Shko te përmbajtja

Dediticii

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Në këtë mbishkrim nga viti 232, Walldürn, Gjermania Romake, Alexandrian dediticii u bashkohet dy zbuluesve (exploratores) në një dedikim për Dea Fortuna, pas restaurimit të banjave të degraduara në stacionin e tyre ushtarak.[1][2]

Romën e Lashtë, dediticii ose peregrini dediticii (Classical Latin: [deːdɪˈtiːkiiː]) ishin një klasë provincialësh të lirë që nuk ishin as skllevër, as qytetarë që zotëronin të drejta të plota të qytetarisë romake si cives ose Të Drejtat Latine si latini.[3]

Një popull i pushtuar që ishte dediticii nuk e humbisnin individualisht lirinë e tyre, por ekzistenca politike e bashkësisë së tyre shpërbëhej si pasojë e një deditio, një dorëzim pa kushte në luftë.[4] Në fakt, politia ose civitas e tyre pushonte së ekzistuari. Territori i tyre bëhej pronë e Romës, tokë publike mbi të cilën ata jetonin pastaj si qiramarrës.[5] Ndonjëherë, kjo humbje ishte një masë e përkohshme, pothuajse një periudhë prove për të parë nëse paqja do të zgjaste, ndërsa populli përfshihej në qeverisjen romake;[6] të drejtat territoriale për banorët ose të drejtat pronësore për individët më pas mund të riktheheshin nga një dekret i senatit (senatus consultum) kur marrëdhëniet perceptoheshin se ishin stabilizuar.[7]

Periudhën Perandorake, kishte tre kategori banorësh që mbanin statusin dediticius, të përcaktuar si liri pa të drejta: peregrini dediticii ("të huajt nën traktat") që ishin dorëzuar; peregrini që kishin emigruar në perandori;[8] dhe ish skllevërit që ishin përcaktuar libertini qui dediticiorum numero sunt, të liruar që llogariteshin në mënyrë permanente si dediticii për shkak të një statusi penal që u mohonte atyre të drejtat zakonisht duke pasuar manumisionin.[9]

Dediticii ex lege Aelia Sentia

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjatë sundimit të Augustit, në vitin 4 të e.s. Lex Aelia Sentia krijoi një klasë të re banorësh të lirë, që, ndërsa teknikisht ishin të lirë, nuk kishin të drejtat e qytetarisë, një status që ata e ndanin me peregrini dediticii. Juristi Gaius e quajti statusin dedicitius "lloji më i keq i lirës."[10] Në studimet moderne, këta ish skllevër ndonjëherë përmenden si dediticii Aeliani për ti dalluar nga dediticii origjinal, banorë të lirë që ishin dorëzuar dhe vënë nën traktat.[a][11][12]

Nëse një skllav gjatë skllavërisë së tij kishte qenë subjekt i ndëshkimeve të caktuara, por më vonë ishte liruar (ose nga pronari që e kishte ndëshkuar, ose nga një pronar i mëvonshëm), ai përjashtohej nga liria politike, që zakonisht pasonte manumisionin formal në Romën Republikane. Gaius i përshkruan këta skllevër si ata "që janë varguar nga padroni i tyre si ndëshkim, ose ata që ishin damkosur, ose marë në pyetje nën torturë në lidhje me ndonjë keqbërje dhe të dënuar për atë shkelje, ose të dorëzuar për të luftuar në ndeshjet gladiatore me shpata ose me Damnatio ad bestias, ose të dërguar në lojëra (ludi), ose të vënë nën kujdestari" dhe pastaj të liruar.[13] Ata ekzistonin në një gjendje kriminalizimi të përhershëm (turpitudo).[14] Një dediticius i kapur në tradhëti bashkëshortore mund të vritej pa ndëshkim.[15] Një skllav i liruar nuk do të bëhej dediticius, megjithatë, nëse ai kishte qenë i lidhur ndërsa përdorej si garanci për një borxh, ose nëse lidhja me vargonj ishte kryer nga një person i sëmurë mendor (furiosus) ose kujdestar.[16]

Ndryshe nga peregrini dedicitii, që mund të bënin një testament nën ligjin vendor të bashkësisë së tyre,[17] këta dediticii ishin si skllevërit në mbajtjen e të drejtave të trashëgimit dhe kështu nuk mund të krijonin një vijë të qëndrueshme familjare nëpërmjet trashëgimit të pronësisë.[18] Kur ata vdisnin, çdo pronë që ata kishin patur i shkonte personit që i kishte liruar ata.[19] Asimilimi i tyre në statusin e të huajve që ishin dorëzuar pa kushte ka qenë disi mëdyshëse për studjuesit; William Warwick Buckland e konsideronte këtë një nga shembujt në ligjin romak të "rregullave... të bëra për tu zbatuar në raste mjaft të ndryshme nga ai për të cilin ato ishin krijuar."[20]

Ligji krijonte gjithashtu një dilemë veçanërisht për pronarët e skllevërit e stafit bujqësor. Lidhja me vargonj ishte një mjet rutinë i kontrollit dhe disiplinimit të skllevërve që mund të parapëlqeheshin ndaj ndëshkimeve më të ashpra si fshikullimi, tortura, ose shpërfytyrimi. Përdorimi i tij tani nënkuptonte se padronët po u mohonin automatikisht skllevërve të tyre çdo shpresë për tu bërë qytetarë, një shpresë që përdorej si një mënyrë për ti inkurajuar ata të punonin fort dhe me dëshirë. Lex Aelia Sentia ishte në këtë mënyrë një mënyrë më tepër në të cilënb Augusti përvetësonte pushtetin tradicional të një paterfamilias për të menaxhuar shtëpinë e vetë.[21] Edhe nëse një padron blinte një skllav që kishte qenë subjekt i një prej këtyre formave të ndëshkimit, por nuk e lidhte me vargonj ose ndëshkonte vetë një skllav dhe pastaj e lironte atë, skllavi i mëparshëm nuk mund ti gëzonte akoma të drejtat e qytetarisë.[22]

Këta ish skllevër të kriminalizuar karakterizoheshin si një kërcënim për shoqërinë dhe nëse ata afroheshin brenda 100 miljeve nga Roma, ata dhe pronat e tyre mund të përvetësoheshin.[23] Dediticius atëherë shitej si skllav i përhershëm jashtë rrezes prej 100 milje. Nëse lirohej nga padroni i tij, ai bëhej një skllav i popullit romak, në dispozicion të shtetit, por pa asnjë nga privilegjet e skllevërve publikë (servi publici) në shërbimin civil.[24]

Se përse Lex Aelia Sentia lejonte manumisionin e një skllavi të perceptuar si një rrezik nuk është tërësisht e qartë.[25] Kontratat e shitjeve ndonjëherë vendosnin një term shërbëtorie, që tipikisht varionte nga një deri në pesë vjetë, pas të cilëve skllavi duhet të lirohej.[26] Augusti imponoi një afat prej njëzet deri në tridhjetë vjetësh mbi robërit e luftës, që kishin paraqitur rezistencë;[27] Mosha dhe puna e vështirë fizike e skllavërisë mjaft tej pritshmërive mesatare të jetës së skllevërve mund të jenë menduar për të pakësuar kërcënimin.

Dediticii dhe Constitutio Antoniniana

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Papiri fragmentar i Constitutio Antoniniana

Constitutio Antoniniana e vitit 212, me të cilën Karakala u dha qytetarinë e përbotshme të gjithë personave të lirë brenda perandorisë, ndonjëherë është interpretuar si përjashtim i atyre që ishin bërë subjekte nëpërmjet një deditio (d.m.th. një person që ishte një dediticius).[28] Megjithatë, kjo kushtetutë nuk ka mbijetuar në një tekst të vetëm, të unifikuar dhe të paprekur; fjalëzimi në lidhje me dediticii të përjashtuar është i diskutueshëm; dhe Ulpiani dhe Dion Kasi. të dy pohojnë qartësisht se dhënia ishte e përgjithshme.[29]

Mbi bazën e Tabula Banasitana, është argumentuar se synimin ishte ti përjashtonte dediticii e fundit, besnikëria e të cilëve nuk ishte siguruar.[30] Por para constitutio, nuk kishte pasur ndalim për peregrini dediticii që u ishte dhënë qytetaria dhe atyre që shërbenin në Ushtrinë Romake—si ishin trupat "barbare" të numeri—bëheshin rregullisht qytetarë si një shpërblim në fund të shërbimit të tyre.[31]

Nëse të gjithë provincialët e huaj nën traktat përjashtoheshin, bëhej shumë më e vështirë për të dalluar se si constitutio do ta arrinte synimin e zgjerimit të bazës së taksimit dhe rritjen e kultivimit të fesë romake.[32] Dhënia e qytetarisë nuk mund të ishte domethënshmërisht "universale" nëse ajo përjashtonte kaq shumë njerëz dhe megjithëse asnjë zgjerim kaq i madh i qytetarisë nuk njihet, nga shekulli V banorët e lirë të perandorisë janë paraqitur qartësisht në burime si qytetarë.[33] "Të jo besnikët e mundshëm" do të ishin një kategori e mjegullt e pa përcaktueshme drejtpërdrejtë nga si një çështje e ligjit dhe një zgjidhje e mundshme është se vetëm një nëngup i dediticii përjashtoheshin, ish skllevërit e trajtuar si kriminelë dhe të penguar për qytetarinë nga Lex Aelia Sentia.[34] Në këtë pikëpamje,[35] përjashtimi i dediticiiconstitutioKarakalës ishte në këtë mënyrë i kufizuar me kujdes dhe i kornizuar në mënyrë që të mos i kundërvihej preçedentit 200-vjeçar të lex augustian.[36]

Dediticii mungonin nga ligjet e mëvonshme perandorake dhe Justiniani I (s.v. 527565) e shfuqizoi statusin si tashmë të vjetëruar[37] në vitin 530.[38] Megjithatë, një tekst i hershëm ligjor mesjetar i lidh vergildat, shpërblimin e paguar për marrjen e jetës sipas statusit shoqëror të viktimës, me statuset romake duke përfshirë atë të dediticius, megjithëse vergildat nuk ishin një karakteristikë e ligjit romak.[39]

  1. Termi Latini Aeliani gjendet gjithashtu në studimet moderne, por Lex Aelia në fakt nuk i lejonte skllevërit aq të kriminalizuar të merrnin Të Drejtat Latine, siç mundnin njerëzit e lirë të vënë nën deditio.
  1. Pat Southern (1989). "The "Numeri" of the Roman Imperial Army". Britannia (në anglisht). 20 (16): 139.
  2. Corpus Inscriptionum Latinarum 13.6592, L'Année épigraphique 1983, 729); diskutimi i mëtejshëm te Iiro Kajanto (1988). "Epigraphical Evidence of the Cult of Fortuna in Germania Romana". Latomus (në anglisht). 47 (3): 570–572, 578.
  3. Adolph Berger (1953). "Dediticii". Encyclopedic Dictionary of Roman Law (në anglisht). American Philosophical Society. fq. 427.
  4. Christian Baldus (2004). "Vestigia pacis. The Roman Peace Treaty: Structure or Event?". Peace Treaties and International Law in European History from the Late Middle Ages to World War One (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 122.
  5. Herbert W. Benario (1954). "The "Dediticii" of the Constitutio Antoniniana". Transactions and Proceedings of the American Philological Association (në anglisht). Vëll. 85. American Philological Association. fq. 192.
  6. Herbert W. Benario (1954). "The "Dediticii of the Constitutio Antoniniana". Transactions and Proceedings of the American Philological Association (në anglisht). Vëll. 85. American Philological Association. fq. 194.
  7. L. De Ligt (2008). "Provincial "Dediticii" in the Epigraphic Lex Agraria of 111 BC?". Classical Quarterly (në anglisht). 58 (1): 359–360.
  8. Mary T. Boatwright (2015). "Acceptance and Approval: Romans' Non-Roman Population Transfers, 180 B.C.E.–ca 70 C.E.". Phoenix (në anglisht). 69 (1–2): 124 et passim.
  9. Herbert W. Benario (1954). "The "Dediticii" of the Constitutio Antoniniana". Transactions and Proceedings of the American Philological Association (në anglisht). Vëll. 85. fq. 188–189, 191.
  10. Pessima … libertas: Gaius, Institutiones 1.26, siç citohet nga Deborah Kamen (2010). "A Corpus of Inscriptions: Representing Slave Marks in Antiquity". Memoirs of the American Academy in Rome (në anglisht). 55: 104.
  11. Pedro López Barja (2023). "The Republican Background and the Augustan Setting for the Creation of Junian Latinity". Junian Latinity in the Roman Empire (në anglisht). Edinburg University Press. fq. 97.
  12. Pedro López Barja; Jacobo Rodríguez Garrido (2023). "Of Mice and Junians: On the Latin Condition". Junian Latinity in the Roman Empire (në anglisht). Edinburg University Press. fq. 124–126.
  13. Ulrike Roth (2011). "Men Without Hope". Papers of the British School at Rome (në anglisht). 79: 90. që citon Gaiusin, Institutiones 1.13 dhe i referohet gjithashtu Svetonit, Divus Augustus 40.4
  14. Luigi Pellecchi (2023). "The Legal Foundation: The "leges Iunia et Aelia Sentia"". Junian Latinity in the Roman Empire (në anglisht). Vëll. 1: History, Law, Literature. Edinburgh University Press. fq. 62 and note 34. duke cituar Gaius, Institutiones 1.15.
  15. Simon Corcoran (2023). "Junian Latinity in Late Roman and Early Medieval Texts: A Survey from the Third to the Eleventh Centuries AD". Junian Latinity in the Roman Empire (në anglisht). Edinburgh University Press. fq. 136.
  16. Simon Corcoran (2023). "Junian Latinity in Late Roman and Early Medieval Texts: A Survey from the Third to the Eleventh Centuries AD". Junian Latinity in the Roman Empire (në anglisht). Edinburgh University Press. fq. 135, note 26.
  17. Egbert Koops (2014). "Masters and Freedmen: Junian Latins and the Struggle for Citizenship". Integration in Rome and in the Roman World: Proceedings of the Tenth Workshop of the International Network Impact of Empire (Lille, June 23-25, 2011) (në anglisht). Brill. fq. 115–116, note 69.
  18. Ulrike Roth (2011). "Men Without Hope". Papers of the British School at Rome (në anglisht). 79: 91.
  19. Luigi Pellecchi (2023). "The Legal Foundation: The leges Iunia et Aelia Sentia". Junian Latinity in the Roman Empire (në anglisht). Vëll. 1: History, Law, Literature. Edinburgh University Press. fq. 63.
  20. William Warwick Buckland (1908). The Roman Law of Slavery: The Condition of the Slave in Private Law from Augustus to Justinian (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 534.
  21. Ulrike Roth (2011). "Men Without Hope". Papers of the British School at Rome (në anglisht). 79: 92–93.
  22. Ulrike Roth (2011). "Men Without Hope". Papers of the British School at Rome (në anglisht). 79: 93–94.
  23. Jane F. Gardner (2011). "Slavery and Roman Law". The Cambridge World History of Slavery (në anglisht). Vëll. 1. Cambridge University Press. fq. 429.
  24. William Warwick Buckland (1908). The Roman Law of Slavery: The Condition of the Slave in Private Law from Augustus to Justinian (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 596.
  25. Pedro López Barja (2023). "The Republican Background and the Augustan Setting for the Creation of Junian Latinity". Junian Latinity in the Roman Empire (në anglisht). Edinburgh University Press. fq. 82.
  26. Thomas E. J. Wiedemann (1985). "The Regularity of Manumission at Rome". Classical Quarterly (në anglisht). 35 (1): 169–173.
  27. Thomas E. J. Wiedemann (1985). "The Regularity of Manumission at Rome". Classical Quarterly (në anglisht). 35 (1): 170, note 21. që citon Svetonin, Divus Augustus 21; Kasius Dioni 53.25.4.
  28. Olivier Hekster (2008). Rome and Its Empire, AD 193–284 (në anglisht). Edinburgh University Press. fq. 47.
  29. Herbert W. Benario (1954). "The "Dediticii" of the Constitutio Antoniniana". Transactions and Proceedings of the American Philological Association (në anglisht). Vëll. 85. American Philological Association. fq. 188–189, 191.
  30. A. N. Sherwin-White (1973). "The Tabula of Banasa and the Constitutio Antoniniana". Journal of Roman Studies (në anglisht). 63: 97–98.
  31. Herbert W. Benario (1954). "The "Dediticii" of the Constitutio Antoniniana". Transactions and Proceedings of the American Philological Association (në anglisht). Amercian Philological Association. fq. 194.
  32. Herbert W. Benario (1954). "The "Dediticii" of the Constitutio Antoniniana". Transactions and Proceedings of the American Philological Association (në anglisht). Amercan Philological Association. fq. 188, 191.
  33. A. H. M. Jones (1936). "Another Interpretation of the "Constitutio Antoniniana"". Journal of Roman Studies (në anglisht). 26 (2): 224, 227.
  34. Herbert W. Benario (1954). "The "Dediticii" of the "Constitutio Antoniniana"". Transactions and Proceedings of the American Philological Association (në anglisht). American Philological Association. fq. 196.
  35. të pranuar edhe nga Egbert Koops (2014). "Masters and Freedmen: Junian Latins and the Struggle for Citizenship". Integration in Rome and in the Roman World: Proceedings of the Tenth Workshop of the International Network Impact of Empire (Lille, June 23-25, 2011 (në anglisht). Brill. fq. 124–125.
  36. Herbert W. Benario (1954). "The "Dediticii" of the "Constitutio Antoniniana"". Transactions and Proceedings of the American Philological Association (në anglisht). American Philological Association. fq. 196.
  37. William Warwick Buckland (1908). The Roman Law of Slavery: The Condition of the Slave in Private Law from Augustus to Justinian (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 402.
  38. Simon Corcoran (2023). "Junian Latinity in Late Roman and Early Medieval Texts: A Survey from the Third to the Eleventh Centuries AD". Junian Latinity in the Roman Empire (në anglisht). Edinburgh University Press. fq. 141.
  39. Simon Corcoran (2023). "Junian Latinity in Late Roman and Early Medieval Texts: A Survey from the Third to the Eleventh Centuries AD". Junian Latinity in the Roman Empire (në anglisht). Edinburgh University Press. që citon Aegidian Epitomeshekullit të IX (Par. Lat. 4416 f. 50v).
  • Herbert W. Benario (1954). "The "Dediticii" of the Constitutio Antoniniana". Transactions and Proceedings of the American Philological Association (në anglisht). Vëll. 85. American Philological Association. fq. 188-196.
  • Christian Baldus (2004). "Vestigia pacis. The Roman Peace Treaty: Structure or Event?". Peace Treaties and International Law in European History from the Late Middle Ages to World War One (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 121–123.
  • Pedro López Barja (2023). "The Republican Background and the Augustan Setting for the Creation of Junian Latinity". Junian Latinity in the Roman Empire (në anglisht). Edinburgh University Press. fq. 82–97.
  • Pedro López Barja; Jacobo Rodríguez Garrido (2023). "Of Mice and Junians: On the Latin Condition". Junian Latinity in the Roman Empire (në anglisht). Edinburgh University Press. fq. 124–126.
  • Adolph Berger (1953). "Dediticii". Encyclopedic Dictionary of Roman Law (në anglisht). American Philosophical Society. fq. 427.
  • Mary T. Boatwright (2015). "Acceptance and Approval: Romans' Non-Roman Population Transfers, 180 B.C.E.–ca 70 C.E.". Phoenix (në anglisht). 69 (1–2): 124 et passim.
  • William Warwick Buckland (1908). The Roman Law of Slavery: The Condition of the Slave in Private Law from Augustus to Justinian (në anglisht). Cambridge University Press.
  • Simon Corcoran (2023). "Junian Latinity in Late Roman and Early Medieval Texts: A Survey from the Third to the Eleventh Centuries AD". Junian Latinity in the Roman Empire (në anglisht). Edinburgh University Press. fq. 135–141.
  • Jane F. Gardner (2011). "Slavery and Roman Law". The Cambridge World History of Slavery (në anglisht). Vëll. 1. Cambridge University Press. fq. 428-430.
  • Olivier Hekster (2008). Rome and Its Empire, AD 193–284 (në anglisht). Edinburgh University Press.
  • A. H. M. Jones (1936). "Another Interpretation of the "Constitutio Antoniniana"". Journal of Roman Studies (në anglisht). 26 (2): 224–227.
  • Iiro Kajanto (1988). "Epigraphical Evidence of the Cult of Fortuna in Germania Romana". Latomus (në anglisht). 47 (3): 570–578.
  • Deborah Kamen (2010). "A Corpus of Inscriptions: Representing Slave Marks in Antiquity". Memoirs of the American Academy in Rome (në anglisht). 55: 104.
  • Egbert Koops (2014). "Masters and Freedmen: Junian Latins and the Struggle for Citizenship". Integration in Rome and in the Roman World: Proceedings of the Tenth Workshop of the International Network Impact of Empire (Lille, June 23-25, 2011) (në anglisht). Brill. fq. 115–125.
  • L. De Ligt (2008). "Provincial "Dediticii" in the Epigraphic Lex Agraria of 111 BC?". Classical Quarterly (në anglisht). 58 (1): 359–360.
  • George Long (1875). "Dediticii". përmbledhur nga William Smith (red.). A Dictionary of Greek and Roman Antiquities (në anglisht). Londër: John Murray. fq. 388.
  • Luigi Pellecchi (2023). "The Legal Foundation: The "leges Iunia et Aelia Sentia"". Junian Latinity in the Roman Empire (në anglisht). Vëll. 1: History, Law, Literature. Edinburgh University Press. fq. 62–63.
  • Ulrike Roth (2011). "Men Without Hope". Papers of the British School at Rome (në anglisht). 79: 90–94.

A. N. Sherwin-White (1973). "The Tabula of Banasa and the Constitutio Antoniniana". Journal of Roman Studies (në anglisht). 63: 97–98.

  • Pat Southern (1989). "The "Numeri" of the Roman Imperial Army". Britannia (në anglisht). 20 (16): 139.
  • Thomas E. J. Wiedemann (1985). "The Regularity of Manumission at Rome". Classical Quarterly (në anglisht). 35 (1): 169–173.