Dea e Butrintit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Dea e Butrintit.gif
Apollo Kitharoidos apo muzicienti

Perëndesha e Butrintit (Dea), është një kokë mermeri burri, në një shtat gruaje është 2,5 m të lartë. Ajo është zbuluar në vitin 1928, gjatë gërmimeve Arkeologjike të misionit Italian në Butrint. Dëshmohet se objekti, me vlera të rralla kulturore dhe historike, u grabit dhe u dërgua në Itali, i ligjëruar nga mbreti, Ahmet Zogu si dhuratë. U rikthye në vendin tonë nga qeveria Italiane në vitin 1981. Ky është versioni i statujës, që sipas gjitha gjasave, paraqet Perëndinë Apollo, në formën e tij androgjene, e cila zakonisht lidhej me Apollon si muzicient, apo udheheqës i Muzave, dhe njihej si Apollo i Antiumit[1], apo Apollo i Cyrenes[2]. Trupi i statujës duhet të ketë qenë mashkullor, duke paraqitur Apollon të mbështjellur në tunikë, duke u mbështetur në një lyrë, apo trung të vogël druri. Ndërsa, siç duket, koka ka tipare femërore, me flokët e lidhura në dy ndarje mbi kokë, ngjajshëmri me statujat e Afërditës, me lëvizjen e kokës në njërën anë, dhe veti të buta si sytë dhe buzët. Nga madhësia e statujës, mund të sugjerohet se ka qenë statujë tempullore, pra Butrinti duhet të ketë pasur një tempull të dedikuar Apollos dhe Dafinës.

Gjendet i ekspozuar në Muzeun Historik Kombëtar.

Galeri[redakto | redakto tekstin burimor]

K'jo skulpturë ose ky bust i perëndeshës Apolonia, e punuar me mjeshtëri nga Shqiptarët, tregon kulturën dhe zhvillimin e saj në atë kohë, në territoret e Butrintit. Dea me vlerat e saj kulturore, na ka bërë të krenohemi.

Dea e Butrintit konkretisht ndodhet në qytetin e famshem të butrintit, afër Sarandës dhe Ksamilit, një vënd i cili vizitohet ç'do vitë nga shumë turista shqiptarë dhe të huaj. Dea ka qënë perëndesha e bukuris. Atë mund ta dallojmë shumë mirë edhe në fotografin e mësipërme, flokët e saj të krijuara në një model të veçantë, ashtu si edhe në Greqin e lashtë.

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]



  1. ^ http://www.liebieghaus.de/en/antike/head-god-apollo-apollo-antium
  2. ^ https://www.britishmuseum.org/research/collection_online/collection_object_details.aspx?objectId=460420&partId=1&place=34666&plaA=34666-3-1&page=1