Daniel Day-Lewis

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Daniel Day-Lewis cropped.jpg

Sir Daniel Michael Blake Day-Lewis (shq., Daniell Dej-Lluis) është aktor anglez. Ai mban dy nënshtetësi: britanike dhe irlandeze. U lind (29.4.1957) dhe u rrit në Londër, ai është djali i një poeti (Cecil Day Lewis1), dhe i një aktore jo fort të njohur për publikun. Pavarësisht trajnimit që bëri në teatrin Bristol Old Vic, ai konsiderohet të jetë një aktor metodist, i njohur për përkushtimin e vazhdueshëm ta përsos rolin e tij. Shpesh i ka ndodhur aktorit që të zhytet në rol aq shumë sa që ka pasur ndikim të keq në shëndetin e tij. I njohur si njëri nga aktorët më selektivë2 në industrinë e filmit. Prej vitit 1998 e deri në ditët e sotme, Lluisi ka luajtur në vetëm 5 filma. Ka fituar shumë çmime, vlejnë të përmendën 3 Oskaret, portretet: e Christy Brown në My left foot (1989), Daniel Plain te There will be blood (2007), dhe Presidentin amerikan, Abraham Linkolnin në Lincoln (2012).

Jeta dhe karriera[redakto | redakto tekstin burimor]

I lindur në Londër, i biri i poetit Cecil Day-Lewis, dhe i aktores angleze Jill Balcon3. I ati i tij, qe lindur në Irlandë, te një familje protestante, por ishte shpërngulur në Angli kur ishte vetëm dyvjeçar, për t'u bërë „Poet laureate“ i Mbretërisë së Bashkuar. E ëma e tij ishte çifute, ndërsa prindërit e të ëmës së Dej-Lluisit janë me origjinë nga Latinia e Polonia të emigruar në shtetin anglez.  Gjatë jetës në Greenwich (Grinuiq - një krahinë e vogël afër Londrës jugore), gjersa ishte i vogël, për shkak se ishte nga një nënë jude, ai shpesh u tall nga fëmijët e tjerë. Djaloshi mjeshtëroi në mënyrë të veçantë theksin lokal, ku me atë theks bëri shfaqje bindëse. Ai në intervista ka treguar se ishte një tip, me karakter psikologjik të çrregullt, sa ishte fëmijë - ai ka treguar, se kishte bërë vjedhje të vogla në dyqane ushqimore. Në '68, për shkak të sjelljeve të çuditshme të djaloshit, prindërit e Dej-Lluisit e çuan atë në shkollën private „Sevenoaks“, si një konviktor. Edhe pse djaloshi e urreu shkollën, ai aty u prezantua me interesat që më vonë do t'i „praktikoj“ me kënaqësi dhe vullnet të madh, interesat qenë: zdrukthëtaria, peshkimi dhe aktrimi. Përbuzja për shkollën u rritë, pas dy vjetëve në „Sevenoaks“, ai u transferua përsëri në një shkollë private: „Bedales“, Hampshire. Aty kaloi pak më mirë. Si katërmbëdhjetëvjeçar, ai luajti në filmin Sunday bloody sunday, ai e përshkroi atë eksperiencë si „parajsë“, ku u pagua vetëm 2 funte për rolin e një vandali që pati për ta shkatërruar një makinë.

Sqarim: Emrat nuk janë shqipëruar me qëllim, në mënyrë që lexuesi nëse dëshiron ta shikoj një personalitet a një film atëherë mund të kërkoj emrin në Google.

1. Cecil Day-Lewis - lexo Sisil Dej Lluis: i ati i Daniel Dej-Lluisit, poet i shquar irlandez;

2. selektiv (ang. selective - përzgjedhës, përzgjedhje) - aktor selektiv ka kuptimin: aktor që shtirë përzgjidhet nga regjisorët a filmprodhuesit pasi që ky aktor s'pranon çfarëdo roli;

3. Jill Balcon - lexo Xhill Bellkon: nëna e Dej Lluist, aktore; shqiptimi i filmave My left foot - maj lleft fuut (Këmba ime e majtë); There will be blood - Dher uill bi bllod (Do të ketë gjak); Sunday bloody sunday - Sundej bllodi sundej (E diel, e përgjakshme e diel ka kuptimin: E diel ah e diel);