Shko te përmbajtja

Demë Ali Pozhari

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Demë Ali Pozhari ishte ushtarak dhe vullnetarë shqiptarë në betejen e Pazarit të Ri. Dema ishte një prirës i forcave vullnetare nga rajoni i Pejës të dërguara në Betejen e Pazarit të Ri.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, dr. Bamir Topi, më 23 korrik 2012, i ka dorëzuar familjes së atdhetarit Demë Ali Pozhari, nga fshati Pozhar, komuna e Deçanit, dekoratën e ndarë në njëqind vjetorin e pavarësisë së Shtetit Shqiptar. Me dekretin Nr. 7685, të datës 16.7.2012, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, dr. Bamir Topi e ka dekoruar Demë Ali Pozharin (Pas Vdekjes) me Urdhrin “Nderi i Kombit”, me motivacion: “Atdhetarit të shquar, luftëtarit të paepur, që bëri kauzë të jetës çështjen për fitoren e pavarësisë së Kosovës dhe të të drejtave kombëtare e njerëzore të shqiptarëve, kudo që jetojnë, në trojet e tyre”[1].

  1. "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 7 gusht 2012. Marrë më 13 dhjetor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)