Darka e Lamës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Darka e lamës)

Darka e Lamës e njohur edhe si darka e lamijeve, darka e fushës, darka e bereqetit, [1][2] është një festë dhe ditë tradicionale e shënuar, që në fakt ka të bëjë me kremtimin e përfundimit të të korrurave të drithërave, e të korrave vjeshtore, e shtruar për të festuar vitin e bereqetshëm.[3] [4] Ceremonitë dhe ritualet që bëheshin në këtë ditë, janë ruajtur të reduktuara vetëm në “Darkën e Lamës”. Në Kosovë kjo është festë tradicionale që shënohet në fund të tetorit. [5] [6]

Përmbledhje[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Quhet darka e lamës, sepse “lama” ka qenë vendi i rrafshët në fshatra malore, ku janë shirë të korrat, kryesisht të grurit dhe/ose misrit. Ndërsa në fushë ka marrë emrin “darka e fushës”, pasi janë vjelë të mirat e saj, kryesisht të grurit. Evidencat etnografike tregojnë se me grumbullimin e produkteve dhe përfundimin e punëve, në viset e ndryshme të Kosovës, gjithmonë është organizuar një darkë e madhe e përbashkët për të falënderuar njerëzit që kanë ndihmuar në përfundimin e punëve blegtorale e bujqësore. “Dhënia e bukës” ka qenë aspekt esencial i marrëdhënieve sociale tradicionale.[6]

Historia e kësaj feste është shumë e vjetër ndër shqiptarët, dhe daton që nga koha e ilirëve, që nga të parët e lashtë të popullit shqiptar. Në darkën e lamës ku shtrohej sofra në shenjë falënderimi ndaj natyrës e Perëndisë, për frytet bujqësore, të cilat bujku në vjeshtë i mbledh, i korr dhe i ruan në hambar, në shenjë falënderimi ndaj Perëndisë e natyrës për frytet e begatshme bujqësore të vitit përkatës.[7] [8]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Darka e Lamës". Zeri.info. 2013-10-26. Arkivuar nga origjinali më 2013-11-12. Marrë më 2015-05-09.
  2. ^ Xhemaj, Ukë: Etnokultura shqiptare në Podgur, Prishtinë, IAP, 2003, fq. 236
  3. ^ Mitrushi, Llambrini: Zakone e rite të ceremonialit të vdekjes në Myzeqe, “Etn. Shq.”, V, Tiranë, IHGUT, 1974, fq. 116
  4. ^ Elsie, Robert: Leksiku i kulturës popullore shqiptare, Tiranë, Skanderbeg books, 2005.fq. 36
  5. ^ https://albanianpost.com/darka-e-lames-dita-shqiptare-e-falenderimeve/
  6. ^ a b Lafe, Emil, red. (2008). "Fjalor Enciklopedik Shqiptar". (Encyclopedic Dictionary of Albania). Vëll. 1. Tiranë: Akademia e Shkencave e Shqipërisë. fq. 662. ISBN 9789995610272. OCLC 426069353.
  7. ^ Krasniqi, Mark: Mikpritja në traditën shqiptare, Prishtinë, ASHAK, 2005, fq. 71
  8. ^ Zojzi, Rrok: Gjurmët e nji kalendari primitiv në popullin tonë, B.I.Sh., nr. 1, Tiranë, 1949, fq. 104

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]