | 21 | 4 | 0 | 0 | 3[c] | 1 | 1[e] | 3 | 25 | 8 | |
Gjithsej | 107 | 17 | 15 | 5 | 24 | 3 | 2 | 4 | 148 | 29 | ||
Barcelona | 2024–25 | La Liga | 25 | 10 | 4 | 0 | 9[c] | 2 | 1[f] | 0 | 39 | 12 |
Gjithsej karriera | 235 | 47 | 34 | 11 | 62 | 13 | 3 | 4 | 335 | 77 |
- ^ Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Evropës
- ^ Gjashtë ndeshje dhe një gol në UEFA Ligën e Kampionëve, dhjetë ndeshje dhe dy gola në UEFA Ligën e Evropës
- ^ a b c d e f Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampionëve
- ^ Dy ndeshje dhe një gol në UEFA Ligën e Kampionëve, gjashtë ndeshje në UEFA Ligën e Evropës
- ^ a b Ndeshje në DFL-Supercup
- ^ Ndeshje në Supercopa de España
Kombëtarja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Përditësuar më 23 mars 2025[80]
Ekipi kombëtar | Viti | Ndsh | Gola |
---|---|---|---|
Spanja | 2019 | 1 | 1 |
2020 | 7 | 0 | |
2021 | 10 | 2 | |
2022 | 11 | 2 | |
2023 | 3 | 2 | |
2024 | 9 | 4 | |
2025 | 2 | 0 | |
Gjithsej | 43 | 11 |
Golat me kombëtaren
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Përditësuar më 23 mars 2025[80]
- Rezultatet e Spanjës të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Olmo.
Nr. | Data | Vendi | Ndsh | Kundërshtari | Goli | Rezultati | Kompeticioni |
---|---|---|---|---|---|---|---|
1 | 15 nëntor 2019 | Ramón de Carranza, Cádiz, Spanjë | 1 | ![]() |
5–0 | 7–0 | Kualifikueset e UEFA Euro 2020 |
2 | 28 mars 2021 | Boris Paichadze Dinamo Arena, Tbilisi, Gjeorgji | 10 | ![]() |
2–1 | 2–1 | Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2022 |
3 | 31 mars 2021 | La Cartuja, Seville, Spain | 11 | ![]() |
1–0 | 3–1 | Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2022 |
4 | 26 mars 2022 | RCDE Stadium, Cornellà de Llobregat, Spanjë | 19 | ![]() |
2–1 | 2–1 | Ndeshje miqësore |
5 | 23 nëntor 2022 | Al Thumama Stadium, Doha, Katar | 26 | ![]() |
1–0 | 7–0 | FIFA Kupa e Botës 2022 |
6 | 25 mars 2023 | La Rosaleda, Málaga, Spain | 30 | ![]() |
1–0 | 3–0 | Kualifikueset e UEFA Euro 2024 |
7 | 8 shtator 2023 | Boris Paichadze Dinamo Arena, Tbilisi, Georgji | 32 | ![]() |
3–0 | 7–1 | Kualifikueset e UEFA Euro 2024 |
8 | 26 mars 2024 | Santiago Bernabéu, Madrid, Spanjë | 33 | ![]() |
2–0 | 3–3 | Ndeshje miqësore |
9 | 30 qershor 2024 | RheinEnergieStadion, Këln, Gjermani | 36 | ![]() |
4–1 | 4–1 | UEFA Euro 2024 |
10 | 5 korrik 2024 | MHPArena, Shtutgart, Gjermani | 37 | ![]() |
1–0 | 2–1 p.k.sh. | UEFA Euro 2024 |
11 | 9 korrik 2024 | Allianz Arena, Mynih, Gjermani | 38 | ![]() |
2–1 | 2–1 | UEFA Euro 2024 |
Trofe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Dinamo Zagreb[79]
- Prva HNL: 2014–15, 2015–16, 2017–18, 2018–19, 2019–20
- Kupa e Kroacisë: 2014–15, 2015–16, 2017–18
- Superkupa e Kroacisë: 2019
- RB Leipzig[79]
- Barcelona[79]
Kombëtarja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Spanjë nën-21
Spanja nën-23
- Lojërat Olimpike Verore medalje e argjendë: 2020[59]
Spanja
Personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Ekipi i Turnamentit i UEFA Kampionatit Evropian nën-21: 2019[84]
- Zbulimi i Sezonit i UEFA Ligës së Kampionëve: 2019[85]
- Lojtari i Vitit i Prva HNL: 2018[12]
- Trophy Footballer – Lojtari i Vitit i Prva HNL: 2019[86]
- Trophy Footballer – Lojtari nën-21 i Vitit i Prva HNL: 2019[86]
- Trophy Footballer – Formacioni i Vitit i Prva HNL: 2019[86]
- Lojtari i Vitit i Dinamo Zagreb: 2019
- SIMPOSAR International Sports Symposium – Zbulimi i Sezonit: 2019[87][88]
- Golashënuesi më i mirë i UEFA Kampionatit Evropian: 2024[89]
- Ekipi i Turnamentit i UEFA Kampionatit Evropian: 2024[90]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Squad List: Men's Olympic Football Tournament Tokyo 2020: Spain (ESP)" (PDF) (në anglisht). FIFA. 22 korrik 2021. fq. 16. Arkivuar (PDF) nga origjinali më 27 gusht 2021. Marrë më 29 gusht 2021.
- ^ "Dani Olmo | Dinamo Zagreb – GNK Dinamo" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 30 janar 2021. Marrë më 3 prill 2019.
- ^ "Dani Olmo" (në anglisht). FC Barcelona. Arkivuar nga origjinali më 9 shtator 2024. Marrë më 19 shtator 2024.
- ^ "Dinamo Zagreb Sign Talented Spain & Barcelona Youth Captain" (në anglisht). Croatia Week. 31 korrik 2014. Arkivuar nga origjinali më 20 dhjetor 2019. Marrë më 18 nëntor 2019.
- ^ a b "Dani Olmo joins RB Leipzig from Dinamo Zagreb". bundesliga.com (në anglisht). Bundesliga. Marrë më 6 prill 2025.
- ^ MODRA BUDUĆNOST: SJAJNI MLADIĆI KOJI NEZAUSTAVLJIVO DOLAZE Arkivuar 23 shkurt 2015 tek Wayback Machine te gnkdinamo.hr (në krocisht), 12 shkurt 2015
- ^ Álvaro Ramírez (25 tetor 2015). "Darder se estrena en Francia y Soriano ya manda en Austria" (në spanjisht). El Desmarque. Arkivuar nga origjinali më 7 tetor 2022. Marrë më 7 tetor 2022.
- ^ OLMO DAO POVJERENJE DINAMU NA IDUĆE ČETIRI GODINE Arkivuar 25 gusht 2016 tek Wayback Machine te gnkdinamo.hr (në kroacisht), 22 gusht 2016
- ^ "Rijeka pobjedom protiv Dinama osvojila Hrvatski kup!" (në kroatisht). Hrvatska Danas. 31 maj 2017. Arkivuar nga origjinali më 7 tetor 2022. Marrë më 7 tetor 2022.
- ^ Ivan Janković (28 maj 2017). "Dinamo utrpao pet komada Rijeci i pokvario joj slavlje na Maksimiru!" (në kroatisht). tportal.hr. Arkivuar nga origjinali më 7 tetor 2022. Marrë më 7 tetor 2022.
- ^ Hrvoje Delač (20 shtator 2018). "Veličanstvena pobjeda Dinama! Fener na Maksimiru dobio četiri komada". Večernji list (në kroatisht). Arkivuar nga origjinali më 13 gusht 2021. Marrë më 26 shtator 2020.
- ^ a b "Dani Olmo najbolji je nogometaš godine prema izboru kapetana hrvatskih prvoligaša". tportal.hr (në kroatisht). 17 dhjetor 2018. Arkivuar nga origjinali më 23 shkurt 2020. Marrë më 20 dhjetor 2018.
- ^ "Olmo ispred Mbappea, Brekalo u TOP 20 najboljih U21 igrača". 24sata.hr (në kroatisht). Arkivuar nga origjinali më 20 dhjetor 2018. Marrë më 20 dhjetor 2018.
- ^ S. Š. (14 shkurt 2019). "Razočaranom Olmu 'izletila' psovka: Pala je koncentracija, ali prolazimo". Tportal.hr (në kroatisht). Arkivuar nga origjinali më 18 prill 2022. Marrë më 26 shtator 2020.
- ^ "Spaniard Dani Olmo is named player of the season in Croatia" (në anglisht). Marca. 3 qershor 2019. Arkivuar nga origjinali më 4 qershor 2019. Marrë më 4 qershor 2019.
- ^ "Dinamo Zagreb–Atalanta" (në anglisht). UEFA. 18 shtator 2019. Arkivuar nga origjinali më 15 dhjetor 2019. Marrë më 19 nëntor 2019.
- ^ "Shakhtar Donetsk–Dinamo Zagreb" (në anglisht). UEFA. 22 tetor 2019. Arkivuar nga origjinali më 27 dhjetor 2019. Marrë më 19 nëntor 2019.
- ^ "Dinamo Zagreb–Manchester City" (në anglisht). UEFA. 11 dhjetor 2019. Arkivuar nga origjinali më 22 dhjetor 2019. Marrë më 18 janar 2020.
- ^ "I POBJEDNIK JE - DANI OLMO! Stiglo veliko priznanje za najskupljeg Dinamovog igrača: Najljepši potez posljednjeg kola Lige prvaka viđen je u Maksimiru" (në kroatisht). Sportske novosti. 13 dhjetor 2019. Arkivuar nga origjinali më 11 korrik 2024. Marrë më 18 janar 2020.
- ^ Đình Cường (26 janar 2020). "Dani Olmo gia nhập RB Leipzig từ Dinamo Zagreb". BAO DIEN TU VTV (në vietnamisht). Marrë më 6 prill 2025.
- ^ "Dani Olmo verstärkt RB Leipzig!". dierotenbullen.com (në gjermanisht). RB Leipzig. 25 janar 2020. Arkivuar nga origjinali më 6 shkurt 2021. Marrë më 25 janar 2020.
- ^ HINA (1 shkurt 2020). "VIDEO: POGLEDAJTE TRENUTAK KADA JE DANI OLMO DEBITIRAO I POGODIO STATIVU! Bivši dinamovac sjajnim potezom zapalio tribine, Leipzig do boda u završnici" (në kroatisht). Sportske novosti. Arkivuar nga origjinali më 1 shkurt 2020. Marrë më 1 shkurt 2020.
- ^ "VIDEO: DANI OLMO ZABIO PRVIJENAC U DRESU RB LEIPZIGA Pogledajte kako je donedavni Dinamov as već u drugom nastupu pokazao koliko vrijedi!" (në kroatisht). Sportske novosti. 4 shkurt 2020. Arkivuar nga origjinali më 5 shkurt 2020. Marrë më 15 shkurt 2020.
- ^ "Dani Olmo: From Prospect to Serial Title Winner" (në anglisht). RB Leipzig. Marrë më 6 prill 2025.
- ^ "RB Leipzig's Dani Olmo: "Bundesliga one of the best leagues in the world"" (në anglisht). Bundesliga. Marrë më 6 prill 2025.
- ^ Slaven Kižlin (9 shkurt 2020). "FOTO: DANI OLMO I RB LEIPZIG NEPORAŽENI U VELIKOM NJEMAČKOM DERBIJU Bivši dinamovac prvi put započeo utakmicu u novom klubu" (në kroatisht). Sportske novosti. Arkivuar nga origjinali më 15 shkurt 2020. Marrë më 15 shkurt 2020.
- ^ "Olmo poludio! U dvije minute strpao dva lijepa gola za pobjedu Leipziga". Gol.hr (në kroatisht). Marrë më 6 prill 2025.
- ^ "Dani Olmo zabio, RB Leipzig eliminirao Atletico Madrid za polufinale Lige prvaka!". Gol.hr (në kroatisht). 13 gusht 2020. Arkivuar nga origjinali më 29 shtator 2020. Marrë më 13 gusht 2020.
- ^ JL. (13 gusht 2020). "Dani Olmo sjajno pogodio u povijesnoj pobjedi Leipziga! Nijemci srušili Atletico u samoj završnici". Sportske novosti (në kroatisht). Arkivuar nga origjinali më 31 gusht 2021. Marrë më 13 gusht 2020.
- ^ "Soccer-RB Leipzig stroll into German Cup quarter-finals" (në anglisht). Reuters. Arkivuar nga origjinali më 8 tetor 2022. Marrë më 6 prill 2025.
- ^ AFP (22 maj 2022). "RB Leipzig win first German Cup trophy". NST Online (në anglisht). New Straits Times. Arkivuar nga origjinali më 7 tetor 2022. Marrë më 6 prill 2025.
- ^ "Mane on target as five-star Bayern Munich down RB Leipzig to win DFL-Supercup" (në anglisht). Marca. 30 korrik 2022. Arkivuar nga origjinali më 7 tetor 2022. Marrë më 6 prill 2025.
- ^ "Leipzig stun Bayern with Olmo hat-trick to spoil Kane debut" (në anglisht). Reuters. Arkivuar nga origjinali më 15 gusht 2023. Marrë më 6 prill 2024.
- ^ "German Super Cup: Kane brought off bench but Bayern beaten by Leipzig" (në anglisht). BBC Sport. 12 gusht 2023. Arkivuar nga origjinali më 18 gusht 2023. Marrë më 12 gusht 2023.
- ^ "FC Barcelona sign Dani Olmo" (në anglisht). FC Barcelona. Marrë më 6 prill 2025.
- ^ Laia Cervelló Herrero (6 gusht 2024). "Barcelona agree deal in principle to sign Dani Olmo from RB Leipzig". The New York Times (në anglisht). ISSN 0362-4331. Marrë më 6 prill 2025.
- ^ "Olmo seals Barca win with goal in 'dream debut'" (në anglisht). ESPN FC. 27 gusht 2024. Marrë më 6 prill 2025.
- ^ "Barcelona 3-1 Espanyol (3 Nov, 2024) Game Analysis" (në anglisht). ESPN FC. 3 nëntor 2024. Marrë më 6 prill 2025.
- ^ Ali Iveson (26 nëntor 2024). "Barcelona 3-0 Stade Brestois - Robert Lewandowski scores 100th UEFA Champions League goal in comfortable win" (në anglisht). Eurosport.
- ^ "Shpresat për federimin po zbehen, Dani Olmo shfaqet i mërzitur në stërvitjen e Barcelonës". Panorama Sport. 1 janar 2025. Marrë më 27 maj 2025.
- ^ "Barcelona nuk po gjen zgjidhje, Dani Olmo projekton të ardhmen te Bajern Mynih". Panorama Sport. 7 janar 2025. Marrë më 27 maj 2025.
- ^ "Akuzat e klubeve, Dani Olmo "ndez" Spanjën". Panorama Sport. 11 janar 2025. Marrë më 27 maj 2025.
- ^ "England see off Spain from the spot to seal World Cup berth" (në anglisht). The Football Association. Arkivuar nga origjinali më 19 janar 2021. Marrë më 20 qershor 2020.
- ^ "Spanish Teenage Talent Wants to Play for Croatia" (në anglisht). Croatia Week. 8 dhjetor 2017. Arkivuar nga origjinali më 21 gusht 2018. Marrë më 20 gusht 2018.
- ^ "Spain beat Germany for fifth U21 title" (në anglisht). UEFA. 30 qershor 2019. Arkivuar nga origjinali më 2 korrik 2019. Marrë më 1 korrik 2019.
- ^ "OLMO JE GLAVNA FACA: EVO ŠTO NAVIJAČI BARCELONE KAŽU ZA IGRAČA DINAMA!". nogometne-vijesti.hr (në kroatisht). 1 korrik 2019. Arkivuar nga origjinali më 2 prill 2021. Marrë më 1 korrik 2019.
- ^ "Under-21 EURO: every man of the match" (në anglisht). UEFA. 30 qershor 2019. Arkivuar nga origjinali më 8 korrik 2019. Marrë më 1 korrik 2019.
- ^ "VELIKA VIJEST: DINAMOVAC DOBIO PRIZNANJE KARIJERE! Dani Olmo po prvi je put postao reprezentativac jedne od najmoćnijih nogometnih nacija!" (në kroatisht). Sportske novosti. 8 nëntor 2019. Arkivuar nga origjinali më 9 nëntor 2019. Marrë më 8 nëntor 2019.
- ^ "Santi Cazorla scores first Spain goal in four years in win over Malta" (në anglisht). BBC Sport. 15 nëntor 2019. Arkivuar nga origjinali më 17 nëntor 2019. Marrë më 6 prill 2025.
- ^ "Dani Olmo and Pau Torres make history in Spain stroll" (në anglisht). Diario AS. 15 nëntor 2019. Arkivuar nga origjinali më 20 dhjetor 2019. Marrë më 16 nëntor 2019.
- ^ Jamie Braidwood (24 maj 2021). "Euro 2020 news LIVE: Sergio Ramos left out of Spain squad plus latest before England announcement" (në anglisht). The Independent. Arkivuar nga origjinali më 25 maj 2022. Marrë më 24 maj 2021.
- ^ "Enriqueov joker zovi: Dani Olmo ubilježio je dvije ključne asistencije protiv Hrvatske". Telesport (në kroatisht). 28 qershor 2021. Arkivuar nga origjinali më 9 korrik 2021. Marrë më 6 korrik 2021.
- ^ Esmir Kunić (2 korrik 2021). "Španija nakon penala savladala Švicarsku i izborila polufinale Eura". N1 (në boshnjakisht). Arkivuar nga origjinali më 2 korrik 2021. Marrë më 6 korrik 2021.
- ^ "Italija u finalu, Olmo i Morata tragičari Furije!". Sportklub (në kroatisht). 6 korrik 2021. Arkivuar nga origjinali më 9 korrik 2021. Marrë më 6 korrik 2021.
- ^ "Spain names men's football squad for Tokyo 2020 Olympic Games" (në anglisht). Komiteti Olimpik Ndërkombëtar. 29 qershor 2021. Arkivuar nga origjinali më 22 korrik 2021. Marrë më 22 korrik 2021.
- ^ "Sergio Ramos left out of Spain's Olympics squad too" (në anglisht). Marca. 2021-06-29. Marrë më 6 prill 2025.
- ^ "Spain U23 vs. Argentina U23 - Football Match Commentary" (në anglisht). ESPN FC. 28 korrik 2021. Arkivuar nga origjinali më 7 gusht 2021. Marrë më 7 gusht 2021.
- ^ "Spain U23 vs. Ivory Coast U23 - Football Match Commentary" (në anglisht). ESPN FC. 31 korrik 2021. Arkivuar nga origjinali më 7 gusht 2021. Marrë më 7 gusht 2021.
- ^ a b Michael Jones (7 gusht 2021). "Brazil vs Spain LIVE: Tokyo 2020 men's football final result and score today". The Independent (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 7 gusht 2021. Marrë më 7 gusht 2021.
- ^ "List of called-up players for the FIFA World Cup Qatar 2022" (në anglisht). Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit. 11 nëntor 2022. Arkivuar nga origjinali më 14 nëntor 2022. Marrë më 11 nëntor 2022.
- ^ "Teenager Gavi scores superb volley in emphatic win" (në anglisht). BBC Sport. Arkivuar nga origjinali më 3 janar 2023. Marrë më 1 dhjetor 2022.
- ^ "Niclas Fullkrug equaliser after Alvaro Morata opener" (në anglisht). BBC Sport. Arkivuar nga origjinali më 30 nëntor 2022. Marrë më 1 dhjetor 2022.
- ^ "Japan and Spain both through on dramatic night" (në anglisht). BBC Sport. Arkivuar nga origjinali më 3 janar 2023. Marrë më 1 dhjetor 2022.
- ^ "Achraf Hakimi chips winning penalty to reach quarters" (në anglisht). BBC Sport. Arkivuar nga origjinali më 15 dhjetor 2023. Marrë më 6 dhjetor 2022.
- ^ "OFFICIAL | Final Spain squad for the Euro 2024 finals" (në anglisht). Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit. Marrë më 6 prill 2025.
- ^ "Spain defeats Georgia 4-1, advances to Euro 2024 quarterfinals" (në anglisht). France 24. 30 qershor 2024. Arkivuar nga origjinali më 30 qershor 2024. Marrë më 30 qershor 2024.
- ^ "Spain 2–1 Germany" (në anglisht). UEFA. 5 korrik 2024.
- ^ "Spain 2-1 France: La Roja fight back to reach final" (në anglisht). UEFA. 9 korrik 2024.
- ^ "Euro 2024 Moment of the Day: Dani 'Olmost', the last-gasp clearance that won Spain the title" (në anglisht). ESPN FC. 15 korrik 2024. Marrë më 6 prill 2025.
- ^ "Kane, Olmo among 6 Euro Golden Boot winners" (në anglisht). ESPN FC. 14 korrik 224. Marrë më 2025-04-06.
- ^ "Il talento della settimana: Dani Olmo" (në anglisht). UEFA. Marrë më 28 maj 2025.
- ^ "Dani Olmo" (në italisht). Transfermarkt. Marrë më 28 maj 2025.
- ^ "I talenti di FM20: Dani Olmo". fmreligion.it (në italisht). 25 janar 2020. Marrë më 6 korrik 2024.
- ^ "Football Next Generation 2015: 50 of the best young talents in world football" (në anglisht). The Guardian. 7 tetor 2015. Marrë më 17 tetor 2016.
- ^ "50 for the future: UEFA.com's ones to watch in 2019/20" (në anglisht). UEFA. Marrë më 28 maj 2025.
- ^ "Al Barça se le fugan los canteranos: Dani Olmo rompe su contrato y se marcha al Dinamo de Zagreb" (në spanjisht). Voz Populy. 1 gusht 2014. Arkivuar nga origjinali më 16 qershor 2018. Marrë më 24 shkurt 2017.
- ^ Martín Manchón (25 mars 2020). "Carlos, el Olmo que sigue en Zagreb" (në spanjisht). Diario AS. Arkivuar nga origjinali më 1 tetor 2022. Marrë më 7 tetor 2022.
- ^ "BRAVO, LJUDINO! Dani Olmo sjetio se Vukovara, nije čudo da je miljenik navijača" (në kroatisht). direktno.hr. 19 nëntor 2018. Arkivuar nga origjinali më 3 mars 2020. Marrë më 30 qershor 2019.
- ^ a b c d "Dani Olmo" (në anglisht). Soccerway. Arkivuar nga origjinali më 24 mars 2023. Marrë më 19 qershor 2021.
- ^ a b "Daniel Olmo". EU-Football.info (në anglisht). European Football. Arkivuar nga origjinali më 6 qershor 2023. Marrë më 8 qershor 2021.
- ^ Emlyn Begley (30 qershor 2019). "Spain U21 2–1 Germany U21" (në anglisht). BBC Sport. Arkivuar nga origjinali më 4 korrik 2019. Marrë më 1 korrik 2019.
- ^ "Spain 2-1 England" (në anglisht). UEFA. Marrë më 14 korrik 2024.
- ^ Emma Smith (18 qershor 2023). "Spain win Nations League final on penalties" (në anglisht). BBC Sport. Arkivuar nga origjinali më 23 qershor 2023. Marrë më 18 qershor 2023.
- ^ "Official Under-21 Team of the Tournament" (në anglisht). UEFA. 1 korrik 2019. Arkivuar nga origjinali më 10 korrik 2019. Marrë më 2 korrik 2019.
- ^ "Champions League breakthrough team of 2019" (në anglisht). UEFA. 30 dhjetor 2019. Arkivuar nga origjinali më 30 dhjetor 2019. Marrë më 30 dhjetor 2019.
- ^ a b c "Luka Modrić najbolji, Dinamo pokupio brojne nagrade" (në kroatisht). 2 qershor 2019. Arkivuar nga origjinali më 14 dhjetor 2019. Marrë më 18 gusht 2019.
- ^ "Dani Olmo named best player in the Balkans" (në anglisht). 5 dhjetor 2019. Arkivuar nga origjinali më 6 dhjetor 2019. Marrë më 7 dhjetor 2019.
- ^ "Dani Olmo, best player of the Balkans of 2019". Time24.news (në anglisht). 6 dhjetor 2019. Arkivuar nga origjinali më 24 dhjetor 2019. Marrë më 24 dhjetor 2019.
- ^ "UEFA EURO 2024 Top Goalscorer" (në anglisht). UEFA. 17 korrik 2024. Marrë më 17 korrik 2024.
- ^ "UEFA EURO 2024 Team of the Tournament" (në anglisht). UEFA. 16 korrik 2024. Marrë më 16 korrik 2024.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Commons category link from Wikidata
- Lindje 1998
- Njerëz që jetojnë
- Futbollistë spanjollë
- Futbollistë në kombëtaren spanjolle
- Futbollistë në GNK Dinamo Zagreb
- Futbollistë në RB Leipzig
- Futbollistë në FC Barcelona
- Futbollistë në Prva HNL
- Futbollistë në Bundesliga
- Futbollistë në La Liga
- Futbollistë në UEFA Euro 2024
- Futbollistë në FIFA Kupën e Botës 2022
- Lojtarë fitues të UEFA Kampionatit Evropian