Delja e Senicës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Delja e SenicësRrafshnalten e Peshterit
Delja e SenicësRafshnaltën e Peshterit

Delja e Senicës është emëruar sipas qytetit të Senicës që ndodhet në Rafshnaltën e Peshterit, Sanxhak, në jugperëndim të Serbisë, në një lartësi prej rreth 1000 metra. Kjo racë e deleve, dekadat e fundit është përhapur edhe në Kosovë dhe më gjërë. Përndryshe delja e Senicës paraqet një variant të pramenkës.

Karakteristikat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Raca e deleve të Senicës paraqet variantin më të rëndësishëm të të gjitha llojeve të pramenkës. Lartësia e xhidavisë së deleve është rreth 65 cm gjersa e deshve rreth 70 cm. Pesha e trupit të femrave të rritura është 55-65 kg, kurse e deshve luhatet prej 70 deri 110 kg. Gjoksi është mjaft i thellë por i ngushtë. Kokën e ka të mbuluar me qime të bardha por me vetulla dhe buzë të zeza, si dhe me veshë të zinj. Këmbët e saj janë gjithashtu të veshura me qime, zakonisht me ngjyrë të bardhë por që mund të jenë edhe të zeza ose me njolla. Delet janë shyta gjersa deshtë kanë brirë të zhvilluar në formë të spirales. Kjo racë e deleve i takon grupit të deleve leshgjata. Prodhimi vjetor i leshit sillet rreth 1,5 kg për delet dhe rreth 2 kg për deshtë. Gjatësia e fijeve të leshit është 12-13 cm kurse finesa e saj vlerësohet rreth 38 mikronë, që do të thotë përzgjedhja e kategorisë C dhe D. Rendimenti vjetor i qumështit varion nga 60 deri në 80 litra. Prej 100 deleve, mesatarisht, merren 110-120 qengja. Pjekurinë seksuale e arrin relativisht vonë, 18 muaj, gjersa rritja e saj përfundon zakonisht në moshën 3-4 vjet. [1]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 24 janar 2020. Marrë më 30 nëntor 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]