Demet Özdemir
Demet Özdemir | |
|---|---|
Demet Özdemir në Tolgshow | |
| Lindi | 26 shkurt 1992 (34 vjeçe) İzmit, Turqi |
| Profesionet | Akore, komediane, kërcimtare (ka qenë) |
| Vitet aktive | 2013–duke vazhduar |
Demet Özdemir (lindi më 26 shkurt 1992) është nje aktore, kërcimtare dhe modele turke.
Jeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Özdemir lindi në 26 shkurt 1992 si më e vogla nga 3 fëmijët e prindërve të saj. Ajo u transferua në Stamboll me nënën dhe vëllezërit e motrat e saj pas divorcit të prindërve të saj, kur ishte shtatë vjeç.[1][2]
Gjyshja e saj është turko-bullgare. Ajo emigroi nga Bullgaria në Turqi. Gjyshja dhe vëllai i saj më vonë emigruan në Gjermani.
Fillimisht, ajo ishte një kercimtare në këngën e Bengü dhe më vonë u bashkua me grupin e kërcimit Efes Kızları. Özdemir më pas u shfaq në videoklipin e Mustafa Sandal "Ateş Et ve Unut" dhe së shpejti u hodh në serialin e ri të Fox Sana Bir Sır Vereceğim së bashku me partnerin e saj të parë Ekin Koç, duke portretizuar karakterin e "Ajlin". Seriali vazhdon te kete nje numer shume te madh fansash.
Më vonë ajo portretizoi personazhin e "Ajla" në Kurt Seyit ve Şura dhe mori një rol si "Demet" në filmin Tut Sözünü. Më pas ajo interpretoi karakterin e "Asllë" në serialin e Star TV Ëndërr Luleshtrydhesh. Özdemir gjithashtu u shfaq në videoklipin e Bengü "Hodri Meydan".
Në vitin 2016, Özdemir luajti rolin kryesor "Lale Jenilmez" në serialin komedi romantike turke No 309. Seriali përfundoi mëë 25 tetor 2017 me 65 epizoda. Ai u transmetua ne Shqiperi, Itali, Spanje, Venezuele, Paraguai, Kili, Bolivia, Rumani, Hungari etj.
Nga 2018 deri në 2019, ajo luajti rolin kryesor "Sanem" në serialin komik romantik turk Erkenci Kuş (Zogu i Hershëm) përballë Can Yaman.[3] Ajo mori çmimin si "Aktorja më e Mirë" në Murex d'Or 2019 në Liban për rolin e saj në këtë serial.[4] Erkenci Kuş arriti nje sukses shume te madh ne Itali duke u transmetuar shume here si prime-time. Më pas, më 17 tetor 2020, Demet u bë e ftuara e Silvia Toffanin ne programin e njohur italian "Verissimo", ku ajo u intervistua rreth jetës së saj. Programi i kësaj date kishte një audiencë rekord prej më shumë se 3.5 milionësh.
Në nëntor 2019 ajo u bë ambasadorja Pantene Turkiye.
Özdemir gjate viteve 2019-2021 luajti rolin e "Zejnep Goksu" ne serialin Doğduğun Ev Kaderindir (Shtepia ime, Fati im) ne krahe te İbrahim Çelikkol. Seriali është prodhim i OG Medya, drejtuar nga Çağrı Bayrak dhe qe premierë në televizionin e Acun Ilicali; "TV8" më 25 dhjetor 2019. Skenari është frymëzuar nga romani Camdaki Kız i Gülseren Budayıcıoğlu.[5]
Më 11 shkurt 2022, u publikua filmi i Netflix Aşk Taktikleri[6] me regji të Emre Kabakuşak, në të cilin ajo luajti rolin kryesor të Asllë Jëlldërëm së bashku me aktorin Şükrü Özyıldız.
Duke u bërë ambasadore për publikimin e Disney+ Turkey,[7][8] ajo luajti si aktore kryesore në dramën Dunyayla Benim Aramda[9][10] me aktorë të tjerë të shquar duke përfshirë Buğra Gülsoy, Hafsanur Sancaktutan, Zerrin Tekindor dhe Metin Akdülger.
Në vitin 2023, ajo luan rolin kryesor si Farah në Adım Farah,[11] i cili u transmetua në Fox TV (NOW) me Engin Akyürek. Adım Farah është përshtatje nga seriali argjentinas i vlerësuar me çmime “La Chica Que Limpia”.
Më 14 korrik të të njëjtit vit, u publikua vazhdimi i filmit të Netflix Aşk Taktikleri 2 me regji të Recai Karagöz, një vazhdim i filmit Aşk Taktikleri.
Në shtator të të njëjtit vit ajo mori pjesë në edicionin e 80-të të Festivalit të Filmit në Venecia[12] ku mori Çmimin Kinéo[13] për Aktoren më të Mirë Ndërkombëtare për serialin Kurt Seyit ve Şura, filmat Ask Taktikleri dhe Ask Taktikleri 2.[14][15][16]
Në tetor 2024, Demet merr pjesë në xhirimet e filmit Djinn Wedding (Cinlerin Düğünü), me regji të Ferit Karahan.[17] Filmi do të shfaqet në vitin 2026.[18]
Filmografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]| Filmat | ||||
|---|---|---|---|---|
| Vitet | Titulli | Roli | Shënimet | Prodhuesi |
| 2015 | Tut Sözünü | Demet | Roli kryesor | TAFF Pictures |
| 2017 | Sen Kiminle Dans Ediyisun | Ajsel | Roli kryesor | BKM |
| Së shpejti | Djinn Wedding (Cinlerin Düğünü) | Xheren | Roli kryesor | |
| Serialet | ||||
| Vitet | Titulli | Roli | Shënimet | Programi |
| 2013-2014 | Sana Bir Sır Vereceğim | Ajlin Gyndodu | Roli kryesor | FOX |
| 2014 | Kurt Seyit ve Şura | Alja | Roli mbështetës | Star TV |
| 2015 | Ëndërr Luleshtryllesh | Asllë Koçer Mazharollu | Roli kryesor | |
| 2016-2017 | No 309 | Lale Jenilmez Sarëhan | Roli kryesor | FOX |
| 2018-2019 | Erkenci Kuş | Sanem Ajdën Divit | Roli kryesor | Star TV |
| 2019-2021 | Doğduğun Ev Kaderindir | Zejnep Goksu Tunahan | Roli kryesor | TV8 |
| 2021 | Çok Güzel Hareketler 2 | Vetë ajo | Mysafire | Kanal D |
| 2022 | İbrahim Selim ile Bu Gece | FOX | ||
| 2023 | Adım Farah | Farah Ershadi | Roli kryesor | |
| 2025-2026 | Eşref Rüya | Nisan | Kanal D | |
| Interneti | ||||
| Viti | Titulli | Roli | Shënimet | Platforma |
| 2022 | Dünyayla Benim Aramda | İlkin | Roli kryesor | Disney+ |
| Aşk Taktıkları | Asllë Jëlldërëm | Netflix | ||
| 2023 | Aşk Taktikleri 2 | |||
| Reklam | |||
|---|---|---|---|
| Viti | Kompania/Produkti | Shënime | |
| 2012 | Pegasus Hava Yolları | Hostes | |
| 2015 | Freshco | Fytyrë reklamuese | |
| 2016 | Garnier | Fytyrë reklamuese | |
| 2018 | Türk Ekonomi Bankası platformu CERTETEB | Së bashku me Can Yaman | |
| 2019-2024 | Pantene | Fytyrë reklamuese | |
| 2019 | #ALLFOR1TURKEY dance challenge | Fytyrë reklamuese | |
| 2021 | 8. Pembe Top Sahada | Fytyrë reklamuese | |
| 2022 | Disney+ Türkiye | Fytyrë reklamuese | |
| 2023 | ETİ Browni Intense | Fytyrë reklamuese | |
| 2023 | Eğitime Devam Now TV (FOX) ve Türk Eğitim Vakfı | Fytyrë reklamuese | |
| 2024 | Konfor Mobilya | Fytyrë reklamuese | |
| 2026 | Trendyolmilla | Fytyrë reklamuese | |
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Demet Özdemir Kimdir?, Milliyet 24 nëntor 2015
- ↑ "Demet Özdemir kimdir annesi ve ablasıyla acı dolu hayatı babasının önünde..." elmaelma.com (në turqisht). Arkivuar nga origjinali më 29 prill 2021. Marrë më 29 prill 2021.
- ↑ "Erkenci Kuş Full HD izle | Star TV". startv.com.tr (në turqisht).
- ↑ "Demet Özdemir ve Can Yaman, Murex D'or Ödül Töreni'ne gidiyor!". ranini.tv (në turqisht).
- ↑ "Doğduğun Ev Kaderindir dizisinin ilk tanıtımı yayınlandı!". www.tv8.com.tr (në turqisht). Arkivuar nga origjinali më 8 dhjetor 2019. Marrë më 2019-12-17.
- ↑ "Instagram". www.instagram.com (në anglisht). Marrë më 2024-08-04.
- ↑ Beyazperde (2022-05-15). "Disney+'ın Marka Elçileri Bir Araya Geldi". Beyazperde (në turqisht). Marrë më 2026-09-11.
- ↑ Ker_def, Tarafından (2022-05-17). "Disney Plus sahada! Hande Erçel, Pınar Deniz ve Aras Bulut İynemli... İşte bu fotoğrafın anlattığı büyük bir hikaye var!" (në turqisht). Arkivuar nga origjinali më 11 mars 2024. Marrë më 2024-03-11.
- ↑ "Instagram". www.instagram.com (në anglisht). Marrë më 2024-08-03.
- ↑ "Instagram". www.instagram.com (në anglisht). Marrë më 2024-08-03.
- ↑ "NOW | Dizi İzle - Adım Farah". www.nowtv.com.tr (në turqisht). Marrë më 2024-08-04.
- ↑ "I look delle star sul red carpet del Festival del Cinema di Venezia 2023, giorno #4". ELLE (në italisht). 2023-09-02. Marrë më 2024-08-03.
- ↑ "Premi Kinéo | Kineo" (në italisht). Marrë më 2024-08-03.
- ↑ "21° Edizione | Kineo" (në italisht). Marrë më 2024-08-03.
- ↑ "PREMIO KINEO 2023 - Riconoscimenti per Julian Schnabel, Laura Morante e Demet Ozdemi - CinemaItaliano.info". www.cinemaitaliano.info (në italisht). Marrë më 2024-03-09.
- ↑ "Instagram". www.instagram.com (në anglisht). Marrë më 2024-08-03.
- ↑ Medyatava (2024-10-01). "Cinlerin Düğünü filmi konusu ne, oyuncuları kim? Cinlerin Düğünü nerede çekildi, ne zaman çıkacak?". Medyatava (në turqisht). Marrë më 2026-09-11.
- ↑ "New this year: TIFF expands 2026 Platform lineup and jury as Platform Award offers winning film direct path to International Feature Film Oscar consideration". TIFF (në anglisht). 2026-07-21. Marrë më 2026-09-11.